titleToAlt
Kjo vepër mund të lexohet si një roman - romani i një jete, gabimeve dhe dyshimeve të saj, deri në përfundimin ngadhënjyes. Bankieri, i nisur nga asgjë, ka bërë pasuri. Përse dhe si? Këtë përpiqet të na shpjegojë ai, nëpërmjet një sërë arsyetimesh me një logjikë të pathyeshme, por edhe me një bishtim të hareshëm. Ky bankier (i cili e shpall veten anarkist të kulluar) nuk nguron të përdorë sofizma dhe përdredhje nga më të pabesueshmet për të na shpalosur të vërtetën e tij.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Një nga aftësitë më të vlefshme në ekonominë tonë është duke u berë jashtëzakonisht e rrallë. "Puna e thellë" është aftësia për t'u përqendruar pa u shpërqendruar te një detyrë me kërkesa të larta kognitive. E krijuar nga autori ne blogun e tij të mirënjohur Hilet e studimit, puna e thellë do t'ju bejë më të zotë tek ajo që ju bëni,.do t'ju lejojë të arrini më shumë brenda më pak kohe dhe do t'ju sigurojë ndjesinë e përmbushjes së vërtete që vjen nga zotërimi i një aftësie. Shkurtimisht, puna e thellë është si një superfuqi në ekonominë tonë, që bëhet dita-ditës më konkurruese.
Çmimi: 1200 monedha
titleToAlt
Gjuha juaj e trupit, është dukshme pothuajse gjatë tërë kohës...prandaj, a nuk është e rëndësishme ta dini se çfarë mesazhi po dërgoni?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Nga vjen vetëbesimi? Si funksionon? Pse disa njerëz kanë më shumë vetëbesim se të tjerët? Përgjigjet në këto pyetje shpesh na duken të pakuptueshme kur kemi më së shumti nevojë për to. Por vetëbesimi nuk është mister për tu zbuluar. Vetëbesimi është besim në jetë.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Nga autori best-seller Robert Greene, vijnë të qëmtuara shkëlqyeshëm strategjitë e luftës që mund të na ndihmojnë të fitojmë mjeshtëri në botën moderne. Duke përfshirë kuiturat mbarëbotërore dhe duke sintetizuar dhjetëra tekste politike, filozofike dhe fetare, 33 Strategjitë e Luftës është një udhëzues gjithëpërfshirës për lojën delikate shoqërore të jetës së përditshme. Bazuar në mësime të thella, të përjetshme, ilustruar me bollëk me shembuj të gjenialitetit dhe marrëzisë së të gjithëve, nga Napoleoni te Margaret Thatcher dhe Hanibali te Uliks S. Granti, te diplomatë, të ashtuquajturit kapitenë industrie, deri te shpatarët samurajë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Mahatma Gandi është një nga figurat më frymëzucse të historisë. Në autobiografinë e tij klasike rrëfën historinë e jetës së tij dhe se si zhvilloi konceptin e tij të rezistencës aktive jo të dhunshme, e cila nxiti përpjekjen triumfuese indiane për pavarësi që inspiroi pafund përpjekje të tilla triumfuese për liri e pavarësi gjithandej botës përgjatë shekullit XX. Për realitetin tonë, një histori e tillë është më se e njohur. Madje, për më shumë, e përjetuar! Mahatma Gandi druante se entuziazmi për idetë e tij mund të priret të tejkalojë një kuptim më të thcllë të kërkimit të tij për të vërtetën, të rrënjosur në devotshmërinë ndaj Zotit. Përpjekjet e tij për t'u afruar me këtë fuqi hyjnore bënë që ai të kërkonte pastërtinë përmes jetesës së thjeshtë, praktikave dietike, bcqarisë dhe një jete pa dhunë. Kjo nuk është një biografi e drejtpërdrejtë narrative. Në Histori e eksperimenteve të mia me të vërtetën: Një autobiografi, Gandi ofron historinë e jetës së tij si një referencë për ata që duan t'i ndjekin gjurmët e tij.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Shunmyo Masuno, me anë të këtij libri, ia transmeton lexuesit konceptin e filozofisë Zen nëpërmjet një rruge praktike, duke kërkuar me ngulm që t'i praktikojmë mësimet e tij dhe ato t'i konsiderojmë si pjesë të formimit tonë personal. Qëllimi i këtij libri, që është një thesar i vogël në duart e secilit prej nesh, është që të na tregojë se si ndryshimet e vogla në përditshmërinë e secilit mund të jenë burim lumturie dhe qetësie, gjë që do të ndikojë në punë dhe në shtëpi, ashtu sikundër në raportet me veten a të tjerët. Me bazë në shekuj të tërë urtësie e mençurie, Shunmyo Masuno na vë përpara 100 mësime mbushur me udhëzime se si të ecim drejt lumturisë së vërtetë dhe paqes së brendshme, si t'i eliminojmë emocionet negative, si të brengosemi më pak për gjërat që s'mund t'i kontrollojmë dhe, më kryesorja, si të gjejmë kohë për të mos menduar në asgjë. Dhe shumë më shumë se kaq. Ndaj, "mbajeni këtë libër pranë vetes dhe, sa herë që shqetësimet apo brengat ngrenë krye, shfletojani faqet. Përgjigjet që kërkoni janë brenda".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ichigo ichie, arti japonez i të jetuarit momente të paharrueshme, është një libër frymëzues që na mëson si... • të lirohemi nga e kaluara dhe e ardhmja për të krijuar nga çdo minutë diçka unike; • të integrojmë në jetën tonë filozofinë Zen, që Steve Jobs e mësoi nga një mjeshtër japonez dhe që qe çelësi i suksesit të tij; • të bëjmë nga sinkronitë një instrument të magjisë së vetëdijshme; • të krijojmë takime të paharrueshme në sferën profesionale dhe atë personale; • t'i përmirësojmë marrëdhëniet tona me një tip të ri të Mindfulness-it; • t'i hapim portat e rrjedhës sa herë që të kemi nevojë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ky libër më ka mahnitur." Adam Grant, autori i librit shumë të shitur Origjinalët. Një ish-negociator pengjesh i FBI-së na sjell një qasje të re mbi negocimin, të sprovuar në terren dhe efektive në çdo situatë. Pas detyrës së policimit të përditshëm në rrugët e ashpra të Kansas City-t, Missouri-t, Chris Voss hyri në FBI, ku karriera e tij si negociator pengjesh e përballi me grabitës bankash, krerë bandash dhe terroristë. Libri Të fitosh në çdo negociatë ju fut brenda botës së tij të negociatave të nivelit të lartë, duke përshfaqur nëntë parime themelore që e ndihmuan Voss-in dhe kolegët e tij t'ia dilnin mbanë pikërisht kur kjo kishte më shumë rëndësi: kur Luhej me jetët e njerëzve. Bazuar në përvojat e jetës reale të një profesionisti inteligjent, ndër më të mirët në këtë lëmë, Të fitosh në çdo negociatë do t'ju japë mprehtësinë konkurruese në çdo diskutim. "Një libër i mbushur me njohuri që zbatohen në negociatat e përditshme." Business Insider "Chris Voss ka pak të ngjashëm kur bëhet fjalë për negociatat e nivelit të lartë. Qoftë nëse bëhet fjalë për sipërmarrjen apo për jetën tuaj vetjake, teknikat e tij bëjnë punë." Joe Navarro, ish-agjent special i FBI-së dhe autori i librit të famshëm E shoh çfarë po mendon
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër ofron një analizë të hollësishme të procesit gjyqësor ndaj ish-udhëheqësit serb Sllobodan Millosheviq në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (TPNJ). Me vdekjen e parakohshme të Millosheviqit në mars 2006, procesi gjyqësor ndaj tij mbeti i papërfunduar. Megjithëse objektivat tradicionalë të së drejtës penale, si ndëshkimi, drejtësia për viktimat dhe parandalimi, nuk u arritën, arkivi rreth procesit gjyqësor ndaj Millosheviqit është një burim i rëndësishëm historik për hulumtuesit e fushave të ndryshme. Ky libër nxjerr në dritë të dhëna nga koleksioni i provave shkresore dhe në procesverbale, që përbëjnë dokumentacionin e procesit gjyqësor — burime që do të ishte gati e pamundur të shfrytëzoheshin pa dorën udhëzuese të një personi të brendshëm — për t'u mundësuar lexuesve të gjurmojnë fijet e morisë së përshkrimeve historike. Përse ishin aq të larta pritshmëritë për procesin gjyqësor ndaj Millosheviqit? Përse fundi i parakohshëm i ketij procesi solli zhgënjim aq të gjerë? Çfarë shpresonin viktimat dhe publiku nga vendimi ose aktgjykimi? A dëshironin ata ta shihnin Millosheviqin të shpallur fajtor e të dënuar me burgim afatgjatë? A do t'i jepte teksti i aktgjykimit të mundshëm përgjigje pyetjes se përse kishin ndodhur krimet çnjerëzore në masë dhe me nxitjen e kujt? A është "e drejta për të ditur" po aq e rëndësishme për viktimat, sa dhe dënimi i autorëve të pretenduar? Dhe, më e rëndësishmja, a mundet dokumentacioni i procesit gjyqësor të papërfunduar të realizojë ndonjërën prej këtyre pritshmërive? Ky libër u jep përgjigje këtyre pyetjeve.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
Një nga mësuesit filozofë më të mëdhenj në botë, Krishnamurti, ofron urtësinë e tij frymëzuese për shumë nga vështirësitë që hasim në jetë, që nga marrëdhëniet dhe dashuria, e deri tek ankthi dhe vetmia. Ai u jep përgjigje pyetjeve të tilla si "Cili është kuptimi i jetës?", "Si mund ta jetoj jetën me gjithçka që ofron ajo?", për të nxjerrë në pah mënyrën më të mirë për të qenë vetvetja. I lexuar nga miliona njerëz të të gjitha sferave të jetës, Krishnamurti na tregon se nuk kemi pse ndjekim asnjë rrugë, asnjë autoritet më të lartë, asnjë guru dhe se në fund të fundit mënyra se si e jetojmë jetën tonë është përgjegjësi e jona. "Një nga pesë shenjtorët e shekullit të 20-të."-Revista TIME "Krishnamurti ka ndikuar thellësisht në jetën time."- DEEPAK CHOPRA "Mrekullisht i mençur." -JACK CORNFIELD
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një "vështrim provokues" për Zotin në zemër të tri religjioneve të mëdha monoteiste, nga koha e Abrahamit e deri më sot. Çfarë apo kush është Zoti? A ekziston vërtet Ai dhe, nëse po, pse? Çfarë sjell ekzistenca ose mosekzistenca e Tij për qenien njerëzore? Një histori e Zotit nga Karen Armstrong-u, një figurë e padiskutueshme në studimin e religjioneve, kryesisht në religjionin e krahasuar, shqyrton imazhet e njohura të Zotit, siç paraqiten në Bibël (Dhiatën e Vjetër dhe Dhiatën e Re) dhe në Kuran. Si e kanë formuar dhe si e kanë ndryshuar tri religjionet mbizotëruese monoteiste - Judaizmi, Krishterimi dhe Islami - kuptimin e Zotit? Si kanë ndikuar këto religjione te njëra-tjetra? Përmes analizës së ekuilibruar të teksteve të shenjta dhe historike, si dhe përdorimit të gjerë të artit dhe të artefakteve antike do të ndjekim rrugën e gjatë drejt kuptimit që kemi sot për Zotin. Ky udhëtim - si dhe destinacioni i tij - na tregon për njerëzimin dhe për kërkesën e tij të vazhdueshme për të gjetur kuptim dhe qetësi. Nga filozofia klasike dhe misticizmi mesjetar te Reformacioni, Iluminizmi dhe epoka moderne e skepticizmit, Karen Armstrong-u thuajse si me magji distilon historinë intelektuale të monoteizmit në një libër tejet të lexueshëm, i paracaktuar të zërë vend në mesin e veprave klasike.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Sistemi revolucionar i përmirësimit 1 përqind çdo ditë. Njerëzit mendojnë se kur synon ta ndryshosh jetën tënde, duhet të mendosh në përmasa të mëdha. Por eksperti me famë shprehive James Clear ka zbuluar një tjetër mënyrë. Ai e di fort mirë se ndryshimet e mirëfillta vijnë nga efekti i përgjithshëm i qindra vendimeve të vogla - kur bëjmë dy pompa në ditë, kur zgjohemi pesë minuta më herët, ose kur thjesht lexojmë një faqe libri më shumë. Ai i quan këto shprehi atomike. Në këtë libër novator, Clear-i na tregon pikërisht për mënyrën se si këto ndryshime tejet të vogla mund të shndërrohen në rezultate të tilla që rfa e ndryshojnë jetën. Ai shpërfaq një grusht dredhish të thjeshta jetësore (artin e harruar të Mbivendosjes së Shprehive, fuqinë e papritur të Rregullit të Dy Minutave, ose dredhinë e hyrjes në Zonër e Kaçurrelaverdhës), duke u kredhur gjithashtu në psikologjinë dhe neuroshkencën më të përparuar për të shpjeguar rëndësinë e tyre. Përgjatë këtij rrugëtimi, ai na tregon histori frymëzuese të fituesve të medaljeve të arta olimpike, shefave të shquar ekzekutivë dhe shkencëtarëve të famshëm, të cilët e kanë përdorur shkencën e shprehive të vogla për të qenë produktivë, të motivuar dhe të lumtur. Këto ndryshime të vogla kanë një efekt transformues për karrierën tuaj, marrëdhëniet tuaja dhe jetën tuaj. "Ky libër tepër gjithpërfshirës dhe ndërveprues është pikërisht udhëzuesi që ju nevojitet për t'i thyer rutinat e këqija duke krijuar të mira syresh." -Adam Grant, autori i librit "Origjinalët" "Një nga librat e mi më të preferuar të të gjitha kohërave." Arianna Huffington, Themeluese e "Huffinton Post" dhe themeluese e drejtuese e "Thrive Global"
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Asnjeri s'e zgjedh vendin dhe kohën ku dhe kur vjen në univers. Për pak çaste, si mizat e natës rreth flakës së një kandili kozmik, do të bashkudhëtojmë me të tjerë njerëz, me prindërit, me motrat dhe vëllezërit, me fëmijët, me miqtë dhe armiqtë tanë. Bashkudhëtarë do të kemi edhe forma të tjera jete, që nga bakteret te majmunët. Do të kemi shkëmbinj, aurora, hëna, meteorë, planetë, yje, kuarqe, fotone, vrima të zeza, supernova, kërmij, telefonë celularë dhe një hapësirë të zbrazët pa anë e eak. Ky karvan është i shumëllojshëm, shumëngjyrësh, kakofon dhe i mistershëm. Edhe pse herët a vonë ne njerëzit do të shkëputemi prej tij, karvani do të shkojë përpara. Në të ardhmen e largët, do të vijë koha që edhe bashkudhëtarët tanë, njëri pas tjetrit, t'i shkëputen karvanit laraman që do të venitet ë do të tretet sërish në oqeanin e energjisë që e polli. Çfarë është gjithë kjo turmë e çuditshme me të cilën udhëtqjmë? Cili është vendi që na takon në këtë karvan? Prej nga është nisur dhe ku po shkon? Si do t'i vijë fundi? Sot ne njerëzit jemi në gjendje ta rrëfejmë historinë e karvanit më mirë se kurrë më parë. Mund të përshkruajmë me saktësi të admirueshme jo vetëm çfarë regëtin atje përtej, miliarda vjet dritë larg Tokës, por edhe çfarë ka qenë miliarda vjet më parë. Tani jemi në gjendje ta bëjmë këtë, sepse kemi në dorë shumë më tepër copëza të mozaikut të dijes që na ndihmojnë të kuptojmë më mirë si duket tabloja e plotë. Kjo arritje mbresëlënëse është shënuar vetëm kohët e fundit.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Një autobiografi thellësisht prekëse rreth vitit që do të ndryshonte përgjithmonë një familje dhe një vend. "Një libër emocionues, udhëzues dhe thellësisht ndikues." IRISH INDEPENDENT "Në këtë libër të pasur në detaje marrin jetë prapaskenat e një drame njerëzore të rrëfyera me sinqeritet të thellë. Kushdo që ka humbur një njeri të dashur do të gjejë ngushëllim të vërtetë te fjalët e autorit. Fragmentet drithëmese që ndikojnë drejtpërdrejt te lexuesi, e bëjnë të paharrueshëm librin "Premtomë, baba". Detajet e vogla dhe prekëse që dëshmohen në marrëdhënien midis Bajdenit dhe djalit të tij në prag të vdekjes, do të qëndrojnë gjatë në kujtesën e lexuesit." NEW YORK TIMES "Në këtë rrëfim, Bajdeni ndërthur dramën e tij therëse me historinë e fushatave zgjedhore dhe me zhvillimet historike të marrëdhënieve me jashtë. Si rrjedhojë, ai ofron diçka për të gjithë sepse çdo lexues merr nga përvoja e autorit atë që i intereson më shumë." NEW YORK TIMES BOOK REVIEW
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Sado të thjeshta që të jenë pyetjet mbi zhvillimet kryesore në botë, si për shembull ato që kanë të bëjnë me përqindjen e njerëzve që jetojnë në varfëri të skajshme, me arsyet e rritjes së popullsisë së botës apo me numrin e femrave që përfundojnë shkollën fillore, përgjigjet e dhëna janë vazhdimisht të gabuara. Përgjigje nga gazetarë të famshëm, fitues të çmimeve Nobel dhe bankierë të suksesshëm, nuk arrijnë as në nivelin e përgjigjeve të zgjedhura kuturu nga një majmun për nga saktësia. Në librin "Forca e Faktit" profesori i Shëndetësisë Botërore dhe ligjëruesi me famë ndërkombëtare, Hans Rosling, me ndihmën e bashkëpunëtorëve të tij besnikë, Anna dhe Ola, na jep një shpjegim të padëgjuar, rrënjësisht të ndryshëm nga të tjerët, të arsyeve pse kjo ndodh. Ai na zbulon dhjetë instinktet që na çojnë drejt përfundimeve të gabuara. E vërteta është se gjendja e botës, pavarësisht mangësive të shumta, është shumë më e mirë nga sa mund të mendojmë ne. E keqja është se duke u shqetësuar vazhdimisht për çdo vogëlsi, nuk u kushtojmë vëmendje fakteve mbi botën dhe anashkalojmë ato dukuri që me të vërtetë përbëjnë rrezik. Sa frymëzues, aq edhe syçelës, plot e përplot me ndodhi gazmore dhe përjetime prekëse, "Forca e Faktit" është një libër që duhet lexuar një orë e më parë, i cili do jua ndryshojë rrënjësisht këndvështrimin për botën.
Çmimi: 1600 Lekë
titleToAlt
"Një Iibër kaq i vërtetë dhe i drejtpërdrejtë... I dobishëm jo vetëm për marrëdhënien prind-fëmijë, por për të gjitha marrëdhëniet jetësore." Te gjithë prindërit dëshirojnë lumturinë e fëmijës së tyre dhe çdo prind kërkon që të mos e djallosë punën e vështirë të prindërimit. Porsi mund të realizohet kjo? Në këtë libër tërheqës, të mençur dhe argëtues, psikoterapistja e mirënjohur Philippa Perry na tregon se çfarë është vërtet e rëndësishme dhe cilat janë ato modele dhe rregulla sjelljeje që duhen shmangur gjatë prindërimit. Në vend që t'ju udhëzojë se si të projektoni planin "e përsosur", Perry na shfaq një tablo të gjerë me faktorët që shërbejnë për tj'u udhëhequr drejt një marrëdhënieje të shëndetshme prind-fëmijë. Ky libër frymëzues dhe mendjehapur do t'ju ndihmojë: -të kuptoni se si ndikon edukimi juaj vetjak në mënyrën tuaj të prindërimit; -të pranoni faktin që do të bëni gabime dhe të mësoni se si t'i ndreqni ato; -të thyeni shembujt e modeleve negative; -të mësoni se si t'i trajtoni me sukses ndjenjat tuaja vetjake dhe të fëmijës suaj; -të kuptoni se çfarë komunikojnë sjellje të ndryshme të fëmijës. Ky libër, i pasur me këshilla të mençura dhe të shëndetshme, është libri që çdo prind do të dëshironte ta lexonte dhe çdo fëmijë do të dëshironte që prindi i tij ta bënte këtë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Zotëri, do të duhej ta botonit këtë histori. Tani ajo s'mund të lëndojë askënd, dhë për mendimin tim, do ta kishte një dobi. Fatkeqësia e Elenorës tregon se edhe ndjenja më e zjarrtë s'mund të luftojë kundër këtij rendi gjërash. Shoqëria është tepër e fuqishme, ajo e riprodhon veten në tepër forma, përzien tepër ithtësi në dashurinë të cilën nuk e ka miratuar; ajo e ndihmon këtë prirje për luhatje, dhe këtë lodhje të paduruar, sëmundje të shpirtit këto, të cilat e kapin nganjëhërë krejt papritur në gjirin e intimitetit. Njerëzit anash kanë një nxitim të papërballueshëm për të nxjerrë kleçka në emër të moralit, dhe për të qenë të dëmshëm nëpërmjet zellit të virtytit; do thoshim se thjesht pamja e ndjenjës i bezdis, sepse janë të paaftë për të; dhe kur mund të kapen pas një shkasi, gëzohen gjithë dëshirë për ta sulmuar dhë shkatërruar. Mjerë gruaja pra, që prehet në një ndjënjë të ëilën gjithçka është kurdisur për ta helmuar, dhe kundër së cilës shoqëria, kur nuk është e detyruar ta respektojë si të ligjshme, armatoset me gjithçka që ka të keqe në zemrën e njeriut për të luftuar gjithçka që ajo ka të mirë!" - Nga letra e autorit dërguar botuesit të tij francez
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Unf*ck yourself është një shuplakë miqësore nga universi për të zgjuar potencialin tuaj të vërtetë dhe për të filluar të jetoni në mënyrë spektakolare. Autori i mirënjohur dhe trajneri i çështjeve personale Gary Bishop ju tregon se si t'ia mbyllni gojën atij kritikut tuaj të brendshëm dhe se si të luftoni për diçka më të mirë. Cilatdo qofshin problemet tuaja, mos humbni më kohë duke pritur një zgjidhje magjike, sepse ajo nuk ka ndërmend të vijë. Ajo që do t'ju gëzojë është lajmi i mirë se e vetmja pengesë që ju ndalon të keni një jetë më të lumtur dhe të përmbushur jeni vetë JU.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
A është e mundur ta gjejmë paqen e përhershme në jetën e përditshme? Si do t'ia japim mundësinë brezit të ardhshëm që ta bëjë botën një vend më të mirë? Çfarë do të thotë në të vërtetë të jesh i vetëdijshëm? Në këto relacione personale të botuara kohët e fundit, mësuesi i mirënjohur Jiddu Krishnamurti (1895-1986) shpalos edhe një herë stilin e tij mësimor të pandryshueshëm dhe urtësinë e tij të thellë teksa eksploron natyrën e përvojës së jetuar, detajet e kthimit të vëmendjes te vetvetja dhe se si të jetojmë një jetë të përmbushur. Proza e tij magjepsëse i kthen historitë e takimeve të tij reale me kërkues shpirtërorë në mbarë botën në dialogë të ngjashëm me fabulat. Kohët e vështira kërkojnë përgjigje të pastra si kristali dhe njohuritë depërtuese të Krishnamurtit do t'i frymë-zojnë, do t'i sfidojnë dhe do t'i provokojnë lexuesit që të kërkojnë brenda vetes së tyre dhe t'u qasen konflikteve dhe kërkesave të jetës me kurajë dhe gjakftohtësi. "Unë mendoj se pikëpamja e Krishnamurtit për kohën tonë është se njeriu duhet të mendojë vetë dhe jo të ndikohet nga ndonjë besim i jashtëm apo nga autoritetet shpirtërore."- Van Morrison "Ta dëgjoje Krishnamurtin ishte njëlloj si të dëgjoje nj'ë ligjëratë të Budës... një autoritet i lindur dhe tepër i fuqishëm." -Aldous Huxley
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në përmbledhjen e letrave që ia ka dërguar Milena Jesenskës, Franz Kafka zbulon veten më shumë se në cilëndo vepër të tij. Letrat në thelb fillojnë si një korrespondencë pune, por shumë shpejt kalojnë në "letra dashurie" pasionante. Milena Jesenska, një grua e talentuar dhe karizmatike njëzet e tri vjeçe, përkthyese e Kafkës në gjuhën çeke, ishte në gjendje ta njihte gjeniun e ndërlikuar dhe karakterin kompleks të shkrimtarit. Për Kafkën tridhjetë e gjashtë vjeç, Milena ishte "një zjarr i gjallë siç nuk kam parë kurrë ndonjëherë", siç i shkruante botuesit të vet, Max Brod-it. Kafka, pa dyshim që do të kishte dëshiruar që një shpirt i përkushtuar e i devotshëm t'i digjte këto letra, të cilat na e tregojnë atë në tërë intimitetin e pasionit të vet. Dhe ne s'mund t'i jemi tjetër veç mirënjohës Milenës që i ka ruajtur ato për ne.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Nuk ekziston ndonjë vepër politike apo traktat politik të jetë përdorur, cituar dhe debatuar më shumë se Princi i Nikolo Makiavelit. I shkruar në shekullin XVI, me një qasje të re për kohën, përbën një nga veprat e para të filozofisë moderne, veçanërisht filozofisë politike. Princi, dhuratë jo e rastësishme (ndaj 'qëllimi arsyeton mjetin') për Lorenco de Mediçin, trajton temat kryesore që preokuponin princat; të kuptuarit dhe llojet e principatave, fitimi dhe ruajtja etyre, çfarë (nuk) duhet të bëjnë princat; çdo gjë që — një njeri që ka pushtet ose dëshiron të fitojë — duhet të ketë parasysh. "Në shumicën e rasteve, ata që duan t'i hyjnë në zemer një Princi e kanë për zakon që të ofrojnë ato gjëra që i vlerësojnë si më të dashurat për ta ose që vërejnë se i pëlqejnë më tepër Princit; për këtë arsye shumë herë shohim të ofrohen kuaj, armë, coha të arta, gurë të çmuar dhe stoli të tilla të denja për madhështinë e një princi. Duke dashur pra unë që t'i ofroj Madhështisë Suaj ndonjë dëshmi të dëshirës sime për t'ju shërbyer, nuk gjeta mes pasurive të mia asnjë gjë që ta çmoj apo ta vlerësoj më shumë sesa dijenitë lidhur me veprat e njerëzve të mëdhenj, të mësuara nga unë falë një reflektimi të gjatë mbi ngjarjet e epokës moderne dhe një studimi të vazhdueshëm mbi ngjarjet e së shkuarës: tanimë po jua dërgoj juve, pasi që i kam shqyrtuar me shumë zell, kam medituar lidhur me to dhe i kam përmbledhur në një vëllim të vogël. Dhe, ndonëse e gjykoj të padenjë për t'u paraqitur para jush kjo vepër, megjithatë kam fort besim se falë përmbajtjes së saj, ajo do të bëhet e pranueshme duke konsideruar se nga ana ime nuk mund t'ju bëhet dhuratë më e madhe, se të krijuarit për ju të mundësisë që brenda një kohe tejet të shkurtër të kuptoni gjithçka që unë, përgjatë shumë viteve dhe mes aq shumë vështirësive dhe rreziqeve, kam njohur dhe kuptuar. Dhe ta dini që nuk e kam stolisur këtë vepër me periudha retorike dhe me fjalë pompoze e madhështore ose me çfarëdo joshjeje tjetër apo stolie pavend, gjëra me të cilat shumëkush i mbush dhe zbukuron veprat e veta; sepse unë kam dashur fort që asgjë të mos e hijeshonte këtë vepcr, dhe që vcçse risia që ngërthen në vetvete argumenti dhe rëndësia e subjektit për të cilin flitet ta bëjnë atë të këndshme" - Nikolo Makiaveli
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania