titleToAlt
Shkrimtari i shquar italian Luigi Pirandeilo (Çmim Nobël për letërsinë në vitin 1934), u bë shumë shpejt i dëgjuar në mbarë botën për tregimet, novelat dhe dramat e tij, të shkruara me një stil karakteristik, me një gjuhë sa të pasur dhe të çuditshme, që mbajnë vulën e individualitetit të tij artistik origjinal. Krijimet e tij përshkohen nga dramaciteti, intriga dhe forca e arsyes, nga shakaja dhe humori, te të cilat lexohen dashuria e shkrimtarit për jetën dhe njerëzit. Ato të habisin me vërtetësinë e lakuriqtë në paraqitjen e jetës, ashtu siç e sheh ai me syrin dhe zemrën e një artisti të madh. Siç ka deklaruar në mënyrë eksplicite vetë Pirandeloja, ai dëshiron të jetë një shkrimtar jo "i fjalëve", por "i gjërave". Ky vëllim përmban disa nga novelat dhe tregimet më tërheqëse të këtij autori, te të cilat lexuesi ynë do të gjejë forcën e fjalës artistike dhe humanizmin e shkrimtarit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Barcelonë, fund i viteve '50. Daniel Sempere nuk është më djali që kemi njohur mes tuneleve të pafundme të Varrezës së Librave të Harruar, në kërkim të librit që do t'i ndryshonte jetën. Misteri i vdekjes së nënës së tij, Izabelës, ka hapur një humnerë dhe i ka trazuar shpirtin, një humnerë nga e cila gruaja e tij, Bea, dhe miku besnik, Fermini, po përpiqen ta shpëtojnë. Pikërisht kur Danieli beson se është një hap larg zgjidhjes së enigmës, një komplot edhe më i errët, edhe më misterioz nga sa mund ta imagjinonte, shtrihet dhe përfshin edhe të, një komplot që zë fill në zyrat e Regjimit. Dhe në këtë çast shfaqet Alisia Grisi, një shpirt i dalë nga hijet e luftës, që do ta çojë Danielin në zemrën e errësirës për të zbuluar historinë e fshehtë të familjes, edhe pse çmimi për t'u paguar do të jetë shumë i lartë. Labirinti i Shpirtrave është një roman pasionant, plot intriga dhe aventura. Përmes këtyre faqeve do të zbulojmë finalen madhështore të sagës, që ka filluar me Hijen e erës, e cila arrin këtu kulmin e forcës dhe njëkohësisht i ngre një himn madhështor botës së librave, artit të rrëfimit dhe lidhjes magjike midis letërsisë dhe jetës.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Udhëtimi në Botën Magjike vazhdon: Magjistari i fuqishëm i Territ, Gelert Grindelvaldi, u kap në Nju Jork, edhe me ndihmën e Njut Skamandërit. Por, besnik ndaj kërcënimeve të veta, Grindelvaldi arrin të arratiset. Ai nis të mbledhë njerëz, pjesa më e madhe e të cilëve nuk i njohin qëllimet e vërtëta të tij: dëshiron t'ua japë pushtetin magjistarëve gjakpastër dhe të nënshtrojë gjithë krijesat jomagjike. Ai që do t'i kundërvihet planit të çmendur të Grindelvaldit, është Albus Urtimori, i gatshëm të gjejë pasues midis ish studentëve të tij. Ai thërret për ndihmë Njutin dhe grupin e tij dhe e bind të jetë krah tij sërish, pavarësisht nga rreziqet. Tashmë frontet janë përcaktuar: dashuria dhe besnikëria do të vihen sërish në provë, pa kursyer miq dhe të afërm, në një botë magjike gjithmonë e më të ndarë. Kafshët Fantastike: Krimet e Grindelvaldit është skenari i dy të i një serie prej pesë filmash të shkruar nga J. K. RowIing-u,autorja e librave bestseller të Harry Potter-it. Ngjarjet ndodhin më 1927, disa muaj pas ngjarjeve te “Kafshët Fantasttke dhe ku mund te gjenden” dhe lëvizin nga Nju Jorku në Londër, në Paris dhe kthehen në Hogouorts. Kjo histori misteri dhe magjie do të zbulojë një kapitulli të ri dhe emocionues të Botës Magjike të J. K. RowIing-ut.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Trupi i saj i puthitur pas timit ishte i ngrohtë. Flokët e saj te mjekra ime ishin të butë e të mëndafshtë. Por unë e urreja." Janë fjalët e Dantes, personazhit kryesor të këtij romani emocionues, nxënës në vitin e fundit të shkollës së mesme. Po mban në duar një foshnjë, për të cilën më parë nuk dinte asgjë dhe që, papritmas, e dashura e dikurshme ia lë në derë! Nëna e Dantes nuk jeton prej kohësh dhe i ati, i kujdesshëm, por i rreptë, nuk është nga ata që lë shteg për t'i ikur përgjegjësisë, kështu që Dante duhet t'i harrojë një herë për një herë, me gjithë dëftesën e tij me katër yje "A", planet e universitetit: shkollimi i lartë, karriera si gazetar, një e ardhme vezulluese fluturon e zhduket. Dante bëhet baba i vetëm, disa javë para ditëlindjes së tij të 18. Sikur të mos mjaftonte kjo, i vëllai, Adami, rrihet për vdekje nga një grup djemsh ... Malorie Blackmani ka krijuar një histori realiste për atë që ndodh në shoqëri tani. Jo një histori të sheqerosur, por thjesht siç ndodh përnjëmend. Ngjarje, me të cilat njerëzit përballen çdo ditë. Prindër adoleshentë të vetëm. Sjellje homofobike ndaj më të dobtëve. E megjithatë, ajo arrin të krijojë një histori plot shpresë, dashuri dhe humor që të bën të qash e të jesh i lumtur, së bashku me personazhet. Romani i ri dramatik i Blackmanit do t'ju shoqërojë në një udhëtim të vështirë të jetës së adoleshentëve sot...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Armiku ka rrethuar Fairy Oak dhe fuqia e tij dita-ditës bëhet edhe më e fortë. Aleanca e lashtë midis Dritës dhe Territ lëkundet. Megjithatë, një lidhje duket e pazgjidhshme, ajo që bashkon Vaniljen dhe Pervinkën, shtrigat binjake, të njëjta sa edhe të ndryshme, Dritë dhe Terr në vogëlushet e një gjaku. Mbi këtë lidhje, Armiku do të lëshojë sëpatën e vet. A do të jetë në gjendje Pervinka t'i bëjë ballë magjisë së territ? Sepse nga kjo varet shpëtimi i Magjikëve dhe i Jomagjikëve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Atë natë e pashë është një histori që rrëfehet përmes këndvështrimit të pesë personazheve të ndryshme, të cilët flasin për veten dhe kohërat e trazuara në të cilat jetuan. Roman i fortë, i shkruar në një mënyrë befasuese dhe i rrjedhshëm, "me bukuri garmatuese", sic e kanë konsideruar, që trajton një temë që nuk është e lehtë, flet për një histori dashurie në kohë lufte, në vitet e Luftës së Dytë Botërore, në Slloveni. Në qendër është Veronika Zarniku, borgjeze nga Ljubl¬jana, personazh interesant, hera herës i çuditshëm, që dashuron e dashurohet, që buzëqesh në mënyrë enigmatike dhe që jeton sikur pas dyerve të banesës së saj -kështjellë të mos vriteshin njerëz e të mos ndesheshin ushtri, sepse ajo "do thjesht te jetojë, të gëzojë" jetën. Por në një skenë tragjike, në vorbullën e një periudhe të trazuar në histori, të pushtimit fashist dhe nazist të territorit slloven, "thjesht" të jetosh është një iluzion. Gruaja zhduket në stuhinë e luftës civile, e akuzuar për kolaboracionizëm dhe e eliminuar nga partizanët. Libri i D. Jancar është një nga veprat më të rafinuara të letërsisë moderne europiane, me një vështrim të vëmendshëm për historinë dhe aurën e misterit që karakterizon hijëshinë femërore. Një roman i vërtetë, si pak të tjerë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithcka: marrëdhënien e vecantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur nga një jetë, pjesë e së cilës nuk ndihët më, niset drejt Australisë, në gjurmët që i ati i ka lënë para se të vdiste: një fotografi bardhezi dhe emrin e një gruaje te panjohur. Por ai që duhet të ishte një qëndrim i shkurtër në" Bangkok, vetëm për një javë, shndërrohet ne etapen e parë të një udhëtimi emocionues dhe aventuror. Në plazhet e mrekullueshme të Krabit, Sisi takon Ejsin, një i ri joshës, vetmitar dhe misterioz. Mes një kredhjeje ne ujërat e kristalta dhe nje darke romantike, Ejsi e ndihmon të zbulojë historinë e paraardhëses së saj, Kiti MekBrajdit, një grua e fortë dhe e guximshme, që kishte emigruar ne Australi ne fillim te shekullit XX: në gjurmën fatale të një perle shumë të rrallë ngjyrë rozë, Kiti gjendet e ndarë mes dashurisë së dy vëllezërve rivale dhe ne qendër të intrigave të një familjeje që zotëron një perandori të tërë... Kur më në fund Sisi mbërrin në zhegun përvëlues të shkretëtirës australiane, frymë-zimi i zgjohet befas: ndoshta ky kontinent i pamat dhe i egër është vërtet shtëpia e saj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Përralla shqiptare maqedonse dhe italjane
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Për jurinë nuk kishte fare dyshime. Amias Krejlin e kishte vrarë gruaja e tij, Karolina, të cilën piktori i madh ishte gati duke e braktisur për një modele të re e të bukur. Të gjitha provat ishin të pakundërshtueshme dhe gjatë gjithë procesit gruaja kishte mbajtur një qëndrim të nënshtruar, gati si të pranonte fajin. Pas gjashtëmbëdhjetë vjetësh, Karla, e bija, mori një letër që i pat lënë nëna e saj, e cila kish vdekur në burg, ku shpallej e pafajshme. Nëse kjo ishte e vërtetë, pse nuk e kishte kundërshtuar vendimin? Po atëherë kush e ka vrarë Amias KrejUn? Për ta zgjidhur këtë çështje, u kërkua ndihma e detektivit më të mirë, të famshmit Herkul Puaro: edhe një here besimi tek ai është më se i justifikuar!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Ishulli i Dështimit" ka në qendër dy gra që tregojnë historitë e veta. Megjithëse thuajse nuk e njohin njëra-tjetrën, mes tyre ekziston një lidhje magjike: njëra prej tyre është astrologe amatore dhe lexon në horoskopin e tjetrës për dështimin që i kanoset asaj. Secila nga gratë di vetëm historinë e vet dhe copëzat e rrëfimit: dy universe paralele, sa të ndryshme, aq edhe të ngjashme, duhet të përshtaten në një të vetme nga lexuesi, si në një puzzle. Janë histori rreth grave, burrave, fëmijëve e maceve, si edhe një histori rreth ishullit të largët magjepsës, me sa duket ishulli kroat Krk në detin Adriatik, ku mund të ndodhë shkatërrimi apo dështimi i parashikuar nga yjet. Historitë janë rreth tokës e detit, yjeve e diellit, dhomave e shtëpive; por kryesisht rreth marrëdhënieve njerëzore, impulseve, frustrimeve, dëshirave e realitetit, dashurisë e tradhtive, rreth dëshirimit dhe pamundësisë për të çelur zemrën. Romani spikat në sajë të shkrirjes së mprehtë të dy historive dhe dy personazheve femra në kërkim të identitetit të tyre, duke krijuar një simbol të ri ekzistencial. Duke depërtuar në qëndrimet e personazheve, syri vëzhgues, pena mjeshtërore e mendjehapur e autores futet thellë në rrethanat dhe mentalitetet në ndryshim e sipër në vendet e Europës Lindore të ditëve tona, duke na njohur në mënyrë mbresëlënëse me psikologjinë e kohës. Nëse dështimi i parashikuar do të prekë personazhet apo jo, këtë lexuesi e zbulon në faqen e fundit të paparashikuar të librit. Elementi befasues është që rrëfimi nuk tregon aspak historinë e një dështimi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Krahina e Gollobordës (Kalabardhës) është e njësuar me Dibrën që në lashtësi, kur banohej nga fisi ilir i penestëve. Në mesjetë feudalët arbërorë dhe ngjarjet historike, për këtë krahinë, kanë qenë të njëjta me Dibrën e epërme. Sot, kur shkruajmë për historinë, duhet të paraqesim saktë të kaluarën, në mënyrë që në të ardhmen të mos fshihet nga kujtesa, nga brezat që do të vijnë. Globalizmi gjithnjë e më i madh i shoqërisë, imponon ndryshime të shumta në jetën e secilit prej nesh, ku kulturat e ndryshme po deterritorializohen dhe konvergjohen.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
E heshtur dhe enigmatike, e pasionuar pas letërsisë e gatimit, Stari është e treta nga gjashtë bijat e birësuara të Pa Saltit, manjatit zviceran, dhe gjithmonë ka jetuar në hijen e Sisit, motrës së gjallë e të hedhur. Qysh të vogla kanë qenë të pandara: kanë një gjuhë të fshehtë, që e kuptojnë vetëm ato dhe vitet e fundit i kanë kaluar duke udhëtuar nëpër botë... Por vetëm dy javë pas vdekjes së babait, Sisi mendon se ka ardhur koha të marrë në dorë frerët e jetës: të gjejë rrugën e vet, duke njohur edhe të kaluarën. Për të rënë në gjurmë të origjinës së saj, Pa Salti i ka lënë një statujëz maceje, emrin e një gruaje misterioze që ka jetuar thuajse njëqind vjet më parë dhe kartëvizitën e një librari londinez... Njëqind vjet më parë, Flora MekNikoli është përbetuar se nuk do të martohet kurrë. Jeton e lumtur dhe e sigurt në shtëpinë e saj në Lake District, pranë librave e me pasionin për natyrën. Por peng i disa rrethanave, Flora detyrohet të shkojë në Londër, në shtëpinë e Alisë Kepelit, një prej aktoreve më famëkeqe të shoqërisë së asaj kohe. Në dilemën mes dashurisë së pasionuar e detyrës ndaj familjes, ajo befas gjendet e përfshirë në një lojë, fijet e së cilës i luajnë të tjerët, derisa takimi me një zotëri të panjohur do t’i zbulojë përgjigjet që i kërkonte prej një jete... Ndërsa Stari mëson për rrugëtimin e Florës, paraardhëses së vet, edhe ajo niset në një udhëtim zbulimi... Sekrete dhe fate të ndërthurura me mjesh-tëri formojnë enigmën e hidhur që Stari do të duhet të deshifrojë në këtë vëllim të tretë të sagës bestseller.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Lisbonë, kryeqyteti i Portugalisë, rripi i fundit i tokës europiane, ku ende në vitin 1942, nuk kanë arritur hordhitë naziste. Pas peripecish pa fund, aty kanë pasur fatin të mbërrijnë shumë njerëz që kërkojnë dëshpërimisht të gjejnë një mundësi largimi dhe një vizë për në ShBA. Një prej këtyre emigrantëve është Jozef Shvarci, i cili prej disa ditësh ka arritur të marrë për veten dhe bashkëshorten e tij, Helenën, vizat për të shkuar në Botën e Re dhe dy bileta për në anijen që është gati për t'u nisur. Por Shvarci nuk ka aspak ndërmend të niset dhe rastësisht gjen një tjetër të arratisur, që ndërkaq ka humbur çdo shpresë të shkojë në Amerikë. Fare thjeshtë, Shvarci i propozon t'i japë pasaportën e tij dhe të gruas, së bashku me biletat e udhëtimit, me kushtin e vetëm që ai të mësojë historinë e tij. Sigurisht që i panjohuri pranon dhe lexuesit i jepet mundësia të dëgjojë rrëfimin e një nate të gjatë, dhe më bukur akoma, të lexojë romanin që është pak ta quash një kryevepër. Një histori e mrekullueshme dashurie, që ka në sfond dhembjet e shpirtit njerëzor që u largohet barbarive naziste.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Në Barcelonën e vitit 1945, një mëngjes vjeshte, pronari i një dyqani librash të përdorur shoqëron djalin e tij njëmbëdhjetëvjeçar, Danielin, në Varrezën e Librave të Harruar, një vend i fshehtë ku mbulohen nga harresa mijëra vëllime, kujtimin e të cilëve e ka fshirë koha, dhe i kërkon Danielit të zgjedhë një libër, për të cilin do t’i duhet të kujdeset gjatë gjithë jetës. Hija e erës është libri që djali zgjedh, një libër “i magjepsur”, por që do të shënojë, në të mirë e në të keq, pjesën tjetër të jetës së tij, duke e futur në një botë misteresh dhe intrigash, që lidhen me figurën e Hulian Karaksit, autorit të librit. Pra, libri rrëfen jetën e Danielit dhe ndërthurjen e historive të tij personale me ato të shkrimtarit Hulian, që shëmbëllen pothuajse si një alterego e djaloshit. Në këtë mënyrë gërshetohen lloje të ndryshme letrare: trilleri, romani (dashuri dhe pasion), saga familjare dhe një meditim për letërsinë dhe rolin e librave në jetën e njerëzve, por pa rënë në pedantizëm. Struktura qarkore e librit, në fund arrin t’i qetësojë ankthet e lexuesit, por gjithsesi lë pas boshllëkun e krijuar nga gjithë ato personazhe të cilat mund t’i prekim me dorë pasi janë krijuar me shumë mjeshtëri nga një shkrimtar që i shtriu rrënjët në letërsinë për të rritur.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Mos u ankoni që jeni trembur, sepse ky është NJË LIBËR QË TË TREMB, që të bën të hidhesh përpjetë shumë herë. Jemi në të njëjtin autobus drithërimash, që ndoshta e njihni, që tashmë është rrënuar dhe bllokuar në varrezën e makinave. Jashtë bie shi dhe katër fëmijë që kanë gjetur strehë aty, befas dëgjojnë një zë të mbinatyrshëm që tregon ngjarje rrëqethëse, ndërsa jashtë ulërijnë ujqërit. Por, e keqja vjen më pas, sepse autobusi vihet në lëvizje për NJË EKSKURSION HORRORI ME NJË SKELET NË TIMON.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Një histori shumë tërheqëse e shkruar me humor të hollë. Nga ato ngjarje emocionuese që i has me të vërtetë..." Kirkus Review Katër miq të guximshëm e të shkathët: Tori, Arni, Olsoni dhe Izabela kanë themeluar një klub posaçërisht për Zemrat e Vetmuara. Mbaroi koha e fundjavave të mërzitshme, të kaluara në shtëpi dhe pranë zyrave postare plot me fatura dhe lajmërime, midis letrave gjoja të dashurisë, ftesave me të papritura, shëtitjeve dhe piknikëve; jetët e "anëtarëve" të klubit tani kanë marrë një kthesë tjetër... Cili është qëllimi i këtij klubi fëmijëror? Të ndihmojnë njerëzit e vetmuar, të moshuar etj, dhe t'i përfshijnë ata në aktivitete interesante në fundjavat plot gjallëri!
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një grua e re, Tereza, dashurohet me një kirurg të suksesshëm, Tomasin, një burrë i ndarë midis dashurisë së tij për të dhe dashurisë për gratë e tradhtive të tij të pakorrigjueshme. Dashnorja e kirurgut, Sabina, një artiste me shpirt të lirë, e jeton jetën e saj si një varg tradhtish - ndërsa i dashuri tjetër i saj, Franci, i sinqertë, besnik dhe i mirë, është duke humbur gjithçka për shkak të cilësive të tij fisnike. Pastaj një person tjetër hyn në skenë: autori. Fytyra e tij është në hije, në qendër të katërkëndëshit të dashurisë, formuar nga protagonistët e romanit: dhe këto katër elementë vazhdimisht i ndryshojnë qëndrimet ndaj tij, largohen e qasen rastësisht por dhe për shkak të ngjarjeve e persekutimeve të historisë. Per Milan Kundera romani nuk heton realitetin, porqenien. Lehtësia e padurueshme e qenies është një hulumtim me stil, i cili na çon drejt e te vetja, tek të tjerët, te jeta e dhunshme, te drama e shpresave delikate. Një arritje e madhe e njërit nga shkrimtarët më të shquar të kohës, romanca madhështore e pasioneve dhe politikës, pabesisë dhe ideve. Milan Kundera përfshin ekstreme të komedisë dhe tragjedisë, duke ndriçuartë gjitha aspektet e ekzistencës njerëzore.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Një triller veçanërisht tërheqës nga autorja e bestsellerit Një familje thuajse e përsosur. Për lexuesin shqiptar që e ka lexuar romanin e parë të Jane Shemilt, është e njohur figura e Tedit, kryekirurgut me famë botërore, që befas përballet me një fatkeqësi të madhe: dikush i rrëmben vajzën. Dhe ku ishte Tedi, ndërkohë? Ku kishte qenë ai gjatë rritjes së fëmijëve dhe adoleshencës së tyre? Në romanin e dytë, Një shtëpi tepër e qetë, autorja rrëfen fatin e personazheve të njohura tashmë dhe të të tjerëve, që do të përfshihen në jetët e tyre. Për Betin takimi me Albin, kirurg me një karrierë në rritje, do të thotë të fillojë jetën nga e para dhe t'i kthejë shpinën së kaluarës. Tani Beti duket se ka gjithçka që dëshiron: një burrë të ri, një të ardhme të ndritshme përpara... Albi, i shoqi, duket se po kalon edhe ai një kohë të mbarë: mentori i tij, Tedi, i cili me autoritetin dhe sjelljen e përkryer mban frerët e spitalit, i ka lënë të kuptojë se ka ndërmend ta emërojë si "trashëgimtarin" e tij: kryekirurg, shkencëtar me një projekt ambicioz, dhe para, para pa fund. Por ai nuk e di ose ambicia e tij e pakontrolluar e pengon të dallojë diçka që tashmë ka zënë të kriset në jetën e tij të përsosur. Dhe nga larg mund të shihen rrufetë që paralajmërojnë ardhjen e një stuhie me përmasa katastrofike ... A ekziston vërtet një martesë e përsosur?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Anxhelika nuk ia ka dale kurrë të ngulet diku. Asnjëherë nuk ka dashur të lidhet me diçka apo dike, gjithmonë e gatshme t'ia mbathë nga të gjitha për shkak të frikës. Por ka një vend ku ajo ndihet si në shtëpi, dhe ai vend është pikërisht mes bletëve të saj. E mbështjellë nga dridhja e qetë e krahëve të tyre dhe nga aroma e fortë e mjaltit që rrjedh nga kosheret, Anxhelika ndihet e mbrojtur dhe e dashur. Eshtë një bletërritëse shëtitëse dhe vetëm përmes mjaltit arrin të shprehë emocionet e veta. Sepse mjalti i livandës mund të qetësojë një shpirt të trazuar, sikurse ai i akacies mund të kthejë buzëqeshjen. Dhe Anxhelika di gjithmonë të gjejë mjaltin e duhur për këdo, është dhuntia e saj e veçantë. Ishte Margarita ajo që ia mësoi, gruaja që iu bë nënë në f ëmijëri, kur jetonte në një ishull të rrahur nga era pranë brigjeve të Sardenjës. Pasi u largua prej aty, Anxhelika e ndryu zemrën dhe që atëherë nuk mundi të qëndronte gjatë në asnjë vend. Por tani fati ka vendosur t'i japë një tjetër mundësi. Është një trashëgimi e tërë që e pret atje ku ka nisur gjithçka, në atë ishull ku ka qenë e lumtur. Është një shtëpi që lartohet mes trëndafilash më erëmirë, një pemë që fsheh një sekret të çmuar dhe një detyrë për ta çuar deri në fund. Dhe vetëm një njeri mund ta ndihmojë: Nikola. Një burrë misterioz, por që i njeh mirë të gjitha pasiguritë që fshihen në sytë e mëdhenj të Anxhelikës. Vetëm ai mund t'ia shërojë plagët, t'i japë kurajë dhe, në fund, ta ndihmojë të gjejë sërish shtëpinë e saj të vërtetë. I vetmi vend ku zemra mund të jetë krejt e lirë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman jashtëzakonisht origjinal fragmentet e rigjetura vendosen në ekspozitë: imazhet dhe anekdotat, kujtimet e përziera që përbëjnë jetën e një gruaje. Një shall i mëndafshtë dhe një kuti argjendi cigaresh; një monedhë floriri dhe një tufë flokësh; nga fotografi të zbehta shfaqen fytyrat e një brezi që thjesht sapo ka ikur, tashmë i humbur përgjithmonë ... Koha lëviz me një ritëm më të shpejtë, më të dhunshëm dashurie dhe humbjeje, tradhtie dhe mërgimi. "Mbresëlënës dhe thellësisht i ndjerë - karakteristika që jo gjithmonë shkojnë së bashku - dhe meriton një numër të gjerë lexuesish". TIMES LITERARY SUPPLEMENT "Një hapësirë mjeshtërore, magjepsëse rrëfimi dhe reflektime me ritëm të lartë. Me indinjatën dhe dhimbjen e saj, Ugreshiçi flet. për shumë njerëz, për shumë përvoja. Ajo është një srikrimtare që duhet ndjekur. Një shkrimtare që duhet dashur fort." SUSAN SONTAG
Çmimi: 700 monedha
titleToAlt
1815. Luigji XVIII hipën përsëri në fron, por përplaset me opozitën, të cilën perandori Napoleon, i internuar në ishullin e Elbës, mendon ta shfrytëzojë. Në Marsejë, ku mbretëron përçarja civile, është çasti më i volitshëm për larje hesapesh politike dhe vetjake. Kështu, marinari Edmond Dantes, në prag të martesës, e sheh papritur veten të arrestuar dhe të burgosur në kështjellën e Ifit, pa e ditur arsyen... Botuar më 1844-1846, Konti i Monte Kristos njohu një sukses që nuk është shuar kurrë, duke u bërë kështu një nga veprat më popullore të letërsisë botërore. Abati Faria, arratia e pangjarë ndonjëherë, thesari me të cilin do të shpërblehen miqtë dhe do të ndëshkohen tradhtarët, fati përrallor i Edmond Dantesit, kanë thjeshtësinë dhe forcën e miteve të mëdha. Rrëfimtar mahnitës, si në aksionin e veprës ashtu edhe në dialogët e saj, Dymasi na rrëmben me vete pa na lënë të mbushemi me frymë: nga kabineti i Luigjit XVIII në Mesdheun e kontrabandistëve, nga ishujt e Toskanës në katakombet e Romës e pastaj në sallonet parisiane, ku konti misterioz i Monte Kristos përgatit hakmarrjen e tij...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Është natë kur Xhimi gjendet midis dëborës, afër autostradës për në aeroport, dhe dërgohet drejt Beckombergut, spitalit psikiatrik disa kilometra larg Stokholmit, i madh pothuajse sa një qytet i vogël. Nuk do të dale prej spitalit për një kohë të gjatë, aq sa e bija, Xheki, do të kalojë një pjesë të madhe të adoleshencës brenda kangjellave të ndërtesës, midis mjekësh antikonformistë dhe pacientësh me një marrëzi joshëse: mjekë si Eduard Uintersoni, që i nxjerrin të sëmurët natën nëpër qytet, të bindur se vetëm mes njerëzve, ata mund të bëhen sërish të njerëzishëm! Pacientë si Sabina, me të cilën bien në dashuri të gjithë, të shëndoshët dhe të sëmurët. Historinë e Beckombergut, të Suedisë në mirëqenie, të raportit të brishtë dhe kurrë të thjeshtë midis sëmundjes dhe shëndetit, e rrëfen Xheki. Ajo rrëfen me pasigurinë e adoleshentes, që në spitalin psikiatrik ka rënë në dashuri, dhe të gruas, që tashmë ka një fëmijë, të cilin e rrit vetë duke e mbajtur sëmundjen dhe të atin në një largësi sa intime aq edhe të trishtueshme. Mënyra si shkruan Sara Stridsbergu është poetike dhe evokuese, që zbulon të gjitha kthesat e marrëdhënies midis një ati, që ndihet jashtë jetës, dhe një bije që përpiqet të fitojë jetën e vet Me një delikatesë të jashtëzakonshme, shkrimtarja i jep jetë dimensionit mitik, në të njëjtën kohë utopik e të tmerrshëm të spitalit psikiatrik, ku fiksimi për lirinë dhe ai për vdekjen përplasen në mënyrë të rrezikshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kejti, 26 vjece, është një vajzë fshati që ëndërron të bëhet një londineze me L të madhe. Ajo e adhuron jetën e metropoleve të mëdha, gjithë shkëlqim, por çështja është se nuk ia mban xhepi. Si shumë njerëz të moshës së vet, ajo bën punë afatshkurtra, të keqpaguara, bashkëjeton në një hapësirë të vogël me shoqe të padurueshme, që i hanë shpirtin me gërmëre, vishet me gjëra të lira, ushqehet si zogth. Por pavarësisht nga të gjithë këto, ajo nuk dorëzohet. Dhe, për më tepër, Kejti i lë të tjerët të besojnë se jeta e saj është fantastike, duke postuar në Instagram foto rrëzë-llitëse, kur e vërteta është krejt ndryshe. Ajo do të donte të bëhej si Demetra, madje të ishte Demetra, menaxherja e saj në agjencinë e famshme të marketingut, ku ajo tani punon, një 40-vjeçare e realizuar në profesion dhe në jetë, plot magji, plot vetëbesim dhe shumë egocentrike: gruaja me jetë të përkryer. Por kur befas Kejti mbetet pa punë përsëri, fati hyn në mes dhe i trazon kartat në lojë... Jeta ime jo aq e përsosur është një komedi që luan me shumë zgjuarsi me temën e dukjes. Sa njerëz në botë përpiqen të japin një imazh të vetes që nuk përkon aspak me të vërtetën?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shtëpia në udhëkryq e Vassilis Vassilikos, shkrimtar bashkëkohor grek, është një roman erotik, plot sensualitet dhe seksualitet. Vepra sjell atmosferën e jetës rinore dhe të qarqeve të artistëve grekë të fundviteve '50, përshkruan ambicie të zhgënjyera dhe ëndrra të parealizuara, që, pa dyshim, shënjojnë karakterin dhe jetën e personazheve kryesore. Kjo nuk është vetëm një histori dashurie mes Janit student dhe Magdës, gruas së muzikantit Jakov. Është shumë më tepër sesa thjesht pasion, mbushur me fiksime dhe afshe të tepruara, gati patologjike. Ata e duan njëri-tjetrin, nuk bëjnë dot pa njëri-tjetrin, ndahen e kthehen së bashku nën ethet e dashurisë dhe seksit të shfrenuar. Gjatë rrëfimit mjeshtëror, mbushur me erotizëm që ndihet përmes atmosferës së ngjarjeve dhe më gjerë, në shtëpinë e Jakovit duket sikur të gjitha personazhet janë, kush më pak e kush më shumë, të përfshira në marrëdhënie sekrete apo joshje, që deformojnë raportet e tyre intime, por në të njëjtën kohë i shtyjnë ato të kërkojnë kënaqësi të reja, edhe pse me dhembje. Në këtë roman del qartë atmosfera e shfrenuar e Athinës së mesit të shekullit XX, ajo atmosferë që sundonte edhe në Europe, në kërkim të lirisë së pakufishme. I vlerësuar për portretizimin mjeshtëror të personazheve, Shtëpia në udhëkryqy romani që shënoi majën në krijimtarinë letrare të Vassilis Vassilikos, është përkthyer në 40 gjuhë dhe ka fituar Çmimin Shtetëror për Prozën e Shkurtër më 1980, si dhe shumë çmime të rëndësishme letrare.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania