titleToAlt
"Duke shembur mitet dhe bindjet e rreme, Barbara Famborini dhe Alberto Pellai kanë stiluar një libërth të vërtetë udhëzimesh mbi paraadoleshencën, për të kuptuar çfarë ndryshon në trupin dhe në trurin e djemve dhe vajzave e për t'u ofruar prindërve lnstrumentet për t'u perballur me sjelljen e duhur me këtë kapitull të vështirë të ekzistencës se bijve të tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Mjaft më... thuaj.... Mjaft më...... Ky nuk është një manual, as një tekst i thjeshtë për tu lexuar, por një mjet i rëndësishëm që ju fton të reflektoni, diskutoni dhe të gjeni mënyrat e duhura për të rritur dhe edukuar fëmijët tuaj, të cilët shpesh me shumë kompetencë ju drejtohen: “Mami, Babi, Mjaft më… këshillat tuaja i mora. Nuk ka më nevojë që ju të vazhdoni të kujdeseni dhe të më mbroni. Me shembullin dhe ndihmën tuaj, mendoj se do t’ia dal mbanë”. Dhe në këtë moment do të kuptoni rëndësinë e të gjithë asaj periudhe kur ju keni thënë “Mjaft më”, shprehje e cila ka ndikuar tek fëmija juaj të ecë përpara pa ndihmën tuaj. Por ne të rriturit e dimë që rruga drejt realizimit të dëshirave është rezultat i një përshkimi të gjatë, duke u përballur me vështirësi të ndryshme, lodhje, punë, shpesh dhe mërzitje, e të gjitha mbështeten fort në ndjenjën e kufirit, përbërës të cilët janë shndërruar në tabu në kulturën në të cilën fëmijët tanë janë përfshirë. Mjaft më!, nuk është një libër në formën e një recetë që kërkon zbatim të menjëhershëm, por ofron mundësi për të reflektuar, për të fituar pikëpamje të reja dhe për të menduar më thellë se si mund t’i ndihmojmë adoleshentët, duke filluar nga ata që kemi në shtëpi... Sfidat me të cilat do të përballeni kanë të bëjnë me varësinë dhe konsumin e substancave psikotrope... një temë që në ditët e sotme i përket të gjithë prindërve. Gjithmonë ekziston një zgjidhje për çdo moshë… Kjo është arsyeja përse titulli i këtij libri vjen në formën e një pasthirrme drejtuar një adoleshenti në vështirësi dhe shpesh është e domosdoshme dhe i drejtohet të gjithë atyre që në këtë shoqëri i trajtojnë fëmijët tanë si klientë të tregut të tyre të shfrenuar, si individë që janë gjithnjë të gatshëm të paguajnë për t’u argëtuar… ku mjafton të paguash e të vendosësh xhetonin në një pajisje dhe fillon argëtimi.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky është një libër, i cili nuk ju ofron receta të tipit: "Bëni këtë apo atë gjë me fëmijët tuaj", në vend të tyre ju do të keni mundësi të lexoni tregime dhe eksperienca që do të jenë të ngjashme me historitë, përvojën apo eksperiencat tuaja si prindër... eksperienca që mund të shpalosin një situatë të re për familjen tuaj. Çdo faqe e këtij libri do t'ju ndihmojë të kapërceni sfidat dhe vështirësitë me të cilat ju përball çdo ditë roli juaj si prindër. "Kjo shtëpi nuk është hotel!" Sa herë e keni dëgjuar këtë pasthirrmë kur ishit vetë adoleshentë? Sa herë e keni përsëritur nën zë, në rolin tuaj si prindër? Në një fjali gjendet kuptimi i këtij rrugëtimi të gjatë e të vështirë të rritjes: vjen një moment në jetën e fëmijës suaj, në të cilin prindërit dhe shtëpia ku ata janë rritur shndërrohet në një element të pazëvendësueshëm, por gjithsesi kjo është relative. Dhe kjo ndodh kur fëmija juaj kupton se jashtë kësaj shtëpie "është e gjithë bota", atëherë kur miqtë jashtë kësaj shtëpie ofrojnë gjëra më interesante dhe tërheqëse nga ato që ofron nëna dhe babai. Kështu fëmija juaj një ditë kupton që gjithçka që ndodhet jashtë katër mureve të shtëpisë është më interesante dhe më argëtuese, e cila ka fuqi më shumë mbi të se sa ne që e rritëm, edukuam dhe mbështetëm deri në ato momente. Megjithatë një gjë është e qartë: kjo fole, pra shtëpia e tyre mbetet vendi më i rëndësishëm dhe i pazëvendësueshëm për ta. Edhe pse jashtë mureve të shtëpisë së tij ndjehet i mbështetur, i argëtuar, i emocionuar, ai përsëri e kupton dhe do të vazhdojë ta konsiderojë shtëpinë e tij si folenë në të cilën është rritur, ku janë rrënjët e tij dhe nuk ka më të rëndësishme se nëna dhe babai, fjalë të cilat nuk mund të shuhen e të harrohen kurrë, e që mbartin në vetvete rëndësinë më të madhe. Qëllimi i këtij libri, është të "ndriçojë" apo të qartësojë, mbi atë çka ndodh me protagonistët e këtyre ngjarjeve, adoleshentët. Ky libër tenton të kthehet në një aparat fotografik për imazhet që krijohen në mendjen e një të riu, duke u përpjekur të bëjë çdo gjë të prekshme dhe të dukshme, që normalisht ju nuk mund të shihni: mendimet e tij, gjendjen emocionale që shpesh reflektohet me veprime dhe reagime të papritura. Në fund të këtij libri hapet një dritare e vogël mbi: "Botën e fshehtë të adoleshentëve". Disa adoleshentë... kanë shkruar shumë letra për nënat dhe baballarët, por që nuk u dorëzuan kurrë në destinacionin përkatës. Letrat përmbanin ngjarje, histori, ndjenja dhe emocione që nuk u treguan kurrë me zë të lartë, por që në të vërtetë mendojnë që prindërit e tyre duhet të jenë në dijeni. Nëpërmjet leximit të tyre çdo nënë dhe baba do të kuptojë më shumë rreth fëmijës së tij adoleshent, do ta njohë më mirë atë, dhimbjen dhe zemërimin e tij/saj dhe dëshirën për të bashkëbiseduar dhe për të qenë i mbështetur dhe i mirëkuptuar.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania