titleToAlt
“Anita Bitri ka lënë një kujtim të madh në skenën shqiptare, në atë modernen artistike. Ajo ishte një këngëtare e shkëlqyer, me një vokal shumë të mirë. Anita ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve '90, që erdhën në skenat e festivalit shqiptar.”-Avni MULA, Artist i Popullit “Me Anitën kemi bashkëpunuar qëkur ishim nxënës të shkollës së mesme artistike "Naim Frasheri" në Vlorë. Të gjithë e ndjenin se mes nesh po spikaste dita ditës një talent i bukur në fushë të violinës, por edhe një vokal i bukur e potent qysh në moshë të vogël. Me Anita Bitrin kam shënuar arritjet më të bukura të karrierës sime.”-Artur DHAMO, kompozitor “Eh, Anita! Vajzë me një butësi joniane, me nerv pune nga formimi që kishe marrë që në shkollë dhe aq këmbëngulëse. Këngët e saj janë kaq të bukura. Modeli i një artisteje që punoi shumë. Anita i kreu të gjitha. Brenda një kohe të shkurtër i realizoi të gjitha ëndrrat e thurura që çdo artist do të donte t'i arrinte gjatë jetës. Fitoj shumë çmime. Dhe, mbi të gjitha, fitoi admirimin e publikut.”-Irma LIBOHOVA, këngëtare
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.-Dritëro Agolli Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intervista, i bën në mënyrë poetike. -Xhevahir Spahiu Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë. -Helena Kadare Krijimtaria juaj të ngërthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjellët. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë. Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër. -Naum Prifti
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Albert Z. Zholi (shkrimtar-publicist, lindur me 16 dhjetor 1960). Ka zhvilluar mbi 3 000 intervista me personalitete të artit, shkencës, kulturës, politikës. Ka bashkëpunuar me 16 gazeta brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ka redaktuar 110 libra artisitk, publicistik, tregime dhe me poezi, Autor i 20 librave,. Kanë thënë për Albert Zholin: “Albert Zholi edhe kur bën analiza edhe kur zhvillon intrevista, i bën në mënyrë poetike.”-Xhevahir Spahiu. “Albert Zholi shkruan me një penë të ëmbël dhe të qetë, sikur valëzon. Ai hyn në shpirtin e personazhit dhe e zbërthen atë duke na e prurë pranë të gjallë dhe të freskët.”-Dritëro Agolli. “Alberti shkruan me kulturë, me mjeshtëri artistike, me stil të gjallë, me gjuhë të rrjedhëshme dhe mbi të gjitha, me një ndjeshmëri të rrallë.”-Helena Kadare. “Krijimtaria juaj të ngerthen. Lexova një ngjarje prekëse nga jeta e emigrantëve shqiptarë në Greqi i cili shquhet si për realizëm, si për humanizëm të ndërsjelltë. Të tilla tregime rrëfejnë cilësitë e larta morale të njerëzve të thjeshtë. Suksese në rrugën e bukur e të vështirë të tregimit të shkurtër.”-Naum Prifti.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Historinë e gdhendin njerëzit e mëdhenj. Ata udhëheqin botën dhe bëjnë mrekullitë. Njerëzit që dashurojnë dhe dinë ta ndërtojnë bukur jetën, punën dhe marrëdhënien njerëzore. Jeta nuk është një luftë për të njohur veten, por një luftë për të ndërtuar veten. Dhe në këtë betejë të përditshme me furtunat cmirënjohëse, me uraganet e dëshirës, me oguret e fatit, me melankolitë e pendesës dhe stinët që vijnë e ikin si tufane që lënë pas kujtime të mahnitshme duhet të ndrijë dielli. Dielli i jetës është dashuria. Ndjesia më e ndërkryer e botës njerëzore. Çelësi dhe formula magjike. Dhe dashuria shpërfaqet në art, letërsi, kinema, kudo ku ke talentin tënd... Kur e njoha për herë të parë Kujtim Gjonajn, m’u krijua përshtypja se ishte një tiranas garip nga të përkëdhelurit e Kinostudios. Por ishte një përshtypje fillestare dhe paksa mendjelehtë. Duke biseduar, fisnikëria e tij nisi të më çudisë e të më çarmatosë. Pata ndjesinë se ai njeri kishte mistere tronditëse. Dalëngadalë progresioni drejt këtij njeriu nisi të marrë kufijtë e mitit. Ai më bëri të lundroj në rrënjët e atij lisi madhështor, që është historia shqiptare me figura legjendë si Dodona, Pirroja, Ali Pashë Tepelena, Konica, Nënë Tereza, Margarita Xhepa e heronj të panumërt, që skalisin kaq bukur shkëmbin dhe kulturën tonë shqiptare, dheun amë...
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania