titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Brenda një dite, katër jetë ndërlidhen me njëra - tjetrën në mënyra të papritura. Virgjil Salinasi është i druajtur e zemërdhembshur dhe ndihet si i huaj në familjen e tij të çmendur pas sporteve. Valencia Samerseti, e shurdhër, është e zgjuar, trime, e vetmuar dhe pëlqen gjithçka të natyrës.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Askushi Ovens, i njohur si Kushi, është një djalë normal. Ai do të ishte plotësisht normal po të mos jetonte në një varrezë, ku rritet nga hijet e mbrohet nga një kujdestar që nuk i përket as botës së të gjallëve as asaj së të vdekurve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Sa herë që shuhet një yll, një tjetër Ektros ka fituar një betejë. Para se vëllai i vogël i Megi Marit, Qarls Uollsi, të sëmuret për vdekje, ai shikon dragonjtë në kopshtin e zarzavateve. Dragoi është Proginoski, një ëngjëll me krahë e me sy, me trup prej erë dhe flakë. Është detyra e Megit dhe e Proginoskit, bashkë me shokun e Megit, Kelvin, që të shpëtojnë jetën e Qarls Uollsit. Që të arrijnë këtë ata duhet të futen thellë brenda Qarls Uollsit, të përpiqen të mposhtin Ektroset dhe të rikthejnë harmoninë e përsosur e gëzimin në ritmin e krijimit, në këngën e universit.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në luginën e malit të shkretë, një vajzë e vogël me emrin Minli jeton bashkë me prindërit në një kasolle të rrënuar. Mbrëmjeve, babai i rrëfen përrallat e lashta për dragoin Jade dhe për plakun e hënës që di përgjigjet e të gjitha pyetjeve të botës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
13 GJËRA QË NJERËZIT E FORTË MENDËRISHT NUK I BËJNË • NUK E HUMBASIN KOHËN DUKE NDIER KEQARDHJE PËR VETEN NUK HEQIN DORË NGA FUQIA E TYRE NUK I SHMANGEN NDRYSHIMIT NUK PËRQENDROHEN TE GJËRAT QË NUK MUND T'I KONTROLLOJNË NUK SHQETËSOHEN QË TI KENAQIN TË GJITHË NUK KANË FRIKË TË NDËRMARRIN RREZIQE TË LLOGARITURA NUK JETOJNË ME TË KALUARËN NUK PËRSËRISIN VAZHDIMISHT TË NJËJTAT GABIME NUK E URREJNË SUKSESIN E TË TJERËVE NUK DORËZOHEN PAS DESHTIMIT TË PARË NUK KANË FRIKË TË KALOJNË KOHË VETËM NUK MENDOJNË SE BOTA U DETYROHET NDONJË GJË NUK PRESIN REZULTATE TË MENJËHERSHME
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në një stol, mu ne qender të sheshit, i rrethuar nga bisedat e shumta të kalimtarëve është ulur një burrë. Në gjunjë mban një bllok nga i cili nuk ndahet kurrë. Pret çastin e duhur për ta hapur dhe për të shkruar në të përqafimet më të bukura, dëshmitari i heshtur i të cilave është. E ka bërë këtë gjë për më shumë se tridhjetë vjet: një gjueti krahësh që bashkohen dhe që, kur kapen mes tyre, flasin për një histori. Historinë e lidhjes së pathyeshme mes prindit dhe fëmijës. Atë të pajtimit mes dy vëllezërve, që ishin ndarë prej shumë kohësh. Apo atë të pasionit që bashkon dy të dashuruar në një të tashme të përjetshme, nga e cila nuk duan të largohen kurrë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një tjetër romancë që të bën të mbash frymën Tanja, valltarja misterioze me flokë të zinj si korbi e një taverne në Misisipi, nuk e dinte se ishte princesha e vërtetë Tatiana e mbretërisë së largët të Kardinias. Kur princi guximtar Stefan erdhi dhe e gjeti, i vendosur ta merrte me vete për të përmbushur porosinë e babait në shtratin e vdekjes, Tanja nuk e pranoi dashurinë e tij, por njëherësh ia ndezi gjakun mbretëror me një pasion të zjarrtë. Edhe pse u përpoq të ikte prej tij, prapë ndiente se princi e tërhiqte në mënyrë të papërmbajtshme, derisa princesha e re, më në fund, iu dha shpirtërisht princit këmbëngulës dhe zbuloi fatin e saj të vërtetë.
Çmimi: 1200 monedha
titleToAlt
Në çastet pulsuese pasi e vranë dhe e lanë në një kazan mbeturinash jashtë Stambollit, Tekila Leila hyn në një gjendje vetëdijeje të thellë. Zemra i ka pushuar së rrahuri, por truri është ende aktiv - për 10 minuta e 38 sekonda. Ndërsa dielli turk lind dhe miqtë e saj ende flenë diku aty pranë, ajo sjell ndërmend jetën e vet - dhe jetët e të tjerëve, e njerëzve të përjashtuar nga shoqëria, si puna e saj. Kujtimet e Tekila Leilës na kthejnë në fëmijërinë e saj, në provincë, një mjedis tepër ndrydhës për shkak të fesë dhe traditës, një fëmijëri ku ka lënë gjurmë familja poligamike me dy nëna dhe një baba që sa vinte e bëhej më autoritar. Pasi u arratis drejt Stambollit, Leila përfundoi në industrinë e pistë të trafikimit seksual, duke gjetur strehë në Rrugën e Bordellove, një rrugë historike e qytetit. Është një botë e errët dhe e dhunshme, por Leila është e fortë dhe e hapur ndaj bukurisë, dritës dhe lidhjeve të forta miqësore. Përmes vdekjes së Tekila Leilës, dalin në dritë të fshehtat dhe mrekullitë e jetës moderne të Stambollit, të ngjyrosura gjithë gjallëri nga rrëfimet mahnitëse se si e njohën dhe e deshën Leilën miqtë e pakët që kishte. Ndërsa udhëtimi i saj epik drejt jetës së përtejme i afrohet fundit, janë pikërisht pjesëtarët e familjes së re, të zgjedhur prej saj, që e përmbyllin këtë histori në një mënyrë aq të gjallë sa të thyen zemrën.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kryevepra e Suiftit Udhëtimet e Guliverit u botua pa emrin e autorit më 1726, duke arritur menjëherë një sukses të madh. Ky roman satirik, i nisur si një sulm i ashpër alegorik kundër zbrazëtisë së jetës dhe hipokrizisë së oborrtarëve dhe të politikanëve të kohës, u pasurua gjatë shtjellimit të mëtejshëm, duke u shtrirë në disa vjet, me analiza më të kujdesshme të Suiftit për shoqërinë njerëzore. Kritika ndaj sistemit politik u zgjerua në këtë mënyrë duke përfshirë të gjithë shoqërinë njerëzore. I shkruar me një stil të thjeshtë, por në të njëjtën kohë të mprehtë dhe gjithë fantazi, romani zuri vend në veprat klasike të letërsisë për fëmijë, edhe pse është i mbushur me analiza dhe mendime për nivele të ndryshme lexuesish.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Viola Brunello është "ngopur” me burrat. Sidomos me ata që mendojnë se mund ta shfrytëzojnë inteligjencën e saj të shkëlqyer për qëllimet e tyre. Avokate biznesi, që sapo ka hapur zyrën e saj, Vioia nuk do të humbasë kohë duke ndjekur ëndrra romantike të cilat, thellë në zemrën e saj, i konsideron plotësisht të paarritshme. I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në "listën" e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit. Edhe pse ideja i lindi rastësisht, Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të "listës së përmbushjeve": kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk mendonte se mund t'i bënte... Një gjë ishte e sigurt: sfidat do të shkonin më mirë sikur Lorenzo Vailati, një nga partnerët e një kompanie që i besoi një detyrë së fundmi, nuk do ta kishte zbuluar përmbajtjen e listës dhe nuk do të ishte intriguar prej saj. Sepse Viola qe ngopur me burrat. Nga të gjithë, por sidomos nga ata si Lorenzoja.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Të duhet më pak shpërqendrim, më pak ngarkesë. Lumi i madh i e-maileve, teksteve, mesazheve e takimeve të përditshme të shpërqendron dhe të streson. Kërkesat e njëkohshme nga puna dhe familja sa vijnë e shtohen. Me çfarë kostoje? Punë e dorës së dytë, afate që nuk i kap dot, pagesa më të ulëta, përparim më i ngadaltë në karrierë dhe shumë stres. Të duhet më shumë produktivitet në punë. Më shumë të ardhura për jetë më të mirë. Të duhet më tepër kënaqësi nga jeta, më shumë kohë për veten, familjen dhe miqtë. Tani mund t’i kesh të dyja-më pak dhe më shumë Në librin "Një gjë e vetme", do të mësosh si: * Të shpëtosh nga rrëmuja * Të arrish rezultate më të mira në më pak kohë * Të mbledhësh forcat drejt synimit * Të ulësh stresin * Të kapërcesh ndjesitë dërrmuese * Të rigjallërosh energjitë * Të qëndrosh në shina * Të zotërosh ato që kanë rëndësi
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Trevor Bensoni nuk ka menduar kurrë të kthehet në Nju Bern të Karolinës së Veriut. Por, kur shpërthimi i predhës jashtë spitalit, ku ka punuar si kirurg ortoped, e detyron të kthehet nga Afganistani me dëmtime të rënda, kasollja e rrënuar që ka trashëguar nga i gjyshi duket si vendi më i mirë ku mund të marrë veten. Ndërsa kujdeset për kosheret e bletëve të gjyshit të dashur dhe përgatitet te ndjekë për herë të dytë shkollën e mjekësisë, Trevorit nuk i ka shkuar në mendje të bjerë në dashuri me një vendase... E megjithatë, qysh në takimin e parë, ndien për zëvendëssherifen Natali Masterson një tërheqje që e ka të pamundur ta shmangë. Por edhe pse duket se Natalia i përgjigjet ndjenjës së tij, ajo ruan një largësi që e bën Trevorin të vrasë mendjen çfarë të fshehtash ndryn brenda saj. Qëndrimin e tij në Nju Bern e ndërlikon edhe më shumë prania e një vajze adoleshente, Kelit, e cila jeton në një parkim rulotësh mbi rrugë. Duke u shtirur si shtatëmbëdhjetëvjeçare, vajza punon në një dyqan artikujsh të ndryshëm dhe është e vetmuar. Kur zbulon se dikur ajo kishte ndihmuar gjyshin e tij, Trevori shpreson që Keli të hedhë dritë në rrethanat misterioze të vdekjes së plakut, por ajo nuk tregon asgjë - derisa kriza që pëson hap një rrugë që do të zbulojë natyrën e vërtetë të së kaluarës së Kelit, e kaluar që lidhet me vdekjen e gjyshit më shumë nga sa kishte menduar Trevori. Duke kërkuar zbulimin e të fshehtave të Natalisë dhe të Kelit, Trevori do të mësojë kuptimin e vërtetë të dashurisë dhe të faljes... dhe se, për të ecur përpara në jetë, shpesh duhet të kthehemi në vendin ku filloi gjithça
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Jay Shetty, super yll i mediave sociale dhe drejtuesi i podkastit numër 1 "Qëllimisht", ka përmbledhur këtu mençurinë e përjetshme që mësoi si murg, duke e përkthyer në hapa praktikë, të cilët mund t'i ndjekë çdo ditë kushdo që dëshiron të ketë jetë me më pak ankth e me më tepër kuptim. Gjatë tri viteve të shkuara, Jay Shetty u shndërrua në një nga ndikuesit më të njohur në botë. Një nga klipet e tij është videoja tepër e ndjekur në Facebook, me mbi 360 milionë shikime. Ndjekësit e tij në mediat sociale janë mbi 32 milionë, ka prodhuar mbi 400 video virale, të cilat kanë grumbulluar mbi 5 miliardë shikime, kurse podkasti i tij është renditur disa herë si numri një në botë mbi çështjet e jetesës së shëndetshme. Në këtë libër frymëzues, Shetty na tregon për kohën që kaloi si murg i traditës vedike, për të na mësuar si të pastrojmë rrugën e jetës nga pengesat, drejt një potenciali e fuqie të plotë. Duke shfrytëzuar mençurinë e lashtë dhe përvojat e tij të pasura në ashram, "Mendo si murg" na tregon si të kapërcejmë mendimet dhe zakonet negative, si të gjejmë qetësinë dhe qëllimin që kemi brenda vetes. Mësimet e murgjve janë të thella, por shpesh duken si abstrakte. Shetty i shndërron ato në këshilla dhe ushtrime, të cilat mund t'i vëmë në zbatim për të pakësuar stresin, përmirësuar përqendrimin dhe marrëdhëniet me të tjerët, për të identifikuar aftësitë e fshehura, për të rritur disiplinën dhe për t'i dhuruar vetes dhe të tjerëve dhuratat që na jep bota. Shetty vërteton se të gjithë munden dhe duhet të mendojnë si murgjit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Autobusi i Energjisë një libër bestseller ndërkombëtar, i shoqëron lexuesit në një udhëtim frymëzues, i cili u hap mendjen dhe zbulon 10 sekrete për t'iu qasur jetës dhe punës me anën e të menduarit pozitiv e të drejtpërdrejtë, që të çon drejt përmbushjes në punë dhe në shtëpi. Jon e gërsheton këtë histori tërheqëse me mendime të holla, duke ofruar një udhërrëfyes të fuqishëm për të kapërcyer pengesat dhe për të nxjerrë më të mirën nga vetja dhe nga skuadra. Kur t'i hipni autobusit të energjisë, do të shijoni udhëtimin e jetës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Editi dhe Andrea, një vajzë disi kokë më vete dhe një kapiten shumë i ngurtë e i përpiktë, takohen rastësisht në një traget që bënte rrugën Venecia-Greqi. Një ngjarje çikërrimë ndër shumë të tjerat që ka jeta. Vetëm se e tyrja ndryshon përgjithnjë. Fillimisht është refnzimi: si mundet vallë të tërhiqen dy tipa aq të ndryshëm? Pastaj hopet e një dashurie fillimisht klandestine, aventurat e një ndarjeje të gjatë, rreziku i një sekreti, një lumturi krejt e beftë dhe një sprovë e madhe... Dhe në fund ishulli, plot dritë dhe erë, ku ata të dy shkojnë të banojnë duke meremetuar një shtëpi të vjetër të braktisur. Ishulli ku Andrea gjendet sërish i vetëm. Dialogët vërtet të rëndësishëm, por që nuk shterojnë kurrë: ndërkohë që kujdesi i përditshëm për kopshtin dhe bletët e gruas së dashur e ndihmojnë të kthehet në jetë, Andrea vazhdon të flasë me të. I tregon, me ëmbëlsi dhe pasion, historinë e madhe të dashurisë së tyre. Dhe i premton se do ta gjejë të bijën, Emin, që prej kohësh i ka ndërprerë marrëdhëniet me prindërit. Ndoshta është e mundur t'ia nisësh nga e para, të zbulosh sërish familjen, pavarësisht pikëllimeve dhe të vërtetave të hidhura? Një histori e thjeshtë e megjithatë shpërthyese, që na vë para pyetjesh të qenësishme: për lidhjet që farkëtojmë mes shpirtrave, për aftësinë tonë për të ndryshuar, për fatin që bashkon dhe ndan. Dhe kur na duket se e kemi humbur aftësinë për të habitur veten, për të kërkuar dritën, për t'u kujdesur për veten, është zemra që hesht apo thjesht ne nuk dimë ta dëgjojmë? Një roman i fuqishëm, rrëmbyes, plot mençuri, që arrin të të tregojë rrugën drejt rilindjes që të gjithë e kërkojmë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Nga autorja e librit bestseller "Nënat", një roman i ri mahnitës për motrat binjake, të pandashme si fëmijë, që zgjodhën në fund të jetonin në dy botë tërësisht të ndryshme, njëra e bardhë e tjetra e zezë. Motrat binjake Vinjes do të jenë përgjithmonë identike. Por, pasi u rritën bashkë në një komunitet jugor me ngjyrë dhe u arratisën prej andej në moshën gjashtëmbëdhjetëvjeçare, nuk ndryshoi vetëm jeta e tyre si të rritura, por gjithçka: familjet, bashkësitë, identitetet racore. Shumë vite më vonë, njëra nga motrat jeton me vajzën e zezë, në të njëjtin fshat jugor prej nga ishte larguar dikur. Tjetra, jeton mes të bardhëve duke e fshehur racën, ndërsa burri i saj i bardhë nuk di asgjë për të shkuarën. Edhe pse me kilometra larg njëra-tjetrës dhe të ndara nga shumë gënjeshtra, fatet e binjakeve mbeten të ndërlidhur. Ç'do të ndodhë në brezin tjetër, kur rrugët e vajzave të tyre do të ndërthuren?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë udhërrëfyes motivues e tepër zbavitës, autorja bestseller #1 sipas gazetës New York Times dhe trajnerja e suksesshme që udhëton nëpër gjithë botën, Jen Sincero, na ofron 27 kapituj plot me histori frymëzuese dhe të hareshme, këshilla të urta, ushtrime të thjeshta dhe, aty-këtu, ndonjë sharje. Nëse je gati të bësh disa ndryshime serioze me jetën tënde, libri "Ti je vërtet i fortë" do të të vijë në ndihmë. Përmes tij do të identifikosh dhe ndryshosh besimet dhe sjelljet sabotuese që nuk të lejojnë të arrish atë që dëshiron, do të kapërcesh frikërat, me qëllim përballjen me rreziqe të mëdha emocionuese, do të gjesh si të fitosh më shumë para, do të mësosh si të duash veten dhe të tjerët, do të përcaktosh objektiva dhe do t'i arrish ato. Në thelb, ky libër të tregon si të krijosh jetën që e ke dashur gjithmonë me të vërtetë dhe si ta krijosh duke nisur nga tani. KUR TA KESH PËRFUNDUAR SË LEXUARI LIBRIN "Tl JE VËRTET I FORTË", DO TË KUPTOSH PSE JE Al QË JE, Sl TA DUASH ATË QË NUK E NDRYSHON DOT, Sl TA NDRYSHOSH ATË QË NUK E DO DHE Sl TA PËRDORËSH FORCËN PËR TË MPOSHTUR PENGESAT E BRENDSHME E TË JASHTME.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ai që shihet gjerësisht si "një nga librat më të spikatur të shkruar ndonjëherë që të ndryshon jetën", mund të jetë qasja më e thjeshtë për të arritur gjithçka që ke dëshiruar ndonjëherë, madje, më shpejt nga sa ke menduar se është e mundur. Po sikur të zgjohesh nesër dhe çdo fushë e jetës tënde të flllojë të shndërrohet? Çfarë do të ndryshoje? Metoda "Miracle Morning" tashmë po shndërron jetën e dhjetëra mijëra njerëzve anembanë botës, duke u treguar si të zgjohen çdo ditë me më tepër energji, motivim dhe fokus, për ta ngritur jetën në një nivel të ri. Ka qenë këtu, para syve tanë, gjatë gjithë kohës, por ky libër e solli më në fund në jetë.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ndërsa rriteshin, Xhozi dhe Meredith Garland kishin një marrëdhënie të ngrohtë mes tyre, pavarësisht se ndonjëherë edhe ziheshin. Xhozi ishte impulsive, e gjallë, e papërmbajtur, kurse Meredithi punëtore, e menduar dhe e përmbajtur. Kur i goditi tragjedia, lidhja e tyre delikate u shpërbë. Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, Xhozi dhe Meredithi ishin në fund të të tridhjetave dhe ndiqnin rrugë krejt të ndryshme. Xhozi, mësuese e klasave të para, ishte ende beqare dhe mendonte të hiqte dorë përfundimisht nga përpjekjet për t'u lidhur me dikë. Nuk kërkonte aq shumë të gjente djalin e duhur sesa të bëhej nënë, një ndjenjë që iu rigjallërua kur vajza e ish të dashurit u regjistrua në klasën e saj. E vendosur të realizonte të ardhmen që kishte ëndërruar gjithmonë, Xhozi vendosi ta merrte vetë në duar çështjen. Nga pamja e jashtme, Meredithi ishte vajza model me jetën e përsosur. Avokate e suksesshme, ishte martuar me një burrë të mrekullueshëm dhe kishin një vajzë të bukur katërvjeçare. Megjithatë, Meredithi ndjeliej e pakënaqur dhe jo e qetë, pyeste veten nëse kishte zgjedhur jetën që duhej apo atë që kishte dëshiruar vërtet. Ndërkohë që afrohej përvjetori i tragjedisë dhe të fshehtat e dhimbshme nisën të dilnin në sipërfaqje, Xhozi dhe Meredithi jo vetëm duhet të përballen me çështjet që i ndanë, por edhe me zgjedhjet që kanë bërë. Në udhëtimin drejt kuptimit dhe faljes, të dyja motrat zbulojnë se kanë nevojë për njëra-tjetrën më shumë nga sa ua kishte marrë mendja dhe se, në kërkimin e lumturisë së vërtetë, dashuria është gjithnjë e para.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Libri bestseller, "Si mendojnë njerëzit e suksesshëm", është materiali më i përsosur dhe i përmbledhur për t'u lexuar për botën e sotme që ecën me ritme kaq të shpejta. Eksperti botëror i lidershipit, John C. Maxwell do t'ju mësojë si të jeni më krijues dhe kur duhet të vini në pikëpyetje të menduarit e përgjithshëm. Do të mësoni si të kapni kuadrin e gjerë, ndërkohë që fokusoheni te të menduarit. Do të gjeni si të rrisni potencialin krijues, të zhvilloni idetë dhe të nxirrni mësime nga e shkuara për të kuptuar më mirë të ardhmen. Me këto njëmbëdhjetë çelësa për të menduarin më efikas, do ta shihni shumë qartë rrugën drejt suksesit personal. 11 çelësat për të menduarit e suksesshëm përfshijnë: • TË MENDUARIT NË PLAN TË GJERË: Si të shohësh botën përtej nevojave dhe si të çon, kjo drejt ideve të mëdha. • TË MENDUARIT E FOKUSUAR: Si të largosh pengesat dhe shpërqendrimet mendore përtë realizuar potencialin e plotë. • TË MENDUARIT KRIJUES: Si të mendosh në mënyrë të veçantë dhe të bësh zbulime. • TË MENDUARIT E PËRBASHKËT: Si të punosh me të tjerët për të arritur rezultate. • TË MENDUARIT REFLEKTUES: Si të shohësh të shkuarën dhe të fitosh një kuptim më të mirë për të ardhmen.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Përralla tradicionale të rrëfyera përmes tekstesh të thjeshtë dhe lehtësisht të lexueshëm të shoqëruara me ilustrime fort të këndshme. "Të voglat përralla të mëdha" i ndihmojnë fëmijët të rriten së bashku me librin dhe u mundësojnë prindërve të kalojnë kohë me ta.
Çmimi: 400 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania