titleToAlt
Sistemi revolucionar i përmirësimit 1 përqind çdo ditë. Njerëzit mendojnë se kur synon ta ndryshosh jetën tënde, duhet të mendosh në përmasa të mëdha. Por eksperti me famë shprehive James Clear ka zbuluar një tjetër mënyrë. Ai e di fort mirë se ndryshimet e mirëfillta vijnë nga efekti i përgjithshëm i qindra vendimeve të vogla - kur bëjmë dy pompa në ditë, kur zgjohemi pesë minuta më herët, ose kur thjesht lexojmë një faqe libri më shumë. Ai i quan këto shprehi atomike. Në këtë libër novator, Clear-i na tregon pikërisht për mënyrën se si këto ndryshime tejet të vogla mund të shndërrohen në rezultate të tilla që rfa e ndryshojnë jetën. Ai shpërfaq një grusht dredhish të thjeshta jetësore (artin e harruar të Mbivendosjes së Shprehive, fuqinë e papritur të Rregullit të Dy Minutave, ose dredhinë e hyrjes në Zonër e Kaçurrelaverdhës), duke u kredhur gjithashtu në psikologjinë dhe neuroshkencën më të përparuar për të shpjeguar rëndësinë e tyre. Përgjatë këtij rrugëtimi, ai na tregon histori frymëzuese të fituesve të medaljeve të arta olimpike, shefave të shquar ekzekutivë dhe shkencëtarëve të famshëm, të cilët e kanë përdorur shkencën e shprehive të vogla për të qenë produktivë, të motivuar dhe të lumtur. Këto ndryshime të vogla kanë një efekt transformues për karrierën tuaj, marrëdhëniet tuaja dhe jetën tuaj. "Ky libër tepër gjithpërfshirës dhe ndërveprues është pikërisht udhëzuesi që ju nevojitet për t'i thyer rutinat e këqija duke krijuar të mira syresh." -Adam Grant, autori i librit "Origjinalët" "Një nga librat e mi më të preferuar të të gjitha kohërave." Arianna Huffington, Themeluese e "Huffinton Post" dhe themeluese e drejtuese e "Thrive Global"
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Nuk ekziston ndonjë vepër politike apo traktat politik të jetë përdorur, cituar dhe debatuar më shumë se Princi i Nikolo Makiavelit. I shkruar në shekullin XVI, me një qasje të re për kohën, përbën një nga veprat e para të filozofisë moderne, veçanërisht filozofisë politike. Princi, dhuratë jo e rastësishme (ndaj 'qëllimi arsyeton mjetin') për Lorenco de Mediçin, trajton temat kryesore që preokuponin princat; të kuptuarit dhe llojet e principatave, fitimi dhe ruajtja etyre, çfarë (nuk) duhet të bëjnë princat; çdo gjë që — një njeri që ka pushtet ose dëshiron të fitojë — duhet të ketë parasysh. "Në shumicën e rasteve, ata që duan t'i hyjnë në zemer një Princi e kanë për zakon që të ofrojnë ato gjëra që i vlerësojnë si më të dashurat për ta ose që vërejnë se i pëlqejnë më tepër Princit; për këtë arsye shumë herë shohim të ofrohen kuaj, armë, coha të arta, gurë të çmuar dhe stoli të tilla të denja për madhështinë e një princi. Duke dashur pra unë që t'i ofroj Madhështisë Suaj ndonjë dëshmi të dëshirës sime për t'ju shërbyer, nuk gjeta mes pasurive të mia asnjë gjë që ta çmoj apo ta vlerësoj më shumë sesa dijenitë lidhur me veprat e njerëzve të mëdhenj, të mësuara nga unë falë një reflektimi të gjatë mbi ngjarjet e epokës moderne dhe një studimi të vazhdueshëm mbi ngjarjet e së shkuarës: tanimë po jua dërgoj juve, pasi që i kam shqyrtuar me shumë zell, kam medituar lidhur me to dhe i kam përmbledhur në një vëllim të vogël. Dhe, ndonëse e gjykoj të padenjë për t'u paraqitur para jush kjo vepër, megjithatë kam fort besim se falë përmbajtjes së saj, ajo do të bëhet e pranueshme duke konsideruar se nga ana ime nuk mund t'ju bëhet dhuratë më e madhe, se të krijuarit për ju të mundësisë që brenda një kohe tejet të shkurtër të kuptoni gjithçka që unë, përgjatë shumë viteve dhe mes aq shumë vështirësive dhe rreziqeve, kam njohur dhe kuptuar. Dhe ta dini që nuk e kam stolisur këtë vepër me periudha retorike dhe me fjalë pompoze e madhështore ose me çfarëdo joshjeje tjetër apo stolie pavend, gjëra me të cilat shumëkush i mbush dhe zbukuron veprat e veta; sepse unë kam dashur fort që asgjë të mos e hijeshonte këtë vepcr, dhe që vcçse risia që ngërthen në vetvete argumenti dhe rëndësia e subjektit për të cilin flitet ta bëjnë atë të këndshme" - Nikolo Makiaveli
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, Warren Buffett, e admironte kaq shumë mendësinë dhe mësimet e Dale Carnegie-t, saqë me të drejtë shprehej: "Në zyrën time nuk do ta shihni të varur diplomën nga Universiteti i Nebraska-s. Nuk do ta shihni të varur as diplomën nga Universiteti i Columbia-s. Në zyrën time do ta shihni të varur certifikatën e diplomimit 'Dale Carnegie' të cilën e mbaj me shumë krenari."
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në secilën kompani, 20 përqind e shitësve realizojnë 80 përqind të shitjeve. Ata janë të dalluar, sepse performojnë pak më mirë në disa sfera të rëndësishme... edhe ti mund t’ia dalësh, nëse ke vullnet të mësosh. Edhe ti mund të fitosh më shumë para dhe të jesh më i kënaqur me karrierën nga sa ke ëndërruar. Në këtë udhërrëfyes të ngjeshur, mjeshtri i shitjeve Brian Tracy shpalos se si ta arrish aftësinë fituese, me 21 mënyra të testuara: Përcakto pikësynimet qartë, për t’i dhënë vlerë çdo minute. Njih produktet tua me rrënjë. Identifiko përparësitë konkurruese. Gjej dhe klasifiko perspektivat me shpejtësi. Krijo relacione që herët dhe ndërto besimin. Njih tre çelësat e bindjes Krijo prezantim efektiv Krijo “megabesueshmërinë”. Tejkalo gjashtë pengesat kryesore. Kërko për veprim.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Përcaktimi i strategjisë së biznesit të mundëson të zhvillosh qartësi absolute për produktet, të organizosh burimet dhe të arrish rezultate edhe më të mira se më parë. Mund të tingëllojë si diçka e ndërlikuar, por Brian Tracy njeh mënyrën si ta thjeshtojë. Në këtë libër praktik, ai ndan mësimet më të rëndësishme për planifikimin strategjik. Ti do të mësosh se si të bësh pesë pyetjet kyçe me rëndësi jetike për çdo plan strategjik. Si të përcaktosh misionin korporativ që lartëson dhe frymëzon njerëzit. Si të fitosh njohuri të vlefshme. Si të definosh situatën se ku je përballë konkurrencës. Si të ripozicionosh biznesin me produkte, shërbime dhe teknologji të reja. Si të matësh suksesin me objektiva të qarta financiare. Dhe shumë të tjera.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
A nuk i admironi edhe ju njerëzit e suksesshëm që duket se "kanë gjithçka në dorë"? I shihni teksa flasin plot vetëbesim nëpër takime biznesi, ose qetë-qetë nëpër festa me shoqërinë. Ata gëzojnë punët më të mira, partnerët më të bukur, miqtë më të spikatur, llogaritë bankare me të majme e vendbanimet më në modë. Nuk janë më të shkolluar se ju. As më të pashëm se ju! Ndaj dhe, si është kjo punë? Çështja qëndron në faktin se këta njerëz kanë një mënyre më të shkathët për t'u marrë me qëniet e tjera njerëzore.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Cili është sekreti për t'u bërë shumë i mirë në diçka? Si ta zbulojmë? Gazetari dhe autori bestseller i New York Times vizitoi nëntë vatrat më të mëdha të talentit në botë - vende të vogla që prodhojnë talentë të mëdhenj, duke filluar prej një kampi muzike në periferi të Nju Jorkut te një shkollë fillore në Kaliforni, e fushat e bejzbollit në Karaibe. Gjeti se e përbashkët e të gjithave ishte një model - metodë specifike e trajnimit, motivimit dhe ushtrimit. Ky model, që ka të bëjë me mekanizmat fundamentalë përmes së cilave truri përfiton aftësi, na jep një rrugë të re mendimi për talentin – po ashtu mjete të reja me të cilat mund të zbulojmë talentet tona dhe të fëmijëve tanë. Çdo rrugëtim fillon me disa pyetje përkatëse dhe këto janë tri prej tyre: Si është e mundur që një klub tenisi rus me vetëm një fushë të mbuluar, të ketë përgatitur më shumë lojtare të njëzetëshes më të mirë të tenisteve botërore, sesa gjithë klubet e tenisit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës? Si është e mundur që një shkollë muzike në katin e parë të një ndërtese në Teksas, të përgatisë yje muzikore si Jessica Simpson, Demi Lovato, dhe një radhë të gjatë fenomenesh të muzikës pop? Si është e mundur që një familje e vobektë britanike, e paarsimuar, që jeton në një fshat të largët, t'i dhurojë botës tri shkrimtare me famë mbarëbotërore?
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
“Profeti” është pa dyshim vepra më e njohur e piktorit, filozofit dhe poetit libanez Kahlil Gibran (1883-1931), e përkthyer në më shumë se dyzet gjuhë. Vetëm në gjuhën angleze (në të cilën edhe është shkruar), nga botimi i parë janë shitur më shumë se nëntë milionë kopje, duke e bërë kështu njërin nga librat më të kërkuar në histori dhe poetin e tretë më të kërkuar të te gjitha kohërave, pas Shekspirit dhe Lao Cesë. Te “Profeti” lexuesi gjen një set esesh poetike - libri ndërtohet në 26 kapituj, apo prozash poetike — që, pos filozofike e spirituale, janë edhe frymëzuese. Temat mahnitshëm shtjellojnë çështjet kryesore në jetën e njeriut: Dashurinë, Martesen, Bijtë, Të dhënit, Të ngrënët dhe të pirët, Punën, Harenë dhe dhimbjen, Shtëpinë, Veshjen, Tregtinë, Krimin dhe dënimin, Ligjin, Lirinë, Arsyen dhe pasionin, Dhimbjen, Vetënjohjen, Mësimdhënien, Miqësinë, Fjalën, Kohën, Të mirën dhe të keqen, Lutjen, Kënaqësinë, Bukurinë, Fenë dhe Vdekjen. Njëkohësisht, këto çështje, apo tema janë përbërësit e kryeveprës poetike “Profeti”.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Tao Te Ching është libri më i rëndësishëm i mënyrës së të menduarit dhe filozofisë Taoiste. Ky libër, sipas legjendës, ishte shkruar pak a shumë rreth vitit 600 para Krishtit dhe autor i tij qe Lao Tzu, “Mjeshtri i Vjetër”, për të cilin thuhet se ishte një arkivist i Oborrit Perandorak gjatë Dinastisë Zhou. Autenticiteti i këtyre detajeve megjithatë vijon të mbetet një mister edhe në ditët e sotme. Emri Tao Te Ching mund të përkthehet si “libri i shtegut dhe i virtytit të tij” ose thjesht “Shtegu dhe virtyti i tij”. Tao Te Ching përshkruan forcën, e quajtur “Dao” (Tao), që përbën edhe rregullin e krejt botës. Ajo ështe një forcë kontradiktash, e cila përfaqëson njëkohësisht tërë gjërat e universit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Personazhet: Xhuliani, Diku, Xhorxhi, Eni dhe Timi, ku prej 70 vitesh tashmë i argëtojnë pandalur lexuesit. “Gjithçka që Xhorxhi do është që të presi flokët, por ajo ngatërrohet me ca hajdutë. Xhuliani, Diku dhe Eni ndërkohë janë tepër të zënë duke ngrënë akullore, dhe nuk i vijnë asaj dot në ndihmë. Ndaj dhe, kush do të jetë shpëtimtari i ditës?”
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Personazhet: Xhuliani, Diku, Xhorxhi, Eni dhe Timi, ku prej 70 vitesh tashmë i argëtojnë pandalur lexuesit. “Bën kaq shumë vapë, Pesëshja po kalon një pasdite të plogët, por banda e fëmijëve nuk arrin të shijojë paqen dhe qetësinë që kishin imagjinuar! Çfarë kanë ndërmend të bëjnë burrat me motoçikletë? A mund t’i ndalë dot ata dikush?”
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Personazhet: Xhuliani, Diku, Xhorxhi, Eni dhe Timi, ku prej 70 vitesh tashmë i argëtojnë pandalur lexuesit. “Mësoni se si Timi arrin të pikasë disa njerëz të dyshimtë në tren. E çfarë qenkësh kaq e pazakontë lidhur me njërin nga pasagjerët? Si do të munden Pesëshja e Famshme ta zgjidhë këtë mister?”
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Personazhet: Xhuliani, Diku, Xhorxhi, Eni dhe Timi, ku prej 70 vitesh tashmë i argëtojnë pandalur lexuesit. “Pasi Pesëshja shikon se si rrëmbehet një djalosh në plazh, ata vendosin ta gjejnë ku e kanë shpënë atë. Por ku ta kenë fshehur vallë rrëmbyesit atë? A mos do t’i ndihmojë vallë edhe kësaj radhe Timi që ta gjejnë përgjigjen përkatëse?”
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Personazhet: Piter, Xhenet, Xhek, Kolin, Xhorxh, Pam, Barbara. “Ka plasur një grindje e madhe, dhe Shtatëshja e shndërron në misionin e vet ndaljen e saj para se dikush të dëmtohet seriozisht. Por ç’të jetë duke ndodhur vallë me të vërtetë mes atyre njerëzve të acaruar?”
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Personazhet: Piter, Xhenet, Xhek, Kolin, Xhorxh, Pam, Barbara. “Kur Shtatëshja shkon për të kundruar yjet, shpejt ata topiten dhe nisin të vëzhgojnë me teleskop qytetin – dhe kështu pikasin dikë që po ia vë zjarrin një mulliri me bar! A do të munden vallë antarët e Shtatëshes të veprojnë në kohë dhe ta shpëtojnë hangarin nga zjarri? Dhe a do ta zbulojnë se kush është fajtori?”
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Personazhet: Piter, Xhenet, Xhek, Kolin, Xhorxh, Pam, Barbara. “Kur Shtatëshja e Fshehtë shkon të vizitojë një shtëpi fantazmash, ata zbulojnë se shtëpia nuk është aspak e zbrazët. Shpejt, do të mbeten në kurth brenda saj. Si do t’ia bëjnë për të shpëtuar vallë?”
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Personazhet: Piter, Xhenet, Xhek, Kolin, Xhorxh, Pam, Barbara. “Piteri po drejton stendën e lojës së rrathëve në panair, por atëherë kur Fredi i ofron atij një kalërim me poni, ai nuk mundet t’i bëjë dot ballë tundimit. Por kur Piteri kthehet te stenda, Skamperi, si dhe të hollat, janë zhdukur pa lënë gjurmë! Çfarë ka ndodhur vallë?”
Çmimi: 490 Lekë
titleToAlt
Nëse ne kuptojmë sekretet e shprehisë, mënyrën e funksionimit të tyre, mund ta transformojme biznesin tonë, dhe jetën tonë. Ky libër ofron shumë sekrete që vlejnë në përditshmëri. Suksesi i këtij botimi dëshmohet edhe nga vlerësimet që i kanë bë mediat më të njohura në botë dhe shitjet në miliona kopje, duke u kthyer në bestseller në një periudhë rekord
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Sekretet për të qenë të frytshëm në jetë dhe në biznes.Nga autori i bestselleri- it te New York Times "Fuqia e shprehisë".
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
"Mendohuni mirё dhe me maturi para se tё bёni njё lёvizje" "Mosbёrja e gabimeve ёshtё ajo qё themelon sigurinё e fitores" "Nuk ekziston asnjё shembull i ndonjё shteti qё doli i fituar nga njё luftё qё zgjati shumё" "Tё filloni me brohoritje luftёn dhe mё pas tё trembeni nga fuqia e armikut , kjo tregon njё mungesё tё madhe informacionesh" "Zotёsia mё e madhe nё luftё ёshtё tё nёnshtrosh armikun pa luftuar" "Qёllimi i luftёs ёshtё paqja".
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Princi i vogël", vepra e fundit e autorit të njohur francez A.de Saint-Exupéry (1900-1944) botuar më 1943, pra që në gjallje të tij, përbën një tjetër hap të këtij krijuesi serioz për të përpunuar pikëpamjet e tij mbi botën dhe marrëdhëniet ndërmjet njerëzve e për t'ia parashtruar ato vëmendjes së lexuesve. Saint-Exupéry nuk shkruan letërsi për letërsi, art për art, dhe përtej natyrës simbolike e në dukje irreale të "Princit të vogël" ai arrin të prekë tema e çështje jo thjesht konkrete, jo thjesht e rëndomtazi praktike, madje pragmatike, por të tilla, që sjellin thellimin në mendime të lexuesit, që e shtyjnë këtë të fundit të përjetojë ndjesinë e përgjegjësisë së të qenit njeri i qytetëruar. Përmes një stili të thjeshtë deri në nivele fëminore, përtej një tejpashmërie të kristaltë të shtjellimit të subjektit, ne befas ndjejmë fuqinë rrëmbenjëse të një arti çuditërisht të thellë, të një arti që na vë përpara pikëpyetjesh, mprehtësia e të cilave mund ta gjejë shumëkënd të papërgatitur për t'u përgjigjur. Ç'është ky djalë i vogël, që në libër quhet "princ"? Ç'janë këta planete të vegjël, ku jetojnë tipa njerëzish në dukje të çuditshëm, por që çuditërisht na duken aq të njohur, a thua se i kemi takuar diku dikur? Ç'është ky gjarpër shkretëtire, i cili kryen në libër një shërbim aq të veçantë? Ç'janë trëndafilat dhe përse duke i dashur ata ne arrijmë të njohim më mirë veten?
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania