titleToAlt
Përzgjedhja e krijimtarisë e sidomos mohimi i një pjese të saj nga ana e autorit është proçesi më i vështirë në studion e tij, i cili dëshmon, nga njëra anë talentin dhe nga ana tjetër përgjegjësinë e tij përpara lexuesit si dhe ç’është më kryesorja, flet për mjeshtërinë e tij artistike. Në rastin e poetes Elvira Malo, ky proçes tregon se krijimtaria e saj poetike nuk është shprehje e ekzibicionit apo e rastësisë, por rrjedhojë e talentit dhe këmbnguljes së saj të gjatë për të ardhur deri te ky libër, për përgatitjen e të cilit, ajo është kujdesur vetë në përzgjedhjen e poezive të saj nga dosja voluminoze, e mbushur për vite me rradhë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Autori Vladimir Pasku ka lindur më 5 shtator 1948 në fshatin Sinjë / Berat. Atje mbaroi shkollën fillore, për të vazhduar ciklet pasuese në qytetin e Beratit. Më pas u diplomua Fizikan në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë. Aktivitetin profesional e ka zhvilluar midis qytetit të tij dhe Tiranës. Me afro 40 detyra në 42 vjet pune, ka pasur fatin të arrijë deri në postin e shefit të arsimit dhe kulturës për rrethin e Beratit, të program menaxherit në Fondacionin AEDP (Soros) dhe më pas si drejtor i Drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Arsimit. Ka kontribuar thellë në reformimin e inspektimit arsimor. Ka botuar dhjetra artikuj në shtypin profesional arsimor të vendit dhe 9 libra për fushën arsimore. Aktualisht, së bashku me bashkëshorten, jetojnë në SHBA pranë fëmijëve të tyre. Në këtë libër autori V. Pasku përcjell idenë se jeta është si një panoramë ose një varg interesant, disi misterioz, imazhesh, të cilët në fakt nuk ndjekin rregullat e artit. I shkruar në një stil dallues, ky libër tërheqës, prek politikën, bindjet filozofike, raportin midis të mirës dhe të keqes, etj. -përfundon me një mesazh të urtë të autorit: "Nuk mund të bëjmë osgjë për ta shndërruor në të mirë një të shkuar të keqe; por e kemi në dorën tonë të përpiqemi të jemi të mirë në të tashmen, që edhe kjo mos të na ikë nga duart." "Me mendjen e 'ustait' që i mjafton një gotë vere të marrë vesh se si është e gjithë fuçia, në të vërtetë unë do ta pi me kënaqësi këtë 'verën' tënde." ANDON ANDONI, shkrimtar
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në tregimet e shkrimtarit llir Topi, ka përpjekje për të prodhuar një pikë haluçinative, në të cilën e shkuara dhe e ardhmja duket se bashkekzistojnë në të tashmen". Për autorin, mjeshtëria e të shkruarit konsiston në teknikat surealiste të përshkrimit të misterit të ekzistencës. Shkrimtari i mirë krijon në një mënyrë tërheqëse, ka stil të vetin, sjell një zë të veçantë, përvoja të rëndësishme jetësore të thurura bukur. Ngjarjet që përshkruhen në këtë libër mbeten në kujtesën e lexuesit dhe krijojnë mundësi për të hyrë në mendimet dhe ndjenjat e personazheve. Pas leximit të këtij libri, bota shpirtërore e lexuesve bëhet më e pasur.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Pak fjalë për autorin: Një nga themeluesit e kinematografisë shqiptare dhe kuadri i parë me arsim të lartë profesional i saj, teknik i mesëm ndërtimi, inxhiner elektronik, studjues dhe historian i parë dhe i vetëm i kinematografisë, pedagog i Akademisë së Arteve dhe i Akademisë "Marubi" të Filmit dhe Multimedias ku jep lëndën e Historisë së Kinematografisë Botërore dhe shqiptare, Antëar i Redaksisë së Arteve dhe Arkitekturës në Akademinë e Shkencave për hartimin e Fjalorit Enciklopedik Shqiptar,themelues, dhe për 17 vjet, drejtor i Arkivit Shtetëror Qëndror të Filmave (Antare e Federatës Ndërkombëtare të Arkivave të Filmave (FIAF) nga viti 1963, Antar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe fitues i dy çmimeve në konkurset Kombëtare letraro-artistike, publiçist dhe autor i mbi 150 shkrimeve të karakterit problemor dhe studimor si dhe autor i 23 librave për kinematografinë shqiptare dhe botërore dhe figurave përfaqësuese të tyre, hartues i Enciklopedisë së parë të Artit, etj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Lindur në Shijak më 08 janar 1943. Ka mbaruar Institutin e Fiskulturës ‘Vojo Kushi’, sot Akademia e Sporteve, më 1967. Kontributi i tij per shoqërinë është vlerësuar shumë nga shoqëria dhe shteti me medalje e tituj të ndryshëm. Për figurën e tij kanë shkruar shumë organe si brenda dhe jashtë vendit. Eshtë autor i shumë shkrimeve profesionale e artistike. Ka referuar e ka dhënë emisione në radio dhe televizione. Më parë ai është diplomuar si ndihmës mjek, në shkollën e mesme mjeksore në Tiranë. Eshtë njeri me interesa të gjera në shumë fusha të jetës dhe për këtë është vlerësuar me titullin "Mirënjohje e qytetit të ' Durrësit" me urdhërin "Naim Frashëri" dhe "Nënë Tereza", “Qytetar nderi i Shijakut” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës’’. Libri “Garat e pazhvilluara të pyllit” është libri i dytë në fushën e letërsisë për fëmijë, fushë të cilën e dashuron.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Fabula në vargje me mesazhe lehtë të kuptueshme për fëmijë të çdo moshe.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të gjeni tregime të shkruara ndër vite që përcjellin ide e shqetësime të kohës sonë si: mbrojtja e ambientit, dashuria për vendin e origjinës, emigracioni nën një vështrim të ri, probleme të të rinjëve, të familjes etj. Do të lexoni histori të mrekullueshme, nga më të pabesueshmet nga jeta e njerëzve të rrallë, që shembulli i tyre është për të gjithë shumë frymëzues. Për njerëz që nga fatkeqësi të rënda, që kanë humbur çdo gjë janë ringritur. Shembujt e tyre na mësojnë se s'ka rëndësi sa herë bie, ajo që ka rëndësi është shpejtësia me të cilën ngrihesh në këmbë. Nuk ka vështirësi që njeriu nuk e kalon mjafton të impenjohet. "Në jetë, thotë pilotja amerikane Tami, mund të zgjedhësh të jesh i trishtuar e të ndihesh i tillë ose të jesh i lumtur e të jesh me të vërtetë, të takon ty ta vendosësh. Çdo ditë." "...qëndrimi im nuk është të ankohem ose të pres ndërhyrjen e Zotit apo të Shtetit. Sigurisht mund ta kalosh jetën duke u ankuar, po nuk të çon asgjëkundi."- thotë djali afgan Jawad. "Nuk ekziston fati, ekziston momenti në të cilin talenti takon rastin" - citon Senekën. Duhet me qenë kuriozë, ambiciozë... kurrë mos dorëzohemi! - thotë një personazh tjetër. Të kujtojmë gjithmonë nga kemi ardhur e të jemi të aftë për t'i kthyer shoqërisë ato që i kemi marrë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
E DUA VARGUN E dua vargun te shkrepe si vetetima, Te djege çdo krisje deri ne rrenje, E dua vargun te rritet si femija, Kembadoras te ngjitet, çudira te beje E dua vargun, ashtu siç eshte jeta Se me te une shpreh shpirtin tim, E dua vargun ku te lulezoje e verteta. Se per mua eshte bere si ushqim. E dua vargun, se plaget mi mjekon, E ma pershkruan siç e dua dashurine, E dua vargun se shpirtin ma qeteson, E ty prane meje te mban ne kujtim...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky është libri i tretë i autorit brenda tri viteve të fundit, në vazhdën e kontributeve me botime rreth problematikave sociale në komunitete. Pas "Kulturë në pallat" (2017) dhe "Sfida në bashkëpronësi" (2018), ky botim ofron një prizëm më të gjerë teorish dhe praktikash, në shërbim të lexuesit qe është i interesuar rreth shkencave sociale, veçanërisht në ndërtimin dhe zhvillimin e komuniteteve.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Enciklopedia e bimëve mjekësore që do mbani në duar, e shkruar thjesht, është rezultat i studimit, vlerësimit, të" shumë të dhënave nga burime të ndryshme; të autorëve vendës dhe të huaj me njohuri të thella mbi bimët mjekësore, nga studime shkencore mbi përmbajtjen e substancave vepruese biokimike të bimëve dhe studime in-vitro dhe in-vivo klinikale të viteve të fundit. Kjo enciklopedi synon të kontribuojë sa është e mundur në" njohjen, përbërjen biokimike, vetitë farmaceutike dhe përdorimet vetjake të bimëve mjekësore për parandalimin dhe sherimin e sëmundjeve të ndryshme. Gjithashtu është një ndihmës për farmacistët dhe doktorët për të kuptuar veprimet e padëshirueshme të bimëve (efektet anësore) dhe bashkëveprimin e tyre me medikamente të mjekësisë konvencionale. Mund të përdoret nga individë që merren me studimin e bimëve mjekësore, nga përdoruesit shtëpiakë, studentë të degës së farmaceutikës apo mjekë alternative.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ka një kohë të gjatë, vecanërisht mbas viteve 1990, që ish diplomati dhe publicisti Hajro Limaj është afirmuar jo vetëm si një nga njohësit më të mirë të politikës, historisë, kulturës dhe arsimit të Turqisë , por edhe si një mik i sinqertë dhe me vepra i popullit turk. Njohja shumë e mirë e gjuhës turke dhe kualifikimet pas universitare dy herë në Stamboll e kanë ndihmuar për të qënë i përditesuar dhe me një arkiv shumë të pasur për zhvillimet politike, ekonomike, shoqërore, kulturore-arsimore të këtij vendi, të cilat shprehen edhe në analizat, komentet,opinionet dhe librat e botuara për raportet e shumanshme në shekuj dhe në ditët tona midis dy vendeve dhe dy popujve tanë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Këto përralla të bukura , në format të shkurtuar , u drejtohen sidomos prindërve të rinj , që ata t’i mësojnë lehtësisht për t’ua rrëfyer pastaj fëmijëve të tyre.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Mbaji pranë ata që do, pëshpëritu sa shumë nevojë ke për ta, sillu mirë, gjej pak kohë për t'u thënë "më fal, "të lutem", "falemnderit" dhe të gjitha fjalët që di dhe bëjnë mirë.”- Gabriel Garcia Markez. “Shtet i përkryer është ai që dëgjon së tepërmi ligjet dhe shumë pak oratorët.”- Kilon. “Pa harmoni as shteti nuk mund të drejtohet siç duhet, as familja.”- Ksenofont. “Shpesh shikojmë nga qeveria për të zgjidhur problemet tona. Kjo është e gabuar atëherë kur qeveria është vetë problemi.”- R. Regan. “Po të kesh një grua të mirë, do të jesh i lumtur; po të kesh një të keqe, do të bëhesh filozof. Në çdo rast je i fituar.”- Sokrat. “Në moshën 50-vjeçare sekush prej nesh ka fytyrën që meriton.”- Xhorxh Oruell. “Instinkti më i fuqishëm njerëzor është të marrë informacion. Instinkti i dytë më i fuqishëm është t'i rezistojë atij.”- Kenneth Grahame. “Natyra na i fsheh sekretet e veta pse është e madhërishme, jo pse është ngatërrestare.”- Ajnshtajn.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Fjalët e urta kanë kaluar në filtrin e rrjedhës së kohërave, ashtu si gurëzit e lumit në rrjedhën e ujërave, me ndryshimin që këta gurëz të jenë prej floriri. Dhe ekuivalenti "thesar", apo "fjalë ari", është më i pranueshmi posa që s'ka fjalë tjetër më "të çmuar" se thesari dhe ari. Studimi i fjalurtave ndihmon veçanërisht për të njohur vetveten,një prej njohjeve më të vështira,dhe më fryt dhënëse nëse arrihet. Po njohe vetveten, ke njohur Perëndinë, thotë një proverbë. Shumë njerëz e lënë këtë botë pa e njohur veten. Jo pak syresh "njihen me vetveten" në pleqëri, pasi fati i ka goditur me pëllëmbë e grushta. Ne shqiptarët i njohim mirë virtutet tona kombëtare (trimëria, besa, mikpritja etj.) të stërthëna e stërshkruara, por nuk njohim mjaftueshëm veset tona, siç do të ishin gjaknxehtësia, padurimi për ta arritur qëllimin sa më parë, njëfarë mendjelehtësie etj. Madje edhe fjalurta që edhe sot duket pothuaj absolute: Liria i ka rrënjët në gjak ka prirjen të mos i rezistojë së ardhmes. Nëse pranojmë që esenca dhe fuqia e njeriut është mendimi, atëhere edhe liria duhet dhe ka për t'i patur gjithnjë e më tepër rrënjët në mendje.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania