titleToAlt
Bulgakov është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX. Romani Garda e bardhë; i cili në pjesën më të madhe u shkruajt gjatë vitit 1920 dhe mbeti i pabotuar plotësisht në Bashkimin Sovjetik, deri në vitin 1966. Ngjarjet zhvillohen në Kiev; kryeqytetin e Ukrainës; ku lindi Bulgakovi dhe shtrihen në një periudhë prej më pak se dy muajsh; gjatë dimrit të ashpër të viteve 1918-1919. Me tërheqjen e trupave gjermane nga Kievi; pas disfatës së Gjermanisë në frontin perëndimor... situata e qeverisë kukull ukrainase; jashtë kontrollit. Në dhjetor; qyteti gjendej nën sulmin e forcave nacionaliste ukrainase të udhëhequra nga Simon Petlura; të cilëve u bënë rezistencë vetëm disa njësi të shpërndara oficerësh dhe kadetësh, ku përfshihen edhe vëllezërit Turbin me një grup miqsh të ngushtë. Ndonëse jetët e tyre do të prekeshin thellë prej këtyre ngjar-jeve; familja Turbin mbetet në qendrën e patrazuar të kësaj vorbulle gjatë tërë romanit. Në vitin 1967; Garda e Bardhë u vu në skenë dhe u kthye shumë shpejt në dramë shumë të suksesshme. Stalini ishte një admirues i flaktë i kësaj drame dhe thuhet se ka shkuar që ta shohë më shumë se pesëmbëdhjetë herë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çelësi i bërjes më shumë e më shpejtë para, në botën e shitjeve profesioniste. Më lër ta mendoj këtë. Në fillim të karrierës së tij të shitjeve, eksperti i njohur botëror Brian Tracy, nuk mundi të gjente një mënyrë si ta kapërcente këtë frazë kundërshtuese pesë fjalëshe dhe të realizonte shitjen. Pastaj, ai zbuloi një teknikë që i dha rezultat. Biznesi i lulëzoi! Tracy theu çdo rekord shitjesh në kompaninë e tij dhe i rriti të ardhurat personale për njëzet herë më shumë. Që prej këtij zbulimi kanë kaluar shumë vite. Tracy i ka studiuar dhe mbledhur me kujdes teknikat më të mira të realizimit të shitjeve. Tani, në librin “Arti i Realizimit të Shitjes”, ai ndan pasurinë e njohurive, të cilat kanë ndihmuar më se një milionë njerëz që ti rritin rezultatet e shitjeve të tyre. Nuk ka rëndësi sa elokuent ose i apasionuar jeni ju si shitës; nuk ka rëndësi sa tip i pëlqyeshëm jeni, ose sa miqësisht dini të buzëqeshni; nëse nuk arrini ta realizoni shitjen, përpjekjet tuaja nuk vlejnë asgjë. “Arti i Realizimit të Shitjes” ju mëson aftësi të përvetësueshme, të cilat mund ti përdorë çdokush për ta bërë proçesin e shitjeve një sukses të vazhdueshëm. Ky libër është i domosdoshëm të lexohet nga çdo shitës profesionist që kërkon ta rritë karrierën e tij dhe të krijojë një të ardhme të suksesshme. BRIAN TRACY, sot është trajnuesi më i mirë në botë. Ai ka trajnuar më se një milionë shitësa në dyzet e pesë vende mbarë botës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Përdoreni këtë libër që ua ndryshon karrierën për të shfrytëzuar burimin e vetë gjenialitetit tuaj intuitiv. Karakteristikë e çdo karriere të jashtëzakonshme është aftësia për të krijuar zgjidhje novatore për sfidat e punës. Aftësitë e menduarit kreatike janë etike për përparimin tuaj profesional. Ky libër ju ndihmon të stumuloni tre nxitësit kryesorë të kreativitetit: të përdorni metoda të tilla si të menduarit prej bazës zero, diskutimi intensiv, të menduarin përfytyrues dhe teknikën nominale të grupit, për zgjidhje problemesh, përmirësim sistemesh, krijim produktesh të reja, dhe për të zbuluar perspektiva të freskëta marketingu.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Të gjithë djemtë, të mëdhenj e të vegjël, kanë kohë që presin këtë libër. Zbulo se si të bëhesh më i miri në gjithçka. Orë argëtimi të garantuara. Kalojua të gjithëve! Bëhu më i miri!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Zbulo më shumë se si të jesh më i miri në gjithçka. Mëso se si të kthehesh nga fillestar në fitimtar. Orë argëtimi të garantuara. Kalojua të gjithëve! Bëhu më i miri!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
I plotësuar me më shumë këshilla dhe marifete për tu bërë më i miri në gjithçka. Mëso se si të zotërosh gjithçka dhe të dalësh fitimtar. Mërzitja nuk lejohet! Kalojua të gjithëve! Bëhu më i miri!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Aftësia e udhëheqjes së suksesshme është një mjeshtëri, e cila mund të mësohet. I pajisur me metoda të sprovuara, ky libër i vogël udhëzimesh do të shpalosë potencialin tuaj të lidershipit. Brian Tracy, ekspert i arritjes së suksesit, ka ndihmuar me mijëra njerëz që të bëhen lidera të jashtëzakonshëm dhe tani, në këtë libër të përmbledhur dhe të fuqishëm, ai zbulon sesi ju mund të: frymëzoni besim dhe besnikëri, të fusni një ndjesi qëllimi në organizatën tuaj, të mendoni në mënyrë strategjike duke patur në mendje tablonë e madhe, t’i ktheni vështirësitë në mundësira, të ndërmerrni llojin e duhur të riskut, t’i shpallni qartësisht pikësynimet dhe strategjitë dhe të fitoni mbështetje, të krijoni skuadra fituese, të nxirrni përformancë të shkëlqyer nga njerëzit e zakonshëm, të kultivoni marrëdhënie të vlefshme dhe të vini në zbatim Ligjin e Reciprocitetit, të bëheni personi që shihet si njeriu më i përshtatshëm për ta udhëhequr organizatën drejt fitoreve. Aftësia e udhëheqjes së suksesshme është një mjeshtëri, e cila mund të mësohet. I pajisur me metoda të sprovuara, ky libër i vogël udhëzimesh do të shpalosë potencialin tuaj të lidershipit.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Suksesi ose dështimi i biznesit tuaj varet nga suksesi ose dështimi i përpjekjeve që do të bëni në marketing. Nëse do të jeni në gjendje të identifikoni dëshirat, nevojat dhe aftësitë paguese të klientëve tuaj – dhe t’ua plotësoni ato – ju do të arrini rezultate të jashtzakonshme. Ky libër udhëzues i pazëvendësueshëm përmban 21 ide të fuqishme, të cilat mund t’i përdorni për përmirësimin e menjëhershëm të rezultateve tuaja strategjike të marketingut.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Marketingu 3.0, shkon përtej mesazheve të klientëve, duke përfshirë mënyrat sesi i përcakton dhe i mishëron vlerat e saja një kompani për një shumëllojshmëri riskuesish. Libri jep fakte mbi rolin ndikues të brandit në çështje të tilla si, varfëria, ndryshimet social-kulturore dhe jetëgjatësia mjedisore. Po kështu, libri i përshkruan sesi ndikojnë tregjet e prirura ndaj vlerave te punonjësit, te kanalet partnere dhe tek aksionerët. Klientët janë më të vetëdijshëm, më aktivë dhe më të fuqishëm se kurrë më parë. Marketingu 3.0, tregon sesi ta shfaqni qëndrimin tuaj ndaj këtij komuniteti global e të ndërlidhur, duke ju dhënë në duar këtë libër të pakrahasueshëm, si udhëzues për të dalë fitimtarë në këtë epokë të re të marketingut.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Lajmi i mirë është që menaxherët e mëdhenj nuk lindin…por bëhen. Kur të mësoni se çfarë dinë menaxherët më të suksesshëm, ju do të zbuloni sekrete për të kthyer madje dhe punonjësit më të zakonshëm në performues të jashtzakonshëm. I mbushur plot me mënyra dhe teknika praktike të sprovuara, ky libër thelbësor udhëzimesh ju rrëfen sesi të nxirrni në pah anët më të mira të njerëzve që drejtoni – dhe të arrini lartësi të reja në karierrën tuaj.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Më shumë se çdo gjë tjetër, aftësia juaj për ta menaxhuar kohën, do të përcaktojë edhe sukseset që do të arrini. Kjo shpjegohet fare thjeshtë: sa më dobishëm ta përdorni kohën tuaj, aq më shumë gjëra do të kryeni. I mbushur plot me këshilla të mençura, që mund të përdoren mjaft lehtësisht, ky libër nga Brian Tracy, do t’ju ndihmojë të bëni shumë më tepër gjëra, në më pak kohë....dhe, me më pak lodhje.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Një nga përgjegjësitë më të rëndësishme për ty si menaxher, është që ti motivosh punonjësit për të dhënë më të mirën e mundshme të tyre. Menaxherët që krijojnë mjedise shpërblyese dhe me energji të lartë, pakësojnë fitimin, ndërkohë që rritin në mënyrë të jashtëzakonshme prodhueshmërinë dhe cilësinë. Në librin " MOTIVIMI ", eksperti i suksesshëm Biran Tracy, i bazuar në dekadat e përvojës së grumbulluar, jep 21 metoda të shpejta dhe të fuqishme për rritjen e frytshmërisë së individit, ose të një grupi të tërë. Ai shpalos mënyrat sesi: Ti sigurosh punonjësit që të ndihen të apasionuar mbas punës që bëjnë. Ti sfidosh ata në detyra që i mbajnë të gjallëruar. Ti plotësosh nevojat e tyre për ti bërë të ndihen jo vetëm të pavarur, por edhe pjesë e së tërës. Tu zvogëlosh frikën e dështimit dhe tu rritësh dëshirën për të provuar. Tu heqësh pengesat që nuk i lënë të ecin përpara dhe, shumë e shumë të tjera!
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
“Negocimi” është një element thelbësor i pothuajse të gjitha ndërveprimeve tona – personale dhe profesionale. E shprehur më thjesht, ata që nuk negociojnë mirë, rrezikojnë të bien viktimë e atyre që e bëjnë këtë. Gjatë gjithë karierës së tij, eksperti i suksesshëm Brian Tracy ka negociuar kontrata me vlera miliona dollarëshe. Tani, me këtë udhëzues të përmbledhur, edhe ju gjithashtu mund të bëheni një negociator mjeshtër dhe të mësoni sesi: Të përdorni gjashtë mënyrat kyçe të negocimit. Të mbani nën kontroll fuqinë e emocioneve kur jeni duke bërë një marrëveshje. Të përdorni kohën në avantazhin tuaj. Të përgaditeni si një profesionist dhe të hyni në negociata nga një pozicion i fuqishëm. Të fitoni qartësi në fushat e pajtimit dhe të mospajtimit. Të dini se kur dhe si të largoheni dhe shumë të tjera.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Zbulo qëllimin tënd. Bëj një ndryshim. Nëse nuk je i lumtur, nëse ndihesh i paplotësuar, i zbrazët dhe të mungon motivacioni, bëj një ndryshim. Mos ekzisto. Jeto! Përmbysi gjërat dhe bëj një jetë të lumtur, një jetë të suksesshme dhe të plotësuar. Fillo, nisja kësaj, ti e meriton këtë. Askush nuk dëshiron të bëjë një jetë mesatare. Pedagogu i shquar mbi çështjen e jetës, Benjamin Bonetti, është ekspert në lidhje me trajtimin e besimeve kufizuese, çbllokimin e qëllimit dhe gjetjen e rrugës së suksesit. Në librin e tij, “Si ta ndryshoni jetën e juaj” ai tregon sesi ta zbuloni atë gjënë e juaj, si të zbuloni çka duhet të bëni me jetën tuaj dhe si ta vini këtë në veprim. Me ndihmën e Benjaminit ju mund ti kapërceni pengesat, ti çani barierrat dhe të vijoni përpara drejt suksesit dhe plotësimit. Ju do të mësoni: Si ta zbuloni atë gjënë tuaj, qëllimin e tuaj. Si ta çlironi potencialin tuaj të vërtetë nga barrierat dhe besimet e së kaluarës. Arsyet e vërteta përse njerëzit dështojnë në arritjen e suksesit.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Nuk ka një libër të dytë që të jetë marrë më shumë seriozisht personazhi sesa autori. Në kohën që nisi jetësimi i dedektivit nga shkrimtari britanik Artur Konan Dojl pati një sjellje të pazakontë të lexuesve, të cilët e mendonin person real dhe i dërgonin autorit me mijëra letra. E gjithë aventura e tij përmblidhet në katër romane të cilat kanë 60 tregime, dhe në këtë vëllim jepen 26 tregimet e para.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri "13'ta e Pafat" e shkrimtarëve Patterson dhe Paetro e shpien Lexuesin nëpër ngjarje, te cilat përmbajnë situata drithëruese dhe tërheqëse, të tilla që në përgjithësi nuk janë lëvruar shpesh nga kryetitujt e botës së vërtetë. ky libër do t'u sjellë lexuesve të vjetër që e pëlqejnë shkrimtarin, ashtu eshe atyre te rinj, plot gjëra që do t'i kënaqin.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
...ky libër përmbledh periudhën tetëvjeçare,1937-1945, të përvojës në frontin e luftës së dytë botërore. Me kërkesën time; në shkurt të vitit 1937, pas një jete të magjishme e të këndshme në ambasadën tonë në Paris, më dërguannë Moskë; që më dukej një vend shumë interesant dhe eksitues. Vitet që kalova atje, 1937-1939, qenë vitet më të tmerrshme në tërë historinë e përgjakur të Rusisë. Ato më ndihmuan të formoj një mendim të qartë mbi atë sistem, që çuditërisht, mjaft prej bashkëkohësve të mi, u dukej sikur afronte shpresa të mëdha për njerëzimin. Ato vite më bënë gjithashtu të pëlqej jo thjesht rusët, por edhe disa prej racave krejt të ndryshme që hasa gjatë udhëtimeve të mia në Kaukaz dhe në Azinë Qendrore. U largova nga Moska në fillim të viti 1939, i shokuar dhe i magjepsur nga ato që pashë, dhe ndërsa udhëtoja për në Evropë, atë pranverë të mbarsur me re të zeza, vrisja mendjen se çfarë do të sillte e ardhmja për Bashkimin Sovjetik, ose më saktë, për çdo-njërin nga ne.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
E bija e Abelit, emigrantit polak, Florentina Rosnovski, ndan të njëjtën dashuri për Amerikën dhe ka të njëjtat ideale dhe ëndrra për të ardhmen si i ati. Por ëndrra e saj e madhe është që të ulet në karrigen e Presidentit të Shteteve të Bashkuara. Djali i artë, Riçard Kein ka lindur në luks. Është pasardhësi i një manjati bankier, është i pashëm, i suksesshëm, dhe i vendosur për të çarë vetë rrugën në jetë, dhe për të ndërtuar të ardhmen me gruan që dashuron. Kur nuk janë më shumë se një hap larg nga realizimi i ëndrrës së Florentinës, befas gjenden në pragun e çmimit shkatërrues të pushtetit.., betejës titanike të tradhtisë e mashtrimit që zgjohet nga e shkuara, nga hakmarrja midis dy gjeneratave shfaqet kërcënuese për të shkatërruar gjithçka që Florentina dhe Riçardi kanë luftuar për të arritur. Ky libër është vazhdimi i sagës së  Keini dhe Abeli dhe vazhdon të zbulojë detajenemocionuese të jetës së Florentinës  bijës së multimilionerit Abel Roznovski.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
"Mjeshtri dhe Margarita" në Bashkimin Sovjetik të periudhës staliniste mundi të shpërndahej në dorëshkrim në mënyrë klandestine, në rrethin e ngushtë të miqve të Bulgakovit. Në format libër u botua vetëm njëzet e gjashtë vjet mbas vdekjes së tij. Kjo kryevepër konsiderohet si një roman kompleks, e ndërlikuar dhe tronditëse. Përshkrimi alegorik deri në detaje i dramës njerëzore e zhvendos lexuesin mes dy botëve paralele. Pasi ka përjetuar emocione tronditëse ai e ka të vështirë që të bëjë dallimin mes gënjeshtrës dhe së vërtetës. Ky trazim i ndjesive gjatë leximit nuk lë hapësirë për një zgjedhje vetjake, por e dikton lexuesin për t'i shkuar këtij  teatri deri në faqen e fundit, i shoqëruar me dilema të shumta dhe vështirësi për të bërë zgjedhjen e duhur, mes botës materiale dhe asaj ideale, mes jetës tokësore dhe shpresës për të ardhmen, gëzimit të rilindjes apo hidhërimit mbas një jete të vështirë e pa shpresë. Intrigë demoniake, perde të shumta tymi.., satirë therëse, kjo është gjuha e Bulgakovit i cili na bën të refektojmë për njerëzit, rrezikun që paraqet ndikueshmëria e manipulatorëve dhe sharlatanëve në një grupim shoqëror të caktuar. Ky libër e çon individin në një marrëdhënie trishtuese e pa perspektivë, e ku i duhet të luftojë për të ringjallur vetveten, përballë një bote të ndërtuar mbi pabesinë dhe dashurinë e humbur. "Mjeshtri dhe Margarita" është një roman mbresëlënës, i trishtueshëm dhe shumë i frikshëm.Është një nga kryeveprat e Letërsisë Botërore.Herald Tribune
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Katër gra elegante, rreth të dyzetave, janë thirrur në Hotel Pjer të Nju Jorkut për të takuar Lilin, aktoren e famshme botërore të kinemasë. Thuajse një legjendë, pavarësisht nga mosha e re, Lili është e bukur, e zjarrtë, me karakter famëkeq... Secila nga të katërta ka një arsye përse e urren Lilin. Dhe secila habitet kur shikon shoqet e veta aty; sepse janë shoqe të vjetra qysh nga vitet e shkollës, shoqe që ruajnë një sekret mëkatar – shoqe, jetët e të cilave ndryshojnë kur pasi i takon Lili i pyet: "Hë pra, cila nga ju bushtra është ime më?" Përgjigja ndaj kësaj pyetjeje – që e ka shqetësuar dhe gati e ka shkatërruar Lilin – është thelbi i romanit "Dantella". Ndërsa lexuesi endet që nga shkolla elegante femërore e Gstaadit dhe gjer në vendet ku rrinë të pasurit e të suksesshmit, libri ndjek jo vetëm jetën e Lilit – të braktisur, të mashtruar, të shfrytëzuar, që më në fund ngrihet dhe triumfon si yll kinemaje – por edhe jetët e të katër grave, njëra prej të cilave është e ëma. "Dantella" depërton drejt e në thellësitë e ndjeshmërive femërore, ambiciet, nevojat seksuale dhe synimin për sukses në një botë që ndryshon, ndërsa i shohim gratë tek i lënë iluzionet romatike fëminore, për t'u përballur me jetën – një jetë dashurish që s'ecin përherë, ëndrra që nganjëherë mbeten të parealizuara, rastësira të vështira, me të cilat u duhet të ndeshen. Konran ka eksploruar sekretet intime, mëkatet, pasionet e çdo gruaje që ka përjetuar romanca të mëdha – dhe realitetet e të qënurit grua. Sidomos lexueset, mbase do të gjejnë një pjesë të vetvetes dhe të përvojave të tyre në jetën e këtyre katër grave interesante: Xhudit, vajzës amerikane ngulmuese dhe plot vetëbesim, që u duket e paarritshme shoqeve të saj të pasura dhe që "e çan me thonj" rrugën e saj, derisa bëhet kryeredaktorja e revistës më të shquar amerikane për gra... Paganes, vajzës së qetë dhe aristokrate angleze, e cila zapton zemrën e një princi dhe së fundi gjen paqen në një martesë që është njëkohësisht pasion dhe sakrificë... Kejtit, shkrimtares më të shitur, e famshme, e dëshiruar nga të gjithë, magjepëse, së cilës çdo sukses i duket i pamjaftueshëm për t'u shlyer me të atin, për ato çka i ka bërë dhe që, sikurse edhe të tri gratë e tjera, të cilat i ka njohur tërë jetën, mund të jetë në fakt e ëma e Lilit.... Maksinës, borgjezes së shoqërisë së lartë parisiane, që u martua me burrin e ëndrrave të saj, një aristokrat nga një familje e vjetër franceze, vetëm për të gjetur se edhe martesa më ideale nganjëherë shkon ters... Dhe Lilit vetë, fëmijës së torturuar, e cila mëson ta përdorë seksin si armë, por që nuk gjen rehat derisa të mësojë se cila nga këto gra është e ëma dhe kë mund të shkatërrojë, kur të gjejë se kush është i ati – sepse ky është edhe sekreti më i thellë i të katër grave që ka mbledhur bashkë, të cilat e mbajnë të fshehtë këtë gjë, që nga koha kur një natë e tmerrshme i ktheu nga nxënëse shkolle në gra... Romani "Dantella" është i pasur në ngjarje, në detaje, në histori. Por subjekti i vërtetë i këtij romani magjepsës është feminiliteti vetë, i brishtë sa edhe dantellat që këto gra i pëlqejnë dhe i veshin, të ndërthurura me po aq delikatesë, por aq fine dhe po aq të forta.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
“Magjistari” është një nga veprat më komplekse të Somerset Maugham. Arthur Burdon, një kirurg anglez, niset për Paris për të takuar të fejuarën e tij, Margaret Dauncey, e cila studion për arte së bashku me shoqen e saj, Susie Boyd. Natën e parë të qëndrimit në Paris, Burdon takon Oliver Haddo, i cili pretendon se është magjistar dhe se është nën urdhrat e mentorit të Burdon, mjekut të dalë në pension, Dr. Porhowt. Ndërsa askush nuk e beson fillimisht, Haddo performon disa numra magjie për ta në ditët në vijim. Arthur zihet me Oliver, pasi ky i fundit godet qenin e Margaret. Për t’u hakmarrë, Haddo përdor personalitetin e tij, si edhe magjinë, për të joshur Margaretën. Ata martohen dhe arratisen nga Parisi, duke lënë një letër ku informojnë Burdon. Arthur kthehet në Angli dhe i përkushtohet punës. Ndërkohë, Susie ka rënë në dashuri me të, edhe pse e di se kjo dashuri nuk do t’i kthehet kurrë, ndaj edhe ajo ikën në Itali. Gjatë udhëtimit të saj, Susie dëgjon për z. dhe znj. Haddo, që martesa e tyre nuk është konsumuar. Kur kthehet në Angli ajo takon Arthurin dhe së bashku shkojnë në një festë. Për habinë e tyre, në festë është edhe çifti Haddo. Në nesërmen, Arthur e rrëmben Margaretën, por i shoqi ka ende një infuencë të fortë ndaj saj, kështu që ajo kthehet sërish tek ai. Në fakt, Haddo e do Margaretën vetëm për ta sakrifikuar për të realizuar ritet e tij okulte. Dhe Haddo ia arrin qëllimit.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania