titleToAlt
Me anë të tregimeve të tij të mistershme, Edgar Allan Poe ka çimentuar pozicionin e tij ndër shkrimtarët më të mëdhenj në botë. Veprat më të njohura fiksion të Poe janë ato të zhanrit gotik dhe horror, të njohura ndryshe edhe si tregime të misterit.
Çmimi: 250 Lekë
titleToAlt
Jemi duke fluturuar në hapësirën e tregimeve të imagjinatës dhe të misterit! Na përshkon tejpërtej ndjenja e trefishtë: ankth, tmerr, mister. Kapluese është frika nga vdekja, të cilën e ka çdo njeri, ekziston vetvetiu në imagjinatën tonë. Brenda këtyre tregimeve gjejmë veten në frikën e patreguar që jetojmë gjithmonë, e cila pushton kohën dhe hapësirën. Ato mund të lexohen e rilexohen shumë herë me kënaqësi, ashtu siç mund të dëgjohen e ridëgjohen shumë herë simfonitë e Betovenit dhe të Moxartit
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Dëgjoni të rrahurat e zemrës së një të vdekuri, mbani vesh ulërimat rrëqethëse të dikujt që është varrosur për së gjalli, shikoni hijen e një fantazme që ngrihet nga varri! Hyni në botën drithëruese, të frikshme, krijuar prej shkrimtarit të parë të madh amerikan të misterit e që të mban zemrën ngrirë, Edgar Alan Po. Insekti prej ari, Shembja e shtëpisë së Ashërve, Zemra tradhtare dhe Fuçia e Amontijados, katër prej tregimeve më të famshme të Posë, janë mbledhur këtu në një variant të lehtë për t'u lexuar e të vështirë për t'u harruar.
Çmimi: 620 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania