titleToAlt
Një gërshetim i bukur mes humorit anglez dhe pragmatizmit danez.Pasi i jepet mundësia për të jetuar në rajonin e Jutlandit, gazetarja dhe anglezja tipike Helen Russell zbulon një statistikë befasuese: vëndi më i lumtur në bote nuk është "Disneyland"-i, por Danimarka, një vend që shpesh është cilësuar si toka e dimrave të gjatë dhe të erret, harengave, Legove dhe ëmbëlsirave. Por cili është sekreti i lumturisë dhe suksesit të tyre? Danez i lumtur lind apo bëhesh? Helena mendon se ka vetëm një mënyrë për ta mësuar: të jetojë një vit mes danezëve dhe të përpiqet të zbulojë formulën magjike të lumturisë së tyre. "Një vit jetë si danezët" shpalos për lexuesit në mbarë botën traditat dhe kulturën aq të veçantë daneze, që nga kujdesi për fëmijet, arsimi, ushqimi, arredimi i shtëpive dhe taksat, të gjitha këto të shoqëruara me një humor të hollë, që përvijohet në të gjithe librin. Gjithashtu, qëllimi i tij është të tregojë se të gjithë ne mund të jemi më të mirë dhe të jetojmë më të lumtur, nëse marrim pak nga mënyra e jetesës së danezëve.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Natën e parë të shpërnguljes në një apartament të ri në San Francisko, Karolina kupton se fqinji i saj ka pasione të zjarrta. Falë mureve të holla që ndajnë dhomat e tyre të gjumit, ajo dëgjon jo vetëm përplasjet pas murit, por edhe reagimet e të dashurave të tij. Meqë Karolina nuk ka të dashur dhe fqinji i ri duket se ka një tërheqje fatale për femrat, shumë shpejt ajo do të kuptojë edhe se netët pa gjumë nuk i kalon vetëm nga zhurmat matanë murit, por edhe nga fantazitë e saj pa fre. Një natë, ajo do të përballet me Simon Parkerin, fqinjin të cilit ia kishte dëgjuar zërin, por nuk e kishte parë kurrë deri atë çast. Papritmas, Karolina zbulon se ka fqinj dhe fqinj...
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
"Një #GIRLBOSS merr në dorë frerët e jetës së vet. Ajo arrin gjithçka që do, se punon për këtë qëllim". Gjëja e parë që Sofia Amoruso shiti në internet nuk ishte ndonjë tendencë e modës së fundit, por një libër i vjedhur. Ajo e kaloi adoleshencën duke udhëtuar me makina të rastësishme, duke kryer vjedhje të vogla e duke rrëmuar nëpër kazanë mbeturinash. Në moshën 22-vjeçare ajo kishte hequr dorë nga shpresa për t'u punësuar, ishte pa asnjë kacidhe, pa ditur se ku po shkonte dhe kishte pranuar të bënte një punë të çfarëdoshme vetëm për të përfituar sigurimet shëndetësore. Në këtë kohë Sofia vendosi të nisë shitjen e rrobave "vintage" në eBay. Sot, tetë vjet më vonë, ajo është themeluesja, presidentja dhe drejtoresha artistike e Nasty Gal-it, një portal mode prej 100 milionë dollarësh me mbi 350 të punësuar. Sofia nuk është një drejtoreshë ekzekutive tipike, në fakt, ajo s'është stereotip për asgjë dhe e shkroi këtë libër për të gjithë ata që kërkojnë një rrugë unike drejt suksesit, edhe kur ajo rrugë ka gjarpërime të panumërta dhe është e mbushur me njerëz pesimistë. #GIRLBOSS rrëfen historinë e Sofias, një histori sa thellësisht personale, aq edhe universale. I mbushur me ndodhi që të sjellin në vete ("Ti nuk je aq e veçantë"), vërejtje sa të prera, aq edhe dredharake ("Dështimi është shpikja jote"), apo me histori nga prapaskenat e rritjes meteorike të Nasty Gal-it, #GIRLBOSS përfshin një gamë të gjerë aspektesh. Libri përbën një provë se të qenët i suksesshëm nuk ka të bëjë me popullaritetin që ke pasur në gjimnaz apo me universitetin ku ke studiuar (gjithmonë nëse i ke ndjekur studimet). Për të qenë i suksesshëm, duhet t`u besosh instinkteve vetjake dhe të mendosh me vendosmëri, duke qenë i vetëdijshëm se ç'rregulla duhen zbatuar e ç'rregulla duhen shkelur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Fjalori im i parë i ilustruar”, një fjalor praktik dhe i vlefshëm për të gjitha ata që kanë nisur të mësojnë gjuhën angleze. I shoqëruar me shpjegimet e duhura dhe shumë vizatime të mrekullueshme, që e lehtësojnë përdorimin e librit.
Çmimi: 2000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania