titleToAlt
Një djalë i ri, i zhytur në plogështinë e rrethanavetë pashmangshme, nis ti shkruajë një letër ish të dashurës. Qëllimi i tij fillestar ështe ti tregojë asaj sa shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ndarja e tyre. Teksa shkruan, ai fillon të kuptojë se atë letër nuk do ja dërgojë kurrë, madje fillon të fantazojë se ndoshta duhet ta botoje atë. Nga ana tjetër, dërguesi dhe marrësja e letrës marrin jetë dhe shkëputen pak nga pak nga autori. Autorja kthehet në një rrëfimtare të dytë, duke i dhënë frymë -një tjetër historie, një varianti të dytë, një interpretimi të ri të historisë së tyre. Ky akt fillimisht "hakmarrës shndërrohet në një dialog që skicon vështirësitë e historive moderne të dashurisë. Romani duket se eksploron botëkuptimin tonë mbi dashurinë, një anë të një historie dashurie në dukje të thjeshtë, duke e shpalosur atë ngadalë e duke nxjerrë në pah kontradiktat themelore të idealit dashuror. Ky roman largohet nga normat e zakonshme të stilit apo struktures formale dhe paraqet një thellësi mendimi, që e shtyn lexuesin të identifikohet me rrëfimtarin si të ishte një bashkautor. "Kam shumë për të thënë" fitoi Çmimin e Debutuesve në vitin 2014, në Belgjik dhe arriti ndër finalistët e disa çmimeve letrare belge. Në vitin 2016, fitoi Çmimin Europian për Letërsinë.
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania