titleToAlt
Lizi dhe Bija takohen gjatë pushimeve verore dhe mes tyre lind një shoqëri e sinqertë. Duke iu bërë bisht prindërve e duke eksploruar përreth, ditët e nxehta të verës po shkonin për bukuri. Por, ndërsa vajzat afrohen nga dita në ditë me njëra-tjetrën, pyetje të çuditshme fillojnë të lindin... A është vërtet Lizi fëmijë i vetëm? Pse është zhdukur babai i Bisë? Dhe pse, teksa pushimeve u vjen fundi, vajzave u ndalohet të takohen sërish?
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Në një verë të mbushur me sekrete, e vetmja gjë që Beki di është se gjithçka mund të ndryshojë në rrahjen e krafëve të një fluture... Kur Beki gjen një foto të vjetër nën shtratin e mamasë së saj, kupton se gjithçka që e rrethonte ishte një gënjeshtër e madhe. I vetmi vend ku gjen qetësi është Kopshti i fluturave, me shoqen e saj të re Roza Mei. Por me karakterin e papërmbajtshëm dhe humorin e paparashikueshëm, a po i fsheh diçka mikja e saj? Në atë verë të nxehtë gjithë diell, duket se Beki është e vetmja në errësirë. Hipnotizues dhe misterioz, nuk mund ta lëshosh nga dora. Një rrëfim rreth miqësisë së fortë dhe zbulimeve të rrezikshme. Fitues i çmimit “The Oxfordshire Book Awards” 2013
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania