titleToAlt
As vetë s’e mora vesh kur nisa të të humbisja. Kur e kuptova ishte tepër vonë, tashmë kisha humbur. Tani e di pse ndodhi dhe ku ti ishe më e fortë. Në dashuri! Ti gjithmonë më mundje në dashuri; unë gjithmonë të doja më shumë nga sa më doje ti. Edhe kësaj radhe, dashuria ime qenkësh dobësia ime e vetme, thembra ime e Akilit dhe ti, me shumë zotësi, madje pa u matur fare, godite drejt e aty. “Fantazitë e një gruaje” – Anatoli Toss
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Romanet e shkrimtarit bashkëkohor Anatoli Toss: "Fantazitë e një gruaje" e "Një histori amerikane", janë të nominuara në Rusi për çmimin prestigjioz "Bukerov” dhe janë përkthyer në shumë gjuhë të botës. Në Rusi, ai është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme. Në romanin "Tej cakut të dashurisë", Anatoli Toss ngre probleme të rëndësishme jetësore, siç janë jeta e vdekja, pasioni, dashuria dhe tradhtia. Subjekti i romanit e mban lexuesin në tension, që nga faqet e para të librit e deri në fund të tij, duke e befasuar me ngjarjet dinamike të mbarsura me plot të papritura dhe duke e mbyllur në një fund krejt të paimagjinueshëm.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Një histori amerikane" jo vetëm e mbërthen lexuesin që nga faqja e parë deri tek e fundit, por edhe u jep përgjigje shumë pse-ve të jetës sonë të përditshme, me një fjalë të ndihmon të jetosh". "Një histori amerikane" - i shkruar bukur, roman shumë i fortë. Sa më shumë ta lexosh "Në histori amerikane", aq më shumë të lind pyetja: Si ka mundësi që ky autor të njohë aq thellë dhe kaq mirë psikologjinë e njerëzve dhe të na e zbulojë atë nëpërmjet faqeve të këtij libri? Letërsi cilësore, mund të thuash universale.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
I njohur në vendin tonë, me romanet e suksesshme "Fantazitë e një gruaje", "Një histori amerikane" dhe "Tej cakut të dashurisë", ai i vjen përsëri lexuesit shqiptar me romanin e tij më të fundit: "Manjola. 12 ditë". Në Rusi, Anatoli Toss është një nga shkrimtarët më të lexuar në ditët e sotme. Ajo që përpiqem të bëj te "Manjola", është të përshkruaj jo vetëm kronologjinë e ngjarjeve, por edhe vetë kohën, nëntekstin e saj shoqëror e shpirtëror, dhe një përpjekje e tillë gjithmonë është e lidhur me rininë... ...nga rinia nuk mund të shkëputesh, atë nuk e ndan dot nga vetja, nga e gjithë jeta tjetër, jotja. Si mund ta ndash veten nga shoqëria, dashuria, ndjesia e lehtësisë, nga synimet për të ardhmen? Rinia është gjithmonë mrekullisht e bukur, pavarësisht nga koha, vendi, rendi politik e shoqëror, vështirësitë dhe mungesat. Ç'të bësh, nëse rinia ime qëlloi në një segment kohor tejet të veçantë të dhjetëvjetëshave të fundit të shekullit të njëzetë? Rëndësi ka të di të tejçoj botën shpirtërore, shqetësimet, synimet, ndjenjat e heronjve të mi. Rëndësi ka që lexuesi t'i matë ato me kutin e tij, t'i krahasojë me të vetat, dhe t'i ndajë me heronjtë e mi, madje edhe lexuesi të cilit nuk i qëlloi ta përjetonte atë kohë. Sepse shqetësimet, synimet, ndjenjat... janë të pandryshueshme dhe nuk varen nga shekulli, viti, madje as edhe nga vendi ose sistemi politik nuk varen shumë. Substanca, thelbi i njeriut, natyra e tij qëndrojnë më lart se veçori të tilla.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania