Do të donit më tepër të dinit të vërtetën që iu bën të ndiheni pa shpresë apo të vazhdonit të besoni gënjeshtra?
Autorja e dashur dhe bestseller Colleen Hoover kthehet me historinë magjepsëse të dy të rinjve me të kaluar të dhimbshme që nisin një udhëtim pasionant dhe intrigues për të zbuluar mësimet e jetës, dashurisë, besimit dhe mbi të gjitha, fuqinë shëruese që vetëm e vërteta mund ta sjellë.
Sky, një nxënëse në vitin e fundit të shkollës së mesme, njihet me Dean Holder-in, një djalë me një reputacion të keq që rivalizon të sajin. Që nga takimi i tyre i parë, ai e tmerron dhe e pushton. Ka diçka tek ai që ndez kujtimet e së kaluarës së saj thellësisht të trazuar, të një periudhe kohore që ajo është përpjekur shumë për t'a varrosur. Megjithëse Sky është e vendosur për të qëndruar larg tij, ndjekja e palëkundur dhe buzëqeshja e tij enigmatike prishin mburojat e saj dhe intensiteti i lidhjes mes tyre rritet. Por Holderi misterioz ka kohë që mban sekrete gjithashtu dhe sapo ato zbulohen, Sky ndryshon përgjithmonë dhe aftësia e saj për të besuar mund të jetë viktimë e së vërtetës.
Vetëm duke përballuar me guxim zbulimet e zymta, Sky dhe Holder shpresojnë të shërojnë plagët e tyre emocionale dhe të gjejnë një mënyrë për të jetuar dhe dashur pa kufij. S’ka shpresë është një roman që do t’ju lërë pa frymë, të magjepsur, dhe duke kujtuar vetë dashurinë tuaj të parë.
Çmimi:
900 Lekë