titleToAlt
Tek furgoni m'u bë zemra mal teksa pashë banorët e "Unazës" që ishin ende përballë rajonit duke protestuar. Për një çast e harrova të keqen që më kishte zënë për të parën herë në jetë dhe që s'e kisha përfytyruar kurrë, pasi rrugën time që nga shkolla e politikës, e mendoja se do kalonte nëpër kancelari, tribuna konferencash apo takime të përmalluara me elektoratin. Por kurrë arrestim! Shqipëria jetonte një kohë tjetër nga ajo që shënonte në kalendar.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Simon Sebag Montefiore lindi më 1965 dhe studioi historinë në Ko legjin Gonville and Caius të Kembrixhit. Libri i tij i parë historik Katerina e Madhe dhe Patjomkini hyri në listat përfundimtare të çmimeve Samuel Johnson, Duff Cooper, dhe Marsh Biography. Stalini: Oborri i Carit të Kuq fitoi Çmimin Vjetor të Librit Historik në serinë e cmimeve të blatuara nga British Book Aëards. Stalini i ri qe fitues i cmimit Costa Biography Prize, të Bruno Kreisky Prize për Literaturën Politike, të Los Angeles Times Book Prize për biografinë më të mirë, dhe të Çmimit të Madh të Biografisë Politike, dhe u përfshi në James Tait Black Memorial Prize. Ai është gjithashtu autor i romanit Sashenka. Librat e Montefiores janë bestseller-e në përmasa botërore, dhe janë botuar në 35 gjuhe. Monstrat, vëllimi shoqerues i Heronjve është botuar gjithashtu nga Quercus. Anëtar i Shoqatës Mbretërore te Lëtërsisë, ai jeton në Londer me të shoqen, romancieren Santa Montefiore, dhe dy fëmijët e tyre
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Romanovët kanë qenë dinastia me e sukseshme e kohëve moderne, duke sunduar një të gjashtën e sipërfaqes së botës. Si arriti një familje mbretërore të shndërronte një principatë të rrënuar nga lufta në një nga perandoritë më të mëdha të botës? Dhe si e humbi pastaj krejt atë? Kjo është historia e vërtetë e dymbëdhjetë carëve dhe careshave, disa të karakterizuar nga gjenialiteti, disa nga çmenduria, por të gjithë të frymëzuar nga autokracia e shenjtë dhe ambicia perandorake. Kjo kronikë tejet rrëmbyese e Montefiores nxjerr në pah botën e tyre të fshehtë për një etje të pakufishme për pushtet dhe për ndërtimin e një perandorie të pamëshirshme. Ajo është një botë e mbushur me koncpiracione të oborrit mbretëror, rivalitete familjare, dekadencë seksuale dhe ekstravagancë të egër, me një kastë aventurierësh, kurtizanesh, revolucionarësh, dhe poetësh, nga Ivani i Tmershëm deri tek Tolstoi, nga mbretëresha Viktoria deri te Lenini.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Jeruzalemi është historia epike e tre mijë viteve të besimit, fanatizmit, gjakderdhjes dhe bashkëjetesës, nga mbreti David në shekullin e 21-të, që nga lindja e judaizmit, krishterimit dhe islamizmit në konfliktin Izrael-Palestinë.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
“Flamuj të zinj. Ngritja e ISIS-it” është një histori e shkëlqyer dhe e plotë që zbulon harkun e gjatë të kërcënimit ekstremist më të rrëzikshëm të ditëve tona. Kjo vepër ka fituar çmimin Pulitzer, çmimi më i lartë në gazetarinë amerikane.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Massacres in Chameria: survivors’ testimonies of the genocide of Albanians in Chameria, mostly during 1944-1945.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Diskutime për stresin identitetin,marrëdhëniet,familjen e shkollën dhe të ardhmen. Libri është një guidë e shkëlqyer për prindërit,psikologët,mësuesit,për të diskutuar nv grupe të vogla e tv mëdha me fëmijët dhe nxënësit adoleshentë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Legjenda e Leninit,legjenda e mugët që e ka kthyer atë borgjez të vogel fanatik,atë babëlok të ndrojtur e të vrazhdë,në një përbindësh të etur për gjak,në një Xhengis Khan proletar të dalë nga fundi i Azisë për t'u turrur drejt pushtimit të Europës ,nuk do të kishte lindur kurrë pa optimizmin e Kandidit dhe Babitit,heronjve përfaqësues të borgjezisë perëndimore.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“1989: Fundosja e Utopisë” zë vendin e duhur në biblotekën e mendimit politik, duke plotësuar një zbrazëti të ndjeshme, por edhe dritë mbi shumë dukuri që, në mënyrë të drejpërdrejtë ose terthorazi, kanë qenë pjesë e histories përgjatë gjysmëshekulit të diktaturës në vendin tonë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Aleanca mes Greqisë dhe Jugosllavisë është në qendër të këtij libri, të shkruar nga një autor grek që denoncon intrigat historike mes këtyre shteteve në dëm të shqiptarëve si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë. Libri ndalet në kohën e diktatorit Milloshevic dhe mbështetjen që ai gjeti tek qeveritë greke për të shtypur Kosovën.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Një analizë e kujdeshme mbi krizën e naftës sot.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ditar i çrregullt i muajve të nxehtë : dimër 2003-dimer 2004
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Kati Marton, gazetare dhe shkrimtare e njohur ameriakne me origjine hungareze, bashkëshortja e diplomatit Richard Holbruk, vjen për publikun shqiptar me librin “Armiq të Popullit-udhëtimi i familjes sime për në Amerikë”. Është një dëshmi personale, ku autorja tregon historinë e prindërve të saj, të burgosur nga regjimi komunist në Hungari, të akuzuar si bashkëpunëtorë të CIA.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
“Athina e zezë” e Martin Bernal vjen në gjuhën shqipe pas një suksesi që ky libër ka pasur në botimin e tij në Evropë e SHBA. Ky studim të cilit në një farë mënyre Bernal i ka kushtuar vite të tëra jetë, kërkon të hedhë dritë mbi debatin mbi prejardhjen e kulturës dhe qytetërimit në Greqinë e Lashtë. Sigurisht që teoritë e Bernal janë pritur dhe ftohtë nga akademia apo institucionet e studimeve klasike në Evropë, pasi hulumtimi që ai ka bërë hedh poshtë shumë teza të ngritura nga këto akademi. Bernal nuk është thjesht një studiues pasionant, por një studiues që pasionet kërkon ti argumentojë nëpërmjet fakteve… Dhe faktet e sjella nga Bernal hapin një dritare të re në debatin që tashmë është kthyer në modë mbi qytetërimin grek. “Shumë njerëz habiten kur mësojnë se Modeli Arian d.m.th ai që e shikon Greqinë si thellësisht Evropiane ose Ariane dhe që shumica prej nesh ka arritur të besojë , është zhvilluar përgjatë gjysmës së parë të shekullit XIX. Në formën e tij të quajtur “Modeli Ekstrem Arian” që lulëzoi përgjatë dy kulmeve të Ani-Semitizmit, më 1890 dhe në vitet 1920 e 1930 ka pasur një invazion nga veriu-i paraportuar në traditën antike-i cili ka shkatërruar kulturën lokale “Egjease” ose atë para-helenike. Qytetërimi grek është parë kësisoj, si rezultat i një përzierjeje të helenëve që flisnin një gjuhë indo-Europiane. Pikërisht falë ndërtimit të një Modeli të tillë Arian, e quajta këtë vëllim “Fabrikimi i Greqisë antike”,thotë Bernal.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Berisha përmes Kasandrave” i autorit Fahri Balliu është një vështrim ndryshe mbi një prej personazheve më të rëndësishme të politikës shqiptare. Kjo biografi është në një fare mënyre dhe biografia e parë e shkruajtur me një stil tjetër pas viteve 90-të në Shqipëri. “Cçdo mbret dhe princ, çdo fëmijë dhe burrë qoftë, rri përballë “Kasandrës” së vet. Politikanët jo rrallë e marrin me të mirë KASANDREN e tyre, por ajo kurrë nuk i ndryshon parathënat e saj. Kurse PresidentiiI Shqipërisë Berisha, nuk pati përballë një KASANDER, por disa, madje jo vetëm të llojit mitologjik. KASANDRAT e Berishës nuk u ngopën duke parathënë të zeza për të, pastaj u shndërruan në protagonist për tia shembur bëmën e mirë dhe u dogjën në dritën e fatit të tij”, shkruan Balliu në hyrje të këtij libri.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania