titleToAlt
Jashtë ironisë dhe sarkazmave të Zhan Batist Klemansit, këtij "profeti bosh për kohët mediocre,, ky "njeri i kohës sonë" me "lirizëm qelizor", që ushtron funksionet e çuditshme të "gjykatësit pendestar" dhe që, nëpërmjet pohimit të fajësisë së tij, kërkon ta fusë bashkëbiseduesin e tij memec - apo lexuesin e tij - nis rrëfimin e vet, Kamyja shpreh edhe njëherë nostalgjinë e tij për pafajësinë dhe për bashkimin midis qenieve njerëzore, në një botë ku secili ëndërron për pushtet dhe ku "dialogu " është zëvendësuar me "komunikatën ". Tregimi i Klemansit është shprehje e ndërgjegjes sonë të turbulluar. Duke folur për ne, ai na detyron të pranojmë se "të jesh i lumtur, do të thotë të jesh fajtor ". Ky është ndoshta, një nga kuptimet më të thella të Rënies, vepër dyshimi, vënie në formë e një trazimi të brendshëm dhe e një keqardhjeje, ndërgjegjeje të mprehtë, e pastërtisë së pamundur. Kamyja thoshte se ferri është brenda vetes, është rënie e pafundme në purgatorin e njerëzve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
E keqja ne bote vjen pothuajse gjithmone nga padija, teksa vullneti i mire, nese nuk eshte qartepames, mund te beje po aq deme sa ligesia. Njerezit jane me" teper te mire se te ligj, po ne te vertete ceshtja nuk qendron aty. Njerezit jane me pak apo me shume te paditur dhe kjo eshte ajo qe quhet virtyt ose ves, ndersa vesi me deshperues eshte ai i padijes qe pandeh se i di te gjitha dhe atehere i jep vetes te drejten per te vrare. Shpirti i vrasesit eshte i verber dhe as miresi te vertete dhe as dashuri te bukur nuk mund te kete nese mungon e gjithe qartepamesia e mundshme.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Nga thellësitë e së ardhmes gjatë kësaj jete absurdë që kisha berë, një frymë e pakuptueshme ngjitej drejt meje duke kapërcyer vitet e pajetuara dhe kjo frymë rrafshonte në udhë e sipër gjithçka më shtrohej përpara në ato vite po aq të zbrazëta që po jetoja. Ç'rendesi kishin për mua vdekja e të tjerëve, dashuria e një nëne, ç'rëndesi kishin për mua Zoti i tij, fatet që zgjedh kur unë zgjidhem nga një fat i vetëm dhe bashkë me mua edhe miliarda të privilegjuar që, njësoj si ai vetë, quheshin vëllezerit e mi. A e kuptonte, a e kuptonte ai ketë? Të gjithë ishin të privilegjuar. Kishte vetëm të privilegjuar. Edhe të tjerët do të dënoheshin një ditë prej ditesh.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
"Revoltohem, prandaj jemi". "Revolta nuk është kurrsesi një kërkesë për liri të plotë. Përkundrazi, revolta ngre padi ndaj lirisë së plotë. Ajo kundërshton pikërisht fuqinë e pakufizuar që i lejon një eprori të shkelë kufirin e ndaluar. Larg së kërkuari një pavarësi të përgjithshme, i revoltuari kërkon që të pranohet se liria ka kufijtë e saj kudo ku gjendet një qenie njerëzore, dhe se ky kufi është pikërisht fuqia e revoltës së kësaj qenieje. Këtu qëndron arsyeja e thellë e intranzigjencës së revoltës. Sa më e vetëdijesuar të jetë revolta se kërkesa e saj ka një kufi të drejtë, aq më e palëkundur është ajo. I revoltuari kërkon pa dyshim njëfarë lirie për veten e tij; por në asnjë rast, nëse është konsekuent, të drejtën për të shkatërruar qenien dhe lirinë e tjetrit Ai nuk poshtëron askënd. Lirinë që kërkon, ai e kërkon për të gjithë; atë që nuk e pranon, ai e ndalon për të gjithë. Ai nuk është vetëm skllavi kundër zotërisë së vet, por dhe njeriu kundër botës së zotërisë dhe të skllavit. Falë revoltës, ka pra diçka më tepër në historinë e marrëdhënies mes sundimtarisë dhe robërisë. Fuqia e pakufizuar nuk është më i vetmi ligj."
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Rënia nuk është as novelë, as roman, as pjesë teatrale, e megjithatë, është të gjitha këto, qëndron, ndoshta, si kryevepra e shkrimtarit. I frymëzuar nga një klimë moskuptimi dhe akuzash ndaj autorit, ky libër merr trajtën e një monologu dramatik. Mirëpo, jashtë ironisë dhe sarkazmave të Zhan Baptist Klemansit, këtij "profeti bosh për kohët mediokre", "ky njeri i kohës sonë" me "lirizëm qiellor", që ushtron funksionet e çuditshme të "gjykatësit pendestar" dhe që, nëpërmjet pohimit të fajësisë së tij, kërkon ta fusë bashkëbiseduesin e tij memec nis rrëfimin e vet, Kamyja shpreh edhe njëherë nostalgjinë e tij për pafajësinë dhe për bashkimin midis qenieve njerëzore në një botë ku secili ëndërron për pushtet dhe ku "dialogu" është zëvendësuar me "komunikatën". Tregimi i Klemansit është shprehje e ndërgjegjies sonë të turbulluar. Duke folur për ne, ai na detyron të pranojmë se "të jesh i lumtur, do të thotë të jesh fajtor". Ky është, ndoshta, një nga kuptimet më të thella të romanit "Rënia", vepër dyshimi, vënie në formë e një trazimi të brendshëm dhe e një keqardhjeje, ndërgjegjieje të mprehtë, e pastërtisë së pamundur. Kamyja thoshte se ferri është brenda vetes, është rënie e pafundme në purgatorin e njerëzve.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Kaligula është një dramë e shkrimtarit francez , Alber Kamy , që është bërë manifest krijues origjinal i letersisë ekzistencialiste franceze e që deri tani në ditët tona vazhdon të shfaqet në skenat e gjithë botës.Sipas fjalëve tv J.P.Sartrit, ajo është një dramë, në të cilën "liria shndërrohet në dhembje , kurse dhembja të cliron".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Alber Kamy ishte thellësisht i interesuar ndaj çështjes nëse jeta ia vlente vërtet të jetohej në një univers, për të cilin ai besonte se ishte i pafe. Në këto ese që e vendosin rrjedhën e ngjarjeve në vendlindjen e tij Algjerinë, ai eksploron si bukurinë ashtu edhe absurditetin e gjendjes njerëzore.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Libri përman dymbëdhjetë ese të ndara në dy seksione. Në libër trajtohet ajo që Kamy e quan “absurd”. Seksioni i parë përmban ese të lidhura me absurdin, vetëvrasjen, muret absurde dhe lirinë absurde ndërsa seksioni i dytë ilustron vepra dhe krijime absurde të autorëve të tjerë shkrimtarë dhe filozofë. Eseja prej të cilës ka marrë edhe emrin libri “Miti i Sizifit”, trajton historinë e Sizifit i cili dënohet nga zotat me një detyrë të pakuptimtë. Sipas Kamy, ai gjen lumturinë kur ndërgjegjësohet dhe pranon gjendjen e tij të pashpresë. Kamy krahason gjendjen e Sizifit me punën e përditshme dhe rutinat njerëzore në shoqëritë moderne që i skllavërojnë njerëzit dhe i bëjnë të harrojnë kush janë në të vërtetë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libri “Rënia” i autorit Albert Kamy u botua në 1956. Në këtë libër Albert Kamy shprehu arsyet e prishjes përfundimtare me ekzistencializimin e Sartrit. Gjithashtu në këtë vëllim është përfshirë edhe “Fjalimi në Suedi” mbajtur me rastin e marrjes së çmimit Nobel në letërsi.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania