titleToAlt
Gjatë diktaturës komuniste në Shqipëri, të gjithë ishin të barabartë për sa i takon frikës ndaj persekutimit politik. Jeta është luftë mbështetet mbi disa qindra orë intervista me gra e burra nga bashkësi etnike të ndryshme në Shqipër. Në libër tregohen historitë e gjashtë individëve, të cilët, si thuajse gjithë të tjerët, luftuan për t'iu mbijetuar trysnive të diktaturës. Nëpërmjet rrëfimeve të tyre intime, mësojmë se si shteti kontrollonte çdo aspekt të jetës, si dhe cilat ishin mënyrat me të cilat njerëzit shprehnin gëzimin apo mospëlqimin e tyre. Jeta ështe luftë dokumenton se çfarë krijuan njerëzit dhe atë çfarë u shkatërrua midis viteve 1944 dhe 1991, dhe përsiatet rreth mënyrës se si, në të tashmen e dhunshme kapitaliste, ne krijojmë kuptim nga kujtimet tona. Është koha t'i dëgjojmë këta zëra, t'iu përgjigjemi thirrjes së tyre për drejtësi dhe dinjitet.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Esteri është një studente e shkëlqyer, një vajzë e bukur dhe e talentuar, por ajo po fundoset pak nga pak, fshehurazi e për arsye që as vetë nuk i ka krejt të qarta. Në kryeveprën e saj të njohur e të gjithëkohshme, Sylvia Plath, tinëzisht, e tërheq lexuesin brenda shkatërrimit të Esterit, dhe e arrin këtë me një forcë të tillë, sa marrëzia e saj bëhet e prekshme, e vërtetë, pothuajse racionale. Ky depërtim i thellë në skutat më të errëta e më pikëlluese të psikikës njerëzore është një nga arritjet më të jashtëzakonshme Te "Kambana e qelqtë", Sylvia Plath ka përdorur në mënyrë të shkëlqyer një nga teknikat më të rëndësishme të realizmit, atë që kritiku rus Shklovsky e ka quajtur "defamiljarizim". “Kambana e qelqtë " nuk është vetëm një klasik i letërsisë (megjithëse ishte kaq i pakohë për periudhen kur u shkrua) por është edhe një roman që do të vazhdojë t'u flasë njerëzve gjithmonë,pasi rrëfen për probleme dhe cene klasike të natyrës njerëzore, të cilat do të ekzistojnë jetë e mot. The Guardian Plath –i ilustron standartin e dyfishtë mes burrave dhe grave duke e ndotur librin me burra te vrazhdë,injorantë e të pazotë ,por që gëzojne liri, të cilat gratë as nuk i ëndërrojnë. The Telegraph ... Plath-i qe e vetmja që e veshtroi me vendosmëri çarmatosëse Gorgonëm ... u përball syhapur me të vërteta që brezi i saj nuk donte t’i shihte. The Independent
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"Të Mërguarit" nuk është një dramë mbi tradhëtinë, të njëmendtë apo të dyshuar, autori i "Portretit të artistit në rini" nuk do t'na paraqesë diçka kaq banale; nuk është një duel mes Riçard Rouanit dhe Robert Hendit për të zotëruar Bertën. Në skenën kulminante njëri i thotë tjetrit: "Një duel për shpirtrat tanë, ashtu të ndryshëm siç janë, kundër gjithçkaje që ata dhe bota ka të gënjeshtërt. Një betejë e shpirtit tënd kundër fantazmës së besnikërisë, e shpirtit tim kundër fantazmës së miqësisë."
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania