titleToAlt
NJË NJERI I PAFAJSHËM ËSHTË DUKE U EKZEKUTUAR. VETËM FAJTORI MUND TA SHPËTOJË. Për çdo njeri të pafajshëm të burgosur, ekziston një fajtor i lirë. Ai nuk e kupton se si policët dhe prokurorët kanë kapur njeriun e gabuar dhe, natyrisht, as që i bëhet vonë për këtë, i mjafton t'i gëzohet fatit të tij të mirë. Koha kalon dhe ai e kupton që gabimi nuk do të korrigjohet; autoritetet besojnë tek ajo që po bëjnë dhe janë të vendosura të përftojnë një dënim. Fajtori mund të arrijë deri atje, sa ta shohë gjyqin e personit të akuzuar gabimisht per krimin e kryer nga ai vetë. Vendimi i fajësisë së tjetrit e lehtëson. Qesh kur policët dhe prokurorët përgëzojnë veten dhe njëri-tjetrin. E gëzon fakti se po lejon burgosjen afatgjatë, madje edhe ekzekutimin, e një njeriu të pafajshëm. Trevis Bojeti është ky njeri (ose: është një njeri i tillë). Në vitin 1998, në qytetin e vogël Slon të Teksasit Lindor, ai rrëmbeu, përdhunoi dhe mbyti një nxitëse tifozësh mjaft të njohur të shkollës së mesme. E varrosi trupin e saj me qëllim që askush të mos e gjente dhe më pas pa me habi policinë dhe prokurorinë teksa arrestonin dhe dënonin Donte Drumin, djalosh vendës, yll i futbollit, dhe e çuan forcërisht në krahun e vdekjes. Tanimë kanë kaluar nëntë vjet. Trevisi sapo është liruar nga burgu, ku vuajti dënimin për një krim tjetër dhe ndodhet në Kanzas; ndërkohë mbeten veçse katër ditë para ekzekutimit të Dontës. Trevisi vuan nga një tumor i paoperueshëm në kokë. Për të parën herë në jetën e tij të mjerueshme, vendos të bëjë gjënë e duhur dhe të rrëfehet. Por, si mundet një fajtor të bindë avokatët, gjyqtarët dhe politikanët, se po ekzekutojnë një të pafajshëm?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
shndërrohet në mbretëreshën e vetme të Popullit. Nëse ia del mbanë, shpirtrat e luftëtarëve të vdekur gjatë shekujve do të ngrihen nga varret, do të pushtojnë trupat që gjenden më pranë tyre dhe do të fillojnë të shkatërrojnë çdo gjë që do të hasin. E kuptoni urgjencën e këtij mesazhi.Pa mendojeni pak: nëse mes atyre trupave gjenden edhe korba, drerë, rrëqebuj... apo fëmijë katërvjeçarë të quajtur Majls dhe Beket Fowl ,tamam ashtu. Vëllezërit e vegjël të gjeniut kriminal Artemis Fowl rrezikojnë të përfshihen në shkatërrimin e racës njerëzore. Prandaj jemi të detyruar të pyesim: a do t ia dalin mbanë Artemisi dhe Magjistricë Shtupa, kapitene e policisë së karkanxhollëve, ta ndalin Opalin dhe të mos e lejojnë fundin e botës.Do të mblidhen, të shpërdridhen dhe të qartësohen fijet e të gjitha çështjeve të lëna hapur në biografitë e mëparshme të pjesshme. E kjo do të ndodhë njëherë e përgjithmonë.Ritëm i shpejtë, përgjigje të menjëhershme të shoqëruara me lojëra fjalësh që të bëjnë të qeshësh me të madhe. - Independent  Folklor, fantazi dhe magji të teknologjisë së lartë... Tejet zbavitës. - Observer  I shpejtë, i gjallë dhe shumë zbavitës, një përzierje mes mitit dhe modernes, magjisë dhe krimit. - Time  Një bashkim i ethshëm mes reales, imagjinatës dhe pajisjesh të magjepsura. Nga armët laser te fshirësit e kujtesës, deri tek anijet fluturuese të telekomanduara dhe kostumet kundër rrezatimit. Të gjitha këto e bëjnë botën e Xhejms Bondit t i ngjajë një këndi lojërash për fëmijë. - Guardian
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Megi i adhuron librat, ashtu si i ati, Moja. Asgjë nuk e bën më të lumtur se të jetojë e qetë në shtëpi, por një ditë, një i huaj troket në derë dhe përsëri, ashtu si dhe herë të tjera në të shkuarën, Moja fillon të paketojë plaçkat. Duhet t'ia mbathin, të fshihen. Por nga çfarë? Nga kush? Shpejt e fshehta do të zbulohet: Moja, zëri i të cilit ka aftësinë e jashtëzakonshme që të përhapë jetë në libra, një natë mizore guxoi të lexonte një libër të vjetër "Zemër si boja" ndërsa një zotëri i lig me zemër të zezë, Bricjapi, u çlirua nga litarët e fjalëve dhe u shfaq në sallon. Po në të njëjtin çast fatal, ndodhi edhe diçka tjetër më e rëndë: gruaja e Mosë u zhduk përgjithmonë mes faqeve të librit. Ndërkaq, Bricjapi i pamëshirshëm kërkon prej Mo Gjuhëzanës që t ia nënshtrojë dhuntinë e tij qëllimeve të veta djallëzore. Megi gjendet e përfshirë në një vorbull ndodhish, gjatë të cilave përfytyrimi shndërrohet në realitet...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Eoin Colfer ka lindur dhe është rritur në Wexford, në juglindje të Irlandës. Se si ka ndodhur që ai të shndërrohet në biografin zyrtar të Artemis Fowl-it, ende vazhdon të mbetet një mister. Colfer-i vazhdon të këmbëngulë duke thënë se ishin avokatët e Fowl-it ata që ia bënë këtë ofertë. Nga ana tjetër, Artemis Fowl-i betohet se nuk e kishte dëgjuar kurrë më parë të përmendej ky njeri, deri në ditën kur të dy emrat e tyre u shfaqën në kopertinën e biografisë së tij të paautorizuar. Flitet se disa vite më parë ata të dy janë takuar në labirintet e fshehta të Kështjellës së Dublinit. Askush nuk e di me siguri se çfarë ka ndodhur aty, nëntokë, por burime pranë Colfer-it pohojnë se, pasi u kthye nga ai takim, flokët i kishte ngjyrë gri dhe nuk i kishte mbetur asnjë dyshkë në xhepa. Gjithsesi, i pëlqen Artemisit apo jo, biografitë e shkruara nga Colfer-i kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe janë ngjitur në majat e klasifikimeve në të gjithë botën dhe kanë fituar një numër të madh çmimesh. Colfer-i vazhdon të jetojë diku në Irlandë, por nuk pranon të tregojë adresën e tij të saktë, sepse nuk ka asnjë dëshirë të ndeshet përsëri me Artemisin apo truprojën e tij, Kryeshërbëtorin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një gjeni i dytë, në moshë të re, ka zbuluar ekzistencën e Popullit; ajo është një vajzë e vogël, e cila është e vendosur ta mbërthejë njërin prej ekzemplarëve të tyre dhe më pas ta bëjë objekt të studimeve shkencore. Por nuk bëhet fjalë për një ekzemplar çfarëdo! Zbuluesja e re ka ndër mend të kapë një djall, një pjesëtar të species që i urren njerëzit më shumë se çdo gjallesë tjetër. Vetëm një magji mijëravjeçare e ndan tribunë e djajve nga raca njerëzore… dhe Artemisi nuk duhet të lejojë që kjo magji të shpërbëhet. Nëse dështon, djajtë e përgjakshëm nuk do t’i ndalë më asgjë në përmbushjen e misionit të tyre të vjetër: zhdukjen e çdo qenieje njerëzore nga sipërfaqja e planetit. Fituesi do të jetë vetëm një… dhe këtë herë ai mund të mos quhet Artemis Fowl. Asgjë nuk është e sigurt.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Krijesat e magjepsura të Popullit të Vogël kanë fshirë çdo kujtim të botës së tyre nga mendja e së vetmes qenie njerëzore që i trembeshin: gjeniut kriminal Artemis Fowl. Por tani ata kanë nevojë për ndihmën e tij… dhe sa më shpejt. Xhindja e pabesë, Opal Koboi, po planifikon shkatërrimin e botës. Për ta ndalur atë, duhet çliruar kapitenia magjistricë Shtupë nga akuzat e vrasjes, duhet të organizohet arratisja nga burgu e një xhuxhmaxhuxhi kleptoman, si dhe të fitohet aleanca e një centauri tejet të zgjuar, që nuk ka dijeni për asgjë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kush është Artemis Fowl-i? Një gjeni? Natyrisht, përderisa arrin të luajë me teknologjinë ashtu si të tjerët luajnë me ushtarët e vegjël. Një kriminel? Pa dyshim që po: prejardhja e tij nga një plejadë e vjetër dhe e shquar keqbërësish nuk është e rastësishme. Po Artemisi është mbi të gjitha njeriu që ka planifikuar grabitjen më të guximshme dhe origjinale të shekullit: ai ka mundur të shtjerë në dorë arin, që Populli i Vogël e ruan me këmbëngulje prej shumë mijëvjeçarësh. Një betejë që ngjason me një videogame të cilin vetëm një djalosh dymbëdhjetëvjeçar e me një shkallë inteligjence të barabartë me atë të një gjeniu, i pajisur me gjakftohtësinë e James Bond-it dhe me kurajën e Indiana Jones-it është në gjendje ta çojë përpara … Ky është një tekno-thriller i mahnitshëm dhe ironik, i shkruar me një dozë aspak të papërfillshme magjie të cilën ua ofron lexuesve që janë të gatshëm të ëndërrojnë për të pamundurën.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Këtë herë Artemis Fowli ka sajuar një telash vërtetë të madh! Shpikja e tij e fundit, Kubi, një minikompjuter i ndërtuar duke përdorur teknologjinë e magjepsur të rrëmbyer nga Populli, i cili është në gjendje të gjurmojë vendstrehimin e tyre të nëndheshëm, ka rënë në duart e gabuara: në duart e Xhon Spiros, një miliarder lakmitar, i gatshëm të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që të zotërojë botën. Kubi mbrohet nga Kodi i Përjetësisë, që është i pamundur të deshifrohet, të paktën kështu mendohet… por a është e vërtetë kjo gjë? Kështu, për të mos hasur rreziqe të mëtejshme, hyn përsëri në veprim skuadra e pazakontë e përbërë nga Artemisi, gjeniu i ri kriminel, nga oficerja e palodhur karkanxholle Magjistricë Shtupa si dhe nga xhuxhmaxhuxhi i paepur kleptoman Mulkimi i Sterres. Por komandant Rrënja dhe centauri Mëzi kanë vendosur që, për hir të sigurisë së Popullit, duhet të fshihet jo vetëm programi i sofistikuar i Kubit, por edhe kujtimet e shumta e të rrezikshme që gjenden në mendjen e Artemisit…
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Në librin e gjashtë, Artemis Fowl-i zbulon se e ëma është duke vdekur për shkak të një sëmundjeje ngjitëse të marrë përmes magjisë. Antidoti i vetëm është një lëng i prodhuar nga truri i një lemuri (lloj majmuni), i zhdukur tetë vite më parë nga vetë Artemisi. Nr.1 arrin të krijojë një derë kohore. Artemisi e detyron Magjistricë Shtupën të shkojë me të për të ndalur Artemisin e 8 viteve më parë. Për fat të keq, gjatë udhëtimit të tij prapa në vite, do të ndeshet me të papritura jo të këndshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Romani “Shkëlqimi i jetës “ është vazhdimi i historisë aq të njohur për lexuesin shqiptar të romanit dhe teleshikuesit e filmit tepër të ndjekur “ Përgjithmonë Xhulia “. Është kurorëzimi i romanit të pare dhe lexuesi nuk ka pasur ende mundësinë ta shijojë në film, kështu që kureshtja arrin pikën kulmore . Xhulia de Blasko është një shkrimtare e suksesshme, e cila ka fituar betejën kundër sëmundjes dhe ka fituar dashurinë e Hermes Korsinit , por jeta e saj nuk është e lehtë . I biri , Xhorxhoja, i shkakton shqetësime dhe probleme duke ndikuar negativisht në marrëdhëniet e saj me Hermesin; një situate kjo prej së cilës përfiton financieri joshes dhe i paskrupullt Franko Vasali. Fillon kështu një dimër i gjatë për Xhulian , e cila duhet të vendosë rregull në jetën e saj: porn ë fund të tunelit luhatet një dritë që shkëlqen …
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Ajo është një shkrimtare e afirmuar, ai një kirurg i famshëm. E kaluara e tyre ka ecur përmes historish të ndryshme dhe është e mbushur me sakrifica, suksese dhe dështime. Ndjenja që i bashkon, është aq e madhe, saqë i bën të harrojnë të gjitha hidhërimet, por hija e një sëmundjeje të tmerrshme dhe një akuzë e padrejtë e mposhtin ëndrrën e tyre dhe çmimi për ta jetuar përsëri këtë ëndërr, kalon përmes një beteje rraskapitëse. Ky roman dashurie dhe dhembjeje, romantik dhe prekës, plot me ngjarje të papritura, ka fituar çmimin "Selezione Bancarella", 1987, dhe ka frymëzuar serialin televiziv që mban të njëjtin titull.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një shkencëtare e re gjenetiste e quajtur Xheni Ferrami po bën një kërkim mbi formimin e personalitetit dhe ndryshimin e sjelljes së binjakëve. Papritmas, duke u futur në një sistem kompjuterik shumë të rezervuar të FBI-së, ajo zbulon dy binjakë krejtësisht identikë, por të lindur nga nëna të ndryshme dhe kupton që dikush po përpiqet ta ndalë në çfarëdolloj mënyre. Përse hetimet e saj shqetësojnë një shoqëri lider në fushën e biogjenetikës? A ka mundësi që të jenë kryer eksperimente të fshehta klonimi mbi kavie njerëzore të pavetëdijshme për këtë? Dhe në ç'mënyrë gjendet i përfshirë në këtë histori edhe një kandidat për presidencën e Shteteve të Bashkuara?
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Verë e vitit 1942, Afrika e Veriut,Romeli falë një fushate ushtarake, që u bë shkatërrimtare për Aleatët,ka rrethuar trupat britanike. Gjenerali gjerman duket i pathyeshëm. Arma e tij e fshehtë është një spiun i pazakontë, Aleks Ulfi, që ka për detyrë të shtjerë në dorë planet strategjike të ushtrisë britanike dhe t'ia raportojë ato vetë Romelit duke përdorur një kod të fshehur mes faqeve të Rebekës, romanit të famshëm të Daphne du Maurier. Fatet e luftës do të ndryshojnë shumë shpejt dhe Gjermania naziste do të fitojë vetëm nëse ushtaraku anglez, majori Vandam, nuk do të arrijë ta ndalojë Ulfin dhe t'ia rrëmbejë atij çelësin e kodit të fshehtë... Një roman intrigues dhe i jashtëzakonshëm, ngjarjet e të cilit zhvillohet gjatë viteve më të nxehta të Luftës së Dytë Botërore. Një tjetër sukses i madh i Ken Follett-it.
Çmimi: 950 Lekë
titleToAlt
Mikele ka një shok, Frederikun. Një shok me të cilin ndan gjithçka: apartamentin, picën dhe birrën, por edhe ëndrrat dhe zhgënjimet, gëzimet dhe dhimbjet, ndonjëherë edhe gratë. Një ditë, Frederiku vendos të lërë pas gjithçka dhe të niset. I lodhur nga jeta monotone e provincës, vihet në kërkim të gjysmës tjetër të vetes. Ndërsa Mikele qëndron. Kur kthehet, pas pesë vjetësh, Frederiku ka ndryshuar. Tashmë është i qetë, i dashuruar me një grua (Sofinë) dhe me jetën. Duket si një prej atyre historive me fund të lumtur, por nuk është kështu. Frederiku niset papritmas, këtë herë për një udhëtim shumë më të gjatë. Do të kthehet (për habinë e të gjithëve) i fshehur pas syve të një vogëlusheje, Anxhelikës. Ngjarjet e jetës së Mikeles, Frederikut, Françeskës dhe Sofisë janë ato të një grupi të rinjsh në kërkim të një vendi në botë. Në këtë libër të ri, Fabio Volo i bashkon jetët e protagonistëve si pjesët e një loje (puzzle), duke zgjedhur përsëri botën femërore si kod hyrjeje.
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Zgjimi,kafeja, tramvaji, zyra, palestra, pica,kinemaja,shtrati (nëse është me fat, jo vetëm)... Ditë gjithmonë të ngjashme, të shënjuara nga takime që, në fund të fundit, i shëmbëllejnë njëra-tjetrës, të humbura nën qiellin ngjyrë gri të një metropoli që ka harruar të buzëqeshë. Kjo është jeta e Xhakomos, i cili nuk e vret shumë mendjen dhe përballet me ngjarjet duke qëndruar në sipërfaqe. Por, një ditë, ai takon një të panjohur në tramvaj, e has atë edhe të nesërmen, edhe të pasnesërmen. Për muaj me radhë. E kështu, ato tri ndalesa të tramvajit, që duhet t'i përshkojë për të mbërritur në zyrë, shndërrohen në një takim tepër të rëndësishëm e të përditshëm. Në të vërtetë, ato janë "takimi më i rëndësishëm". Por fati i së panjohurës e shpie atë larg, në një qytet tjetër. Po Xhakomo?
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
A është me të vërtetë një gjeni i krimit Artemis Fowl-i? Cinik, i paskrupullt dhe i pajisur me një intelekt superior e të jashtëzakonshëm e megjithatë, me një pikë të dobët: dashurinë për të ëmën, e cila rreket ta dërgojë në shkollë si të ishte një fëmijë i zakonshëm. Por edhe për të atin, i cili është zhdukur në mënyrë të mistershme mes akujve të Arktikut. Pikërisht për të gjetur Fowl Plakun, të burgosur nga mafia ruse, Artemisi kërkon ndihmën e armiqve të tij të përhershëm, magjistricë Shtupës, pjesëtares së policisë karkanxhollike dhe komandantit të saj aspak të sjellshëm, Julius Rrënjës. Por edhe Popullin e kanë mbytur telashet dhe për t’i zgjidhur ato ka nevojë për ndihmën e Artemisit… Një aleancë që do t’i japë jetë një aventure të vrullshme magjike – teknologjike, të cilën e bëjnë edhe më tërheqëse aksioni, ankthi nga e papritura dhe humori i zi: sepse vetëm një aventurë e re e Artemis Fowl-it mund ta kapërcejë të kaluarën.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania