titleToAlt
Në rutinën plot zhurmë e rrëmujë të Manhatanit, spikaste sjellja e dashur e një mjeku autopsie që shëtiste me një tufë trëndafilash të bardhë në dorë. Por këto lule nuk mund ti nuhaste kushdo. Ata marrës fatlumë do të kishin bekimin e përjetësisë dhe mallkimin që, me sy hapur, të shihnin se çfarë fshihej pas buzëqeshjes së ëmbël të doktorit. Një skulptor dinak, një baba i dhimbshur, një koleg besnik, një vrasës gjakftohtë, një mjek me reputacion, të gjitha bashkë shkrirë në një gjak, në një frymë, në një palcë tejet të ligë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: “Tani po shkoj. Do të jem i gatshëm për t'u kthyer sa herë do të keni nevojë për mua. Dhe ta dini që do të vij vetëm për ju, sepse nuk kam dëshirë ta humbisni Klausin e humbur. Po shkoj, mama, që nuk dashurove kurrë asgjë, asnjeri, përveç qëllimeve të tua të krimbura. Po shkoj, baba, sepse ti më le me një boshllëk, i cili u mbush me çdo të zezë vajtuese, me një të zezë lakuriqe që çirrej për mungesën e veshjeve të përbëra nga kujtimet e kulluara prindërore. Ndryshe nga ti që nuk kuptove kurrë se prindërit nuk i zëvendëson asgjë, unë të lashë kujtim dhëmbët e mi të thyer dhe një pasqyrë të ftohtë, e cila do të kujdeset për ty. Po shkoj, Anetë, po iki pa fjalë për ty. Po shkoj, Kaila, po zhdukem përgjithmonë, shpirt. Po ndahem edhe nga ju, o lexues të mirë, duke ju thënë fjalët e fundit: ne duhet të jemi të mirë jo për botën mërimbajtëse, as për zotin dëmtar dhe as për gjërat e tjera qesharake, por për veten, për institucionin tonë. Lamtumirë!”
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Mos harroni se jetojmë në një mbretëri hijesh fati, hije që me dëshirë mirërriten në grykësi dhe pranojnë formën e përbashkët me virtyte të dëbuara që ne i japim. Sido-qoftë, unë tani ndihem keq, aq keq sa kam dëshirë të vjell. Ju përshpirtem, mbani vesh dhe kuptoni, se aroma e fajtur me fajësi që tretet në erën shpërndarëse nuk vjen nga qielli dritëdhënës. Bota me zgavrat e saj të fshehta dhe me tërëçka në nevojtoren e saj, po makrohet për së gjalli, po shembet, po përfundet dhe po mbushet me djaj të freskët që presin me harqe të ngritur, për të na dërguar shigjeta fatale mëkatesh të pafalshme. Kur dielli humb ngjyrat dhe hijeshinë, ai hap perden e natës së errët dhe sjell një sterrim të ri akoma më të paçashëm. Një gangrene e kësillojtë, na e mban trurin e lezionuar të paajrosur. Për pasojë, ne të gjithë mbetemi një tufë makutësh të sëmurë, me xhepin plot monedha humbjeje. Nëse secili prej nesh varros nga një ves, atëherë mbitoka do të jetë vend i bukur jetese"
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
... Dikur më thoshe se ne jemi si uji dhe jeta është si dielli. Kur ndeshet me diellin, uji transformohet; ndryshon trajtë. Ai ngjitet lart, tani jo më si ujë, por si avull, me shpresë për një mjedis më të begatë. Brenda një kohe të shkurtër avulli gjen qiellin që, si një fëmijë mistrec, argëtohet duke formuar forma resh nga më të bukurat. Në dukje çdo gjë shkon për së mbari. Shpejt qielli mërzitet dhe këtë avull të pavendosur e kthen sërish në origjinë me formën fillestare. Ai nuk kujdeset për pikat; nuk i interesojnë ku bien ato; është indiferent për fatin e tyre. Kur e merr malli për lojën, dielli nuk ndryshon taktikë. I thërret sërish avujt, të cilët, të hutuar dhe me shpresë naive për një fat të ndryshëm, ngjiten vrullshëm lart. Zhgënjimin pikat e kuptojnë vetëm kur ndjejnë në mënyrë të përsëritur rënien e lirë, rënien e pamëshirshme. Këto pikat jemi ne. Pika që janë projektuar të mos kenë aftësi për të ndryshuar drejtimin e rrugëtimit.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania