Një libër ndryshe, që të emancipon mendimin për jetën dhe vdekjen, që të mbush me emocion, që të fton të reflektosh për familjen, miqtë, punën, emocionet, lumturinë, dhimbjet, paratë, humbjet. Që të mëson si ti vlerësosh dhe si ta shfaqësh sa je ende në kohë. Bronnie është një australiane që shkruan me sinqeritet dhe dashuri historinë e jetës së saj, gërshetuar me mësimet e përvojat e njerëzve të mençur për të cilët është kujdesur, që ia kanë rrëfyer dhe besuar në periudhën e fundit të jetës, kur e dinin se po iknin nga kjo botë. Asnje retushim! Gjithça reale! "Pengjet" që liston Broni mund t'i ketë secili nga ne. Por që të mos bëhemi si personazhet e librit të saj është mirë ta lexojmë dhe të reflektojmë, që të mos themi, kur të vijë ora: Do të kisha dashur....
Çmimi:
1200 Lekë