titleToAlt
Greg Hefli zbulon se rruga drejt famës dhe lavdisë ka plot vështirësi e pengesa. Kur ai vendos të ngatërrohet me grupin "Pelena e mbushme" të vëllait të vet adoleshent, Rodrikut, nuk e di se ç'e pret. Por mëson shpejt se netët e vona, pagesat e padhëna, zënkat mes anëtarëve të grupit dhe problemet me paratë janë të gjitha pjesë e stilit të jetës së rokenrollit. Do ta ndihmojë Gregu "Pelenën e mbushme" të bëhet legjenda që ata mendojnë se janë? Apo gjithë ajo kohë që harxhoi me grupin e Rodrikut, do të jetë një "Pelenë e tejmbushme"?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Gregu dhe sportet nuk kanë lidhje: Pas një gare katastrofike Ditën e Garave në shkollë, Gregu e ndan mendjen lidhur me karrierën e vet atletike se do të dalë zyrtarisht në pension. Por, pasi mami i lutet që t'i japë sportit edhe një shans, ai pranon në mëdyshje që t'i kushtohet basketbollit. Provat shkojnë keq dhe Gregu është i bindur se nuk do t'ia dalë. Po papritmas gjen një vend shpëtimi në njërën nga skuadrat e qytetit. Ndërsa Gregu me shokët e skuadrës nisin sezonin, mundësitë për të fituar qoftë edhe një ndeshje të vetme janë të pakta. Por në sport mund të ndodhë gjithçka. Kur gjithçka është në fije të perit dhe topi është në duart e Gregut, do të sjellë shpëtimin apo do ta çojë dëm gjuajtjen e hatashme?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pjesa e tretë e aventurës epike të J.R.R. Tolkienit "Kryezoti i unazave"
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Kur Greg Hefli dhe familja e tij nisen për pushime në një udhëtim me makinë kampingu, të gjithë janë të mprehur për aventurën e jetës. Por planet e tyre ndeshin në pengesa, ndaj përfundojnë te një kamping që s’është tamam parajsë vere. Po gjërat për Heflët do të dreqosen më keq, kur nis një shi me gjyma dhe niveli i ujërave ngrihet gjithnjë e më lartë, duke i bërë të mendojnë në ia vlen t’i vazhdojnë më ato pushime... apo mos ndoshta tani gjenden në pikë të hallit!
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Merr një elektrik dore, futu poshtë batanijes dhe kridhu në botën mizore me humor të paparashikueshëm të imagjinatës së Roul Xhefersonit. Do të hasësh zombie, vampirë, fantazma e shumë më tepër në këto rrëfenja jashtëzakonisht komike. Historitë e frikshme të Roulit mund të të mekin gazin, por kujdes... se mund të përfundosh duke fjetur me dritë ndezur.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Priten ndryshime të mëdha për Greg Heflin dhe familjen e tij. Po e bëjnë shtëpinë më të bukur! Por me krijesat e paftuara, mykun helmues dhe muret që bien, Gregu zbulon shpejt se restaurimi nuk është ashtu siç pritej... Kur më në fund pluhuri do të davaritet, a do të arrijnë Helflët të qëndrojnë... apo do t’u duhet të largohen nga qyteti?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Imagjinata e Roul Xhefersonit na sjell një aventurë të përmasave epike. Bashkohuni me Rolandin dhe shokun e tij të ngushtë, Garg Barbarin, teksa lënë fshatin e tyre të rehatshëm dhe nisen në një mision për të shpëtuar nga Magjistari i Bardhë mamin e Rolandit. Do të arrijnë heronjtë tanë të mbijetojnë? Zbulojeni në "Aventurat e shokut fantastik" të Roul Xhefersonit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Mirë se erdhët, o të çmendur për dragonj! Ma do mendja se këtë libër e zgjodhët për njërën nga këto dy arsye: 1) Keni dëgjuar që ne rritim dragonj, e ju ka hipur edhe juve në kokë që t'u hyni bëmave me lëshim zjarri. 2) E keni gjetur pemën me fruta dragoi e tani jeni bërë me dragua, por nuk dini se ç'të bëni me të. Nga e di unë? Se e njëjta gjë na ndodhi edhe neve.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ne rrisim dragonj. Dragonj që ndryshojnë ngjyrat, që ngrijnë dhe nga ata që e mbushin qiellin me flakë. Ulemi këmbëkryq rreth pemës sonë me fruta dragoi dhe e vëzhgojmë e presim që të lindin dragonjtë tanë. Por duhet t'ju them diçka. Prandaj vazhdoni të lexoni, sepse nuk e keni dëgjuar ende të gjithë historinë. Se, po ta dëgjonit, mbase nuk do të ngutenit për të rritur vetë një dragua.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kur shkolla e Grer Hoflit mbyllet për shkak te deborese gjithë laglia e tij shndërrohet në një fushëbeteje dimürore. Grupet rivale luftojnë për territore, ndertojnë fortesa masive debore dhe bejne luftime epike me topa bore. Dhe në qendër jane Gregu dhe miku i tij më i besuar, Roul Xhefersoni. Behet një luftë e ashpër per mbijetesë dhe Gregu me Roulin manovrojnë në katastrofën e lagjes përmes aleancave, tradhtive dhe bandave ndërluftuese. Pasi të shkrijë dëbora, Gregu me Roulin do të shfaqen si heron? Apo a do të arrijnë që të mbijetojnë, por të parë të nesërmen?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Greg Hefli dhe familja e tij largohen nga qyteti. Për t'iu shmangur motit të ftohtë dhe stresit të festave që po afrohen, ata vendosin të shkojnë në një ishull tropikal. Ca ditë në parajsë do të ishin një mrekulli për Gregun dhe familjen e tij të rraskapitur. Por Heflit do të zbulojnë shpejt se parajsa nuk është ajo që mendohet. Dielli përvëlues, problemet me stomakun dhe insektet helmuese, të gjitha këto përbëjnë një kërcënim për pushimet e tyre. Do t'u dalë për mirë ai udhëtim apo arratisja në ishull do të përfundojë në katastrofë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Ne rrisim dragonj. Dhe, sa për ta ditur, ata janë një bela shumë më e madhe se kastravecët! Ndotin në trahananë e babit? PO. Të ndjekin macen? PO. I vënë zjarrin furçës së dhëmbëve? PO. Po ju them edhe diçka tjetër. Sytë e tyre si diamant shkëlqejnë kur të shohin. Fryma e tyre e ngrohtë të gudulis veshin. Dhe duhet ta mbani të fshehtë, sepse kush nuk do të donte një dragua?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Lajlës nuk i besohet se sa me fat është që ndodhet në Shkollën e Njëhrireshave! Ajo e do shunë njëbrirëshin e saj energjik, kërcimtarin, edhe pse ka frikë të kërcejë ose të vrapojë me të si të gjitha shoqet. Kur pemët rrethi Liqenit Shumëngjyrësh fillojnë të vyshken, Lajlës i duhet të marrë guximin për t'u nisur me kërcimtarin në një aventurë te rrezikshme për të gjetur zgjidhjen!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Izabelës i pëlqen të vrapojë përqark shkollës me njëbrirëshen e saj të mrekullueshme, Renë. Asaj nuk i pritet që ajo të zbulojë fuqinë e vet magjike! Dikush i ka bërë një magji të keqe Liqenit Shumëngjyrësh. Izabela dhe Reja duhet të mësojnë që të kenë besim te njëra-tjetra, teksa nisen në një aventurë të rrezikshme që të shpëtojnë shkollën...
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Eva me Yllkën e duan shumë kopshtin e tyre të mrekullueshëm në Shkollën e Njëbrirëshave, sepse atje rritin bimët e tyre magjike. Kur zhduken luleshtrydhet, pa të cilat njëbrirëshat nuk rrojnë dot, Eva me Ylkën janë të vetmet që mund ta zgjidhin problemin. Ato duhet të gjejnë më shumë nga këto luleshtrydhe të veçanta, që magjia e njëbrirëshave të mos humbasë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Skarletës dhe Flakërimës u pëlqen shumë Shkolla e Njëbrirëshave. Ajo është vendi më i përsosur për t'u dëfryer dhe për të qenë edhe pak çamarrokë! Liqeni Shumëngjyrësh fillon të ngrijë dhe rrezikohet të mbyllet shkolla! Por Skarleta dhe Flakërima s'e durojnë dot ndarjen, prandaj vendosin zbulojnë shkakun e ngrirjes së liqenit e të ndreqin gjithçka.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Unë jam Roul Xhefersoni dhe ky është libri im. Tani kam edhe unë ditar si shoku im Gregu. E titullova librin “Ditari i një shoku fantastik” sepse këto janë fjalët që më thotë gjithnjë babi: Roul, ti je një shok fantastik. Edhe pse ky libër është për mua do të gjeni shumë Greg në të, sepse ai është shoku im më i ngushtë. Ndonjëherë prindërit më thonë ca gjëra që më bëjnë të mendoj se ata nuk kanë të njëjtin mendim si unë për Gregun, si përshembull: Neve nuk na pëlqen Gregu. Nejse, shpresoj që libri im t’ju pëlqejë, ngaqë kam punuar shumë për të dhe uroj që t’i pëlqejë edhe Gregut.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
KUJDES! KËTA MËSUES DO T'JU FUTIN TË DRIDHURAT... Te duken të këqij mësuesit e tu, e?! Le po të njohësh këta! Plot dhjetë histori për mësues të ligj nga më të llahtarshmit... këta të bëjnë t'ia mbathësh me të katra nga shkolla. Doktor Tmerri i shkencës është gjysmë njeri e gjysmë përbindësh... Ruaju nga mesuese Sithja e kobshme. Ajo është GJITHNJË e nxehur dhe në kërkim të dënimeve... Kurse, sa për mësues Fobin: ai është ndryshe nga mësuesit e tjerë. Atij i ka hyrë lepuri në bark prej.. fëmijëve! Miliona lexuesit që adhurojnë "Fëmijët më të këqij në botë" tani do të zbulojnë në këtë koleksion ngjethës disa nga të rriturit më të tmerrshëm, "Mësuesit me të këqij në botë", sjellë për ju nga autori bestseller numër një David Ëalliams, ku çdo histori është ilustruar me ngjyra të lavdishme nga artisti gjeni Tony Ross. “Roald Dahl i ri”- Evening Standard “Ëilliams-i sa vjen e përmirësohet”- Telegraph
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Trysnia mbi Greg Heflin sa vjen e shtohet. Mami i tij mendon se videolojërat po ia bëjnë trurin dhallë, prandaj do që i biri ta lërë tastieren dhe t'i hyjë zbulimit "të anës krijuese" të vetes. Dhe, si të mos mjaftonte kjo frikë, po vjen Hallouini dhe frikërat e presin Gregun nW çdo cep. Kur zbulon një qese me çamçakëzë si krimba, i shkrep në kokë një ide. Po sikur Gregu t'i bëjë një surprizë mamit duke xhiruar një film... dhe ndërkohë ai film ta bëjë të pasur dhe të famshëm? Apo këmbëngulja ndaj këtij plani thjesht sa do t'ia dyfishojë telashet? "Ditari i Gregut" vlerësohet nga USA Today, Publishers Weekly dhe New York Times si libri bestseller Nr. 1.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Të jesh fëmijë ta sjell në majë të hundës. Askush nuk e di këtë më mirë se Greg Hefli, që e gjen veten të ngecur në shkollën 9-vjeçare, ku ngordhalaqi i vogël ndan korridoret me fëmijë më të gjatë, më të këqij, që madje edhe rruhen. Në “Ditarin e Gregut” autori dhe ilustruesi, Jeff Kinney, na paraqet një hero ndryshe. Siç e thotë edhe Gregu: Mos prisni të lexoni gjëra si “I dashur ditar kështu” a “I dashur ditar ashtu”! Për fat të mirë Gregu nuk i bën ato që thotë dhe ato që bën në të vërtetë janë gjëra krejt të ndryshme. 10 vëllimet e para të “Ditari i Gregut” tashmë vinë në një set të vetëm.
Çmimi: 7000 Lekë
titleToAlt
Shpesh në jetë, si dhe në art - në pikturën impresioniste - mënyra e rënies së dritës ndryshon krejt ngjyrën e sendit. Njësoj edhe në histori: këndi i ndriçimit mund t'i tjetërsojë ngjarjet. Ne kemi detyrë me zdritë anët e historisë sonë pa sajuar kënde. Me i ndriçue haptas, thjesht e nga të tëra anët, me dritën e lirë të diellit. Tej shpërthimeve emocionale, me pyetë veten qetë: pse mos me i trajtue vlerat e kulturës e të qytetërimit tonë sipas karatëve që kanë, më shumë jo, por edhe më pak pse? Të paktën ato vlera, rrënjët e të cilave janë aq të moçme sa më i moçmi i njohur deri sot sot në rajonin tonë, sa më i lashti i të lashtëve, Homeri.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
PËRBINDËSHI i AKULLIT GJENDET NË ARKTIK! Kur Elsi, një jetime e pa strehë që endet nëpër rrugët e Londrës viktoriane, dëgjon për të mistershmin Përbindësh të Akullit - një mamuth leshator i gjetur në Polin e Veriut - ajo është e vendosur të mësojë më tepër... Shpejt Elsi gjendet ballë për ballë me krijesën dhe nis aventurën e jetës - nga Londra, përmes deteve të epërme e në zemër të Polit të Veriut! Heronjtë vijnë në forma dhe përmasa të ndryshme në aventurën më të madhe e më epike të David Walliams!
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Dikur jeta ka qenë më e bukur, apo jo? Kjo është pyetja që ngre Gregu, teksa qyteti i tij stakon pajisjet elektronike vullnetarisht. Por jeta moderne ka komoditetet e veta dhe Gregu s’është prerë për një botë të stilit të vjetër. Me tencionin që ngrihet brenda dhe jashtë shtëpisë së Gregut, a do ta gjejë dot Gregu një mënyrë për të mbijetuar? Apo jeta sipas stilit të vjetër, për një fëmijë si Gregu, është tepër e vështirë?
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Kjo është historia e një vajze që kishte gjithçka, por donte dhe më. Edhe një "gjër" të fundit...
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania