titleToAlt
Qeni! Aspak i bukur, por me një dëshirë të fortë për të jetuar! Çkërkon, vallë, ky qenush? Një pronare. Një njeri të vërtetë, që ta dojë. Molla i pëlqen shumë Qenit. Por ajo është tejet tekanjoze! Molla, një kokëfortë nga ato të pashoqet! Por Qeni ka një plan për të "zbutur" Mollën...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky roman nuk është si romanet e tjerë, ai merr formën e ditarit të një njeriu të vetëm, përshkon gjithë jetën e tij, nga mosha 12-vjeçare deri në moshën 87-vjeçare, por nuk rrëfen detajet biografike më themelore. Ai përqëndrohet te trupi i rrëfimtarit: trupi i tij fizik, dhe jo personaliteti që e mbush atë, është heroi dhe subjekti i këtij libri. Siç e thotë dhe ai vetë, ky rrëfim ka të bëjë me proçesin, e gjatë sa vetë jeta, të pajtimit të rrëfyesit me trupin e tij, me këtë të huaj të brendshëm, që është njëkohësisht vetvetja dhe një mister i përhershëm. Ne që ndihemi ndonjëherë kaq të vetmuar në trupin tonë, zbulojmë pak nga pak që ky kopsht sekret është në të vërtetë një truall i përbashkët. Gjithçka që fshehim është shkruar këtu, e zezë në të bardhë, dhe ajo që shpesh na frikesonte, tashmë kthehet në hare.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Rrjeta kafazit në një kopsht zoologjik: nga njëra anë një ujk me një sy nga tjetër një djalë me një sy të mbyllur. Në syrin e ujkut shfaqet Veriu i Madh, aventura përndjekja e vazhdueshme nga njerëzit; ndërsa syrin e djalit të vogël, Afrika, zjarri, leopardi, antilopa, deveja..
Çmimi: 689 Lekë
titleToAlt
Kryetari i një familjeje të çuditshme (gjashtë gjysmëvëllezër e gjysmëmotra) gjendet i pleksur në një histori të dyshimtë atentatesh, që vulos fatin e tij prej dashi, dash kurbani. Beniamin Maloseni punon në një Qendër Tregtare si dash kurbani... Ai paguhet që të mbartë të gjitha fajet e Qendrës Tregtare në sytë e klientëve. Kur në Qendër fillojnë të shpërthejnë bomba, që lënë pas nga një a dy viktima, situata komplikohet. Beniamini bie në dashuri, viktimizohet, bëhet hetues e i dyshuar në të njëjtën kohë... e gjitha kjo e treguar me një humor të hollë, që do t’ju bëjë të qeshni edhe në ditët tuaja më të zymta. Ky libër, i përkthyer në mbi 20 gjuhë, është libri i parë i sagës së Malosenëve. Pennac i vazhdoi aventurat e Beniaminit dhe familjes së tij edhe në pesë romane të tjerë po aq të hollë e të këndshëm sa edhe ky. Shkarkoni këtu një ekstrakt të librit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Komente mbi librin "Pika kryesore ku rreh Pennac – u është shumë e thjeshtë: askush s'ka për të lexuar ndonjë libër ndonjëherë në qoftë se nuk ka dëshirë. Ai thekson se leximi, së pari, është kënaqësi. Nëse njerëzit zgjedhin ta kalojnë kohën duke bërë gjëra të tjera është e drejta e tyre. Ai shikon ata me dhembje, jo me përbuzje: pa libra, ata janë të dënuar të kalojnë "një jetë pa përgjigje... dhe shumë shpejt edhe pa pyetje"." The Guardian "Me një humor ngacmues që do t'i bëjë lexuesit nga 7 deri në 77 vjeç të qeshin, ky roman – ese është një apel për lirinë dhe të drejtat e lexuesit." Le Figaro "Çka është për t'u admiruar te Pennac – u, vetë shkrimtar, mësues letërsie, lexues i pangopur i romaneve, është fakti që ai nuk dëshiron kurrsesi që të rinjtë e sotëm të jenë të mërzitur nga libri. Ai e di se për t'ia arritur kësaj, mjafton të zbatosh një pedagogji të bazuar në entuziazmin ngjitës." L'Express "Një libër frymëzues dhe i freskët, që s'duhet të dalë kurrë nga qarkullimi." Nacional Literacy Trust Fragment nga libri Të drejtat e lexuesit 1. E drejta për të mos lexuar. 2. E drejta për të kapërcyer disa faqe. 3. E drejta për të mos e mbaruar një libër. 4. E drejta për të rilexuar. 5. E drejta për të lexuar çfarëdo qoftë... Me zë fillimisht të pasigurt, ai i kishte lexuar duke ngecur të dyja rrokjet, veçmas: "Ma-ma". Dhe, përnjëherësh: – M a m a! Kjo klithmë gëzimi kremton kurorëzimin e udhëtimit intelektual më madhështor që mund të merret me mend, një lloj hapi i parë në Hënë, kalimin nga arbitrariteti grafik më i plotë te kuptimi më i ngarkuar me emocion! Ura të vogla, dredha, rrathë... dhe... mama! Kështu e ka të shkruar, para syve, por kjo çel brenda atij! Nuk është një kombinim rrokjesh, nuk është një fjalë, nuk është një koncept, nuk është një mama, është mamaja e vet, e tij, një shndërrim magjik, që thotë jashtëzakonisht më shumë gjëra, sesa fotografia më besnike, thjesht ca rrathë të vegjël, gjithsesi, ca ura të vogla... por që, befas – dhe përgjithmonë! – kanë reshtur së qeni vetvetja, së qeni asgjë, për t'u bërë ajo prani, ai zë, ai parfum, ajo dorë, ai prehër, ajo pafundësi hollësish, ajo gjithçka aq thellësisht absolute dhe aq absolutisht pa asnjë lidhje me atë çka është shtrirë atje, mbi shinat e faqes, midis katër mureve të klasës... Guri filozofik. As më shumë, as më pak. Ai sapo ka zbuluar gurin filozofik.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania