titleToAlt
PËRBINDËSHI i AKULLIT GJENDET NË ARKTIK! Kur Elsi, një jetime e pa strehë që endet nëpër rrugët e Londrës viktoriane, dëgjon për të mistershmin Përbindësh të Akullit - një mamuth leshator i gjetur në Polin e Veriut - ajo është e vendosur të mësojë më tepër... Shpejt Elsi gjendet ballë për ballë me krijesën dhe nis aventurën e jetës - nga Londra, përmes deteve të epërme e në zemër të Polit të Veriut! Heronjtë vijnë në forma dhe përmasa të ndryshme në aventurën më të madhe e më epike të David Walliams!
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kjo është historia e një vajze që kishte gjithçka, por donte dhe më. Edhe një "gjër" të fundit...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
JU DOLEM BORXHIT! FËMIJËT ME TË KËQIJ BRENDA... Përgatituni për dhjetë histori sa të tmerrshme, aq edhe komike për fëmijët më të këqij në bote. Lexojini, se ndryshe do ta pësoni! Historitë e reja janë shkruar për t'i frikësuar dhe për t'i kënaqur lexuesit e vegjël: nga Barnabas Mburraveci me një kokë kaq të madhe, sa është gati t'i shpërthejë, te Tendi me shamatat e saj titanike... dhe kush do të kurorëzohet "Bullisti i Vitit"?Kjo përmbledhje me djem të tmerrshëm dhe vajza të mbrapshta vjen te ju nga bestselleri fenomenal numër një, David Walliams, dhe secila histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme e të lemerishme nga gjeniu artistik Tony Ross.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Baballarët kanë lloj-lloj formash dhe përmasash. Ka të shëndoshë e të dobët, të gjatë e të shkurtër. Ka gomarë e seriozë, të zhurmshëm e të heshtur. Sigurisht që ka baballarë të mirë. Dhe baballarë të këqinj...
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Mirë se vini në "Bandën e mesnatës"! Mesnata është koha kur shumica e fëmijëve flenë, përveç sigurisht... bandës së mesnatës! Pikërisht atëherë nisin aventurat e tyre...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Njihuni me Zoen. Ajo ka plot arsye për të qenë e dëshpëruar: • Njerka e saj, Shejla, është kaq përtace sa i kërkon Zoes t'i fshijë edhe hundët. • Rrugaçja e shkollës, Tina Trotsi, ia bën jetën ferr për së gjalli, sidomos kur ia lëshon gëlbazën mu në kokë. • Por, mbi të gjitha, ai Bërti i poshtër ka plane të frikshme për miushin e saj. Nga autori i famshëm i "Gjyshja Gango" vjen një tjetër libër zbavitës, prekës dhe plot aksion: historia e një vajze të vogël që nuk heq dorë kurrë nga ëndrrat e saj, sado keq të venë punët. Megjithatë lidhni mirë rripat e sigurimit, sepse kësaj here qyteti ka një zuzar, Bërtin, tmerrësisht të keq dhe të paharrueshëm. "Qofte miu" do t'ju bëjë për vete. Keni për t'u dridhur keqas. Do t'i shfletoni faqet dhe humbisni krejt...
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Humoristik për fëmijë
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Errësira kishte mbërritur në qytet. Gjëra të çuditshme po ndodhnin në pisk të natës. Fëmijët, kur binin të flinin, fusnin nën jastëk dhëmbin e rënë për zanën e dhëmbëve, por kur zgjoheshin në mëngjes gjenin... një kërmill të ngordhur... një merimangë të gjallë... qindra gërshërza që dilnin nga poshtë jastëkut. Djalli ishte në punë e sipër. Po kush apo çfarë fshihej pas kësaj? Hapni sytë! Kjo është një histori me tmerre. Plot e përplot me fjalë të shpikura. Autori i famshëm i "Gjyshja Gango" dhe "Qofte miu" sjell për ju një tjetër libër që të kall datën dhe të bën të shqyesh gazit, për Alfin, një djalë me zemër të madhe, por me një frikë edhe më të madhe nga dentistët. David Walliams iu paraqet personazhin e tij më të keq në këtë rrëfenjë drithëruese, që do t'ju bëjë t'ju kërcasin dhëmbët nga frika dhe t'ju shqyhen nofullat prej gazit!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Humoristik per femije
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Denisi jeton në shtëpinë e mërzitshme të një rruge të mërzitshme të një qyteti të mërzitihëm. Por ai gati zbulon se, kur mendja hapet, jeta s'bëhet veçse e mërzitshme! Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe, me ta takuar Denisin, ai s'ka për t'u ndarë më kurrë prej jush...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një libër me humor gjenial. Dëfryes për fëmijët, si të vegjël dhe të rritur! Një libër ku kombinohen përkryer humori me moralin. Në libër do të njiheni me Xho Spadin, 12 vjeçarin më të pasur në botë. Xhoi ka çdo gjë që dëshiron, por ai ka nevojë vetëm për një shok.. A do të gjejë shok Xhoi? … Zbulojeni duke lexuar librin.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Njihu me gjyshen e Benit. Ajo i ngjan shumë gjyshes së librit tënd: Ka flokë të bardhë. Ka dhëmbë të rremë. Mban shami letre të përdorura te mënga dhe është hajdute ndërkombëtare bizhuterish! Në këtë libër perlë, Walliams ndërthur komedinë e vërtetë me një mesazh emocional. Të gjithë ata që mendojnë se gjyshet nuk dinë gjë tjetër, veç të vishen me të zeza dhe të luajnë letra, do të gajasen së qeshuri. Jashtëzakonisht dëfryese, histori komike, prekëse dhe ndonjëherë e trishtueshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Një rrëfenjë argëtuese që të bën për të qeshur, origjinale e që të fut në mendime. Kloeja është vajza më e vetmuar në botë. Ndodh të takohet me zotni Qelbashin, endacakun e qytetit. Po, ai vjen ca erë, por është i vetmi njeri që tregohet i mirë me të. Dhe, kur zotni Qelbashit i nevojitet një vend për t'u strehuar, ajo e fsheh te baraka e kopshtit! Kloeja mëson se ka sekrete që të çojnë në fatkeqësi. Dhe, kur flitet për sekrete, për zotni Qelbashin ka shumë më tepër nga ç'nuhat hunda.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania