titleToAlt
Kujtimi i Templarëve jehon përmes shekujve në Botën Perëndimore. Si arsye e misterit të së pavetëdijshmes kolektive, ngjashmërisht me të varfrin që kujton pasurinë e tij të dikurshme, të shqetësuarin me paqen e tij të mëparshme a të sëmurin me shëndetin që kishte, ekziston edhe te secili prej nesh një etje e vazhdueshme për të studiuar fenomenin e Templarëve. Pashmangshmërisht, ndjejmë se në të fshihet ende i gjallë një sekret i së shkuarës, si një çelës i ndritshëm për të hapur portat e së nesërmes. Ekzistojnë me mijëra libra të botuar mbi këtë temë, dhjetëra filma dhe dokumentarë, kërkime shpesh të sëmura dhe maniake deri në detaje vetëm e vetëm që të na zbulojnë diçka më tepër rreth tyre. Natyrshëm, pothuajse e paformuluar dhe e heshtur, na lind pyetja: mes mijëra teksteve të dedikuara këtyre mistikëve dhe luftëtarëve mbrojtës të udhëve (në të gjitha kuptimet e termit) e mes qindra tezave të cilat përpiqen të zbulojnë "sekretin" e Urdhrit Templar, për çfarë na flasin faqet e këtij libri? Kjo është një enigmë, të cilën duhet ta zbulojë vetë lexuesi, kur zemra e tij të ndërmarrë aventurën brenda muzikës dhe së vërtetës së këtyre faqeve, atëherë kur, sikurse thoshte Aristoteli, zëri i qartë ose jo i atij që depërton brenda, të shndërrojë "nga latente në të gjallë" gjithçka që fle dhe pret brenda këtij libri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në ditët e sotme fjala Hero shpesh keqpërdoret duke u bërë sinonim më tepër i një nevoje të njerëzve për të qenë në aktualitet duke shfrytëzuar një ndodhi sociale, se sa një akt heroik i vërtetë. Delia Steinberg Guzman na flet për vlerën reale të heroizmit. Nuk bëhet fjalë për heroizmin që himnizohet nga poetët e mëdhenj duke ju referuar veprave te medha të vetëmohimit dhe sakrificës, por atij heroizmi të përditshëm. të heshtur dhe entuziast, të ndjeshëm dhe inteligjent, që na frymezon të thyejmë kufijtë e vetes tonë duke korrur kështu fitoret tona të përditshme. Ky libër përfaqëson një shqyrtim të qartë të temave që shqetësojnë njeriun e sotëm. Nga një këndvështrim filozofik leximi i këtyre faqeve na ofron çelësat e një interpretimi më të mirë të vetes tonë. Delia Steinberg Guzman është Drejtuese e Organizmit Ndërkombëtar "Akropoli i Ri" që prej vitit 1991, e cila ka nxitur veprimin e këtij institucioni në fushën e Filozofisë. Kulturës dhe Vullnetarizmit, në më shumë se 60 shtete nga 5 kontinente. Veprat e saj janë përkthyer në mbi 25 gjuhë të ndryshme. Ka botuar artikuj të shumtë në revista dhe gazeta në lidhje me tema mbi filozofinë, muzikën, historinë dhe kulturën në përgjithësi. Ka shkruar më shumë se tridhjetë libra dhe manualë mbi filozofinë praktike, psikologjinë, qytetërimet e lashta, astrologjinë, etj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Maja është një perëndeshë e lashtë lindore që përfaqëson iluzionin. Iluzioni luan me shqisat tona e ne marrim pjesë, të vetëdijshëm ose jo, në lojën e tlj. Iluzioni nuk është detyrimisht diçka që nuk egziston megjithëse ne e perceptojmë si të tillë. Lojërat e iluzionit bazohen në gjëra të vërteta, por jo jetëgjata. Shumëllojshmëria e temave të prekura në këtë libër përshkohet nga një frymë bashkimi që u jep gjallëri kapitujve. Në to kurrë nuk humbet toni optimist mbi fushën e madhe të shahut të realitetit; gurët e lëvizshëm rrëshqasin herë këtu e herë aty në lojën e madhe të Majas, ku e rëndësishme nuk është të fitosh, por të luash për t'u ndjerë i gjallë dhe për të përjetuar eksperienca. Në këtë libër, lexuesi mëson “të luajë me jetën"pa përpjekje të dbimbshme dhë të ngrejë me natyrshmëri pyetjet më thelbësore filozofike, pikërisht atëhëre kur bota ka më shumë nevojë për besim, thjeshtësi dhe gëzim të shëndetshëm për të jetuar.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me këtë libër Profesoresha Delia Steinberg Guzman na ofron një tregues të mirë entuziazmi filozofik, i cili zhyt thellë rrënjët e tij tek elementet më te mira të traditës pitagoriane dhe sokratiane. Filozofia te ky libër shfaqet si një mënyrë jetese dhe si metodë veprimi për të njohur veten tonë, për ta përmirësuar atë dhe për t'u harmonizuar me ligjet më të thella të universit. Për autoren nuk ekzistojnë fjali të mbyllura dhe absolute, por pyetje të thella dhe të hapura, këshilla zemre, të cilat ofrohen me nje qëndrim bujar që na shoqëron përgjatë dialogjeve me veten tonë. Delia Steirtberg Guzman është Drejtuese e Organizmit Ndërkombëtar "Akropoli i Ri” që prej vitit 1991, e cila ka nxitur veprimin e këtij institucioni në fushën e Filozofisë, Kulturës dhe Vullnetarizmit ne më shumë se 60 shtete nga 5 kontinente. Shumë prej veprave të saj janë perkthyer në mbi 25 gjuhë të ndryshme. Ka botuar artikuj të shumtë ne revista dhe gazefa në lidhje me tema mbi filozofinë, muzikën, historinë dhe kulturën në pirgjithësi Ka shktruar më shumë se tridhjetë libra dhe manuale mbi Fifozofinë Praktike,Psikologjinë Qytetërimet e Lashta, Astrologjinë, etj.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Delia Steinberg Guzman ka shprehur në këto faqe një pjesë të madhe të eksperiencës se saj,të përjetuar gjate më shume se 50 viteve që është marrë me kërkim filozofik Bëhet fjalë për një aventurë, aventurën më të mrekullueshme që mund të kalojë një njeri : aventurën e Njohjes së Vetvetes nje rrugetim qe ka frymëzuar njerezit-heronj te te gjitha koherave; ata njerez qe kane lene gjurmë përgjatë rrugës së tyre, në mënyrë që secili prej nesh të mund ti shohë dhe të orientohet që ta bëjë këtë rrugë sa më shpejt dhe me sa më pak dhimbje. Kjo rrugë është vetë Jeta. Delia Steirtberg Guzman është Drejtuese e Organizmit Ndërkombëtar "Akropoli i Ri” që prej vitit 1991, e cila ka nxitur veprimin e këtij institucioni në fushën e Filozofisë, Kulturës dhe Vullnetarizmit ne më shumë se 60 shtete nga 5 kontinente. Shumë prej veprave të saj janë perkthyer në mbi 25 gjuhë të ndryshme. Ka botuar artikuj të shumtë ne revista dhe gazefa në lidhje me tema mbi filozofinë, muzikën, historinë dhe kulturën në pirgjithësi Ka shktruar më shumë se tridhjetë libra dhe manuale mbi Fifozofinë Praktike,Psikologjinë Qytetërimet e Lashta, Astrologjinë, etj.
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania