titleToAlt
Dëgjoj zemrën tek tronditet/ Nga valë shpirtrash që më prekin./ Befas, muza më ndizet të shkruaj/ për dashurinë - muzikë të gruas,/ Pa shkëlqim e bujë,/ pa etje për famë e për emër./ Vetëm të shkruaj dua, për lotin që rrjedh/ Nga dhimbjet e plagëve të plasaritura,/ E ëndrrave të djegura në jetë. Nuk di si mund të quaj ty, Grua!/ Në truallin e shpirtit je lulja që grish,/ Që kërkon të të njohin, aromën të të ndjejnë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
... Një popull, që fillon të hyjë në jetën e pjesës të qytetëruar të njerëzimit nuk mund të shkëputet nga asnjë lëvizje e përgjithshme mendore ... Pasqyrimi i frymës së kohës është meritë e madhe e artistit. Koha jonë nuk pranon asgjë symbyllasi, nuk u beson autoriteteve, hedh poshtë legjendën veçse ajo nuk vepron kështu në kuptimin dhe frymën e shekullit të kaluar, i cili pothuajse gjer në fund të tij diti vetëm të shkatërrojë pa mundur të krijojë, përkundrazi koha jonë ka etje për bindje është e uritur për vërtetësi. (Bjelinski), libri artikuj kritikë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pas pëlqimit dhe vlerësimit, (prindër, fëmijë), të librit tim të parë "Ilaçi i diturisë", vendosa të sjell për ju vëllimin tjetër me vjersha dhe fabula, duke e bërë, përveçse argëtues, edhe disi enigmatik. Qëllimi im nuk është të vështirësoj leximin tuaj por përkundrazi, për ta bërë atë akoma më tërheqës, si edhe një shtysë për t'ju dhënë juve një farë mundësie për krijimtaritë tuaja personale, vjersha, përralla tregime. Pra, nëse mundesh të plotësosh fjalët që mungojnë, atëherë jam i bindur se mundesh të krijosh diçka tënden.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kam kërkuar që me poezitë e mia t'u fal mijera lexuesve dhe admiruesve, kudo në botë, pjesën më të bukur të shpirtit tim dhe ata me komentet, sugjerimet, vërejtjet, vlerësimet e tyre më kanë falur shumë, shumë më tepër, më kanë shumfishuar shpirtin krijues, më kanë rritur më shumë dashurinë për njeriun dhe jetën. U jam mirënjohës dhe i falenderoj thellë nga zemra.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Libër me Aforizma.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Atehere kur dielli te ndriçoj naten E hena te puth mengjeset e kaltra. Do kthehem per ata qe sme njohen E qe jane penduar, Per ata qe dashuruan shpirtin e madh qe pata. Kur rete te pikojne nga asgjeja Dhe kur eteri Te gjej fillesen. Do kthehem kur cdo gje te kete mbaruar Do kthehem te vjedh nje fillim te ri, E te shtrihem perseri ne krahet e paana Te kohes dhe endrrave te lira. Do kthehem..
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
... Dikur më thoshe se ne jemi si uji dhe jeta është si dielli. Kur ndeshet me diellin, uji transformohet; ndryshon trajtë. Ai ngjitet lart, tani jo më si ujë, por si avull, me shpresë për një mjedis më të begatë. Brenda një kohe të shkurtër avulli gjen qiellin që, si një fëmijë mistrec, argëtohet duke formuar forma resh nga më të bukurat. Në dukje çdo gjë shkon për së mbari. Shpejt qielli mërzitet dhe këtë avull të pavendosur e kthen sërish në origjinë me formën fillestare. Ai nuk kujdeset për pikat; nuk i interesojnë ku bien ato; është indiferent për fatin e tyre. Kur e merr malli për lojën, dielli nuk ndryshon taktikë. I thërret sërish avujt, të cilët, të hutuar dhe me shpresë naive për një fat të ndryshëm, ngjiten vrullshëm lart. Zhgënjimin pikat e kuptojnë vetëm kur ndjejnë në mënyrë të përsëritur rënien e lirë, rënien e pamëshirshme. Këto pikat jemi ne. Pika që janë projektuar të mos kenë aftësi për të ndryshuar drejtimin e rrugëtimit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pak minuta dialog mes ish së dashures (Albulena Kryeziu) dhe Andreas (Agron Shala) mjaftojnë për të kuptuar se ky i fundit është një zyrtar i lartë shteti. Posti i ministrit është caku i tij i radhës. Andrea është një burrë i ngufatur nga ambiciet, që e kanë cuar aq larg sa ta projektojë ngritjen e tij në detyrë, duke shfrytëzuar trupin e gruas së vet. Ana (Teuta Krasniqi) është shndërruar në dorën e djathtë të shefit ë tij. Mbi këtë rrëfim nis të ndërtohet drama psikologjike që në esencë shpërfaq luftën midis politikës e dashurisë, ndërgjegjes dhe ambicies. Një skenografi e thjeshtë në skenën e vogël të Teatrit Kombëtar të Kosovës shërben si arene në të cilën Andrea është një burrë midis dy grash. Ana dhe ish e dashura e tij që vjen në formë surrealiste e tërheqin atë drejt gjërave të ndryshme. Përderisa ish e dashura e luan rolin e ndërgjegjes dhe mundohet ta binde të kthehet në rrugë të drejtë, Ana e motivon të shkelë mbi etikën e moralin per t'u bëre ministër.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Kam patur kënaqësi e emocion të veçantë kur jam njohur me poezinë e 16 vjeçares Fatma Jasimi. Poezia e saj ka bukurinë e freskinë e moshës pranverore të autores, ka befasinë e figurave të bukura letrare, ka thellësinë e mendimit të një gruaje të pjekur, ka dashurinë e pa fajshme të një zemre të kulluar, ka pasurinë e motiveve që i mbledh me kujdes e delikatesë si margaritarë. Urime mikja jonë më e re ne udhën e poezisë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Për Kolgecajn, për lagjen, për shtëpinë ku u rrita, për oborrin, për këngët dhe anektodat, për gjithçka më merr malli. Për çdo rrugë e për çdo gur, në bjeshkë e në veri. E due më shumë jetën, me kënaqësinë që më erdhi. Dikur çdo mëngjes i jepja besën vetes. Mos u tjetërso por kontrolloje veten. Nuk kesh e keqja e askujt në jetën time, por as me të keqen s’u pajtova kurrë. Ky do të jetë amaneti im, për pasardhësit e mi.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky është libri i parë ndër katër librat e Historisë se Dantes- njeriut qen. Të katër librat përbëjnë një skanim të ndërgjegjes njerëzore duke filluar nga niveli më i ulët i shoqërisë deri në majat më të larta. Ajo që përbën veçantinë e vepres është fiyma filozofike që e përshkon nga fillimi në fund, gjithnjë nëpërmjet një stili dhe gjuhe teper komunikuese dhe një humori tepër fin. Në pranverën e vitit të ardhshëm del në botim libri i dytë : Dante në katin 75. Libri i pare i Historisë së Dantes-njeriut qen është në rrugën e botimit në disa vende të Europës,- si në Angli, Suedi, Francë, Itali dhe Serbi, gjithnjë duke u nisur nga origjinali në gjuhën shqipe.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Fatoshi ka lindur në Vlorë në 8 mars 1929 në një familje intelektuale. Në mars të vitit 1955 niset për studime në Akademinë e Ndërtimit të Anijeve dhe Armatimit po në Sankt Petërsburg, të cilën e përfundon në dhjetor të vitit 1957 dhe merr diplomën "Shkëlqyeshëm'. Pas një qëndrimi të shkurtër në bazën detare të Sevastopolit kthehet në Atdhe me gjuajtësat detarë të destinuar për Floten Luftarake Detare Shqiptare. Në mars të vitit 1958 emirohet Drejtor I Drejtorisi së Riparimeve Armatimit dhe Materialeve tekniko-detare në Komandën e Flotës Luftarake Detare në Vàlori. Në vitin 1964-1969 emerohet Drejtor I K.R.AJ-it që do ti ndërtohej dhe përgjegjës I grupit të riparimit te Nëndetëseve. Në shtator 1969 emerohet Zv. Drejtor I Drejtorise së Industrisi Ushtarake të porsakrijuar në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore. Në shtator të vitit 1975 emërohet drejtor I Uzinës së tankeve,ku qëndroi deri në fund të vitit 1986 kur del në pension. Gjatë gjithë kohës së shërbimit ka punuar dhe ka kryer me përkushtim detyrat e ngarkuara duke kontribuar në mirëmbajtjen e gatishmërisë luftarake të teknikës dhe armatmit të Flotës Detare dhe ushtrisë shqiptare.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ndihemi mirë dhe të shëndetshëm njerëzve u shprehim paqe e mirësi, ti kapitenia unë kapiteni jemi gati për lundrim të ri. Atëherë kapitene, t’mos humbim kohë vijojmë lundrimin me vela të hapura, pulëbardhat lajmërojnë mot të mirë, erërat e dashurisë si gjithnjë të mbara...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania