titleToAlt
Për askënd nuk është sekret që shërbimet e fshehta amerikane dhe sovjetike i hapën njëri-tjetrit një luftë të pamëshirshme. Nga ana tjetër, funksionimi i brendshëm i kundërspiunazhit mbetet një botë e panjohur. Ndërkohë, nuk ka ngjarje të mëdha në fushën ndërkombëtare që të mos jetë prekur nga lufta e KGB-së kundër CIA-s. Dy personazhe, sa të shquar, aq edhe enigmatikë, kanë luajtur një rol vendimtar në këtë luftë hijesh: William Harvey, Xhejms Bondi i luftës antisovjetike, i njohur sidomos për ndërtimin e tunelit të famshëm nën Murin e Berlinit, që synonte të spiunonte komunikimet sovjetike, hobe në operacionet antikastriste dhe hartues i madh i planeve për vrasjen e liderit kuban. James Angleton, "truri" i kundërspiunazhit, poet dhe intelektual maniak i agjentëve të dyfishtë - "urithëve" - që mund të kishin depërtuar në rangi më të larta të shërbimit të fshehtë amerikan. Duke u nisur nga aktiviteti i këtyre dy burrave, David C. Martin-i pikturon një tablo të gjallë të spiunazhit modern. Ai zbërthen për lexuesin mekanizmat e lojës së dyfishtë", duke nxjerrë në pah turbullirën e këtij aparati të çuditshëm. Po aq tërheqës si roman, ky libër është një dokument i dorës së parë që u drejtohet burimeve më të mira dhe dëshmive të pabotuara. Kritika amerikane e ka përshëndetur si punimin më të rëndë sishëm që është shkruar për këtë temë prej një kohe të gjatë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Studiova historinë e revolucionit. E ndieja veten të asgjësuar nga fataliteti i neveritshëm i historisë. Shikoj në natyren njerëzore një njëtrajtësi të tmerrshme, shikoj në rrethanat njerezore një dhunë te pashmangshme, e cila u është dhënë të gjithëve dhe asnjërit. Individi është vetëm shkumë përmbi dallgë. Madhështia është thjesht rastësi, sundimi i gjeniut lojë kukullash, një luftë qesharake kundër një ligji të hekurt, më e larta gjë është ta njohësh atë, më e pamundura ta sundosh... Duhet: ja një nga fjalët me të mllkuara me të cilat e pagëzojnë njeriun... Ç'ështe ajo gje brenda nesh qe gënjen, vret, vjedh?" Georg Buehner, nga nje letër e vitit 1833
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Bertolt Brecht, Heinrich Boll, Friedrich Durrenmatt, Max Frisch, Gunter Grass, Elias Canetti, Elfriede Jelinek dhe shumë të tjerë mjeshtër të prozës së gjuhës gjermane, përmbledhur në një libër që vendos standarde të reja në botimet tona. Një shkollë për të mësuar mjeshtërinë e tregimit, 40 tregime për të zbuluar realitete të reja e për të hyrë në skutat më të thella te psikologjisë njrëzore. Për herë të parë i jepet në dorë lexuesit shqiptar një antologji e prozës moderne të gjuhës gjermane në përmasa kaq të mëdha. Asnjë letërsi e madhe nuk e ka gëzuar këtë privilegj në gjuhën shqipe, të paktën jo për letërsinë moderne e bashkëkohëse. Përfshihen këtu prozatorët më të mirë të Gjermanisë, Austrisë e Zvicrës pas Luftës së Dytë Botërore. Të gjitha tregimet në shqipërime të një niveli të lartë, nga letrarë dhe përkthyes profesionistë të gjermanishtes. Një pasuri unike për shkrimtarë, studentë e specialistë të letërsisë, një botë e tërë që i hapet publikut të gjerë shqiptar. Letërsia e gjuhës gjermane në gjysmën e dytë të shekullit 20 vijon, pas traumës së pasluftës dhe „orës zero", traditat më të mira të periudhës para marrjes së pushtetit nga nazistët. Veç klasikëve modernë, antologjia përmban një numër shkrimtarësh që eksperimentojnë në rrugë të reja.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
"Shndërrimi" i Franz Kafkës, "Vrasja e lule zhabinës" e Alfred Doblin, "Ligji" i Thomas Mannit, "Legjenda e pijetarit të shenjtë" e Joseph Rothit, një numër krijimesh nga Heinrich Mann, Hermann Hesse, Bertold Brecht etj. etj. - disa nga novelat dhe tregimet më të famshme të gjuhës gjermane në gjysmën e parë të shekullit 20, shqipëruar për këtë antologji. Kjo përmbledhje e dytë plotëson më së miri "Tregimtarë të gjuhës gjermane pas 1945-s", që u botua në 2007. Edhe pse gjysma e parë e shekullit 20 ka në letërsinë e gjuhës gjermane kaq shumë protagonistë, shpesh kaq të ndryshëm nga njëri-tjetri, me ndikim kaq të madh në gjithë kulturën dhe letërsinë botërore, në shqip ajo është bërë e njohur deri më sot vetëm në mënyrë fragmentare. Tani, për herë të parë në gjuhën tonë, jepet tabloja e një mozaiku të jashtëzakonshëm, i krijuar ndoshta në periudhën më traumatike të kontinentit, por megjithatë të pasur si rrallë më parë ose më pas në historinë kulturore të Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës. Renditja e portreteve të shkrimtarëve sipas rreshtave në ballinë: H. von Hofmannsthal, A. Doblin, R. M. Rilke, F. Kafka, A. Schnitzler, H. Mann, Th. Mann, G. Benn, K. Kraus, E. Jiinger, E. M. Remarque, B. Brecht, H. Hesse, 0. von Horvath, K. Valentin, A. Seghers, F. Werfel, R. Walser. S. Freud, E. Canetti, S. Zweig, K. Tucholsky, S. Andres, R. Musil, J. Roth (me veshje shqiptare). H. Broch, R. Huch. H. Lange.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në Barcelonën e vitit 1945, një mëngjes vjeshte, pronari i një dyqani librash të përdorur shoqëron djalin e tij njëmbëdhjetëvjeçar, Danielin, në Varrezën e Librave të Harruar, një vend i fshehtë ku mbulohen nga harresa mijëra vëllime, kujtimin e të cilëve e ka fshirë koha, dhe i kërkon Danielit të zgjedhë një libër, për të cilin do t’i duhet të kujdeset gjatë gjithë jetës. Hija e erës është libri që djali zgjedh, një libër “i magjepsur”, por që do të shënojë, në të mirë e në të keq, pjesën tjetër të jetës së tij, duke e futur në një botë misteresh dhe intrigash, që lidhen me figurën e Hulian Karaksit, autorit të librit. Pra, libri rrëfen jetën e Danielit dhe ndërthurjen e historive të tij personale me ato të shkrimtarit Hulian, që shëmbëllen pothuajse si një alterego e djaloshit. Në këtë mënyrë gërshetohen lloje të ndryshme letrare: trilleri, romani (dashuri dhe pasion), saga familjare dhe një meditim për letërsinë dhe rolin e librave në jetën e njerëzve, por pa rënë në pedantizëm. Struktura qarkore e librit, në fund arrin t’i qetësojë ankthet e lexuesit, por gjithsesi lë pas boshllëkun e krijuar nga gjithë ato personazhe të cilat mund t’i prekim me dorë pasi janë krijuar me shumë mjeshtëri nga një shkrimtar që i shtriu rrënjët në letërsinë për të rritur.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
The Gërdec Disaster : its causes, culprits, and victims.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Selim Sinai ka lindur fiks në orën 00 të datës 15 gusht 1947, pikërisht në çastin kur India u bë shtet i pavarur. Lindja e tij u prit me fishekzjarrë dhe brohoritje të turmave dhe u përshëndet nga vetë Kryeministri Nehru. Më pas, tek rritet, Selimi kupton pasojat ogurzeza të kësaj rastësie. Çdo veprim i tij pasqyrohet i zmadhuar në ngjarjet që diktojnë drejtimin e punëve të atdheut të tij. Nga ana tjetër, shëndeti dhe mirëqenia e tij janë të lidhura në mënyrë të pazgjidhshme me shëndetin dhe mirëqenien e atdheut. Jeta e tij është e pandashme, madje ndonjëherë edhe e padallueshme, nga historia e Indisë. Mbase, cilësia më e jashtëzakonshme e tij është aftësia telepatike që e lidh atë me një mijë  fëmijët e mesnatës , fëmijët e tjerë të lindur në atë orë të parë dhe të pajisur me dhunti magjike.Ky roman është njëkohësisht një sagë familjare e mahnitshme dhe një evokim mbresëlënës i një vendi të madh dhe popullit të tij: një mishërim brilant i komedisë njerëzore universale."Fëmijët e Mesnatës"dallon si një vepër epokale dhe një realizim brilant i një prej zërave të mëdhenj letrar të kohës sonë. Fëmijët e mesnatës është fitues i çmimeve  Booker Prize ,  English Speaking Union Literary Award dhe  James Tait Prize , në vitin 1981. Gjithashtu, ka fituar dy herë çmimin  The Best of the Booker , në 1993 dhe 2008. Kanë shkruar për këtë libër: I jashtëzakonshëm...,një prej romaneve më të rëndësishme që ka nxjerrë bota anglishtfolëse e këtij brezi.-The New York Review of Booksnn Harta letrare e Indisë ndodhet në prag të ndryshimit...Me "Fëmijët e mesnatës" duket se një kontinent e ka gjetur zërin e vet.-The New York Times Me Salman Rushdie, India ka nxjerrë një romancier vezullues,një shkrimtar me burime mahnitëse imagjinatave dhe intelektuale, një mjeshtër të tregimtarisë së pafundme.-The New Yorkernn Një epos i mrekullueshëm...proza e Rushdie-ut hidhet befas sa para, mbrapa, . . . duke ndaluar në pamje, panorama dhe personazhe me një prani të paharrueshme. Larmia e këtyre personazheve është po aq e pasur sa edhe vetë India.-Newsweeknn E mbushur me jetë, me energji dhe fantazi...Rushdie është shkrimtar me guxim, fuqi mbresëlënëse dhe stil brilant.-The Washington Post Book Worldnn Emocion i pastër një shkëndijë energjie e papërmbajtur, shumë e këndshme, satirike, me stil të mençur tregimi. -Chicago Sun-Times
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Kur hyn në veprën e Kafkës ke kaluar një prag që s ka të bëjë më me jetën e përditshme, me njohuritë e tua historike, filozofike, psikologjike. Ti ke hyrë thjesht në botën e tij ashtu siç hyn bie fjala në botën e mitologjisë greke kur merr në duar një përmbledhje me mite të lashtësisë, ose sikurse lexon Dhiatën e Vjetër dhe të Re  por pa pjesët e tyre moralizuese apo didaktike. Prej çastit që ke hyrë nuk duhet të habitesh më me asnjë pamje të personazheve, me asnjë kthesë të subjektit, madje as me kthesa ose zhvendosje në atë që quhet logjikë e shëndoshë e njeriut.nGjuha që krijon këto vizione është magjia më e madhe e Kafkës. Ajo është e saktë deri në skaj, ose përtej skajit. Njeriu që ditën e kalonte si nëpunës i një shoqërie sigurimesh mes shkresave ku kërkohej pikërisht saktësia maksimale e gjuhës dhe natën ua kushtonte krijimeve, përdori gjuhën e ftohtë administrative-shkencore për të veshur ëndrrat, fantazitë dhe makthet e tij. Këto makthe janë edhe si një profeci për tragjeditë që e prisnin familjen Kafka dhe gjithë njerëzit tjerë të afërt, vendin e tij dhe krejt botën në dekadat që vinin.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
 Në historinë e Gadishullit Ballkanik shekulli 15 përfaqëson kohën e shndërrimeve të mëdha. Perandoria osmane erdhi në këmbë të Bizantit, provincat e dikurshme të të cilit kishin jetuar përmbi dy shekuj në një përçarje politike e në shtetësi të mëvetshme, një copëzim që askund tjetër nuk ishte aq i dukshëm sa në hapësirën arbre-epiriote midis Tivarit dhe Artës. Pushtimi osman i Europës Juglindore u krye kudo në mënyrë të dhunshme, megjithatë asgjëkund popullatat vendase nuk i përballuan ushtritë e sulltanëve për një kohë aq të gjatë si në Arbëri, ku prej betejës së Savrës (1385) e deri në fund të shekullit 15 në vende të ndryshme do të ngrihej përsëri e përsëri flamuri i kryengritjes. Këmbëngulja e mbrojtjes arbre shpjegohet me natyrën e thepisur të vendit, me vullnetin e spikatur të vendasve kundër një pushteti të fortë qendror, me aftësitë ushtarake të arbërve dhe me gjeninë strategjike të prijësit të tyre të një kohe, Skënderbeut; megjithatë kjo qëndresë nuk do të kish qenë e mundur në një periudhë të gjatë pa afërsinë gjeografike me Italinë dhe hapësirën adriatike. Vetëm kontakti ekonomik me Venedikun dhe Raguzën bëri të mundur që të mbërrinin në Arbëri mjetet e nevojshme financiare dhe armatimet në këmbim të prodhimeve bujqësore; vetëm mbështetja ushtarake prej Napolit dhe Venedikut e shpëtoi Skënderbeun nga një disfatë e hershme. Fakti që arbërit në fund të fundit iu nënshtruan perandorisë së sulltanëve, nuk shpjegohet vetëm me epërsinë numerike dhe teknike të ushtrive osmane, por edhe me bashkimin e pakët të shtresës udhëheqëse arbre. nnn Historia e Venedikut në Shqipërinë, më saktë në Arbërinë mesjetare, siç nuk jemi mësuar ta lexojmë deri më tani. Venediku i zhveshur nga ngjyrimet e djallëzisë dhe lakmisë, në të vërtetë e vetmja fuqi perëndimore ku mbështetnin shpresat vendasit.nMe të gjitha hollësitë e mundshme, me vështrimin e mprehtë për detajin dhe aftësinë për të ndërtuar një tablo të madhe, Oliver Jens Schmitt vë themele të qëndrueshme për historinë mesjetare të vendit tonë. n- Ardian Klosi
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Jeta e Skënderbeut nuk ishte një marshim triumfal, por një luftë e vazhdueshme për mbijetesë, e mbushur me disfata, situata në dukje pa rrugëdalje, por shpesh edhe me kthesa të papritura të fatit. Pa vullnetin e prijësit, pasuesit e rraskapitu do t u ishin nënshtruar herët osmanëve. Mirëpo ishte pikërisht vullneti i Kastriotit për fitore ai që tek e fundit i tërhoqi malësorët drejt rrënimit.nSfidës së padëgjuar të ish-oficerit të tyre dezertor sulltanët i ishin përgjigjur me një ashpërsi të panjohur më parë.nKështu jeta dhe kryengritja e Skënderbeut u bë dhe tragjedia e trevës së tij të prejardhjes, e cila si asnjë rajon tjetër i Ballkanit u shkretua e u shpopullua nga osmanët. Është gati emblematike vetmia e Skënderbeut në ditët e tij të fundit: hakmarrësi i t et, kundërshtari i dy sulltanëve, atleti i Krishtit, Aleksandri i Ri u ndodh i vetëm mbi rrënojat e veprës së tij. Përreth tij ishte ulur në varr një botë e tërë, papët dhe sundimtarët, të cilët i kishin premtuar dhe dërguar ndihmë, fqinjët e tij të krishterë në Ballkanin sllav dhe grek, fisnikë të tjerë të Arbërisë, por sidomos shpura e tij e vogël e besnike e pasuesve. Vetëm se bota pas tij nuk deshi të dinte për këtë fat tragjik, ajo dëshiroi një hero ngadhënjimtar në luftën për mbijetesë kundër Perandorisë osmane. Kështu vazhdoi të jetojë Kastrioti i madh si hero vezullues në kujtesën e të krishterëve në Ballkan dhe në Perëndim, ndërkohë që u harrua se ai në të vërtetë ishte figura tragjike e një periudhe kur po ndryshoheshin kohët.nnOliver Jens Schmitt është profesor i historisë së Europës Juglindore në Universitetin e Vjenës. Ka lindur në Basel më 1973, disertacioni i tij mbi  Arbërinë venedike pranë albanologut të njohur të Mynihut Peter Bartl, është një nga veprat më të rëndësishme për mesjetën e Arbërisë e më gjerë, përkthyer e botuar edhe në shqip.nnNë vazhdën e jetëshkrimeve dhe monografive të shumta kushtuar Gjergj Kastriotit,  Skënderbeu i Schmittit është portreti më i plotë, i ndërtuar me mjetet e historiografisë moderne, me një depërtim të pazakontë në shoqërinë, në protagonistin dhe personazhet kryesore rreth Aleksandrit të ri. Për herë të parë në gjuhën shqipe, me mjetet e thjeshta të dokumentimit dhe analizës shkencore, na dalin të shpërbëra mite dhe ngrehina ideologjike njëqindvjeçare rreth heroit kombëtar të shqiptarëve. E për çudi, edhe pse bien njëra pas tjetrës legjendat që fëmijëve tanë dhe gjithë një shoqërie ua ngulisin në kokë qysh se hapin sytë, në fund heroi ynë tragjik nuk na është venitur osë tëhuajtur. Përkundrazi, ia ndjejmë edhe më thellë dramën gjigante, përpjekjen e dëshpëruar për t iu kundërvënë me luftëtarët e tij malësorë perandorisë më të madhe të kohës.nnOliver Jens Schmitt ka një stil mbërthyes, aftësinë për t iu afruar personazhit dhe ngjarjeve aq pranë, sa të jetosh me to si një vepër letrare a film me kontraste të fuqishme. Të gjitha këto na lehtësojnë rrugën drejt të vërtetave, për të cilat kemi aq shumë nevojë.n- Ardian Klosi
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Shqiptarët janë populli më i madh me shumicë myslimane i Europës. Sot ata shtrojnë pyetjen se kujt i përkasin: botës islame apo Europës së krishterë .Çështja shqiptare , veçanërisht e ardhmja e Kosovës, ka vënë në punë edhe politikën europiane. Ky libër paraqet historinë e pasur dhe me ndryshime të shpeshta të shqiptarëve në Europën Juglindore nga antikiteti e deri më sot dhe krijon kështu një bazë për ta kuptuar më mirë këtë rajon.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Por le të më lejohet nënvizimi i disa momenteve siç e kam parë dhe ndier "Kështjellën" në muajt e bukur po edhe të tendosur të shqipërimit të saj...Në botimin e vitit 1951 (Frankfurt a. M., f. 481) Max Brodi dëshmon se sipas fjalëve të Kafkës romani do të përfundonte me vdekjen e K.-së në kohën që i vjen lajmi nga kështjella se ishte miratuar për të leja e qëndrimit. Në këtë mënyrë edhe kjo vepër sikurse dhe "Procesi" ose "Shndërrimi" ose  "Dënimi" ose  "Artisti i urisë" etj., do të përfundonte me vdekjen e protagonistit si fund për një makth të pafund. Vetëm se në këtë rast vdekja nuk na duket shumë si mbyllje logjike e zhvillimit të romanit. Ajo që tentohet, ajo që tundon protagonistin nga fillimi në fund është zhbirimi i Kështjellës, afrimi tek ajo, zbulimi i misterit të saj.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Në verën e vitit 1989, të rinjtë e Gjermanisë Lindore mbanin frymën pezull përtej Murit të Berlinit që ndante më dysh gjermanët vetë, me shpresa jo dhe shumë të ndryshme nga ato të rinisë shqiptare në vitet ‘90-‘91. “Adami dhe Evelina” - romani i shkrimtarit gjerman Ingo Schulze, dikur gazetar në Republikën Demokratike Gjermane, rrëfen historinë e Adamit, rrobaqepësit nga provinca e RDGJ-së që ndjek të dashurën, Evelinën, deri në liqenin Balaton në Hungari për të shpëtuar lidhjen e tyre. Me pak gjëra me vete e shumë shpresa, protagonistët udhëtojnë pas hapjes së kufirit dhe arrijnë më në fund në Bavari. Romani, i përkthyer deri tani në 20 gjuhë të botës, është shkruar kryesisht në formën e dialogut dhe pasqyron në mënyrë mbresëlënëse shpresat e rinisë së RDGJ-së të asaj periudhe.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Pësoj gjithmonë një si shkrehje në periudhë pushimesh, një mosdashje për të marrë penën e për t'u hedhur prapë në sheshin e betejave (të qena apo të mosqena) të realitetit shqiptar. Këtë herë, pas takimit të përsëritur me botë më te qeta, dhe shumë shumë më të kultivuara, por sidomos pas katastrofës biblike që ra mbi një pjesë të njerëzimit, e tillë që na bën të mendojmë edhe një herë realitetin e kokrrizave që përfaqësojmë, polemikat shqiptare dalin në një dritë edhe më absurde. Mirëpo për çudi, është pikërisht ky absurditet që na bën të hidhemi sërish në arenën e betejave të fjalës. Mos jemi dhe ne, konkretisht mos jam edhe unë pjesë e absurditetit mediatik-politik të një realiteti të caktuar shqiptar? Me sa duket po, mirëpo ja që diku është një frikë, se po nuk e ngrite zërin, po nuk e luftove absurditetin, ai do të na përmbysë si një tsunam i paanë mendor, deri në atë pikë sa në një të ardhme të afërt do të mundim veç ta belbëzojmë gjuhën tonë të bukur shqipe. Teatër me veteranë. Jam ulur këtu, te kjo bregore e gjelbër e malit të Dajtit dhe kundroj poshtë qytetin tim, me një si barrë të ëmbël mbi zemër. Rruga e gjatë më këmbë për të ardhur deri këtu më lodhi pak, por edhe më këndelli me ngjyrat dhe ajrin e saj të kulluar. Nuk i kuptoj njerëzit që marrin teleferikun për t'u ngjitur lart, kur pylli është kaq i bukur e ftues, sidomos tani në vjeshtë, me larushinë e gjethnajës dhe drurëve halorë, me ketrat që u ngjiten tinëzak pishave dhe mështeknave, me qukapikët që trokasin diku larg shtigjeve të njeriut, me shqarthat, kunadhet e lepujt e egjër që nxjerrin kryet prapa ndonjë peme, jo të trembur, por lozonjarë, si të duan të të tërheqin në thellat e pyllit.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
101 poezi lirike, erotike, balada e këngë për dashurinë nga Bertolt Brecht. Njeriu që është quajtur dramaturgu më i madh i shekullit 20 është njëkohësisht një ndër poetët kryesorë të asaj periudhe, i njohur sa për këngët e “Operës për 3 groshë" aq dhe për lirikat, baladat, sonetet dhe vjershat e tjera erotike.
Çmimi: 1200 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania