titleToAlt
Shtërgjet përbëhet nga një mozaik karakteresh që janë në lëvizje të pandërprerë. Duket se bota moderne lëviz në mënyrë të çoroditur dhe se kaosi është i gjithëpranishëm, jo vetëm ngaqë është copëtuar itinerari i lëvizjes, por edhe ngaqë vetë subjekti i lëvizjes është copëtuar. Kështu, në këtë libër pleksen lëvizje gjithfarëshe njerëzish të njohur a të panjohur, personazhesh historike a të trilluara, njerëzish a mumiesh, trupash të shëndetshëm a trupash të gjymtuar, trupash të plotë a pjesësh të tyre.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Libri u prezantua në një takim me njerëz të artit dhe kulturës në librarinë “E-për-7-shme” ku ishte i pranishëm dhe ambasadori polak në Tiranë, Marek Jeziorski. Libri, i botuar nga Gombrowicz në vitin 1937, ngjalli diskutime gjatë takimit ndërsa u vlerësua nga ambasadori Jeziorski si një kryevepër tjetër nga letërsia polake në duart e lexuesve shqiptarë. Ndërsa përkthyesja Lloha tha se “Ferdydurke” mbetet tepër provokues “sepse ai godet në tri pika delikate siç janë kombi, feja dhe nderi.” Vetë autori i librit e ka përshkruar “Ferdydurke” kështu: “Nuk është një satirë për klasën sociale, as një sulm nihilistik mbi kulturën… Ne jetojmë në një epokë të ndryshimeve të vrullshme, të një zhvillimi të shpejtë, ku format e vendosura po prishen nën presionin e jetës… Nevoja për të gjetur një formë e cila është ende e papjekur, e pakristalizuar dhe e pazhvilluar, si dhe rënkimi për pamundësinë e një postulate të tillë – kjo është drithërima kryesore e librit tim”.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania