titleToAlt
"Toka e shenjtë" është shkruar nga Alda Merini në spitalin psikiatrik Paolo Pini të Milanos. Ajo e shndërron përvojën e saj të tmerrshme në një ditar intim, të fshehë, me fjale të drejtpërdrejta e pa filter, me mesazh të menjëhershëm, shpesh i mbushur me shëmbëllesa shtazarake. Por, mjeti poetik i lejon Merinit ta ndërrojë realitetin: çmendina, "nji zgavër e madhe" ku dhembja ushton e përphapet mes pacientëve të shtruar, bëhet Toka e Shenjtë, një vend shpëtimi e shëlbimi. Dhembja mbart në vetvete zanafillat e vetëdijes, çlirim i mundshëm e shëlbim. Në këtë kontekst, spitali psikiatrik merr trajtën e malit Sinaj, ku Zoti u beson të sëmurëve te mbyllur "urdhnesat e shenjta" të huaja për njerëzit sepse të pakuptueshme për ta...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Vitet '80-të, pas shtrimit në spitalin psikiatrik, kanë qenë të arta për poezinë e Alda Merinit. Të kësaj periudhe i takojnë dy përmbledhjet-kryevepra: "Toka e shenjtë", botuar në 1984, dhe "Testamenti" në vitin 1988. Por, edhe rreth shtatëdhjëtë poezitë që janë gjendur në letërkëmbimin me Oreste Makrin, bashkë me shumë letra të tjera të poetes drejtuar atij për çështje letrare dhe për probleme mbi jetën e vështire familjare, janë nga më të mirat në krijimtarinë e larmishme dhe voluminoze të saj. Përmbledhja "Pështjellim yjesh", i shton të tjera perla tërësisë së opusit merinian.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania