titleToAlt
Bukuroshja e fjetur ishte gati për të thirrur për ndihmë kur një dritë vjollcë ndriçoi gjithë pyllin. Mbretëresha bërtiti dhe ra në tokë, duke mbuluar fytyrën e saj, por drita zgjati vetëm një sekondë. Ajo ndjeu tym dhe u ngrit në këmbë dhe shikoi përreth. I gjithë pylli ishte në flakë dhe çdo pemë ishte kthyer në një rrotë tjerrëse. Tani nuk e kishte dyshime frika më e madhe e mbretërisë ishte e vërtetë. "Shtrigania" Bukuroshja e Fjetur i pëshpëriti vetes. "Ajo është kthyer."
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Një shtrigushe simpatike, e cila adhuron të merret me gatime, duhet të shpëtojë botën nga një grup alkimistësh adoleshentë, por këtë mund ta realizojë vetëm përmes recetave që mëson në një akademi të vërtetë magjie. Kjo është Witch in the kitchen (Një shtrigë në kuzhinë), libër me ngjyra dhe ilustrime të gjalla, tepër përfshirës dhe plot receta "magjike", që çdo lexuese e re mund t'i riprodhojë lehtësisht.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Elena është motra njëmbëdhjetë vjeçare e Filit (protagonist i serisë së suksesshme “Ditari i djaloshit Nerd”), por është e kundërta e vëllait të saj të ngathët: është supër e organizuar, këmbngulëse dhe pëlqen çmendurisht këngëtaren Lady Vaga dhe është shumë e dhënë pas rrjeteve sociale. Edhe shoqet e saj të ngushta, Shania, Sheri dhe Sereniti, janë fanse të fiksuara ta popstarit. Pra, imagjinoni gëzimin e tyre kur Elena i përfshin në hetimet mbi vjedhjen misterioze të CD-së së re e të shmëpritur të Lady Vagas... Në këtë vrap të shfrenuar kundër kohës, hetueset e vogla duhet të angazhohen jo vetëm të gjejnë fajtorin (a do ia dalin?), por edhe të përballojnë frikërat e tyre duke u ndierë në përfundim të historisë, shoqe më shumë se kurrë.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Po ju njohim me mikun më të mirë të të gjithëve, qenin shkop. Ai do t’ju bëjë për të qeshur... ai do t’ju bëjë për të qarë... por mbi të gjitha, ai do t’ju bëjë të ndieni uri. Ndiqni pas qenin shkop ndërsa ai shkon në kërkimin epik të hamburgerit të përkryer. Lëvdata të merituara për Qenin shkop: “Kjo histori na bëri kaq për të qeshur, sa na doli qumështi nga hundët!”- Xheku, 7 vjeç dhe Fredi, 10 vjeç “Qeni Shkop je shumë gazmor! Po të isha brenda në librin tënd, do të të kisha dhënë një hamburger.”- Nikolla, 10 vjeç
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Elena është motra njëmbëdhjetë vjeçare e Filit (protagonist i serisë së suksesshme “Ditari i djaloshit Nerd”), por është e kundërta e vëllait të saj të ngathët: është supër e organizuar dhe këmbngulëse. Në këtë aventurë, ajo shkon në Tokio për t’i prezantuar botës “Kufjet Dyshe” që do të ndryshojnë botën e muzikës. Si gjithmonë, mikeshat e saj të zemrës, Shania, Sheri dhe Sereniti e ndjekin pët të zbuluar se kush i ka grabitur kufjet, si dhe për ta ndihmuar t’i bëjë ballë planeve të kushëririt të saj të lig, Rufusit. A do e gjejnë vajzat fajtorin? Një histori plot emocione të bukura dhe të papritura.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
Si një nerd tipik, prirem të ndërthur çdo gjë qe më pëlqen! Ajo që do të lexosh është aventura ime e re, historia e një djaloshi nerd që i beson fuqisë së imagjinatës. Ashtu si thoshte Albert Einstein-i: “Logjika të çon nga A-ja te B-ja. Imagjinata të çon kudo.”
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
“Poeti kërkon vetëm të fusë kokën në qiej. Mendimtari Logjik kërkon të fusë qiejt në kokë. Dhe ajo që çahet është koka e tij.” - G. K. Cesterton “Sistem diellor i mallkuar. Dritë e dwmshme. Planetë jashtëzakonisht të Largët, që bombardohen nga kometa. Shumë dobësi në ndërtim. Akoma edhe unë do e ndërtoja më mirë (universin).” - Lord Xhefri “Universi nuk është thjesht më i çuditshëm nga sa e fantazoni, është më i çuditshëm nga sa mund ta fantazoni.”- Xh. B. S. Haldein “Ajo që njeriu pret të gjejë me shpjegimin e krijimit, është mënyra për të përjetuar botën, e cila do e fusi në atë që është jashtë eksperiencës njerëzore, do e ndihmojë të kuptojë dhe njëkohësisht do e lejojë të shikojë vetveten nëpërmjet saj. Këtë duan njerzit. Këtë kërkon shpirti.”- Xhosef Kabel “Besoj që universi ynë u shfaq nga asgjëja rreth 1010 vjet më parë ... Hipoteza modeste personale është që universi ynë është thjesht një nga ato gjëra që ndodhin nga koha në kohë.”- Eduard Traion “Brenda çdo vrime të zezë që shembet, mund të ndodhen farat e një universi të ri që zgjerohet.” - Sër Martin Ris
Çmimi: 1190 Lekë
titleToAlt
NXËNESI I KLASES SË SHTATË XHORDAN BENKS adhuron të bëjë vizatime mbi jetën e vet. Por në vend që ta dërgonin në një shkolleë artistike qe ai e ëndërrontem, prindërit e tij e futën atë në nje shkollë shumë të famshme, të mirënjohur për mësuesit e saj, ku Xhordani rezultoi te ishte një nga ata pak fëmijë me ngjyrë në të gjithë paralelin e vet. ndërkohe qe ai bën udhëtimin e tij të përditshëm nga apartamenti i vet në kodrinat e uashingtonit te shkolla ditore Akademia rivërdejll, Xhordani shpejt e gjen veten të ngecur mes dy botëve, ku nuk përshtatet dot me asnjërën syresh. shkolla nëntëvjeçare është goxha e vështire, duke lënë mënjanë rregullat e pashkruara dhe pritshmëritë të cilat vijnë nga të qenët nxënesi i porsaardhur. A do të mësoje xhordani se si te përshtatet me kulturën e shkollës së tij të re, ndërkohë që vijon miqësinë me çunat e lagjes së vet dhe të mos tradhtoje vetveten?
Çmimi: 1190 Lekë
titleToAlt
Prej kësaj koke, ku vendosën mollën, Liri e re më e mirë do të blerojë. E vjetra shembet, kohët po ndyshojnë, një jetë e re po lulëzon gërmadhash. Atdheut besnik, shiko t’i rrish pranë, E ta pushtosh me gjithë zemrën tënde; kjo është e forta rrënjë e forcës sate. Atje në vend të huaj, qëndron vetëm, si i dobëti kallam që thyen shqota.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Prej shumë kohësh ata kanë qenë lojtarët rezervë dhe mezi presin rastin e duhur për të treguar sa u vlen lëkura. Ata duan shpagim dhe duan t’u tregojnë të gjithëve se Ngrohësit e stolit janë kampionë të vërtetë në fushë dhe në jetë.
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
E rilexoj "Procesin" e Kafkës me admirim edhe më të madh se sa kur e zbulova për herë të parë këtë libër të mrekullueshëm. Sado që është shkruar me shkathtësi, parathënia e Grotisenit nuk më kënaq aspak se na informon për Kafkën në mënyrë të përciptë. Libri i tij i shmanget çdo shpjegimi racional; realizimi i tabllove të tij e zotëron tërë fushën e përfytyrimit dhe nuk di ç 'të admirosh më shumë: përshkrimin "natyralist" të një universi fantastik ravijëzimi i hollësishëm e bën të vërtetë në sytë tonë apo guximi bindës i devijimeve deri në çudi. Nga të gjitha këto ke shumë për të mësuar. Ankthi që të përfton ky libër, ka raste që bëhet i padurueshëm dhe njeriu rri e pyet veten parreshtuar: a thua jam unë ai që akuzohet?" Andre Zhid
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
Njihuni me Shiversin, piratin më të ndrojtur që ka lundruar ndonjëherë në të Shtatë Detrat. Bashkë me shoqen e tij të ngushtë, Margonë dhe Albin -Vndihmës-kapitenin e pare, peshkun e tij besnik (po, nuk e lexuat gabim!), Shiversi i hap luftë një kallamari gjigant, zbulon thesare të fshehura dhe bëhet pis me glasa nga një pëllumb për t'i shpëtuar prindërit e vet nga kthetrat e së keqes (Po... së KEQES) Keni për të qeshur, keni për të qarë dhe s'do keni më dëshirë të hani kërmij për gjithë jetën. Ndaj dhe vishni dimitë, ulni kapanxhat dhe bashkohuni me Shiversin në aventurën e tij të parë - ama vërtet të rrezikshme.
Çmimi: 790 Lekë
titleToAlt
"Fill është një djalë shumë i zgjuar, por mjaft gënjeshtar, për këtë arsye futet vazhdimisht në telashe. Ai i përjeton të gjitha aventurat së bashku me skuadrën e tij shumë të këndshme. Autori Philip Osbourne ka shkruar një tregim gjenial! Ubri i tij, i mbushur plot " me detaje të jashtëzakonshme, eshtë një udhëzues i vërtetë për tipat nerd. Ndaj, blini librin e vëllait tim që të më lejojë të luaj futboll me videolojën e tij PES." Xhoni, vëllai i Filit.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Koner Bejli kishte menduar se aventurat e tij në botën e përrallave kishin mbaruar me aq... derisa zbulon një të dhënë misterioze që kishin lënë të famshmit vëllezërit Grim. Me ndihmën e shoqes së tij të klasës, Brisë, dhe të çuditshmes Nënë Patës, Koneri niset me mision duke i rënë kryq e tërthor Europës për të gjetur kodin dyqindvjeçar. Nga ana tjetër, binjakja e tij, Aleksia, po ushtrohet me magjinë e po bëhet gati të zërë vendin e Zanës Kumbarë në botën e përrallave... por përpjekjet e saj për të plotësuar dëshirat nuk po shkojnë siç duhet. A do të jetë vërtet gati ajo të drejtojë Këshillin e Zanave? Kur mësojnë se një gjëmë e madhe po afrohet dhe Vendi i Rrëfenjave kanoset nga një rrezik i madh, Konerit dhe Aleksias u duhet të bashkojnë forcat me miqtë dhe me armiqtë e tyre, për ta shpëtuar botën e përrallave. Por nuk ka gjë që i ndihmon të jenë gati për betejën përfundimtare... dhe as për sekretin që do t'ua ndryshojë përgjithmonë jetën binjakëve. Libri i tretë i serisë së shumëshitur "Vendi i Rrëfenjave" i vë binjakët në sprovë, ndërsa ata bëjnë bashkë të dyja botët!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çdo artist i madh ka pamjen e tij të veçantë. Por vetëm nje artist është aq i madh sa për të shpëtuar botën. Lexo aventurat e reja të jashtëzakonshme të Marti Pents nga karikaturisti fitues i shumë çmimeve, Mark Pents.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
"...u mahnita me bukurinë e vendit rreth e qark, me malet, me kodrinat që na rrethojnë me një brez të gjelbër; gjithë kjo, së bashku me qytetin, formon një pamje të pakrahasueshme... dhe këto, të gjitha per Malin e Zi? Turpi" "Është paturpësi dhe gjë e ulët mënyra se si veprojnë malazeztë gjatë natës! Të qëllosh me topa, të bombardosh një qytet në gjumë, ku ska as edhe një ushtar, por vetëm të plagosur, gra, fëmijë dhe të huaj.Përse nuk qëllojnë ata mbi pozicionet e trupave në vend të qytetit, ku ska asnjë luftëtar të vetëm?!" "Gjithë Shkodra po vdes nga uria. Popullsia është në kufirin e fundit të fuqive të saj... Ata luten me të madhe që të vriten... të vdesin një ore e më pare... kjo është klithma e përgjithshme... ne s'mund të shohim më si spektatorë këto gjyle të tmerrshme se si godasln mbi shtëpitë tona, pabesisht, në mënyrë të poshtër." Ata janë sjellë në mënyrë barbare, në tërë historinë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk ka asnjë shembull si bombardimi i Shkodrës! Kjo gjë nuk do t'u sjellë atyre ndonjë gje të mirë!
Çmimi: 690 Lekë
titleToAlt
E gjithë bota është e tronditur. Por arsyeja e zhdukjes së tij është shumë më e rëndë se ç'mund të imagjinohet. Një libër me detaje që vetëm një president mund t'i dijë, dhe me kureshtjen gjithëpërfshirëse që vetëm James Patterson-i mund të ngjallë. PRESIDENTI ËSHTË ZHDUKUR THRILLER-i MË INTRIGUES DHE MBRESËLËNËS NDËR VITE
Çmimi: 1590 Lekë
titleToAlt
DETEKTIVJA LINDSEJ BOKSER HETON RASTIN MË TRONDITËS TËKARRIERËS SË SAJ Lindsej Bokser mëson të dashurojë sërish. Ajo përpiqet të vërë rregull në jetën e saj, pasi jeta e saj perfekte - si një jetë katalogu, me të shoqin Xho dhe me vogëlushen e tyre të bukur -përmbyset kur ajo zbulon se i shoqi i saj bënte një jetë të dyfishtë. Por përpara se ajo ta pranojë Xhonë përsëri në jetën e saj, qyteti i tyre i San Franciskos përballet me një kërcënim të paparë ndonjëherë në qytet dhe në vend. Kur rreziku i afrohet shumë qytetit, Lindsej dhe Xho i bashkohen kauzës së perbashkët se gjetjes së autorit të krimit, hidhen në aksion dhe arrijnë rezultate të shpejta. Ky rast fillimisht dhe në dukje i zgjidhur shpejt, pëson një kthesë 360 gradëkur i dyshuari i aktit terrorist kërçënon gjithçka që Lindsej ka luftuar fort për ta ngritur deri në ate pikë. As e vërteta nuk do të mund ta shpetojë Lindsejn teksa hetimi që ajo bën këqyret me kujdes dhe minohet nga një kriminel po aq briliant sa çdo avokat mbrojtës me pozitë të lartë dhe teksa motivet e saj vihen në pikepyetje nga çdokush që ajo mendonte se e mbështeste. Në një betejë dëshpëruese për karrierën e saj - dhe për jetën e saj - Lindsej duhet të lidhë hallkat e një konspiracioni vdekjeprurës, përpara një armiku djallëzor i cili jo vetëm e sfidon neë sallën e gjyqit por dhe i shpëton burgut, fajtor me gjak ndër duar. Një libër plot ankth dhe emocione të forta, karakteristikë e James Patterson-it shkrimtarit numër 1 bestseller në botë. Libri nr. 16, Joshja shtjellon rastin më të vështirë të Klubit të vrasësve të Grave dhe përson një emocion drithërues nga fillimi deri në fund.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Aleksia dhe Koneri u përpëlitën gjithë natën, duke vrarë mendjen për të gjetur mënyrën si të ktheheshin në shtëpi. Atyre u mbetej vetëm të ndiqnin udhëzimet e ditarit, i cili tregonte sesi të përmbushnin Magjinë e dëshirës. Nuk kishin zgjidhje tjetër. Kështu, binjakët iu futën aventurës më të madhe të jetës së tyre.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania