titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"Ditarët shqiptarë' shënimet e udhëtimeve të Justin Godart, duke nisur nga Marsi i vitit 1921 e deri në Dhjetor të vitit 1951. "Ditarët shqiptarë' është i pajisur me shënime të shkurtra për mjaft personalitete shqiptare, në vitet kur ai vizitoi Shqipërinë. Ai ka folur mjaft edhe për personalitete të tilla, që kanë luajtur një rol të rëndësishëm në vend, sidomos pas shpalljes së pavarësisë. Godart ka rrëfyer për figura si: Ahmet Zogu, Fan Noli, Gjergj Fishta, Avni Rustemi, Bajram Curri, Luigj Gurakuqi.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Shqipëria dhe shqiptarët" Sinteze e njohurive te kohes mbi gjeologjine, gjeografine, popullsine, etnografine, historine dhe ekonomine e Shqipërise me Autor Jacques Bourcart. Shqipëroi dhe pajisi me shenime Asti Papa. Shtëpia botuese "Dituria", viti i botimit 2004. Faqet e librit 200. ISBN 00027-59-32-1 Një libër i shkruar me dashuri dhe me dore mjeshtri nga një shkencëtar i njohur francez, profesor i Sorbones, Anetar i Akademise se Shkencave, i cili ka bere studime te shumta , qe madje here here kane qene te parat e kryera, sidomos mbi gjeologjine dhe gjeografine e Shqipërise, veçanerisht te asaj juglindore dhe ka shëtitur e ka bere vrojtime shkencore ne pjesen me te madhe te vendit në vitet 1917-1920. Ne perfundim te parashtrimit te tij, ai thekson se Shqipëria është vendi i banuar nga njëri prej popujve më të vjetër të Europës, per te cilin "une mund te them vetem fjalet me te mira dhe ta levdoj kete popull te shquar. Tek ai gjeta cilesite me te rralla ne Ballkan....qe tek shqiptaret bashkohen me guximin, trimerine, veprimtarine dhe shpirtin e gjalle dhe te hedhu
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Pierre Milza, autori i librit ka përdorur perspektivën e periudhës afatgjatë dhe ka vënë gadishullin si protagonist të historisë, që nga lashtësia deri në dhjetëvjeçarët e fundit. Kjo zgjedhje (nga etruskët deri në ditët tona) bëhet e mundur vetëm nëse perspektiva e historianit shtrihet e zgjerohet derisa përfshin, përbri ngjarjeve politike dhe ushtarake, gjithçka tjetër që ndihmon për të përcaktuar jetën e një trualli në harkun e tre mijë vjetëve: zakonet e vendit, konfliktet e brendshme, besimet fetare, organizimin shoqëror, prirjet demografike, kushtet shëndetësore, zbulimet shkencore, bujqësinë, industrinë, artizanatin, mendimin filozofik, ndikimet e huaja, artin e fisnikëve dhe atë të popullit, shkurt, kulturën në kuptimin e vet më të gjerë.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Kjo vepër është një rrugëtim mes ngjarjesh, që merr në konsideratë jo vetëm strukturat politike, shoqërore, ekonomike dhe demografike, por edhe botëkuptimet, sjelljet dhe qëndrimet shoqërore. Kjo metodë mundëson ndërtimin e një tabloje të hollësishme dhe koherente që ndriçon lidhjen e ngushtë mes ngjarjeve të mëdha dhe përditshmërisë, në perspektivën e një historie të plotë. Mënyrat e jetesës dhe të prodhimit, besimet dhe praktikat fetare, krijimet artistike dhe letrare, ideologjitë, mendimet filozofike dhe progresi shkencor. Kësisoj kemi përpara një studim origjinal të plotë e shumëplanësh rreth qytetërimit të rajoneve që formojnë Francën, vështruar në veçanëtinë dhe në marrëdhëniet e tyre reciproke, brenda një kombi.
Çmimi: 2500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania