titleToAlt
Viola Brunello është "ngopur” me burrat. Sidomos me ata që mendojnë se mund ta shfrytëzojnë inteligjencën e saj të shkëlqyer për qëllimet e tyre. Avokate biznesi, që sapo ka hapur zyrën e saj, Vioia nuk do të humbasë kohë duke ndjekur ëndrra romantike të cilat, thellë në zemrën e saj, i konsideron plotësisht të paarritshme. I pëlqen të përqendrohet në sfidat e punës dhe në "listën" e saj të famshme, atë që e hartoi një mbrëmje, kur ishte nën ndikimin e fortë të alkolit. Edhe pse ideja i lindi rastësisht, Viola e la veten shpejt të emocionohej nga ideja e kryerjes së të gjitha pikave të "listës së përmbushjeve": kështu, vendosi të fillojë aventura që nuk mendonte se mund t'i bënte... Një gjë ishte e sigurt: sfidat do të shkonin më mirë sikur Lorenzo Vailati, një nga partnerët e një kompanie që i besoi një detyrë së fundmi, nuk do ta kishte zbuluar përmbajtjen e listës dhe nuk do të ishte intriguar prej saj. Sepse Viola qe ngopur me burrat. Nga të gjithë, por sidomos nga ata si Lorenzoja.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Amalia Berger është një avokate e afirmuar njujorkeze, e njohur në qarqet profesionale si "mbretëresha e akullt". Por prindërit, pasanikë të mëdhenj, i kushtojnë gjithnjë pak vëmendje. Rajëni, me prejardhje irlandeze, është më i madhi ndër katër djemtë e shtëpisë dhe familja e tij e rrëmujshme administron një pab tipik në zemër të Mollës së Madhe. Që të dy janë njohur në shkollën e jurisprudencës në Yale, ku ka lindur antipatia e tyre e ndërsjellë. Më pas Amalia qëndroi në Nju Jork, kurse Rajëni bëri karrierë në Çikago. Derisa një ditë, oferta për një vend si zëvendës prokuror do ta sjellë në Nju Jork. Rasti i parë me të cilin do t'i duhet të përballet duket vërtet i rëndomtë: një arrestim për drejtim automjeti në gjendje të dehur nga një vajzë e shoqërisë së lartë. Por ajo që duket e thjeshtë, mund të ndërlikohet papritur e papandehur, nëse për shembull avokati mbrojtës i vajzës është pikërisht ajo, Amalia Bergeri, që Rajëni ka dhjetë vjet pa e parë... Ballafaqimi në sallë degjeneron deri aty sa gjyqtari u jep të dyve një dënim shembullor, që i detyron të kalojnë shumë kohë së bashku. Dhe çfarë mund të ndodhë nëse dy persona që urrehen nga thellësia e zemrës janë të detyruar nga ligji që të bashkëpunojnë?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po sikur një transferim i bezdisshëm pune të fshihte në vetvete një dhuratë të papritur fort të këndshme? Kajla Devis është një grua “metropolitane". Dhe gjithçka të Nju Jorkut e do me gjithë shpirt: trafikun, kaosin, turmat. E shquar për sarkazmin e saj dhe marrëdhëniet shkel e shko, Kajla synon të bëhet një gazetare me emër. Edhe pse për momentin kënaqet duke shkruar recensione për vendet më në modë të qytetit. Rasti për të bërë hopin cilësor i paraqitet kur shefi i saj vendos ta dërgojë në një qytezë të humbur të Arkansasit, për të pergatitur një shkrim me peshë kombëtare për një temë krejt të veçantë... Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije nije vendi ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Por sidomos, Kajla nuk kishte llogaritur shfaqjen në skenë të Grejson Moirit. A do t'ia dale Kajla ta tregojë veten? Nje roman shumë zbavitës dhe shumë i ëmbël nga mbreteresha e komedise romantike italiane.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Xhada e di mirë që është një vajzë me karakter mjaft të vështirë, prandaj nuk habitet aspak kur e gjen veten në një fazë të jetës kur nuk shkon mirë me askënd... Me të dashurin e saj historik, gjendja varet në fije të perit, kurse për marrëdhëniet me prindërit... më mirë të mos flasim. Por Xhada ka një objektiv shumë të qartë: të diplomohet me notat më të larta dhe sa më parë të jetë e mundur. Problemet e tjera mund të kalojnë në plan të dytë. Kështu besonte, të paktën deri sa praktika në një firmë konsulence në Milano e vuri përballë atij që, për të, kishte qenë gjithmonë prototipi i djemve që duhen shmangur po aq sa edhe murtaja: Ariberto Kastelit, përfaqësues krenar i asaj pjese të shoqërisë që i bën këmishët me porosi dhe mban pulovra firmato. Dhe, mes tyre, kishte një precedent tepër trazues që mund të sjellë një ngatërresë nga ato që asaj nuk i kishte shkuar kurrë ndërmend...
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Pesë vjet më parë Ejdën Tejlëri u largua nga New York hipur në koçinë e fitimtarëve, drejt diellit dhe dëfrimit të kalifornisë. I porsanderuar me çmimin pulitzer për librin e tij të parë, i mikluar nga kritika dhe i mbështetur nga një numër i madh kopjesh të shitura, skishta dyshime se ai ishte vetëm fillimi i një karriere të ndritur dhe të gjatë. Sa keq që gjërat nuk shkuan pikërisht kështu: libri i tij i parë mbeti i vetmi, agjenti letrar dhe botuesi ju bën ferrë që te dorëzonte të dytin, për të cilin kishte futur në xhep një paradhënie të madhe. Një roman që Ejdëni nuk po e shkruante dot kurrsesi. I dëshpëruar dhe i cungët në ide, në kërkim të frymëzimit provoi të kthehej në qytetin e lindjes, atje ku kishte zënë fill gjithçka. Dhe pikërisht në New york do të njohe Lorenën, shkrimtare romanesh rozë shumë prodhimtare. Po po rozë një gjini që Ejdëni e përbuzte, sepse sipas tij ajo ishte palavi, jo letërsi. Dhe kushdo në ditët e sotme ishte i zoti të shkruante një histori të rëndomte dashurie. Apo ndoshta jo ?
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ajo studion për ekonomin në Bokoni. Ai inxhinier në Politeknik. Njihen dhe urrehen me shikim të parë. Por, për të kaluar provimin, janë të detyruar të bashkëpunojnë... “Anna Premoli është e aftë ta kalojë romanin rozë kombëtar në mjedise ndërkombëtare dhe ta ngulisë mirë në shpirtin e kohës sonë."-La Repubblica.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Të futurit e shkopinjve nën rrota familjes së vet është një art i vërtetë për Etan Felpsin, një art që e ka përsosur me kalimin viteve. Kur i vdes i ati, pa lënë asnjë testament, djali trashëgon pjesën e tij në një kompani shumëkombëshe. Por bëhet menjëherë e qartë që Etani nuk ia thotë për biznes. I kalon mbrëmjet nëpër bare duke u ofruar pije të gjithëve e duke paguar fatura të kripura, rimobilon apartamentin e vet luksoz pa e vrarë mendjen për shpenzimet dhe e kalon kohën në shoqërinë e personave të padobishëm. Por, një ditë të bukur, kur shkon i dehur në mbledhjen e aksionerëve, familjarët binden se ka ardhur koha të marrin masa drastike. Hapi i parë është emërimi i një administratori që të kujdeset për pasurinë e tij. Pas disa përpjekjeve të dështuara, zgjidhet një avokate e re dhe e këndshme, e specializuar për patentat e ndërmarrjeve, Sara Xhovani. Sara është një njeri i vendosur dhe nuk ndikohet nga sjellja e Etanit. Mes tyre nis shumë shpejt përplasja e hapur: ai nuk do ta ndryshojë mënyrën e jetesës, kurse ajo nuk lejon kurrsesi të marrë urdhra nga një mburravec si ai. Kështu, pak nga pak, tensioni kap majat. Megjithëse marrëdhënia mes tyre është e destinuar të kalojë në diçka shumë më të ndërlikuar dhe emocionuese... Mbi autoren Anna Premoli u lind në vitin 1980 në Kroaci. Jeton në Milano ku është diplomuar për ekonominë e tregjeve financiare në Universitetin Bokoni. Ka punuar në J. P. Morgan dhe, nga viti 2004, në një bankë private. "Të lutem, më lër të të urrej" ishte libri fenomen i vitit 2013, i cili qëndroi shumë muaj në vendet e para të klasifikimit të librave më të shitur. Ndërsa një kompani filmike në Kolorado mori të drejtat për ta kthyer në film. Libri fitoi çmimin "Bancarella".
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Cila është ajo vajzë që nuk do të ëndërronte të thellonte njohuritë në profesion, duke shfrytëzuar rastin fatlum për të punuar një vit jashtë vendit? Pikërisht kjo mundësi e madhe i trokiti në derë edhe Medisonit; por promocioni i papritur i takoi të bëhej në anën tjetër të botës, në Korenë e Jugut!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Xheniferi dhe Iani njihen prej shtatë vjetësh kurse pesë vitet e fundit i kanë kaluar në luftë me njëri-tjetrin. Mes dy shefave të degëve në një bankë të rëndësishme tregtare të Londrës lufta është krejtësisht e hapur. Urrehen, nuk e durojnë njëri-tjetrin, nuk lënë rast pa i vënë shkopinj në rrota tjetrit. Deri sa një ditë, rastësisht, u detyruan të punojnë bashkë për të njëjtin projekt: për administrimin e kapitaleve të një klienti aristokrat e plot naze. Kështu u detyruan të kalojnë shumë kohë së bashku, edhe jashtë orarit zyrtar. Iani është djaloshi më tërheqës, i pasur dhe i kërkuar i Londrës, ndërsa shoqëria e tij nuk kalon kurrë "pa u vënë re". Mjafton një darkë e pafajshme në një restorant për t'u shfaqur ditën tjetër në faqen rozë të një gazete të njohur të përditshme londineze. Ajo u tërbua nga inati: si mund ta quanin të dashurën e një mburraveci e spitullaqi si puna e Ianit? Ai e merr me të qeshur, po më tepër habitet: fotografitë me kolegen bënë të tërhiqeshin të gjitha vajzat mendjelehta që i shkonin pas. Atëherë lind një propozim i pazakontë: do t'i lërë dorë të lirë në punën me klientin e lodhshëm, nëse ajo pranon të hiqet si e dashura e tij. Sfida pranohet dhe nis loja! Por shumë shpejt, ajo që për Xheniferin dukej si shaka, bëhet më e ndërlikuar nga sa ishte menduar kurse një puthje, që bënte pjesë te loja e shtirur, bën t'i lindin ndjenja dhe reagime fare të papritura...
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania