titleToAlt
E vendosur të fillojë një jetë të re, Eba kthehet në Valo, në ishullin e shkëlqyer të fëmijërisë, të shtrirë mbi shtëpizat e bardha dhe shkëmbinjtë e rrëpirët të Fjelbakës, në idilin e arkipelagut suedez. Dëshiron ta risistemojë koloninë që i përket dhe të cilën nuk e ka parë më që nga dita kur, një prag Pashke të shumë viteve më parë, familja e saj zhduket në hiç, duke lënë pas vetes vetëm një tryezë të shtruar për festë dhe një vajzë njëvjeçare që endej e përhumbur.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
I mbërrin një tufë me karafila të bardhë dhe një zarf me një pusullë. Për të kushedisatën herë... Kristian Taideli, shumë i ngarkuar me përgatitjet për të promovuar romanin e tij të parë, njeh në pusullën e bardhë që i ka ardhur pikërisht para një takimi me lexuesit, të njëjtën kaligrafi të kuruar që e përndjek prej mëse një viti dhe e humb toruan. I tregon Erika Falkut, këshilltares së tij të çmuar gjatë shkruarjes së romanit, për letrat anonime që ka marrë prej kohësh. Një i panjohur e kërcënon me vdekje dhe rreziku duket përherë e më afër. Ndërsa nga akulli përgjatë bregut peshkohet trupi i një miku të vjetër të Kristianit, i zhdukur në mënyrë misterioze tre muaj më parë, inspektori Patrik Hedstrom bindet që mes dy episodeve ka një lidhje dhe nis të hetojë. Ndërkohë Erika, në pritje të mundimshme të binjakëve, vendos të ndjekë një pistë krejt të sajën. Kush më mirë se ajo e njeh psikologjinë e një shkrimtari? E di mirë që, kur shkruan ndodh përherë që në ngjarjen e romanit të fuse diçka nga jeta e vet, E tashmja e Fjelbakës kapërthen tanimë drama të së shkuarës së largët, një zinxhir të tymtë shkak-pasojash që na kthen pas ndër vite, duke na berë të kuptojmë që sekretet nuk mund të varrosen përjetë dhe e shkuara kthehet për të na tronditur nga fillimi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në bashkësinë peshkatare të Fjelbakës jeta është e veçuar, e qetë dhe, për disa, tragjikisht e shkurtër. Kishte pasur gjithnjë dyshime për një krim të shëmtuar pas zhdukjes së dy vajzave të reja në zonë rreth njëzet vjet më parë. Tani një djalë i vogël, duke luajtur, e konfirmon këtë të vërtetë të tmerrshme. Zbulimi i skeleteve të tyre, bashkë me kufomën e një viktime të re, e trondit thellësisht qytetin. Detektivi vendor, Patrik Hedstrom, që pret një fëmijë nga shoqja e tij Erika, vetëm mund ta marrë me mend se çfarë do të thotë të humbasësh një fëmijë. Kur zhduket një vajzë e dytë, vëmendja e Hedstromit përqendrohet te Hultët, një klan me keqbërës, fanatikë fetarë dhe kriminelë në armiqësi me njëri-tjetrin. Lista e të dyshuarve është e gjatë, por koha është e shkurtër - cili nga sekretet e errëta të kësaj familjeje do të sigurojë të dhënën jetike?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
E kthyer në qytetin e lindjes, pas vdekjes së prindërve, shkrimtarja Erika Falk gjen një komunitet në zgrip të tragjedisë. Vdekja e shoqes së saj të fëmijërisë, Aleksës, është vetëm fillimi. Me damarët të prerë dhe trupin të ngrirë në një vaskë akull të ftohtë, duket sikur ajo ka vrarë veten. Ndërkohë, detektivi vendor Patrik Hedstrom, ka dyshimet e veta për çështjen. Vetëm pasi fillojnë të punojnë së bashku, nis të dalë e vërteta mbi një qytet të vogël me një të kaluar thellësisht të turbullt...
Çmimi: 1100 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania