titleToAlt
Gjithçka që ke... Një gazetare. Një ambicie. Mes tyre, statistika nuk gënjen. Tirana nuk e ka pasur kurrë më parë një vrasës serial. TANI E KA. E quajnë Flutura e Zezë... Dhe është një vrasës i paskrupullt, ai hyn në shtëpitë e viktimave dhe i masakron, duke i gjymtuar në mënyra mizore. Por... ai nuk mjaftohet vetëm me kaq. Ai nuk lë rehat as të vdekurit. Firma e tij: një flutur e zezë e fiksuar në gozhdë, mu në qafën e viktimës. Dhe, teksa frika dhe terrori ulen këmbëkryq mbi kryeqytet, një seri zbulimesh, hap pas hapi, do të ngrenë dyshimin se vrasësi mund të jetë KUSHDO. Dhe mund të jetë shumë më pranë nga sa mund ta mendosh. Për ta gjetur e për ta ndalur, dikush duhet të kërkojë në skutat më të errëta të kujtimeve dhe të shkelë në rrugët më të përhumbura të së kaluarës, pavarësisht frikës se ato të shpien drejt një fundi shkatërrues.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çdo 8 vjet historitë e frikshme përsëriten. Pas përmbledhjeve "Fytyra tjetër e natës" (2003) dhe “Libri i bardhë" (2011), vjen kjo përmbledhje e re me tregime, që përmes fantastikes, misterit dhe tmerrit, na çon në përhumbje të reja, të panjohura dhe të frikshme, brenda një realiteti të ndërtuar buzë ankthesh, ku marrin formë turbullimet, impulset dhe çmenduritë që popullojnë botën brenda dhe jashtë secilit prej nesh. Një masë e panjohur, e aftë për të gllabëruar jetë, një guaskë e mallkuar që ndjell vdekje, qenie të pabesueshme dhe shpirtra të grisur nga mizori të egra, që enden nëpër humnera absurde pa rrugëdalje, por edhe atmosfera të qeta, që papritmas shpërthejnë, duke na vënë para asaj forme të veçantë të tmerrit, që vetëm e pakuptueshmja mund ta ngjallë. Tregim pas tregimi, ndërsa frika rrjedh para syve në forma të paimagjinuara, do ta gjejmë veten në një dimension marramendës, krejt pezull në një tension të vazhdueshëm midis dëshirës për të gjetur kurajë në errësirë dhe kthyer fagen tjetër dhe dëshirës për të vrapuar dhe dalë në dritë. A thua se në dritë, gjërat shkojnë më mirë!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çdo vend ka (të paktën) një shtëpi të braktisur dhe çdo shtëpi e braktisur ka historinë e saj. Në Stora fshat bregdetar pranë Sarandës historia e shtëpisë së braktisur është e trishtë, e dhimbshme dhe e mbushur me terror. Ajo është djegur dy herë dhe në secilën prej herëve, një fëmijë ka vdekur mes rrënojave. Por kjo është vetëm njëra anë e historisë ajo që dinë të gjithë. Ana tjetër është ajo e një bote të harruar e plot hije, që ekziston kudo, por nuk është askund dhe ku çdo gjë që ndodh, ndodh gjithmonë dhe përgjithmonë. Tre shokë Lira, Alma dhe Oresti duke rrëmuar mes viteve të pluhurosura dhe hijeve të harruara, zbulojnë se e shkuara kërkon të përsëritet .Njëkohësisht njerku i Lirës kërkon të përsëritet. - shkrimtari Vilson Leka mëson se gjithë suksesi i është shënjuar nga një prezencë e errët, që e ka tërhequr, dalëngadalë, drejt shtëpisë së braktisur, Ka ardhur vallë koha që një çmim të paguhet?! Dikush duhet ta zbulojë të vërtetën, përpara se të jetë tepër vonë, Sepse diku, mbi një shtrat prej hijesh, të një bote që aty është, por dhe nuk është, ajo e errëta hap sytë e saj prej zjarri.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania