titleToAlt
Ernest Hemingëay në romanin e tij të rëndeshishëm “Të kesh dhe të mos kesh” përshkruan me mendjemadhësi vuajtjet individuale të atyre që kanë dhe të atye që skanë, si dhe krijon një nga portretet në delikate dhe më prekëse në krijimtarinë e tij. Zbavitës dhe tragjik, i gjallë dhe poetik, me një ndikim të jashtëzakonshëm emocional. Në këtë roman shumë realist, e, megjithatë, çuditërisht delikat e të guximshëm, Hemingëay e ngre aventurën e madhe letrare në një nivel të ri.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Edhe pse janë bërë disa hamendësime që "Shumë zhurmë pëR asgjë" mund të jetë një version i ripunuar i një pjese që Shekspiri e ka shkruar më herët gjatë karrierës së tij, ka shumë të ngjarë që ajo të jetë shkruar në vitin 1598 apo pak kohë më pas. Ky hamendësim bën që kjo vepër të përcaktohet si komedia e fundit e Shekspirit. Ndryshe nga komeditë e tjera, humori i "Shumë zhurmë për asgjë" nuk krijohet nga situatat qesharake. Megjithëse ka disa elemente standarde të përbashkëta me komeditë e tjera (keqkuptimet, maskimet, dëshmitë e rreme), humori i kësaj vepre krijohet nga vetë karakteret dhe mënyrat e sjelljes së shoqërisë ku ata jetojnë. Ndërkohë që subjekti i "Shumë zhurmë për asgjë" vërtitet rreth pengesave që i dalin bashkimit të dy të dashuruarëve të rinj (Klaudios dhe Heros), linja dytësore e ngjarjeve, "lufta zbavitëse" e dy gjinive që zhvillohet midis Beatriçes dhe Benedikut, është shumë më tepër interesante dhe zbavitëse në krahasim me të. Madje, për një kohë të gjatë pjesa është vënë në skenë me titull "Beatriçja dhe Benediku". Veçanërisht nëse i krahasojmë me konvencionalitetin, madje edhe me dashnorët dydimensionalë të subjektit kryesor, Beatriçja dhe Benediku paraqesin një inteligjencë, humor dhe humanizëm që është i rrallë në çiftet e tjera të komedive të Shekspirit.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
“Romeo dhe Zhulieta” u shkrua nga Shekspiri rreth viteve 1594-1595. Në krahasim me veprat e tjera dramës “Romeo dhe Zhulieta” duket sikur i mungon thellësia psikologjike dhe kompleksiteti strukturor i tragjedive të mëvonshme të Shekspirit. Kjo është një dramë tragjike, për dashnorët e rinj të pafat, është një vepër e jashtëzakonshme. Një romancë e pamundur, ku temat kryesore janë antiteza midis dashurisë dhe urrejtjes, përdorimi korelativ i polaritetit dritë/errësirë, trajtimi i kohës dhe dhënia e statusit kryesor fatit dhe shfaqjeve të tij në ëndrra, ogure dhe profeci që parashikojnë përfundimin e tij tragjik.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania