titleToAlt
Personazhi aq i njohur i përrallave shqiptare, Kacimicrri, niset në një udhëtim të gjatë rreth globit për të takuar shumë personazhe të tjera të letërsisë botërore për fëmijë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Romani për fëmjjë"I fundmi i Kastriotëve" hedh dritë mbi një ngjarje tragjike të historisë së Shqipërisë, e cila njihet shumë pak nga lexuesi shqiptar. Ne vitin 1481, pasi u rrit e u bë burrë, Gjon Kastrioti vendosi te kthehej në Krujë për të organizuar një kryengritje, me dëshirën për të vazhduar bëmat e atit te tij, Skenderbeut të lavdishëm. Si do të vijojnë përpjekjet e tjj për ta çliruar Shqipërine nga zgjedha turke, në rrethanat e reja që janë krjjuar në vend, pesëmbëdhjetë vite pas vdekjes së të atit? Shkrimtari Bedri Dedja, duke u mbështetur në fabulën dhe subjektin e veprës me të njëjtin titull, shkruar nga Andon Frashëri, ndërtoi mbi skeletin e saj nje vepër te re, së cilës i dha formën e romanit për fëmijë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Shkrimtari aq i dashur për fëmijë, Bedri Dedja, do të na çojë në Sdikuisht, në kryeqytetin e përrallave të tij, kësaj here për të na njohur me të fshehtat e biznesit, me sekretet e qyteteve Gëzimburg dhe Skarcomania, me magjistaren Inteligjenca Artificiale, me autostradat dhe semaforët kozmikë, me lojërat e futbollit në stadiumet nëntokësore, por edhe me epideminë e mikrobit të rrezikshëm me emrin Tezgomania...
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kokëdruthi, Kokëtapa dhe Kokëfirifiu largohen fshehurazi nga vendlindja e tyre, Qyteti Sdikuisht, për të shkuar drejt Qytetit të Qejfit, të hallakatur nga premtimet e Usta Ipaudhit, këtij mashtruesi të shkuar në moshë. Aventurat e tyre do t'i rrëmbejnë lexuesit e vegjël përt'i çuar në Festivalin e Gjëraxhepit, në qytetin famëkeq të Helmegazisë, e deri në Monopatin e torturave gramatikore e matematikore... Por çfarë ndodh më pas me ta? Këtë do ta zbuloni pasi të keni marrë në duar këtë thesar të paçmuar që shkrimtari Bedri Dedja u ka lënë fëmijëve. Romani-përrallë Një udhëtim i rrezikshëm është një nga veprat më zbavitëse të shkrimtarit Bedri Dedja, vlerësuar me çmimin e IBBI-t (Bordit Ndërkombëtar të Librave për Fëmijë), si romani më i mirë i vitit 2000, për fabulën e tij dinamike e plot fantazi, si dhe për dhuntinë e madhe krijuese të autorit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Heronjtë e këtij romani, një grup i guximshëm fëmijësh tokësorë dhe marsianë, marrin përsipër shpëtimin e Sistemit tonë Diellor nga sulmi i mafies kozmike, Ata arrijnë ta mposhtin të Keqen përmes luftës së përbashkët. Në këtë luftë udhëhiqen nga Presidenti i Planetit të Kuq, i cili i dëgjon me shumë vëmendje fëmijët dhe, nga mësimet që nxjerr prej përrallave të tyre, rregullon të gjitha ligjet e planetit. Ndonjëherë, për të shpëtuar botën, nuk mjaftojnë dijet dhe teknologjia, por duhet bota fëminore, fantazia dhe aftësia e tyre për të besuar tek e pamundura, duke shndërruar kështu çdo përrallë të bukur në realitet. "Vepra e Bedri Dedjes është një ftesë për të mbetur fëmijë në zemër, e bërë nga dikush që, pikërisht pse veproi kështu, u bë monument i letërsisë për fëmijë. Dhe jo vetëm për fëmijët, më lejoni ta them”- Catterina Zuccaro, gazetare RAI, Itali.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Novela “I vogli Donat Argjendi”, është një nga rrëfenjat e para të letërsisë sonë për fëmijë. Autori i vendos ngjarjet në kohën e princërve shqiptarë. Djali i një prijësi rrëmbehet nga kusarët dhe pas shumë peripecish kthehet tek prindërit. Me një gjuhë të thjeshtë, autori iu përcjell fëmijëve mesazhin se liria fitohet me sakrifica dhe i mëkon me dashurinë për atdheun.
Çmimi: 300 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania