titleToAlt
Shumë nga ne besojnë se jemi të lirë t'i japim formë fatit tonë. Po sikur vullneti i lirë të mos ekzistonte? Po sikur jetët tona të ishin në pjesën më të madhe të tyre të paracaktuara, të skalitura në trurin tonë - zgjedhjet tona se çfarë do të hamë, me kë do të biem në dashuri, madje edhe ato që besojmë, të mos jenë vërtet zgjedhjet tona? Neuroshkenca po sfidon çdo gjë që mendojmë se dimë rreth vetes, duke nxjerrë në pah mënyrën se si i marrim vendimet dhe formojmë realitetin tonë, të pavetëdijshëm për rolin e pjesës së pandëgjegjshme të mendjeve tona. Hannah Critchlovv, një nga emrat më në zë të neuroshkencës, pasqyron në mënyrë të gjallë jetën e përditshme të saj dhe ekspertëve të tjerë të fushës, si potencialin e jashtëzakonshëm. Po ashtu edhe rreziqet, të cilat lindin si pasojë e të qenit në gjendje të parashikojmë të ardhmen tonë të mundshme - dhe mënyrat se si mund të ndryshojmë atë që tashmë është përgatitur për ne. Në mënyrë të qartë, ndriçuese dhe mbreslënëse, Shkenca e Fatit revolucionarizon të kuptuarit se cilët jemi - dhe na fuqizon në ndihmën për të t'i dhënë formë një të ardhmeje më të mirë për veten dhe botën që na rrethon.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
VAJZAT MUND TË UDHËHEQIN BOTËN GJITHÇKA QË U DUHET ËSHTË VETËBESIMI. Ke dashur ndonjëherë të kishe guximin për të marrë pjesë në një ekip sportiv, apo t’i thoshe nja dy fjalë atij mësuesit nopran e të vrazhdë... apo t’i japësh jetë ëndrrës për të hapur klubin për mbrojtjen e kafshëve? Epo, mbase lista jote e gjërave për të cilat duhet guxim është krejt e ndryshme nga kjo. Por, cilatdo qofshin ato, në këtë libër rrefehet sekreti për t’i bërë realitet:rnrnVetëbesimi. Ai të jep forcën për të bërë çdo gjë që dëshiron. I pajisur me ilustrime novelash grafike, me lista e me teste të këndëshme, si dhe me ngjarje reale të shumë vajzave, ky libër të mëson kodin e vetëbesimit: si ta krijosh atë dhe si ta vësh në përdorim. Shumë shpejt do të shndërrohesh në një vajzë që vepron, do të ndërrmarrësh rreziqe, të cilat do të të çojnë drejt aventurave të mëdha, si dhe do të marrësh përsipër sfida të cilat nuk i kishe imagjinuar kurrë. I. Mekanizmat thelbesore të vetebesimit, II. Punë me rrezik, III. Dështimi absolut, IV. Te behesh kritik kulture, V. Ti dhe truri yt, VI. Miqesi te besueshme, VII. Udhërrëfyesi i vetëbesimit për vajzat në botën virtuale, VIII. Të pranosh që askush s'është i përkryer, IX. Të jesh e sinqertë me veten, X. Bëhu një Vajzë që Vepron, XI. Krijo kodin tënd të vetëbesimit
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në librin "Sapiens", Youval Noah Harari eksploroi të shkuarën tonë. Te "Homo Deus", ai hodhi vështrimin tek e ardhmja. Tani një nga mendimtarët më novatorë në planet i kthehet së tashmes për të kuptuar çështjet e saj më të nxehta. Si e ndryshojnë kompjuterat dhe robotët kuptimin e të qenit njeri? Si përballemi me epideminë e lajmeve të rreme? A janë kombet dhe fetë ende domethënëse? Çfarë duhet t'u mësojmë fëmijëve? "27 leksione për shekullin e 27" i Yuval Noah Harari-it është një hulumtim zhbirues dhe largpamës në problematikat më të nxehta të ditëve të sotme ndërkohë që lëvizim drejt hapësirave të panjohura të së ardhmes. Teksa teknologjia përparon më shpejt sesa vetë ndërgjegjësimi ynë rreth saj, pirateria informatike kthehet në një taktikë luftarake dhe bota ndihet më e polarizuar se kurrë, Harari na njeh me sfidat e rrjedhës së jetës në përballjen me ndryshimin konstant dhe të pa orientuar dhe shtron pyetje të rëndësishme ekzistencialiste që secili nga ne duhet t'ia bëjë vetes për të siguruar mbijetesën. Në njëzetë e një kapituj gjithëpërfshirës, e njëkohësisht provokues dhe të thellë, Harari shtjellon më tej tezat e shpalosura në librat e tij të mëparshëm, duke hedhur dritë mbi çështjet politike, teknologjike, sociale dhe ekzistenciale dhe jep këshilla se si të përgatitemi për një botë të së ardhmes krejtësisht të ndryshme nga e sotmja: Si mund të ruajmë lirinë e zgjedhjes kur Big Data na vëzhgon? Si do të duket forca punëtore e së ardhmes dhe si do të duhet ta përgatisim veten për këtë? Si duhet të përballemi me kërcënimin e terrorizmit? Pse është në krizë demokracia liberale? Aftësia unike e Hararit për të shpjeguar nga vijmë e ku shkojmë, ka ngacmuar imagjinatën e miliona lexuesve. Këtu ai na fton të marrim në konsideratë vlerat, kuptimin dhe angazhimin personal në një bote të tejmbushur me zhurmë dhe pasiguri. Kur rrethohemi nga informacione të pavërteta qartësia është pushtet. Paraqitja e sfidave komplekse dhe bashkëkohore në mënyrë të qartë e të kuptueshme, e bën "27 leksione për shekullin e 21" një libër thelbësor për t'u lexuar.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
A nuk do të ishte mrekullia vetë të hidheshim mbi shtrat, të tulateshim nën shtroja dhe të na zinte gjumi menjëherë pa ankthe pa frikë? Pa i bërë veshët pipëz për të dëgjuar zhurma e pa menduar për njerëzit e këqij? Pa u çuar për të pirë ndonjë gotë ujë a lëng, apo pa shkuar edhe një herë në tualet? Koha për gjumë është e vështirë për shumë fëmijë. Nëse edhe ty të zë frika të shkosh në shtrat për të fjetur dhe je i bxndur se asgjë veç magjisë nuk funksionon për të të zënë gjumi, atëherë ky libër është për ty. Udhëzuesi Ç'të bësh kur frikësohesh nga shtrati i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes teknikave konjitive-sjellore që përdoren për trajtimin e problemeve me gjumin. Frikërat, ngarkesa mendore, shqetësimet trupore, dhe varësia e tepërt nga prindërit mund të mposhten, ndërkohë që fëmija fiton aftësitë që i nevojiten për të pasur net më të qeta. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që të arrijnë të flenë në kohën e duhur dhe të qëndrojnë në gjumë... si me magji!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kafshimi i thonjve. Thithja e gishtave. Përdredhja e flokëve. Pickimi i lëkurës. Përtypja e bluzave. Ke një ves, që e ke të vështirë ta largosh? Një ves që të bën me turp apo të fut ne telashe? Nëse është kështu, nuk je i vetëm. Shumë fëmijë kanë vese si këto do të dëshironin shumë që t'i largonin. Por zakonet janë më të forta se dëshirat. Ato hedhin rrënjë thellë dhe nguliten fort. Edhe po të duash të çlirohesh prej tyre, nuk mundesh. Vetëm në rast se ke në duar çelësat e duhur. Udhëzuesi Ç'të bësh kur të nguliten veset e këqija ju siguron çelësat për të shpëtuar nga një mori vesesh të bezdisshme. Shembujt përfshirës, ilustrimet e gjalla dhe udhëzimet hap pas hapi ju mësojnë strategjitë themelore të ndërtimit të zakoneve, për vënë në shënjestër çdo gjë: që nga kafshimi i thonjve dhe thithja e gishtave, deri te përtypja e bluzave, përdredhja e flokëve e vese të tjera. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim tërësor për edukimin, motivimin dhe ruqizimin e fëmijëve për të çliruar veten prej veseve të këqija. gjumin Ç'të bësh kurTE NGULITEN veset e këqija Udhëzues për fëmijë: si të tejkalojnë kafshimin e thonjve e vese të tjera
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Eksploruesit zbulojnë vende në të cilat ata nuk kanë qenë kurrë më parë. Atyre mund t'u duhet njëfarë kohe derisa t'i bëjnë zbulimet e tyre. Mund ta kenë të vështirë si t'i kuptojnë hartat. Mund të ndjekin shtigje të gabuara apo të marrin kthesa të gabuara. Ka raste që ndonjëherë atyre u duhet t'ia nisin nga e para të gjithë ekspeditën! Sikur eksploruesit të mos kishin pranuar gabimet e tyre dhe të mos kishin vazhduar përpara, ndoshta ata kurrë nuk do të kishin bërë ndonjë zbulim! Të duket e njohur me veten? Nëse e ke problem të pranosh gabimet, nëse përpiqesh të kesh vazhdimisht të drejtë, ose nëse shqetësohesh se nuk do të jesh i mirë sa duhet, ky libër është për ty Udhëzuesi Ç'të bësh kur gabimet të futin dridhmat i udhëheq fëmijët dhe prindërit e tyre përmes emocioneve që fshehin frikën e të bërit gabime duke përdorur strategjitë dhe teknikat e bazuara në parimet konjitive-sjellore. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve për t'u përballur me gabimet... në mënyrë që të eksplorojnë territore të reja pa frikë!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ti e di, me siguri, se piratët përdorin dylbi për të parë anije të tjera apo tokën në horizont? Duke u fokusuar te gjërat e vogla në largësi, ata lënë pa parë gjëra të tjera rreth e rrotull tyre. Kështu, ata humbasin gjëra të rëndësishme. Ndonjëherë edhe mundësinë për t'u kënaqur. Ndonjëherë humbin mundësinë t'i gëzohen thesarit të çmuar që tashmë kanë! Ashtu si piratët që përdorin dylbinë, edhe fëmijët mund të përqendrohen vetëm tek ajo gjë që duan dhe të mos i vënë re gjërat e mira që ata i kanë. Nëse ti je fëmijë që mendon: "Nuk është e drejtë!", ky libër është për ty! Udhëzuesi Ç'të bësh kur nuk të duket e drejtë i drejton fëmijët nëpër emocionet e vështira të zilisë dhe të xhelozisë dhe bazohet te teknikat e parimet konjitivo-sjellore. Ky libër vetë-ndihmës e ndërveprues është një burim tërësor edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që i ndihmon fëmijët të përballen me zilinë... për të mësuar se si të lundrojnë me kënaqësi si piratë në detet e gjera!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
A e dije se njerezit kane disa filtra mendore? Ata sherbejne qe truri te mos behet rremuje prej mendimeve te padobishme. Ndonjehere ndodh qe keta filtra ngaterrohen ose bllokohen, keshtu qe truri ngec me mendime qe i torturojne vertet femijet. Nese kjo gje te ka ndodhur edhe ty, pra, nese e ke te veshtire te ndihesh i sigurt ose i mbrojtur per shkak se disa mendime te mbajne peng, ky liber eshte per ty. Udhezuesi C'te besh kur mendja te mbetet peng i orienton femijet dhe prinderit e tyre permes teknikave konjitive-sjellore te perdoruara per te trajtuar problemet e (Çrregullimit Obsesiv-Kompulsiv. Ky liber vete-ndihmes interaktiv i shnderron femijet ne super-detektive, te cilet mund te dallojne dhe t'i pergjigjen ne menyren e duhur rrengjeve te COK-ut. Me shembujt nderveprues, aktivitetet dhe udhezimet hap pas hapi, ai u vjen ne ndihme femijeve qe te zoterojne aftesite e nevojshme per t'u cliruar nga mendimet fiksuese dhe nevojat e ngutshme te COK-ut, si dhe te jetojne me te lumtur. Ky udhezues eshte burim gjitheperfshires per edukimin, motivimin dhe fuqizimin e femijeve, per te punuar drejt ndryshimit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Klounet bejne numra cirku qe na bejne te shkrihemi se qeshuri. Veshin rroba me ngjyra te ndezura, kepuce te medha, paruke e kapela te shumengjyreshe. E ke vene re sa u pelqen atyre qe njerezit i shohin dhe qeshin me ta?! Shume femije ndihen te druajtur kur te tjeret i vene re. Por disa prej ketyre femijeve vuajne vertet kur jane ne qender te vemendjes. Mos ngjajne pak me ty? Nese edhe ti ndihesh teper i druajtur apo nervoz shume shpesh, ose nese nuk merr pjese ne veprimtari te kendshme ngaqe merakosesh se cfare mund te mendojne te tjeret, atehere ky liber eshte per ty! Udhëzuesi Ç'te besh kur ndihesh teper i druajtur i udheheq femijet dhe prinderit e tyre neper emocionet qe shoqerojne ankthin social, duke perdorur teknika qe bazohen ne parimet konjitive-liber nderveprues vete-ndihmes eshte nje burim gjitheperfshires per edukimin, dhe fuqizimin e femijeve qe te mposhtin ankthin social. Ne kete menyre ata mund t'u gezohen cirkut te argetimeve dhe miqve
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Pilotet e balonave me ajer te ngrohte perjetojne aventura te mrekullueshme: ata shohin gjera qe nuk i kane pare kurre me pare dhe mesojne shume rreth botes qe na rrethon. Fluturimi me balone disa femijeve mund t'u duket dicka e mrekullueshme, ndersa disa te tjereve mund t'u ngjalle frike te fluturojne vetem, larg prinderve dhe shtepise. Nese ndihesh i frikesuar kur ben dicka pa prinderit e tu, ky liber eshte per ty! Udhezuesi Ç’te besh kur nuk do te rrish vetem. i udheheq femijet dhe prinderit e tyre permes emocioneve qe shoqerojne ankthin e ndarjes, duke perdorur strategji dhe teknika te bazuara ne parimet konjitive-sjellore. Ky liber vetendihmes interaktiv eshte burim gjitheperfshires per edukimin, per motivimin dhe per fuqizimin e femijeve per te kapercyer ankthin e ndarjes ne menyre qe te behen pilote me besim te vetja te balonave te tyre me ajer te ngrohte!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gj aknxehtësinë A e dije se zemërimi është si zjarri? Ai fillon me një shkëndijë, na mbush me energji dhe na nxit. POR AMA, mund të na dalë nga kontrolli, duke bërë që të përfundojmë në telashe. Nëse je fëmijë që merr flakë shpejt, që zemërimi të shpërthen shpesh dhe që inati yt bëhet i papërmbajtshëm, atëherë ky libër është pikërisht për ty. Udhëzuesi Çtë bësh kur të shpërthen zemërimi i orienton fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren per trajtimin problemeve me zemërimin. Shembujt përfshirës, ilustrimet e gjalla dhe udhëzimet hap pas hapi u mësojnë fëmijëve një sërë metodash "për ta racionuar" zemërimin, "për t'i ftohur" mendimet gjaknxehta, si dhe për t'i mbajtur nën kontroll veprimet e zemërimit, duke i bërë fëmijë të qetë dhe efektivë. Ky libër ndërveprues vetë-ndihmës është një burim gjithëpërfshirës për edukimin, motivimin dhe fuqizimin e fëmijëve që i ndihmon ata të ndryshojnë për të mposhtur zemërimin.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
E dije se shqetësimet janë si domatet? Jo, ato nuk mund të hahen, por ti mund ti rrisësh vetëm duke u kushtuar vëmëndje. Nëse shqetësimet e tua janë rritur aq shumë sa të bezdisin gati çdo ditë, atëherë ky libër është për ty. Udhëzuesi Ç'të bësh kur shqetësohesh shumë i udhëheq fëmijët dhe prindërit përmes teknikave konjitive-sjellore, të cilat përdoren shpesh për trajtimin e ankthit. Metaforat dhe ilustrimet e gjalla i bëjnë konceptet dhe strategjitë të thjeshta për t'u kuptuar. Ndërsa udhëzimet hap pas hapi dhe tepër praktike të veprimtarive, si dhe vizatimet apo shkrimet me të cilat ato shoqërohen u vijnë në ndihmë fëmijëve të zotërojnë aftësi të reja për zvogëlimin e ankthit. Ky libër ndërveprues dhe vetëndihmës është një burim gjithëpërfshirës edukimi, motivimi dhe fuqizimi, që u shërben fëmijëve për kapërcimin e ankthit. Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin ankthin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin negativitetin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me zemërimin Udhëzues për fëmijë: si të mposhtin problemet me gjumin
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Një histori e Shkurtër e Njerëzimit
Çmimi: 2000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania