titleToAlt
Ky roman është ditari i një personazhi të trillit artistik. Pas më shumë se një gjysmë shekulli prej botimit të shënimeve të rrëmbyesit të vet prej Vladimir Nabokovit, Lolita, më në fund, bëhet e gjallë. Adoleshentja më e famshme e letërsisë rrëfen rrugëtimin e saj nëpër Amerikën e viteve pesëdhjetë, dredhitë e veta për të shpëtuar nga njerku, dëshirat e brendshme për shpagim, dashuritë e fshehta, ëndrrat vajzërore. Shkrimtari Christophe Tison - fëmijëria e të cilit është e ngjashme me atë të Lolitës, ngaqë ka qenë i rrëmbyer nga një i rritur - arrin me Ditarin e L-së një vepër mjeshtërore. Ky ka botuar rrëfime autobiografike, mes të cilave bestsellerin Ai më donte (Grasset, 2004). Është, gjithashtu, autor i romaneve të bombarduara nga kritika si Të bën të lumtur (Gallimard, coll. L'Arpenteur", 2013) dhe Të dashuruarit nuk mund t'i ndeshësh askund (Gallimard, coll. "L'Arpanteur", 2017)
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania