titleToAlt
Sara Durham, një shkrimtare gjashtëdhjetëepesëvjeçare që jeton në Londër, tashmë prej vitesh një grua e ve dhe nënë fëmijësh të rritur, është duke përgatitur me ekipin e saj të teatrit një drame të re, të bazuar në ditarët dhe jetën e Xhuli Varion - një artisteje franzeze e fillimit të shekullit, e cila ka jetuar në Martinike - muzika, pikturat dhe jeta e së cilës, kanë mahnitur shumë njerëz. Por ajo ka qenë një grua e pafat në dashuri, ndaj pasioni dhe pafatësia e saj do të hedhë pahun e vet edhe mbi këtë grup të joshur nga historia e saj dekada më pas. E rrëmbyer nga magjia e dramës që po shkruan dhe që po vihet në skenë në Angli dhe Francë, Sara e gjen një ditë veten 'të helmuar' nga dashuria ndaj Billit, një aktori të ri njëzetetetëvjeçar, dhe më vonë ndaj regjisorit të shfaqjes, Henrit, ndjesi që ndikojnë shumë në jetën e saj dhe gjithë atmosferën e dramës. E gjendur në mesin e këtij shkulmi të beftë, ajo nuk arrin të kuptojë siç duhet në është kjo dashuri apo një valë e prushtë që i përngjan asaj. A mos i vjen kjo ndjesi nga nevoja e rikthimit të atyre emocioneve të tretura dikur bashkë me rininë? A ka njeriu moshë për t'u dashuruar sërish, a mundet Sara Durham të na hapet dhe të na tregojë se ç'ndodh me zemrën dhe kohën e dashurisë? Ky libër është një rrëfim mbi ankthin dhe trandjen që të dhuron emocioni, mbi betejën për të majtur pastërtinë klinike të ndjenjës në çfarëdo moshe që të jesh dhe një anatomi mbi dashurinë dhe forcën e rikthimit të saj në çaste të mbrame kur s'i pret, duke të ridimensionuar sërish kujtimet, të shkuarën, përditën, sentimentet, pasionet, moshën, pamjen, thelbin e kuptimit të karmës tënde dhe raportet me të tjerët rreth teje.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Ky libër të jep një lloj kënaqësie letrare të rrallë, një kënaqësi të tillë, si ato kur të bie në dorë ndonjë roman i humbur prej kohësh i Xhorxh Eliotit apo Balzakut. Pa lexuar as gjashtë faqe, e kupton që ke hyrë në një botë artistike, e cila është ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në imagjinatën tënde dhe që, në njëfarë mënyre, të ndikon. Personazhet janë familjarët e tu. Ua njeh frikërat dhe dëshirat, shtëpitë, peizazhet, politikën me të cilën merren. Njëkohësisht, gjithçka duket si e re. Paraqitja e përsosur e personazheve, që ndonjëherë të duket se i njeh më mirë se shokët e tu, pasioni i autores për ide dhe vizion, e shoqërojnë pa pushim. Prandaj është ngjitur në të njëjtin panteon me Balzakun dhe Xhorxh Eliotin. Jemi me fat që Doris Lessing vazhdon të shkruajë.” -Lisa Appignanesi, Independent
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Harieta dhe David Lovat duan të njëjtat gjëra: besnikëri, dashuri, jetë familjare dhe mbi të gjitha, një shtëpi të përhershme. Jashtë çdo mode të viteve 60, ata vendosin me kokëfortësi të martohen dhe të hedhin themelet e parajsës së tyre në një shtëpi të madhe të stilit Viktorian. Në fillim, gjithçka është idilike. Fëmijët mbushin jetën e tyre si edhe turma e të afërmve të mbledhur rreth tryezës së kuzhinës për Krishtlindje dhe Pashkë, që shijojnë pa u ngopur ngrohtësinë e shtëpisë së Lovatëve. Është pikërisht shtatzënia e pestë çka i bën gjërat të marrin për keq. I vogli fillon t'i lëvizë Harietës në bark tepër herët dhe me shumë forcë. Pas një lindjeje të vështirë, ai zhvillohet shpejt dhe rritet shumë më tepër se foshnjat e zakonshme; ai është antipatik dhe motrat e vëllezërit nuk e pëlqejnë fare. Madhosh dhe i shëmtuar, i dhunshëm dhe i pa-kontroll, vogëlushi Ben, "plot pakënaqësira të ftohta", qan në gjoksin e Harrietës. Prania e tij e huaj prish pa pikë mëshire ëndrrën për një familje të lumtur. Frika e Harietës rritet ndërkohë që ajo përpiqet ta dojë dhe të kujdeset për këtë fëmijë, duke u përballur me një nën-kontinent të errët të natyrës njerëzore, e paaftë për ta përballuar atë.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kate Brown, po përballet për herë të parë në njëzet vjet me idenë e të qenit vetëm. Fëmijët e saj janë rritur, burri i saj, një neurolog i suksesshëm, do të punojë për disa muaj në një spital amerikan larg saj. E ndikuar prej tij, për të filluar një punë, ajo e gjen veten duke punuar si përkthyese për një konferencë ndërkombëtare mbi ushqimin, duke u shndërruar në një nënën zëvendësuese për të gjithë delegatët. Më pas fluturon për në Turqi për një tjetër konferencë, e më pas në Spanjë, ku nis një marrëdhënie dashurore me një burrë më të ri. Por asgjë që ajo bëri, nuk ngjan me atë çka kishte pritur dhe kjo verë e eksplorimit, lirisë dhe vetë-zbulimit, gjatë së cilës ajo i refuzon stereotipet e feminitetit, ashtu si rrobat e saj konvencionale nuk i përshtaten më, ajo çfarë Kate zbulon në këtë kohë krize e shkreton dhe e shokon kur vendoset ballë për ballë me veten e saj të vërtetë.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania