titleToAlt
Në periferinë e qetë dhe të fisshme të Shejkër Hajtsit, gjithçka është e planifikuar: që nga ngjyra me të cilën do të lyhen shtëpitë e deri tek e ardhmja e ndritur që do të kenë banorët. Elena Riçardsoni është personifikimi i gjallë i gjithë kësaj. Mia Uorreni, artistja enigmatike dhe nëna e një fëmije pa baba, mbërrin në këtë oazë idilike me vajzën adoleshente, Perlën, dhe strehohet në shtëpinë e dytë të familjes Riçardson. Nuk kalon shumë dhe Mia me të bijën bëhen më tepër se qiramarrëse: të katër fëmijët e Riçardsonëve mahniten nga dyshja joshëse nënë-bijë. Sidoqoftë, Mia nuk pranon kurrsesi të pajtohet me rregullat, bindje që kërcënon të shkatërrojë këtë komunitet të planifikuar deri në hollësi. Nga ana tjetër, kur miqtë e Riçardsonëve vendosin të adoptojnë një fëmijë me origjinë kineze, në qytet shpërthen një betejë Ligjore që do t'i ndajë në dy pjesë banorët dhe do t'i hedhë Mia Uorrenin dhe Elena Riçardsonin në kampe kundërshtare. Zonja Riçardson është e vendosur të zbulojë sekretet e së shkuarës së Miës, mirëpo, ngulmimi për të nxjerrë në dritë të vërtetën do të ketë pasoja shkatërruese për familjen e saj... dhe të Miës.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
I përzgjedhur nga botuesit e New York Times Book Review si fitues i çmimit “Alex” I përzgjedhur si libri më i mirë i vitit nga NPR San Francisko Chronicle Entertainment Weekly, The Huffington Post, Amazon, Buzzfeed, Grantland Booklist, St. Louis Post-Disptach, Shelf Awarness, Book Riot School Library Journal, Bustle, Time Out New York “Ng-ja i zhvendos ngjarjet plot mjeshtëri... duke krijuar një sërë misteresh dhe duke nxjerrë në pah një sërë të vërtetash që të çojnë të gjitha te pyetja fillestare: çfarë i ndodhi Lidias?... Një kryevepër!” - Los Angeles Review of Books “Jashtëzakonisht prekëse... Një vepër e shkruar me mjaft mjeshtëri dhe që analizon mosmarrëveshjet dhe pikëllimin e një familjeje. Aty do ta gjejnë veten të gjithë ata që kanë përjetuar një dramë familjare.” -The Boston Globe “Shumë e thellë. Me mjeshtëri dhe forcë bindëse, autorja ilustron mënyrën se si disa humnera në komunikim nuk mund të mbushen kurrë.” - San Francisco Chronicle “Në këtë roman, autorja i ka vënë dy qëllime vetes: të sjellë një libër emocionues dhe të rrëfejë një histori përtej ngjarjes që ka ndodhur... Këtu shohim se shfaqet portreti i ndjerë i një familjeje që përpiqet të gjejë vendin e saj në histori, dhe i një vajze të re që shpreson ta realizojë këtë. Në fund të fundit, ky është një roman që flet për barrën e rëndë të të qenit i pari brenda llojit, një barrë së cilës jo gjithmonë i mbijeton.” - Alexander Chee, the New York Times book review “Një vepër e arrirë... Një vepër e trishtueshme. Celeste Ng arrin që me zotësinë e saj të ndërtojë një roman kaq kompleks, që u përket brezave të ndryshëm. “Ditar i pashkruar” është një libër i këndshëm, e cili hedh dritë mbi të fshehtat që mbajnë të bashkuar një familje amerikane dhe që njëkohësisht e përçajnë atë.” - Los Angeles Times “Një rrëfim misterioz dhe një depërtim i thellë në jetën e një familjeje të përzier... një vepër shpërthyese.” - Entertainment Weekly “Një libër plot mjeshtëri dhe emocion... Temat e shoqërizimit të sjella nga autorja ndërthuren për të rrëfyer një histori të ndjerë dhe plot emocion.” - O. The Oprah Magazine
Çmimi: 1100 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania