titleToAlt
Kjo paketë, hartuar në përputhje me programin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për edukimin parashkollor, rekomandohet të përdoret për fëmijët 5-6 vjeç. Paketa shoqërohet me një udhëzues për mësuesit dhe prindërit, të cilët do ta ndjekin ecurinë e fëmijëve gjatë një viti shkollor.
Çmimi: 2200 Lekë
titleToAlt
Familja Draling jetonte në një shtëpi të madhe e të bukur. Ajo përbëhej nga prindërit, vajza e madhe Uendi, dy vëllezërit e saj të vegjël, Xhani e Mikeli dhe qeni Nana. Një mbrëmje një djalë i vogël i çuditshëm hyri nga dritarja duke fluturuar.
Çmimi: 595 Lekë
titleToAlt
100 fotografitë më të famshme në historinë bashkëkohore, shkrepje që i treguan botës çastet që kanë bërë epokë dhe pikat pa kthim, imazhe, të cilat përmes forcës së tyre shprehëse trazuan vetëdije njerëzore dhe nxitën ndryshime në politikë dhe në shoqëri: duke filluar nga gjigantët, si Henri Cartier-Bresson dhe Robert Capa e deri te reporterët, si Elliot Erwitt, Eugene Smith dhe Kevin Carter, një varg imazhesh që me siguri do të lënë gjurmë.
Çmimi: 2335 Lekë
titleToAlt
Hapësira gjeografike dhe trashëgimia natyrore e saj është një nga dimensionet e rëndësishme të çdo qytetërimi. Shoqëria njerëzore e trashëgon atë historikisht, nga brezi në brez dhe këto vlera duhet t’ua përcjellë të padëmtuara apo të tjetërsuara brezave të ardhshëm. Ajo është vlerë natyrore, por edhe materiale, shoqërore e shpirtërore dhe, si e tillë, është edhe vlerë kulturore.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
“Koni bën një udhëtim” Koni dhe familja e saj bëjnë një udhëtim. Edhe gjyshërit dhe kushëriri i saj, Mikeli, janë sigurisht me to. Një shëtitje në pyll, piknik në fushë, akullore dhe udhëtim me tren. Një ditë me të vërtete e bukur! Deri kur Koni humb arushin e saj... “Koni bën pica” Mami ka gatuar pure patatesh me spinaq. Konit nuk i pëlqen fare dreka, ndaj vendos të gatuaje vetë. Së bashku me shokun e saj Simonin, ata bëjnë pica shumë të shijshme. Një aventurë të re për Konin, por edhe për fëmijët që pëlqejnë t’i bëjnë vetë picat, duke lexuar udhëzimet në fund të librit. “Koni mëson të kërcejë” Koni shkon në një kurs baleti. Sa qejf është të kërcesh bashkë me fëmijët e tjerë, të hidhesh si mace dhe të lëvizësh nën ritmin e muzikës! Koni dhe grupi i baletit kërcen në një shfaqe të vërtetë para spektatorëve... “Koni shkon në floktore” Koni luan 'Hoktoresh". Por bigudinat me lapsa dhe çamçakëz kane ngecur keq te flokët. Këtë punë e zgjidh vetëm gërshera. Por ajo nuk ka qenë kurrë më parë në floktore. A të dhemb kur i pret flokët? “Koni luan futboll” Koni nuk humbet asnjë orë stërvitjeje, që kur bën pjesë në një ekip futbolli. Aty ajo mëson çdo gjë rreth futbollit. Ajo mezi po pret të luajë në një ndeshje të vërtetë, por papritur sëmuret. A do të shërohet në kohë për të luajtur dhe a do ta përballojë dot lojën? “Koni feston ditëlindjen!” Gëzuar, Koni! Më në fund, erdhi dita e shumëpritur! Koni hap dhuratat e saj të ditëlindjes dhe ha ushqime që i pëlqejnë. Por, gjëja më e bukur do të jetë festa e saj. Ajo e teston ditelindjen edhe në kopsht, edhe në shtëpi me miqtë e saj.
Çmimi: 2220 Lekë
titleToAlt
“Maksi dhe dhëmbi i qumështit” Për të qenë një superpërbindësh i vërtetë, duhet të keni dhëmbë që ju kanë rënë. Sa keq që Maksi ka vetëm një dhëmb, që është duke i rënë. Dhëmbi nuk bie që nuk bie... Nuk ndihmojnë as këshillat e Feliksit dhe as takimi me dentisten. Kështu, Maksi vendos të presë, kur papritur... fiu! Në vend të dhëmbit ngelet një gropë. “Maksi ndërton një anije piratësh” Maksi dhe Paulina ndërtojnë një anije piratësh, ama prej vërteti. Por nuk ështe dhe aq e thjeshtë. Për fat të mirë, në garazh gjejnë matetialet që u duhen për të ndertuar "tmerrin e deteve"... “Maksi fle te shtëpia e Paulinës” Urra! Maksit i japin leje të flejë një natë te shtëpia e Paulinës. Ai bën gati çantën sa hap e mbyll sytë: pizhamet, furçën e dhëmbëve dhe, sigurisht, elektrikun e dorës. Por, a mund të flejë Maksi pa puthjen e “Natës së mirë”?! “Maksi do një lepurush prej vërteti” - Une jam gati katër vjeç!- thërret Maksi. Dhe mendon se kushdo që bën 4 vjec. mund të deshirojë një lepurush prej vërteti për ditëlindje. Por... duhet të nxitojë, sepse lepurushi i zi më i bukur ne botë mund t'i shitet dikujt tjeter... “Maksi bëhet kampion futbolli” Maksi dhë Paulna luajnë futboll. “Gol!” thërret Maksi. "Ne jemi kampionë bote!". Por fqinjit të tij, Timit, i duket se më të fortët në futboll është ai dhe shokët e tij. Kështu, ata vendosin të bëjnë një ndeshje futbolli mes dy skuadrave. Kush do ta fitoje "Kupën e Botës”!? “Maksi mëson biçikleten” Gati!? NISU! Maksi merr vrull me bicikleten e tij lodër. Por tani ai është rritur. Maksit i nevojitet një biçiklete e vërtetë! Bashkë me mamin ai vendos të rregullojë biçikletën e vjetër të vëllait të tij. Feliksit. Pastaj duhet të mësojë, mësojë, mësojë... Dhe, shumë shpejt, Maksi fillon të marrë kthesat e para. “Maksi mëson të notojë” Shoqja e ngushtë e Maksit, Paulina, sapo ka marrë medaljen “Kal i detit”. Edhe Maksit do t’i pëlqente të mësonte notin. “Ti nuk e merr dot atë medalje, sepse nuk je adhurues i ujit”, - i thotë vëllai i tij i madh. Tani i takon Maksit të tregojë ç’është i aftë të bëjë!
Çmimi: 2590 Lekë
titleToAlt
Na ishte seç na ishte... Na ishte njëherë, në një mbretëri të largët dhe të bukur, një konteshëz e vogël me flokë të artë që fliste gjuhën e trëndafilave! Kjo konteshëz e vogël, një ditë do të bënte një udhëtim magjik në Vendin e Shqiponjave... Gjashtë princesha misterioze do ta prisnin plot dashuri dhe ajo, duke ecur në majë të gishtave mbi fillin e fatit të saj të parashkruar, do rrëmbente zemrën e një mbreti të vetmuar... Princesha e kesaj përralle, fëmijë të dashur, është ndryshe nga të gjitha princeshat e tjera të përrallave, pasi ajo ka jetuar vërtet në vendin tonë afro një shekull më parë. Emrin e kishte Geraldina, por ishte aq e mirë dhe aq e bukur, sa të gjithë e thërrisnin Trëndafili i Bardhë. Sa shumë do ta donte këtë vend të panjohur plot tradita dhe kapuçë të bardhë, ju ftoj ta zbulojmë së bashku në përrallën e jetuar të Trëndafilit tonë...
Çmimi: 1280 Lekë
titleToAlt
Të guximshëm, rebelë, revolucionarë: “Çfarë muzike”! Në të pasqyrohen të gjithë grupet legjendare të rrokut botëror e këngëtar të famshëm të muzikës Pop, përfshirë këtu Nirvana, Rolling Stones, Pink Floyd, David Bowie, Daft Punk, Michael Jackson, Madonna, Elvis Presli etj. Përmbledhjes origjinale të autores italiane i janë shtuar edhe grupet rrok më të famshme shqiptare, historia e të cilave është përgatitur nga Kozeta Kurti dhe ilustruar nga Semela Mero. Nga grupet shqiptare përmendim, Elita 5, Djemtë e detit – i paharruari Gent Demaliaj, grupi Arb – Redon Makashi, Ritfolk, grupi X – Aleksandër Gjoka, Tingulli i zjarrtë – Elton Deda etj. Për çdo këngëtar apo grup muzikor botëror, por edhe shqiptar jepet një informacion bazë mbi krijimin, zbulimin, rrugëtimin në fushën e muzikës, ndikimin që kanë pasur dhe gjurmët që kanë lënë. Pra në këtë përmbledhje ju do të mund të lexoni për gjithë jetën e tyre.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Katër motra jetojnë me nënën dhe shërbyesen pasi babai i tyre ishte nisur për në luftë. Të katërta vajzat, të cilat babai i tyre i quan “gra të vogla”, edhe pse kanë karaktere krejt të ndryshme, janë shumë të lidhura me njëra-tjetrën. Ato përballen me situata nga më të ndryshmet që shoqërojnë përditshmërinë dhe rritjen e tyre në kohë të vështira.
Çmimi: 595 monedha
titleToAlt
Remi, djaloshi të cilin e kishin gjetur të braktisur në një nga rrugët ku banonin të pasurit e Parisit, ishte rritur me shumë dashuri derisa ndodh diçka që e ndryshon krejtësisht jetën e tij. Zoti Vitali vendos që ta marrë Remin në trupën e teatrore dhe së bashku enden nëpër Francë duke dhënë shfaqje. Djaloshi i vogël kalon shumë vështirësi, derisa më në fund fati e bashkon me familjen e tij të vërtetë.
Çmimi: 595 Lekë
titleToAlt
Dysheme për t'u veshur me pllaka të ngjyrosura, një kurorë e artë që dyshohet se nuk është prej ari, rrufe që ndajnë në dysh pemë shekullore. Çfarë kanë të përbashkët? Janë disa nga problemet që i kanë shtyrë shkencëtarët dhe shpikësit që të bëjnë zbulime të mëdha që ndryshuan botën, të gjitha të përmbledhura në këtë libër.
Çmimi: 660 Lekë
titleToAlt
Gjithçka e re në fillim, më pas duket ndryshe Më në fund Koni hyn në gjimnaz. Por, në fillim, me klasën e re nuk është aq e thjeshtë sa kishte menduar. ShkoIIa i duket kot! Mësuesja e re kujdestare i ka sytë si të një zvarraniku. Të tjerët tashmë njihen mes tyre që nga shkolla fillore. Por gjëja më e keqe në klasën e saj të re është një grup vajzash. që udhëhiqen nga Xhaneta. Klasa e saj do të bëjë një ekskursion. Koni nuk dëshiron të udhëtojë me mësuesen e saj që i ngjan një zvarraniku dhe me bandën e Xhanetës. Përpjekjet e saj për të mos shkuar në këtë udhëtim dështojnë. A "do t'i mbijetojë" ajo këtij udhëtimi me klasën? Por... ky udhëtim sjell aventura dhe të papritura për Konin dhe klasën e saj.
Çmimi: 689 Lekë
titleToAlt
Shoqëria është më e rëndësishme se çdo gjë tjetër ShkoIIat 9-yjeçare po stërviten për Lojërat Rinore Mbarëkombëtare. Koni është pjesëtare e skuadrës së atletikës të shkollës së saj. Kjo i dhuron kënaqësi, por i merr edhe shumë kohë. Ajo nuk dëshiron as të heqë dorë nga stërvitja. por as të Iërë pas dore shoqet e saj dhe Filipin. Teksa ajo përpiqet t'i përballojë të gjitha këto. Paulit i duhet të Iuftojë me problemet e tij. Koni dhe shoqet e shokët e saj e kuptojnë që ai ka nevqjë për mbështetjen e tyre, edhe pse ai i refuzon. A do të munden ata ta ndihmojnë Paulin?
Çmimi: 689 Lekë
titleToAlt
Poliana, heroina e dashur e shumë vajzave, rritet. Si shumica e vajzave të reja, ajo dashurohet. Por sa vuan zemra e saj! Megjithatë, edhe në çastet më të vështira, Poliana nuk harron të veçantën e saj, “lojën e të kënaqurit”.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Në këtë roman të jashtëzakonshëm, sa komik, aq edhe të thellë në aspektin filozofik, autori i vlerësuar i romanit Netherland, zbulon konturet e fshehura të një qyteti-stoli në Lindjen e Mesme dhe dilemat e heshtura të njeriut modern. Kur heroi i paidentifikuar i romanit, një avokat vetësabotues dhe një tip i çuditshëm ekzistencial, e ndien se jeta e tij në Nju-Jork po shkon drejt rrënimit, shfrytëzon një mundësi që i jepet për të shkuar në Dubai, duke pranuar një punë misterioze për një familje tepër të pasur libaneze. Por, ndërsa nga njëra anë, duke shërbyer si administrator i familjes, i duhet të-përballet rregullisht me tekat e çuditshme të vëllezërve Batros, në anën tjetër, ai përndiqet nga një ndjesi faji, që në roman zbulohet përmes një serie të gjatë korrespondence, reale ose të imagjinuar, si mënyra e tij e vetme për të dalë prej këtij kurthi. Qeni është cilësuar nga kritika si një legjendë e paharrueshme e epokës së globalizmit. Ai është një roman i shkruar me elokuencë të spikatur, me ndjeshmëri dhe mjeshtëri stilistike. Ndër vlerësime të tjera, romani është nominuar për çmimin Man Booker.
Çmimi: 955 Lekë
titleToAlt
Për herë të parë në gjuhën shqipe vepra e Mark Tëain-it e mbetur dorëshkrim. Në një hotel në paris,në një mbrëmje të vitit 1879, Mark Tueini po qëndronte bashkë me vajzat e tij, të cilat iu lutën që t'u rrëfente një histori. Duke zgjedhur një skicë prej një reviste nga ku t'ia nisnin, Tueini zu t'u rrëfente historinë e Xhonit, një djali të varfër që zotëronte disa fara magjike, i cili e gjen veten përballë kërkesës për të shpëtuar princin e rrëmbyer. Më pas, Tueini do të hidhte disa shënime të papërpunuara rreth kësaj historie, por përralla mbeti e papërfunduar... gjer më sot. E nxjerrë prej arkivit të Mark Tueinit në Universitetin e Kalifornisë, në Berkelej, shënimet e Tueinit janë sot baza e një përralle me zana, e rimarrë mbi njëqind vite më pas. Me copëzat e përrallës së Tueinit dhe me një histori të ndërprerë udhës, autori Filip Sted ka shkruar një përrallë që na bën të imagjinojmë se si do të kish qenë vepra e Tueinit, po të ishte shkruar e plotë. E stolisur me ilustrimet e hijshme, argëtuese dhe të dhembshura të Erin Steadit, kjo është një histori që mbërrin për herë të parë te ne në formën e një libri për fëmijë me ilustrime. Kjo histori e autorit më legjendar amerikan, vjen nën vizionin e dy prej emrave më të rëndësishëm të letërsisë së sotme për fëmijë.
Çmimi: 1355 Lekë
titleToAlt
Meri është një vajzë e llastuar që jeton në Indi. Por fatkeqësia e odet, dhe një sëmundje i merr jetën të dy prindërve të saj. Prandaj Meri detyrohet të kthehet në Angli, dhe të jetojë në Misëlthuejt Manor, shtëpinë e xhaxhait të saj. Aty takon Dikonin, një djalosh mjaft i çuditshëm, mik me gjithë kafshët dhe kushëririn e sëmurë Kolin. Bashkë me ta ajo do të rilindë kopshtin sekret të vilës, i goditur edhe ai nga fatkeqësia, njëlloj si vogëlushja Meri.
Çmimi: 1050 Lekë
titleToAlt
Poema homerike “ODISEJA” tregon aventurat e rrezikshme të Odisesë (Uliksit), gjatë kthimit në shtëpi, ku e priste gruaja e tij e dashur, Penelopa, i biri, Telemaku, i ati, Laerti dhe njerëzit besnikë të oborrit të tij. Pas 10 vitesh luftë në Trojë dhe pas rënies së saj, Odiseja ndërmerr udhëtimin e tij plot rreziqe, udhëtim që e mbajti larg familjes edhe 10 vite të tjera. Ilustrimet nga Francesc Rovira
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Përrallat e Vëllezërve Grim, një trashëgimi e vyer e letërsisë për fëmijë, shërben si simbol i të gjitha përrallave botërore dhe si burim i pashtershëm i përrallave të shkrimtareve bashkëkohorë. Më veprën e tyre ata shpalosin përpara lexuesit figura mitologjike, popullore, figura kafshësh, pyje misterioze etj., duke i stolisur me një shpirt romantik, plot fantazi, me fjalë të urta, epitete e figura të bukura letrare. Nuk e teprojmë aspak, nëse themi se përrallat e Vëllezërve Grim nuk janë të bukura vetëm për fëmijët,por edhe për të rriturit, që duan të përjetojnë botën e përrallave kur ishin fëmijë dhe filozofinë e tyre. Duke ngritur lart të bukurën, të ndershmen, të hijshmen, të vërtetën dhe të virtytshmen, dhe duke ndëshkuar ligësinë, djallëzinë, dashakeqësinë, makutërinë, Vëllezërit Grim përcjellin ende sot vlera edukative, duke e bërë të pavdekshme dhe triumfuese të mirën dhe të ndershmen. Duke pasur në dorë këte libër me mbi 200 përralla të Vëllezërve Grim, fëmijët e shohin veten jo vetëm si lexues, por edhe si heronj, me një shpirt të pasur, heroik dhe me mendje inteligjente e plot fantazi.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
"Tani mund të vdes i lumtur, por nuk mund ta humbas kënaqësinë. Duhet të jetoj patjetër! Duhet t'i kthehem punës patjetër - punës sime! Duhet të konstruktoj patjetër motorin me rrymë alternative, që të mund t'ia ofroj botës. Kjo do ta çlirojë botën! Njerëzit nuk duhet të stërlodhen, as të shtyjnë dhe as të tërheqin, as të djersiten si robër në punët e rënda, të cilat janë të detyruar t'i bëjnë. Do t'i bëjë motori im në vend të tyre. Motori im do t'i çlirojë."
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
I shihni në foto se si janë hedhur? Ato të dyja janë Este dhe Kokoja, kurse ajo teta është teta Natasha, autorja e këtij libri. Teta Natasha, kur ishte sa Este, të themi të vërtetën nuk ishte aq çamarroke, por ama i pëlqente shumë të luante, por edhe të bënte ca rrëmujë. Ashtu si Kokoja me Esten, edhe ajo nuk e linte të qetë vëllanë e vogël: ia ngatërronte gjërat, ia rrëmbente çokollatat dhe ia lexonte fshehurazi ditarin. Ama, kur ishte sa ju, kishte një mace të bukur, të quajtur Bardha, së cilës i ndriçonte qimja nga pastërtia, sepse e lante çdo ditë. Vetëm se... ato gjërat, iiii e kuptoni vetë se për çfarë e kam fjalën... ato nuk i pastronte kurrë, por ia linte gjyshes. Ashtu si Este, teta Natasha pëlqente shumë baletin, por, ama, ashtu si Kokoja nuk e shijonte fare qumështin. E shihni sa shumë ngjan ajo me Esten dhe Kokonë? E po, prandaj dhe e ka shkruar këtë libër të bukur, sepse herë pas here, edhe tani që është e rritur, asaj i pëlqen shumë të jetë si ju fëmijët. Mos u çudisni nëse ndonjë ditë e shihni të ulur te karuseli, apo në shilarësin pranë teje. Përshëndeteni dhe pyeteni nëse do të ketë një tjetër libër të tretë për bëmat e Estes dhe të Kokosë. Bah, por ku i dihet....
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
E parapëlqyer për vite radhazi, ky roman klasik ndjek aventurat e Ana Shirlit, kokëkuqes energjike, e cila shkon të jetojë pranë një familjeje në Grin Grejbëlls dhe fiton zemrat e gjithë atyre që takon aty. Romani “Ana flokëkuqja”, është një nga më të paharruarit dhe njëkohësisht një nga më të këndshmit nën të gjithë letërsinë botërore.
Çmimi: 1100 Lekë
titleToAlt
Pjesë nga libri: Më ke shastisur,/ mungesa jote ma freskon/ dashurinë,/ mos më pyet si/. Pastaj afrohesh./ "Mos...", them unë,/ "Mos...", ma kthen ti./ Mos më pyet/ pse kjo më dhuron kënaqësi. Rumi është poeti mistik më i zjarrtë dhe më i thellë i njerëzimit. Praninë përherë në të tanishmen ia mundësojnë fjalët që ai ka hedhur në letër. Ato të befasojnë me dritat e ndezura të një kujtese të gjithësishme, duke e lidhur burimin e gjithçkaje me Thelbin e Shpirtit. Ai është i vetmi dijetar i madh që arriti të shprehte një sistem të tërë mendimi nëpërmjet poezisë, të cilën e përshkon një fill i përveçëm dhe i papërsëritshëm estetik. Për gati 750 vjet poezia i tij ka frymëzuar dhe vazhdon të frymëzojë miliona njerëz anembanë botës, me mjeshtërinë e fjalës poetike, shpirtin e besimit, fshehtësinë e ritit, hyjnoren, mistiken dhe thellësinë e mendimit filozofik.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania