titleToAlt
Me veprën e vëllimshme sociologjiko-filozofike “Masa dhe pushteti”, shkrimtari me famë botërore Elias Kaneti (1905-1994), Laureat i Çmimit Nobel për letërsinë, ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Evropën e shekullit të njëzetë. Lidhur me këtë, kritikët vënë në dukje se gjer më sot nuk ka libër tjetër që të merret me problemet e shoqërisë bashkëkohore në mënyrë kaq të përqendruar sa “Masa dhe pushteti”, dhe shtojnë se “masa” dhe “pushteti” janë koncepte themelore për të kuptuar epokën tonë. Kjo vepër përfshin në të njëjtën shkallë edhe aspekte nga fushat e antropologjisë, të etnologjisë e të psikologjisë, dhe lexuesi e ndien se aty trajtohen çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të, se aty mendohet për fatin e tij. Kjo vepër cilësohet si një arritje e shkëlqyer, si një rrugë krejt origjinale në ritrajtimin e historisë dhe të psikologjisë së masës. “Masa dhe pushteti” është “opus vitae”, është vepër e një jete. Jo e jetës së një universitari ose e jetës së një studiuesi, por e jetës së një shkrimtari, i cili, me stilin e vet të ndritur, me forcën dhe me shkëlqimin e mënyrës së të shprehurit, arrin ta bindë lexuesin për shpjegimet shkencore që jep. Në këtë vepër, së cilës i ka kushtuar 35 vjet të veprimtarisë së vet krijuese, Kaneti përpunon një teori të tërë ndërlidhurish midis dukurive të masës dhe të gjitha aspekteve të pushtetit. E veçanta e kësaj vepre është se autori i saj shkruan në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë, duke patur kujdes që të mos e mbushë me terma të ndërlikuar shkencorë. Ai i lë çështjet të hapura për t’u interpretuar nga kushdo që ka interes në fushën përkatëse. “Masa dhe pushteti” është një vepër gjithnjë aktuale, dhe autori i saj një stilist i madh, sikurse e ka njohur tashme lexuesi ynë nëpërmjet trilogjisë së tij autobiografike (“Gjuha e shpëtuar”, “Pishtari në veshin tim” dhe “Loja e syve”).
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Ja, pra, ku më së fundi këto letra të një torture pesëvjeçare u botuan në një vëllim prej 750 faqesh; emri i së fejuarës shënohej për shumë vjet me radhë, pa rënë në sy, me një F., sipas shembullit të K.-së, kështu që për një kohë të gjatë as që dihej ç'ishte ky emër; sadoqë e vrisje mendjen shpesh, ndër emrat e shumtë që të kujtoheshin nuk gjeje dot kurrë emrin e kërkuar, dhe vërtet që do të kishte qenë krejt e pamundur t'i bije në të: tani ky emër është i shtypur në libër me shkronja të mëdha. I lexova këto letra me një mallëngjim të tillë që s'e kam provuar qysh prej vitesh në një vepër letrare. Tashmë këto letra bëjnë pjesë në serine e atyre kujtimeve, autobiografive dhe letërkëmbimeve unike, prej të cilave ushqehej edhe vetë Kafka. Cilësia më e lartë e tij ishte respekti, ndaj dhe s'është druajtur t'i lexojë e t'i rilexojë letrat e Klajstit, të Floberit e të Hebelit. Ndaj tmerrit të jetës, për të cilin, fatmirësisht, pjesa më e madhe janë të vetëdijshëm vetëm nganjëherë, kurse disa pak të tjerë, të caktuar si dëshmitarë prej fuqish të brendshme, janë gjithmonë të vetëdijshëm, ka vetëm një ngushëllim: përfshirja e tij në tmerret e përjetuara më përpara nga dëshmitarë të tjerë. Pra, duhet t'i jemi me të vërtetë mirënjohës Felice Bauerit që i ka mbajtur e i ka shpëtuar letrat e Kafkës. Të flasësh këtu për dokument, do të ishte tepër pak, veç në mos përdoret e njëjta fjalë për dëshmitë e jetës të Paskalit, të Kirkegardit dhe të Dostojevskit. Sa për mua, mund të them vetëm se këto letra kanë depërtuar brenda meje si një jetë e mirëfilltë, dhe se tani ato i ndiej aq të afërta e aq enigmatike, si të më takonin mua qysh prej shumë kohësh, qysh atëherë kur jam përpjekur të strehoj brenda qenies sime njerëz në tërësinë e tyre, në mënyrë që të nis e të rinis pareshtur për t'i kuptuar."
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
“Loja e syve - Histori e një jete” është vëllimi i fundit i trilogjisë autobiografike të shkrimtarit austriak me famë botërore Elias Kaneti, Laureat i Çmimit Nobel për letërsinë. Ngjarjet e shumta, të larmshme dhe interesante që përshkruan autori te ky vëllim zhvillohen kryesisht në Vjenë, në këtë qytet kozmopolit të viteve 1931-1937, në prag të katastrofës së madhe evropiane. “... Ka sy që të ngjallin frikë, sepse kërkojnë vetëm të shqyejnë, ata shërbejnë për të gjurmuar prenë, e cila, pasi është diktuar, s’mund të quhet ndryshe veçse pre; edhe në arriftë të shpëtojë, prapë do të mbetet e damkosur si e tillë. Është diçka e tmerrshme ngultësia e një vështrimi të pamëshirshëm. Kush hyn në fushën e saj pamore, shndërrohet në viktimë dhe mund të shpëtojë vetëm nëpërmjet një metamorfoze të plotë. Por, meqë në realitet është e pamundur kjo metamorfozë, për hir të saj krijohen mite e personazhe. Mitik është edhe syri që s’kërkon të shqyejë viktima, megjithëse nuk i ndahet kurrë asaj që ka parë. Ky mit është bërë realitet, dhe kushdo që e ka përjetuar rikujton me emocion e tmerr syrin që e detyroi të mbytej në thellësinë e tij të pamasë. Thellësia e syve të tillë është e pakufi. Asgjë që zhytet në të s’ia prek dot fundin, dhe asgjë nuk kthehet dot më në sipërfaqe. Deti i këtij syri s’ka kujtesë, është një det që vetëm kërkon e merr. Ia jep çdo gjë që ke, gjithçka që përbën natyrën tënde më intime. Ky veprim s’është i dhunshëm, këtu s’kemi të bëjmë me diçka që ta rrëmbejnë. Atë që jep, e jep me kënaqësi, thua se ky është synimi yt i natyrshëm, thua se s’mund të kesh asnjë synim tjetër.”
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Vetëdija e fjalëve", një përmbledhje esesh sociologjiko-letrare, përkthyer me mjeshtëri nga Prof. as. dr. Nairn Kryeziu, do ta njohë Kanetin edhe si eseist të shquar. Në parathënien e këtij vëllimi, autori thekson se në të janë përmbledhur, sipas rendit kohor, esetë që ai ka shkruar në vitet 1962-1974, me përjashtim të ligjëratës për shkrimtarin e njohur austriak Herman Broh, mbajtur në Vjenë më 1936, me rastin e 50-vjetorit të tij të lindjes. Duke shtjelluar me pak fjalë përmbajtjen e këtij vëllimi, Kaneti shkruan, ndër të tjera: "Në pamje të parë mund të duket paksa e çuditshme të gjesh këtu së bashku figura të tilla si Kafkën dhe Konfucin, Byhnerin, Tolstojin, Karl Krauzin dhe Hitlerin, katastrofa të përmasave nga më të Uahtarshmet, siç është katastrofa e Hiroshimës, dhe vrojtime letrare për mënyrën si shkruhen ditarët ose për zanafillën e një romani. Por bash kjo vendosje e këtyre figurave pranë njëra-tjetrës kishte rëndësi për mua, sepse ato vetëm në dukje nuk përputhen mes tyre." Vëllimi "Vetëdija e fjalëve" mbyllet me ligjëratën "Misioni i shkrimtarit", e cila përmbledh në vetvete tërë brendinë e tij. Lidhur me këtë, Kaneti vë në dukje: 'Te kjo ligjëratë, mbajtur në Munih të Bavarisë më 1976, jam përpjekur të them diçka rreth kësaj çështjeje. Kur po e shkruaja, më ngjante si diçka e mëvetësishme, por, kur e mbarova, u binda se vendi i saj duhej të ishte në mbyllje të këtij vëllimi, si mishërim i shpresës sime që të tjerët të arrijnë e t'i përmbushin, edhe më mirë se unë, kërkesat e saj
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Me veprën e vëllimshme sociologjiko-filozofike “Masa dhe pushteti”, shkrimtari me famë botërore Elias Kaneti (1905-1994), Laureat i Çmimit Nobel për letërsinë, ka pasur si qëllim të japë ndihmesën e vet për shpjegimin e kthesave rrënjësore politike, sociale e kulturore në Evropën e shekullit të njëzetë. Lidhur me këtë, kritikët vënë në dukje se gjer më sot nuk ka libër tjetër që të merret me problemet e shoqërisë bashkëkohore në mënyrë kaq të përqendruar sa “Masa dhe pushteti”, dhe shtojnë se “masa” dhe “pushteti” janë koncepte themelore për të kuptuar epokën tonë. Kjo vepër përfshin në të njëjtën shkallë edhe aspekte nga fushat e antropologjisë, të etnologjisë e të psikologjisë, dhe lexuesi e ndien se aty trajtohen çështje që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me të, se aty mendohet për fatin e tij. Kjo vepër cilësohet si një arritje e shkëlqyer, si një rrugë krejt origjinale në ritrajtimin e historisë dhe të psikologjisë së masës. “Masa dhe pushteti” është “opus vitae”, është vepër e një jete. Jo e jetës së një universitari ose e jetës së një studiuesi, por e jetës së një shkrimtari, i cili, me stilin e vet të ndritur, me forcën dhe me shkëlqimin e mënyrës së të shprehurit, arrin ta bindë lexuesin për shpjegimet shkencore që jep. Në këtë vepër, së cilës i ka kushtuar 35 vjet të veprimtarisë së vet krijuese, Kaneti përpunon një teori të tërë ndërlidhurish midis dukurive të masës dhe të gjitha aspekteve të pushtetit. E veçanta e kësaj vepre është se autori i saj shkruan në një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë, duke patur kujdes që të mos e mbushë me terma të ndërlikuar shkencorë. Ai i lë çështjet të hapura për t’u interpretuar nga kushdo që ka interes në fushën përkatëse. “Masa dhe pushteti” është një vepër gjithnjë aktuale, dhe autori i saj një stilist i madh, sikurse e ka njohur tashme lexuesi ynë nëpërmjet trilogjisë së tij autobiografike (“Gjuha e shpëtuar”, “Pishtari në veshin tim” dhe “Loja e syve”).
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër hap tetralogjinë autobiografike të shkrimtarit të shquar Elias Kaneti, i cili botohet për të parën here në gjuhën shqipe. Qysh kur doli së pari në vitin 1977, kjo "histori e një rinie" u prit si një "vepër klasike bashkëkohore", si një nga ato vepra letrare që e kanë të sigurt jetën e tyre të gjatë e që emocionojnë thellë çdo lloj lexuesi. Me një stil të kthjellët, interesant e prekës gjer në hollësitë më të vogla, Kaneti trajton këtu kujtimet e veta më të hershme, duke na dhënë kështu atë histori unike që për secilin prej nesh është më e fshehta e më enigmatikja: historia e jetës vetjake. Në hartimin e kësaj autobiografie, që, sikurse thekson shtypi i huaj, përbën një mozaik episodesh të fuqishme dhe shumë interesante, të përshkruara me një gjuhë poetike plot ngrohtësi e dritë, Kaneti ka pasur si kredo: "Frikacak, me të vërtetë frikacak, ai që trembet nga kujtimet e veta!" Autorit nuk i duket pa rëndësi asnjë personazh, ai skicon per secilin një portret letrar plot dashuri, pa e bërë të mërzitshëm tregimin as edhe në një faqe të vetme. Çdo baba e çdo nënë, çdo gjysh e çdo gjyshe duhet të lexojë se çfarë thotë vogëlushi Kaneti për babanë e për nënën, për gjyshin e për gjyshen e vet, çdo mësues duhet të lexojë me vëmendje se çfarë panorame jep për mësuesit vogëlushi Kaneti gjatë orëve të mësimit, dhe të shikojë se ç'vend zë ai vetë në këtë univers. Në librin "Gjuha e shpëtuar - histori e një rinie", i cili është përkthyer në më se 25 gjuhë të ndryshme të botes, nuk ka faqe që të mos e shtyjë lexuesin t'i bëjë vetes pyetje të tilla.
Çmimi: 900 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania