titleToAlt
Kur dikush dëshiron të vlerësojë një libër, ai parasheh që ky libër do të lexohet edhe pas njëqind vjetësh. Për herë të parë ky libër u botua në formën e pamfletit, në qershor të vitit 1850 dhe, meqenëse të vërtetat e tij janë të përjetshme, do të lexohet edhe shekullin e ardhshëm. - Sheldon Riçmen
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Këtu gjen të mbledhura së bashku temat kryesore të dijes, për të kuptuar gjithçka për botën rreth nesh! UNIVERSI / TRUPI I NJERIUT / HISTORIA / TOKA / BIMËT /KAFSHËT / BOTA SOT / ARTET / SHKENCA DHE TEKNIKA Me qindra ilustrime të ndryshme, që kureshtarët e vegjël të zbulojnë botën rreth tyre.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Përrallat më të bukura të të gjitha kohërave, që të lexohen para gjumit dhe t’i bëjnë fëmijët të ëndërrojnë. 34 rrëfime të mrekullueshme që të futin në një botë fantastike dhe plot imagjinatë. Përralla klasike Libri përmbledh rrëfimet më të bukura të letërsisë për fëmijë të shekullit 19-të. Përralla për të ëndërruar Libri përmbledh përrallat më të mira të autorëve klasikë, si: Anderseni, Vëllezërit Grim dhe Ezopi. Histori klasike Libri u drejtohet lexuesve fillestarë dhe i fut ata në botën magjike të përrallave klasike më të njohura.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Maksi dhe shokët e tij ndihen të gëzuar. Shumë shpejt ata do të bëjnë një udhëtim me klasën. Në bujtinën “Finkenshtajn” i pret një ndeshje emocionuese futbolli, një garë dhe loja me fantazmën. Por aventura më e madhe e tyre është humbja dhe kërkimi i qenit të bujtinës, Bobit, i cili u zhduk pa lënë gjurmë. Këto aventura janë tipike të Maksit. Ai, Paulina dhe Niki e dinë se ç’duhet bërë në këto raste.
Çmimi: 470 Lekë
titleToAlt
Maksit i ka ardhur në majë të hundës që klasa e tretë A gjithmonë rrihet në futboll nga klasa e katërt B. Por në festën sportive nuk duhet të ndodhë kjo. Në skuadrën e tyre as trajneri më i mirë nuk bën punë, pasi të gjithë grinden me njëri-tjetrin. Por Maksi që është tip, e gjen zgjidhjen: ai merr maskotën e duhur, me ndihmën e së cilës e treta A bashkohet dhe, ndoshta, mund edhe të fitojë lojën.
Çmimi: 470 Lekë
titleToAlt
Një ditë klasa e tretë A udhëtoi për në parkun e lojërave. Maksi dhe shokët e tij nuk ngopeshin dot me trenat e shpejtësisë së lartë që kalojnë nëpër ujë, me rrotën gjigante që rrotullohet dhe me karuselët drithërues. Befas Niki humbi pa gjurmë në trenin e fantazmave. Cfarë ndodhi? Këto janë situata tipike për Maksin. Ai dhe Paulina vihen në kërkim të tij dhe u tregojnë fantazmave se çfarë është më drithëruese se ato vetë.
Çmimi: 470 Lekë
titleToAlt
Andi është i mërzitur sepse, ndryshe nga shokët e klasës, nuk ka një gjyshe. Papritur ai bëhet me dy gjyshe. Njëra rri fshehur në pemën e mollës dhe ka një makinë bojëqielli me butona çudibërëse. Së bashku ata nisen drejt aventurave gjithnjë e më emocionuese: argëtohen në parkun e lojërave, shkojnë në stepën mbresëlënëse e mandej lundrojnë në detin e stuhishëm drejt Indisë. Ndërsa gjyshja e dytë është fqinja e re, për të cilën Andi mund të kujdeset. Tanimë ai e ndien veten me fat, pasi njërës gjyshe mund t'i tregojë për gjyshen imagjinare.
Çmimi: 450 Lekë
titleToAlt
“Aventurat e Pinokut” është një prej klasikëve më të njohur në letërsinë mbarëbotërore, shkruar prej autorit italian Karlo Kolodi. Në këtë libër rrëfehet se si një marangoz plak vendos të ndërtojë një kukull druri me një dru që gjen rastësisht në punishte, meqë rronte i vetmuar. Por, ndërsa punonte, ai shpreh me vete dëshirën që kjo kukull të ishte një djalosh i vërtetë, një djalë që atij i ka munguar prej vitesh. Për çudi, Zana Flokëkaltër e dëgjon këtë dëshirë të marangozit plak dhe ajo i jep jetë kësaj kukulle druri. Pikërisht në këtë moment nisin aventurat e mrekullueshme të kësaj kukulle të pazakontë, e cila qesh, qan, bën prapësira dhe ndeshet gjithnjë me rreziqe, që nga kusarët, nga mashtrues si Dhelpra dhe Maçoku, e gjer brenda barkut të një peshkaqeni të madh. Ama, kjo është gjithashtu një histori e vërtetë e dashurisë midis një prindi dhe një djali, i cili në fund arrin të kthehet në një njeri të vërtetë.
Çmimi: 750 Lekë
titleToAlt
Qeni! Aspak i bukur, por me një dëshirë të fortë për të jetuar! Çkërkon, vallë, ky qenush? Një pronare. Një njeri të vërtetë, që ta dojë. Molla i pëlqen shumë Qenit. Por ajo është tejet tekanjoze! Molla, një kokëfortë nga ato të pashoqet! Por Qeni ka një plan për të "zbutur" Mollën...
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Tonino kishte kaluar te gjyshi në fshat një verë fantastike, madje më të bukurën e jetës së tij. Kur lindi nëna e tij, gjyshi mbolli një pemë qershie. Që nga ai çast, ajo pemë u bë pjesëtare e familjes. Në mendjen e tij prej fëmije, kur dikush vdiste, shndërrohej në diçka që e ka dashur shumë në jetë. Prandaj edhe ai mendonte se gjysh Oktaviani ishte një pemë qershie. Kur komuna donte ta priste pemën e qershisë, Tonino bëri çmos që ajo të mos prekej dhe të mbetej përgjithmonë aty, në oborrin e gjyshit. Askush nuk mund ta cenonte atë pemë. Në çdo degë të saj ruheshin kujtimet, aromat, ndjesitë e bukura të një fëmije, i cili ndihej me fat që kishte një gjysh, që i mësoi të donte natyrën dhe të ndiente gjithë zërat e saj. Mbi të gjitha, e mësoi që të dëgjonte frymëmarrjen e pemëve...
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Azdrubal Tirinanci nuk i lan kurrë dhëmbët, është i paedukatë dhe egoist. Por është edhe një djalosh modern, që mbetet i shokuar kur lexon në testamentin e të ungjit të ndjerë se, për të trashëguar pasurinë marramendëse të tij, duhet të martohet me një shtrigë. Ai nuk beson në ekzistencën e shtrigave, por u futet kërkimeve se si mund ta gjejë një të tillë. Për Emilinë, foshnjën flokëkuqe që pluskon në govatë, që flet me maçokun e zi dhe që nuk pasqyrohet në pasqyrë, familja Zep mendon se janë vetëm ca rastësi qesharake. Ndërkohë, Azdrubali, që nuk ka ndër mend të heqë dorë nga pasuria e të ungjit, më në fund zbulon një libër magjie me udhëzimet e nevojshme për të njohur një shtrigë, gruan e vet të ardhshme. A do të shpëtojë Emilia e vogël nga kthetrat e gjahtarit të pështirë të trashëgimisë?
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Sakumati, piktor turk, u thirr për të pikturuar muret e bardha mes të cilave jetonte një fëmijë, i mbyllur për shkak të një sëmundjeje të çuditshme. Raporti ndërmjet piktorit, fëmijës dhe të atit nuk do të jetë një kontratë e thjeshtë pune, por një pakt marrëdhëniesh njerëzore. Figurat që do të lindin dhe do të jetojnë në mure, do të reshtin së qeni thjesht një zbukurim, kur të krijohet lulja-xixëllonjë, që do të jetë edhe thelbi i të gjithë krijimit: Stralisku. Historia e këtij libri është historia e një miqësie të pastër dhe delikate, që mund ta quajmë edhe një përrallë për fuqinë e dashurisë.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Qielli, si gjithmonë në këtë histori, ishte i qetë e plot dritë. Kështu mbyllet kapitulli i dhjetë i Matia dhe gjyshi, ndonëse tregohet diçka e dhimbshme dhe vendimtare - vdekja. Pakti i shpresës, që autori e kishte nisur që te libri Stralisku, vijon edhe në këtë libër. Një i madh dhe një i vogël, ndërsa këmbejnë përmasat, ecin së bashku, flasin, shohin botën, luajnë deri në fund. Luajnë lojën më të madhe me rregullat e dashurisë. Ky libër rrëfen dashurinë e një nipi për gjyshin e vet, që edhe pas vdekjes mbetet shoku i tij i pandarë.
Çmimi: 470 Lekë
titleToAlt
Në poemën ILIADA tregohet se çfarë ndodhi gjatë javëve të fundit të luftës së Trojës, në të cilën u ndeshën grekët dhe trojanët. Qyteti i Trojës, i cili ndodhet në Azinë e Vogël, atëhere quhej edhe Ilion, ndaj historia mban titullin Iliada. Por, si filloi Iliada? Ajo zuri fill me zemërimin e Akilit, heroit më të madh grek, prej fyerjes që i kishte bërë mbreti Agamemnon. Sa dëme e sa dhimbje do të shkaktonte ajo luftë! Fjalët e bukura me të cilat e ka kënduar këtë histori Homeri, kanë bërë që ajo të lërë gjurmë në kohë, deri në ditët tona.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Piktori i famshëm zvicerano-gjerman, Paul Klee, veprën e tij Alphabet I (1938), e pikturoi mbi faqen sportive të gazetës zvicerane National Zeitung. Shkronja 0 e alfabetit ra mbi emrin e qendërsulmuesit Cenia Walacek, duke e fshirë përgjysmë. Kjo pikturë përbën pikën e nisjes, por edhe boshtin rreth të cilit sillet romani Ëndrra e Walacek-ut. Duke u nisur nga ky përkim, autori gërsheton dy fate: atë të piktorit "të pazakontë", Paul Klee-së, i gjr cili, i shtrënguar nga regjimi nazist, braktis Gjermaninë dhe strehohet në vendlindje, në Zvicër; dhe atë të një futbollisti njëherë e një kohë të famshëm, dhe sot gati të harruar, Genia Walacek-ut, të cilin Klee-ja e shpëtoi nga skutat e harresës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Manuela ka flokë tw prerë shkurt dhe buzëqeshje fëmije, trup atleteje dhe mban paterica. Në Afganistan ka drejtuar një togë me tridhjetë burra dhe tani është kthyer në shtëpi. Jeton, por nuk është e aftë ta përballojë jetën. Pas atentatit nga i cili ka shpëtuar gjallë, i kanë dhënë një detyrë: duhet të kujtojë luftën, shkretëtirën, ushtarët e saj, pluhurin, gjakun. Por rindërtimi i së shkuarës nuk mjafton për të rilindur... Një histori dashurie dhe humbjeje, vdekjeje dhe qëndrese, që ngre pikëpyetje mbi zgjedhjet dhe përgjegjësitë tona. Melania G. Mazzucco ka lindur në Romë. Është autore e romaneve të përkthyera në rreth 25 gjuhë të botës. Më 1996 botoi romanin e saj të parë Puthja e Meduzës, e ndjekur nga vepra të tjera, si: Vita, Një ditë perfekte, Pritja e gjallë e engjëllit, Arkitektja. Është fituese e disa çmimeve të rëndësishme, si: Strega (2003), Comisso, Viareggio-Tobino etj.
Çmimi: 1050 Lekë
titleToAlt
Viktor Hygo e ka shkruar këtë roman, kur shoqëria frënge e kohës ishte ende e shokuar dhe e traumatizuar nga ngjarjet e Revolucionit të viteve 1789-1793, por edhe nga luftërat rraskapitëse napoleonike, që kishin sjellë kaq lavdi e mjerim njëherësh. Autori ka bërë një inskenim të një cope Mesjete. Ai dallon shumë Mesjetë: te Revolucioni Frëng, te shkaqet që e prodhuan atë; tek arbitrariteti dhe despotizmi i pakufi, tek infleksibiliteti i organizmave që ishin krijuar historikisht për të mbajtur ekuilibra e balanca. A nuk na duken skena të Revolucionit ato, kur lypsarët sulmojnë katedralen për të shpëtuar Esmeraldën apo kur krerët e botës së basifondeve bëjnë thirrje për plaçkitje e shkatërrim të vendeve të shenjta?
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Përgatituni të mësoni nga përvoja e mjeshtrit... Këtu gjenden bazat e filozofisë së suksesit: Formula origjinale për arritje të mëtejshme, të paraqitura në pesëmbëdhjetë parime të jashtëzakonshme. Kjo është një punë e jashtëzakonshme, me të cilën e filloi karrierën e tij Napoleon Hilli. Materiali origjinal është publikuar për herë të parë në vitin 1928, në tetë vëllime. Ligji i suksesit vjen tani në një libër të vetëm.
Çmimi: 2800 Lekë
titleToAlt
I shkruar nga zonjushë Kafka apo Kafka grua e letërsisë gjermane, siç është quajtur nga kritika Ilse Aichinger-i, romani Shpresa më e madhe është renditur ndër 100 librat më të bukur të shekullit XX. Elena e vogël dëshiron të shkojë në Amerikë, atje ku është arratisur edhe e ëma. Amerika është "shpresa më e madhe" për të gjithë që duan të arratisen, para se të jetë vonë. Por Elenës i duhet vizë. Është vetëm njëmbëdhjetë vjeç. Është kohë lufte. Nuk lejohen më udhëtime. Fëmijët ngelen të vetmuar me gjyshërit e tyre "të gabuar" hebrenj; me ta nuk dëshiron të luajë askush. As në shkollat publike si fëmijët e tjerë nuk mund të shkojnë. Vendi i lojës për ta janë varrezat. Në tre vjetët e jetës së Elenës në libër, lexuesi njihet me ngjarjet e mëdha të Luftës së Dytë Botërore nën përjetimet, ëndrrat, lojërat e panatyrshme, frikën dhe shpresën e një fëmije që jeton në Vjenën e ideologjisë naziste. Romani "Shpresa më e madhe" na rrëfen magjishëm se njeriu nuk duhet t'i humbasë kurrë besimin dhe ëndrrat e tij se qielli diku do të jetë vetëm i kaltër...
Çmimi: 850 Lekë
titleToAlt
Mjaftoi lajmi që një planet në kozmos mori zyrtarisht emrin Arbër, që fantazia e një grupi të vogël fëmijësh të merrte udhë për të zbuluar të fshehtat qiellore, Sistemin Diellor dhe galaktikat e tjera. Shumë shpejt këta "astronautë" të vegjël do të përjetojnë një ëndërr të madhe: të jenë të parët që do të zbulojnë planetin që sillet rrotull yllit lllyrian. Ashtu si për astronautët e Apollo-s që shkelën për herë të parë në Hënë, edhe udhëtimi i tyre në hapësirat qiellore është plot të papritura...
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Ky libër rrëfen jetët e jashtëzakonshme të pesëdhjetë grave, të cilat sfiduan me sukses shekujt e mbushur me paragjykime dh rishkruan rregullat e shoqërisë. Ato ecën përpara me një forcë revolucionare, duke hyrë gjithë hijeshi e krenari në një botë që ishte privilegj i burrave. Këto gra ikona dhe shembulli që ato dhanë, u hapën udhën shumë grave të tjera që pasuan, duke u lënë trashëgimi frytin e njohurisë, të eksperiencës dhe të imagjinatës së tyre.
Çmimi: 2200 Lekë
titleToAlt
Të gjitha përgjigjet për pyetjet dilematike që ngremë rreth vetës në lidhje me lirinë e medies, do t'i gjejmë në këtë libër. Madje dhe rastet konkrete në lidhje me fabrikimin e bindjeve të publikut, përmes propagandës mediatike. Ky libër i dy prej autorëve mjaft të njohur sot në botë, Edward S. Herman dhe Noam Chomsky, analizon se mediet: "janë institucione ideologjike efektive dhe të fuqishme, që kryejnë një funksion propagandistik mbështetës të sistemit, duke u mbështetur në forcat e tregut, në supozime të brendshme dhe vetëcensurë, dhe pa detyrim të hapur, me anë të modelit propagandues të komunikimit". Në vendet ku levat e pushtetit janë në duart e një burokracie shtetërore, kontrolli monopolist mbi medien, shpesh i plotësuar nga censura zyrtare, e bën të qartë se mediet u shërbejnë skajeve të një elite dominuese. Është shumë më e vështirë të shihet një sistem propagandistik në punë, kur mediet janë private dhe kur mungon censura zyrtare. Kjo është veçanërisht e vërtetë atje ku mediet konkurrojnë në mënyrë aktive, sulmojnë në mënyrë periodike dhe ekspozojnë keqbërjet e korporatave dhe të qeverive, dhe e portretizojnë veten në mënyrë agresive si zëdhënëse të fjalës së lirë dhe të interesit të përgjithshëm të komunitetit. Ajo që nuk është e dukshme (dhe mbetet e padiskutuar në media) është natyra e kufizuar e kritikave të tilla, pabarazia e madhe në komandimin e burimeve dhe efekti i saj si në qasjen në një sistem të medieve private, ashtu edhe në sjelljen dhe performancën e saj.
Çmimi: 2200 Lekë
titleToAlt
Vetëm njëzet e gjashtë vjeç, heroi kryesor i këtij romani, Herri "Lepur" Engstrëm është një burrë-fëmijë, i zënë në një luftë midis instinktit dhe mendimit, vetvetes dhe shoqërisë, kënaqësisë seksuale dhe detyrës familjare. Frika se mos humbet në rutinën e jetës konvencionale shoqërore dhe fetare e bën të vrapojë dhe t'ia mbathë nga një situatë pa rrugëdalje në tjetrën. - Po ke guxim tëjesh vetja, të tjerët e paguajnë çmimin. - thotë Lepuri. "Lepur, vrapo" është romani i parë i tetralogjisë së Lepurit, që përcaktoi vendin e John Updike si një prej autorëve më të rëndësishëm amerikanë. Autori u vlerësua me çmimin Pulitzer për dy romanet vijuese, "Lepuri është i pasur" dhe "Lepuri prehet". Së bashku me romanin "Lepuri kthehet", kjo tetralogji unike rrëfen historinë nga rinia në vdekje të yllit të dikurshëm të basketbollit, Herri "Lepur" Engstrëm, i cili i përket shtresës së mesme të shoqërisë amerikane. Ngjarjet zënë fill në qytezën imagjinare të Bruërit, Pensilvani, kur instinktivisht, pa asnjë plan të paracaktuar, Lepuri braktis gruan shtatzënë dhe djalin. "Tetralogjia për Lepurin vazhdon të jetë romani më i mirë amerikan pas Luftës së Dytë Botërore". -Julian Barnes, The Guardian "Tetralogjia e Herri 'Lepur' Engstrëmit është kryevepra dhe, pa dyshim, monumenti letrar i Updike. Ashtu si Saul Bellow, Updike është mjeshtër i kalimit nga rrëfimi në vetën e tretë në atë në vetë të parë, nga metafora e fuqishme tek e përditshmja, nga detajet e veçanta te përgjithësimet, nga e njëmendta te metafizikja, nga e frikshmja te komikja". -Ian McEvvan, The New York Review
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Kokëdruthi, Kokëtapa dhe Kokëfirifiu largohen fshehurazi nga vendlindja e tyre, Qyteti Sdikuisht, për të shkuar drejt Qytetit të Qejfit, të hallakatur nga premtimet e Usta Ipaudhit, këtij mashtruesi të shkuar në moshë. Aventurat e tyre do t'i rrëmbejnë lexuesit e vegjël përt'i çuar në Festivalin e Gjëraxhepit, në qytetin famëkeq të Helmegazisë, e deri në Monopatin e torturave gramatikore e matematikore... Por çfarë ndodh më pas me ta? Këtë do ta zbuloni pasi të keni marrë në duar këtë thesar të paçmuar që shkrimtari Bedri Dedja u ka lënë fëmijëve. Romani-përrallë Një udhëtim i rrezikshëm është një nga veprat më zbavitëse të shkrimtarit Bedri Dedja, vlerësuar me çmimin e IBBI-t (Bordit Ndërkombëtar të Librave për Fëmijë), si romani më i mirë i vitit 2000, për fabulën e tij dinamike e plot fantazi, si dhe për dhuntinë e madhe krijuese të autorit.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania