titleToAlt
Shkëputur nga libri: “- Kush është mamaja jote? - pyeti e ligështuar. - Kam dy. Njëra është nëna jote. Unë isha Arminuta, e kthyera. Flisja një gjuhë tjetër dhe nuk dija më se kujt i përkisja. Fjala "nënë" më kishte ngecur në fyt, si një nyjë gërvishtëse. Edhe pse nuk dua ta di se ku është ajo, më mungon ashtu siç të mungon shëndeti apo siguria.” Për të rrëfyer të tatëpjetat e jetës duhen fjalë të vrazhda, të drejtpërdrejta, dhe Donatella Di Pietrantonio e njeh mirë hijeshinë që mbartin ato. Pena e saj ka një tingull unik, që përcjell aq dritë, sa mund të na ndriçojë me delikatesë rrugëtimin drejt një historie të zjarrtë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Takimi i pare Masha është një mistrece e vërtetë! Një ditë të bukur, ajo shkon te shtëpia e këndshme e ariut dhe kthen përmbys gjithçka. A mund të jetë ky fillimi i një miqësie të jashtëzakonshme? Zbulojeni duke lexuar këtë tregim magjepsës. Aventurat e çmendura të Mashës dhe ariut të duruar do t'ju bëjnë të qeshni me lot!
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
"Mënyra e lehtë e Alen Kerit" është metoda më e suksesshme e të gjitha kohërave në fushën e lënies së duhanit. Ajo u ka ardhur në ndihmë miliona duhanpirësve anekënd globit. Ata e kanë lënë duhanin menjëherë, lehtësisht dhe përgjithmonë. "Lëre duhanin tani" është prezantimi më i fundit dhe më cilësor i metodës. Është një format më i përditësuar, më i qartë dhe më lehtësisht i asimilueshëm nga lexuesit. Ky libër jua bën më të lehtë se kurrë më parë çlirimin nga varësia e duhanit. Kur ndiqini “Mënyrën e lehtë të Alen Kerit", nuk ju nevojitet forcë vullneti për të lënë duhanin, pasi ajo eliminon dëshirën për të tymosur. Kjo metodë zhduk frikërat që ju mbajnë të mbërthyer në kurthin e nikotinës dhe, pasi ta lini, nuk do t'ju shkojë më mendja për cigare. Ajo funksionon për ata që pinë shumë duhan, por edhe për ata që pinë cigare herë pas here. Nuk përdoren teknika tronditëse, ju mund të tymosni gjatë leximit të librit dhe nuk do të shtoni në peshë pasi të lini duhanin.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po sikur të mund ta ndryshonit jetën tuaj, sikur të kishit fuqinë dhe të bëheshit sundimtari i mbretërisë suaj? Unë mendoj se kjo është e mundur! Libri "Fuqia e mendimeve" është një histori e vërtetë që tregon se si unë përdora mendimet pozitive për të ndryshuar jetën time. Kur diagnostikohesh me një sëmundje të pashërueshme, kupton se shumica e kokëçarjeve të përditshme nuk janë aspak të rëndësishme. Gjithçka fashitet kur kupton se jeta është dhurata më e çmuar. Atë çast, fillon t'i kushtosh vëmendje çdo frymëmarrjeje dhe çdo sekonde që kalon, mendimi i vetëm që të vërtitet në mendje, është: "Çfarë duhet të bëj"? Sekreti qëndron te fuqia që keni brenda vetes. Të ndryshoni mënyrën e të menduarit për çdolloj situate me të cilën përballeni, është gjëja më e mirë që mund të bëni dhe libri "Fuqia e mendimeve" është udhërrëfyesi i duhur për të nisur rrugëtimin tuaj. Në fund të fundit, shëndeti qëndron përmbi gjithçka!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
RREGULLAT E XHON GOTIT: 1. Sa herë të jetë e nevojshme, vartësit duhet të marrin përsipër krimet për të cilat mund të akuzohen Goti ose familja e tij. 2. Sa herë që të jetë e mundur, përdorni nofka poshtëruese për njerëzit që i keni nën vete. Në këtë mënyrë do të përcaktohet se kush drejton dhe kush duhet të nënshtrohet. 3. Çdo anëtar apo bashkëpunëtor e ka kategorikisht të ndaluar të ketë marrëdhënie seksuale me bashkëshorten, të dashurën apo bijën e ndonjë anëtari tjetër të organizatës. DHE SHUMË TË TJERA! Mafia amerikane mori sistemin e vlerave të komunitetit italo-amerikan dhe e bastardoi atë duke e përdorur për përfitimet e veta. Konceptet e nderit, besnikërisë dhe respektit, koncepte qe vazhdojnë të karakterizojnë pjesën më të madhe të familjeve italo-amerikane, ashtu si makaronat dhe goftet për darkën e së dielës, u deformuan në një kod sjelljeje që u jepte pushtet dhe status gangsterëve dhe mafiozëve. Xhon Goti e luajti mirë këtë lojë. Xhunior Goti e shfrytezoi atë, por asnjëherë nuk diti të luante si duhej. Në mënyrë krejt ironike, Alite, me prindër shqiptarë, e kuptoi këtë lojë më mirë sesa Xhuniori. Mësonte më shumë me kalimin e moshës. Në fillim u tundua dhe u magjeps nga mafia, e tërboi pushteti dhe karizma e familjes Goti, por më pas u abuzua prej saj. Në fund, u shkëput fare. Mos vallë ai bashkëpunoi me drejtesine për të shpëtuar lëkurën? T'i lëmë kësi pyetjesh. Kjo është pjesë e historisë së tij. Por ka më shumë se kaq...
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
NJË HISTORI E VËRTETË Ish-pjesëtari i grupit mafioz të drejtuar nga Xhon Goti dhe i familjes Gambino, Xhon Alite, rrëfen historinë e jetës së tij në një mënyrë tejet origjinale, me shpresën për të zbuluar misteret e mafies dhe për të frymëzuar këdo që t'i qëndrojë sa më larg botës së krimit. Ai numëron orë të zeza pa fund, por ia doli t'u mbijetonte atyre falë shpirtit këmbëngulës, mendjes së kthjellët dhe qëllimit qe i vuri vetes. Si çdo gjë tjetër në jetë, Alite është ngjitur në majë me një vendosmëri të patundur dhe me këmbëngulje. Një bursë në bejsboll ishte e vetmja mënyrë për t'u arratisur nga lagja e varfër ku jetonte, por ëndrra për t'u bërë profesionist u thye në mes nga një dëmtim në krah. Xhon Alite u detyrua të kthehej në shtëpi, në të vetmen jetë që njihte. Asokohe, të jetoje në rrugët e Nju Jorkut, do të thoshte vetëm një gjë: të mësoje të mbijetoje. AI ISHTE AMBICIOZ AI ISHTE EKSTREMIST AI ISHTE TRIM POR, MBI TË GJITHA, AI ISHTE BESNIK
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Diplomat me pahir" është një vepër në të cilën jo vetëm pasqyrohet politika e jashtme dhe historia diplomatike e Turqisë, por sillet edhe një këndvështrim i ri për Luftën e Dytë Botërore. Botimi i parë i këtij libri ngjalli interes dhe pati jehonë brenda dhe jashtë vendit, duke u përkthyer në disa gjuhë të botës, me në krye rusishten, Libri me kujtime "Diplomat me pahir" lexohet me kureshtje dhe hedh dritë në periudhën kur Jakup Kadri Karaosmanolluja ka shërbyer si diplomat në vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe në Shqipëri. Në këtë vepër shfaqet qartë mjeshtëria e Jakup Kadri Karaosmanollusë për pastërtinë dhe pasurinë gjuhësore.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"I huaji" është një nga romanet e rralla të letërsisë turke, që shqyrton hapur dhe larg shqetësimit humnerën mes shtresës intelektuale dhe asaj të popullit të thjeshtë. Ky libër mund të konsiderohet si një hallkë e romaneve të autorit Jakup Kadri Karaosmanollu, ku pasqyrohet një këndvështrim tjetër i Anadollit. Ngjarjet në roman zhvillohen në një fshat pranë përroit Porsuk, që gjendet në zonën e Anadollit të Mesëm, dhe përfshijnë një periudhë që nga vitet e Luftës së Parë Botërore e deri në përleshjet në Sakarja. Ahmet Xhelali, një i ri nga një prej konakëve më në zë të Stambollit, një ushtar në pension në moshën tridhjetedyvjeçare, tregon një të vërtetë krejt ndryshe të Anadollit: pashpirtësinë e madhe që buron nga varfëria. Pasi jeta e tij u pre përgjysmë dhe të gjithë e lanë në baltë, i vetmi që i zgjati dorën dhe e ndihmoi, qe miku i tij, Mehmet Aliu.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
ALASKË, 1974 Sporova përfundimtare për një familje në krizë Erni Ollbrajt, një ish-i burgosur lufte, kthehet nga Vietnami i shndërruar në një njeri tjetër. Pasi humbet disa punë njëra pas tjetrës, ai merr një vendim drastik: të shpërngulet bashkë me familjen në veri, në Alaskë, ku të gjithë bashkë do të jetojnë larg trazirave që kanë përfshirë vendin. Trembëdhjetëvjeçarja Leni, një vajzë që po rritet në kohë të vështira, e ngecur në rrjetën e dashurisë së prindërve të saj, në një marrëdhënie pasioni të sëmurë, guxon të ëndërrojë se familjen e saj e pret një e ardhme më e mirë në atë tokë të re. Ajo kërkon me çdo kusht të gjejë vendin e saj në jetë. Kora, nëna e Lenit, do të bëjë çmos dhe nuk do të ngurrojë t'i shkojëpas kudo burrit që dashuron, edhe nëse kjo do të thotë të niset drejt së panjohurës... Në këtë portretizim të pakrahasueshëm të brishtësisë dhe rezistencës njerëzore, shkrimtarja Kristin Hannah shpalos karakterin e pazbutshëm të pionierëve amerikanë dhe shpirtin e Alaskës në zhdukje: një vend me bukuri të rralla, por me po aq rreziqe. "Parajsa e bardhë" është një roman i guximshëm për dashurinë dhe humbjen, për luftën për mbijetesë dhe për egërsinë që gjendet si në natyrë, ashtu edhe te njerëzit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Në zemër të luftës, ajo solli në jetë zërin e njerëzve të thjeshtë. ...dhe gjeti veten. Historia e vërtetë e gjeniut të letrave amerikane, Ernest Heminguejit, dhe gruas së tij të tretë, korrespondentes së luftës, Marta Gellhornit. Në vitin 1937, njëzetetetëvjëçarja Marta Gellhorn niset e vetme drejt Madridit për të raportuar mizoritë e Luftës Civile në Spanjë dhe tërhiqet nga historitë e njerëzve të thjeshtë në atë konflikt shkatërrues. Kjo është mundësia e saj për t'i provuar vetes se është një gazetare e denjë, në një fushë ku mbizotërojnë burrat. Atje, ajo dashurohet me Ernest Heminguejin, një burrë që ka nisur rrugëtimin e tij drejt të qenit legjendë. Në prag të Luftës së Dytë Botërore dhe pas prapavijave të trazuara të Madridit dhe Kubës, zë fill marrëdhënia e Martës dhe Ernestit, si dhe karriera e tyre profesionale. Mirëpo, kur Ernesti boton veprën më të suksesshme të karrierës së tij, "Për kë bie kambana", ata nuk janë më të barabartë dhe Marta kupton se duhet të krijojë rrugëtimin e saj, si grua dhe si shkrimtare. Paula McLain, e cilësuar si "ylli i ri i prozës letrare historike", sjell historinë e Marta Gellhornit, duke e lartësuar këtë të fundit si heroinën e epokës: një grua që do të rrezikonte gjithçka për të gjetur zërin e saj.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Një shikim i imtësishëm në jetën e zonjave të para të Amerikës moderne, që nga Xheki Kenedi, Nensi Regan e deri te Mishel Obama. Detyra e zonjës së parë të Amerikës nuk është shumë e vlerësuar, megjithatë prej tyre kërkohet kaq shumë: ato duhet të jenë udhëheqëse frymëzuese; duhet të planifikojnë më së miri çdo lëvizje apo aktivitet; duhet të jenë gjithaq politikane të mira sa bashkëshortët e tyre, që kanë në dorë timonin e gjithë botës; duhet të jenë bashkëshorte dhe nëna që i kryejnë këto dy detyra nën qindra sy vëzhgues dhe kritikë; si edhe drejtuese të afta të rezidencës së Shtëpisë së Bardhë. Ashtu si në librin e saj të parë, "Rezidenca - brenda botës private të Shtëpisë së Bardhë", edhe këtë herë, autorja Kate Andersen Brower sjell për lexuesit në mbarë botën detaje të brendshme, të marra nga stafi i ngushtë presidencial, por edhe nga vetë zonjat e para të Amerikës. Libri "Zonjat e para" na njeh me historitë e dhjetë grave të mrekullueshme, të cilat kanë lënë gjurmë në histori, si zonjat e para më të diskutuara, që prej vitit 1960. Kjo biografi në grup na ndihmon të kuptojmë çfarë ka ndodhur ndër vite pas dyerve të adresës më të fuqishme në botë.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Heronjtë janë mes nesh: Masha ka ëndërruar gjithmonë të bëhej superheroinë. Nuk do të ishte e vështirë, nëse dikush do të kishte nevojë për ndihmë. A do të mundet superheroina Masha të hidhet në veprim kur një nga kafshët të gjendet në rrezik? Të gjithë në shtëpi Kur vjen koha e dimrit, ariun e viziton pinguini dhe të gjithë mblidhen në shtëpi! Megjithatë jo për një kohë të gjatë, sepse Mashën dhe pinguinin nuk i mban vendi një sekondë. Ata preferojnë luftën me topa bore dhe rrëshqitjet e çmendura me motor bore!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Një ditë prej ditësh, Masha gjen një vezë misterioze në oborrin e ariut dhe vendos të kujdeset për të. Kush do ta ngrohë vezën? Çfarë do të dalë prej saj? Mësojini këto duke lexuar këte tregim të jashtëzakonshëm. Aventurat e çmendura të Mashës çamarroke dhe të ariut të duruar, do tju bëjnë të qeshni me lot.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
20 sekrete për stilin që autorja Jennifer Scott i mësoi duke jetuar në Paris. Një udhërrëfyes i mirëfilltë për të gjitha femrat që duan të përmirësojnë cilësinë e jetesës. Një histori personale, e mbushur me rrefime gazmore dhe vëzhgime për stilin. Gjallëria dhe sinqeriteti me të cilin përcillet çdo fjalë, janë një urë lidhëse për të gjitha ato gra dhe vajza që u pëlqen modeli francez i jetesës, por që nuk kanë mundësi dhe një vit kohë të qëndrojnë në Paris. –The New Yourk Times Një libër kushtuar mënyrës së magjishme të jetesës parisiane, bazuar mbi vëzhgime dhe sugjerime të hollësishme se si të ndërthurni mënyrën e jetesës me stilin tipik të të veshurit francez. – Daily Mail
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
1914 Rusia është në zgrip të humnerës dhe familja Romanov përballet me një të ardhme të pasigurt. Dukesha e madhe Tatiana ka rënë në dashuri me një oficer të kavalerisë, Dimitrin, por ngjarjet marrin një rrjedhë të papritur, e cila do të vërë në rrezik marrëdhënien dhe jetën e tyre. 2016 Pas një ngjarjeje tronditëse, Kiti Fisher vendos të largohet nga Londra dhe të gjejë strehë në shtëpizën e stërgjyshit të saj në Amerikë. Atje, në brigjet e liqenit Akanabi, ajo gjen një medaljon që do ta shpjerë drejt zbulimit të një sekreti familjar të fshehur prej vitesh... "Gruaja sekrete" një roman mbresëlënës dhe i shkruar shumë bukur, kapërcen pa mundim shekujt teksa e kaluara shkrihet me të tashmen në një histori të paharrueshme dashurie, humbjeje dhe ripërtëritjeje.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
I frymëzuar pjesërisht prej figurës historike të abolicionistes dhe ithtares së të drejtave të grave, Sara Grimkes, romani i Kidit nis të rrjedhë që nga ditëlindja e njëmbëdhjetë e Sarës, ditën kur i dhanë në pronësi një skllave, dhjetëvjeçaren me emrin Trazovaçe. "Shpikja e flatrave" i ndjek këto dy gra në rrugëtimin e tyre për tridhjetë e pesë vitet në vijim, teksa secila rreket të krijojë jetën e saj, duke lënë gjurmë të dukshme në jetën e tjetrës e duke formuar një marrëdhenië të shënjuar nga faji, dështimet, largimet dhe vuajtjet prej dashurisë.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Në qytezën e Kadillakut, e vetmja gjë më pikante se specat halapeno, janë thashethemet. Stela është një kokëkuqe çapkëne dhe e bukur, e cila nuk do të dijë se ç'thonë bota dhe nuk jeton për këtë, por e ëma e saj, Nensi, nuk mendon aspak kështu. Ajo jeton vetëm për ta parë vajzën e saj të vetme, të martuar, të lumtur dhe me një familje të bukur. Pikërisht ky merak do të bëhet shkas që ajo të bëjë një gabim të pafalshëm, i cili do të sjellë vërdallë një qytet të tërë dhe do ta detyrojë edhe Stelën, moskokëçarësen më të madhe që keni njohur ndonjëherë, ta mbajë të fshehtë burrin që dashuron. Por cili është ma'shkulli misterioz që i ka rrëmbyer zemrën asaj dhe si do t'ia dale Stela të sabotojë planet e së ëmës?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tara dhe familja e saj u rritën duke u përgatitur për Ditët e Tmerrit, por, sipas qeverisë amerikane, ajo nuk ekzistonte në asnjë dokument zyrtar. Nuk kishte certifikatë lindjeje. Nuk kishte dëftesa shkolle, sepse nuk shkeli kurrë në një klasë mësimi. Nuk kishte kartelë mjekësore, sepse babai i saj nuk kishte besim te spitalet. Teksa ajo rritej, babai i saj bëhej gjithnjë e më radikal, ndërsa i vëllai gjithnjë e më i dhunshëm. Në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, Tara kuptoi se duhej te ikte nga shtëpia ku ishte rritur. Duke bërë këtë, ajo zbuloi si fiiqinë shndërruese që të jep shkollimi, ashtu edhe çmimin që duhej të paguante për ta fituar atë liri.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Bashkëjetesa e paqtë e dy beqarëve, Enderit dhe Çetinit, tronditet kur ata marrin në shtëpi, në mirëbesim, motrën e shokut të tyre. Miqësia tridhjetëvjeçare fillon të kriset pak nga pak nga prania e Nihalit, një vajze në dukje të qetë e të tërhequr. Nihali duket se po lufton me traumën e humbjes së prindërve në një aksident me makinë, por nuk kalon shumë dhe ajo del nga gjendja e depresionit. Sakaq, dy djemtë zbulojnë tek ajo një grua të re, energjike dhe plot sharm. Enderi dhe Çetini kthehen në engjëjt e saj mbrojtës dhe ajo duket se e pëlqen shoqërinë e tyre. Ç'i bëri dy shokët të pranonin një studente në shtëpinë e tyre? Sa do të ndikojë shija e Enderit për letërsinë dhe humorl i hollë i Çetinit në jetën e saj? A do të ketë zgjidhje trekëndëshi i tyre i dashurisë?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Amali ëndërron të bëhet mësuese, por një takim fatkeq me një nga padronët e fshatit, do ta përmbysë ëndrrën e saj të bukur. Si ndëshkim për sjelljen e saj, ajo detyrohet të largohet nga shtëpia ku është rritur dhe të shkojë të shërbejë në familjen e padronit. Me gjithë tronditjen e madhe, Amali vendos të mbledhë forcat dhe të përballet me fatin e saj. Familja Kan është e kamur dhe djali i tyre është i gatshëm për gjithçka, që të ruajë kontrollin në fshat. Të gjithë i tremben atij. Askush nuk guxon ta sfidojë, kështu që për të rifituar lirinë, Amalit i duhet të vërë në punë gjithë mendjemprehtësinë e saj. Një rrëfim heroik për luftën e një vajze të re pakistaneze për t’u arsimuar, përkundër gjithë vështirësive. Një histori që do t’ju hapë sytë dhe zemrat.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Rrugëtimi i një gruaje në një pikë kritike të jetës Elisa Haulend ka një familje të lumtur dhe karrierë të shkëlqyer si profesoreshë në Universitetin e Harvardit. Në moshën pesëdhjetëvjeçare, në kulmin e suksesit në fushën e psikologjisë konjitive dhe të linguistikës, ajo vë re se diçka nuk shkon me jetën e saj: shpesh i ndodh të hutohet dhe kujtesa nis t’i bëjë lojëra. Elisa përpiqet me mish dhe me shpirt për të ruajtur jetën e saj të mëparshme, por duket se, sado fort të kapet pas saj, ajo i rrëshqet nga duart, disa-ditës, gjithnjë e më shpejt, gjithnjë e më shpesh… “Jeta ime pa të djeshmen” është një libër që i shkon deri në fund shpirtit njerëzor dhe shënon mbërritjen e një zëri të ri e të fuqishëm në letërsinë artistike
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua... Ndoshta ky ka qenë gjithmonë problemi: Maria donte që të ishim shoqe, por unë e zhgënjeva. Ajo ngjarje më ka shoqëruar gjatë gjithë jetës sime si e rritur. Sado që jam përpjekur ta harroja, pavetëdija ime e ka ruajtur në një skutë të thellë. Maria Ueston do të bëhet shoqe me mua... ...por ajo ka më shumë se njëzet e pesë vjet që ka vdekur.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Të paktën një e treta e njerëzve që njohim, janë intovertë. Ata preferojnë të dëgjojnë, në vend që të flasin: të krijojnë, por jo të promovohen: të punojë në vetmi dhe jo në grup. Ky libër është për intovertët: për Roza Parksin, për Shopenin, për Dr. Suajsin, për Stiv Uozniakun, të cilëve shoqëria jonë u detyrohet aq shumë! Në librin ‘’Pushteti i të heshturve’’, autorja pohon se ne shpesh i nënvlerësojmë intovertët, por humbasim shumë duke e bërë këtë. Ajo rrëfen ngritjen e idealit të ekstrovertit në shekullin e njëzetë dhe se sa gjerësisht është përhapur ky fenomen në kulturën tone.Përveç këtyre, na prezanton me intovertë të sukseshëm. Susane Cain Ka hulumtuar me pasion dhe ka sjellë këto histori të vërteta. Ky libër ka fuqinë të ndyshojë këndvështrimin e të gjithëve për intovertët, por edhe mënyrën se si e shohin ata veten.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri "Udhërrëfyes për një shtatzëni të shëndetshme" është një burim i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për prindërit e ardhshëm. Në këtë libër do të gjeni: këshilla mjekësore për nënat dhe baballarët e ardhshëm; informacione për planifikimin e shtatzënisë dhe problemet e fertilitetit; informacione javore për rritjen dhe zhvillimin e fetusit; përgjigje për pyetjet e vështira ose të sikietshme; këshilla për ushqyerjen, ushtrimet gjimnastikore dhe shtimin në peshë; këshilla praktike për punën, udhëtimet dhe prindërimin..
Çmimi: 2000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania