titleToAlt
Rite e simbole në ceremonialin e dasmës tradicionale është një studim në fushën e antropologjisë seritit tradicional në ceremonialin e dasmës shqiptare. Kjo është vepra e një studiuesje të antropologjisë së ritit, që vjen nga shkenca e folkloristikës, për të shfaqur, përmes një vepre ndërdisiplinare, kompetencën e saj si etnologe e suksesshme. Riti dhe shenja, më së shumti shoqërues të njëri-tjetrit, në studimin e Albana Velianjt shihen si nyja që mundësojnë stratifikimin shkencor të kulturës së familjes me rrjedhat e saj nëpër shkallë të ndryshme të" mendimit njerëzor, që kanë një kalendar tjetër prej atij të zhvillimit historik. I takon autores Albana Velianj merita që, larg cdo droje dhe ngurtësie, për të mos thënë dhe tabuje, përmes vëmendjes ndaj ritit, kulteve dhe ceremonialit, sipas asaj gjëndjeje që ruhen në këngët lirike të dasmës, ka arritur të shndërrojë në argument shkencor çështje të tilla si miti primordial i amësisë, kulti i pjellorisë, hyjnizimi i mashkullorësisë, motivimi erotik i rishtarëve në dasmë e në familjen e re. - Ndryshe prej një tradite jo të largët që ka qenë sunduese në studimet etnologjike shqiptare, traditë që mund ta përkufizonim si shkencë me erz, si shkencë namusqare, Albana Velianj kërkon kumte më të kristalizuara brenda zhguallit gjuhësor thuajse të desakralizuar, kumte që çojnë në thelbin antropologjik të së fshehtës.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky Fjalor synon të jetë një mjet i përdorshëm në rradhë të parë nga petagogët, mësuesit, nxënësit e shkollave të mesme e klasave të larta të shkollave 9-vjeçare , si dhe nga shkrimtarët, publicistët, përkthyesit, nga të gjithë ata që merren me shqipen ose e mësojnë atë. Gjithësej fjalori përmban rreth 48.000 fjalë, përveç shumë njësive frazeologjike dhe thënieve.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Në vëllimin e parë janë paraqitur veshjet popullore të shtatë rretheve (sipas ndarjes administrative e pranishme më 1990 e më parë): Sarandë,Delvinë,Gjirokastër ,Tepelenë,Vlorë,Berat,Fier,Mallakastër dhe Lushnje.
Çmimi: 5000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Gjuha jonë një nga më të moçmet në Europë, pra kjo pasuri që e kanë trashëguar shqiptarët me bekim prej Naimit, ne ja japim si pasuri e larmi njerëzimit. Naimi, duke shpëtuar shqipet ka shpëtuar një pasuri të rallë që është e rëndësishme për kulturën botërore “Gjuhë gjeniale” Robert d’Angeli. Naimi thoshte se shqipja është “gjuhë perëndie”
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Botimi i volumit të parë të “Atlasit të Florës së Shqipërisë” përfaqëson librin e parë të këtij lloji, që pason atë të veprës katërvolumshe të “Florës së Shqipërisë”, të “Dendroflorës së Shqipërisë”, të disa florave rajonale, të “Udhëheqësit Fushor të Florës së Shqipërisë” dhe së fundi të “Excursion Flora ofAlbania”. Kjo vepër përbën një domosdoshmëri në studimet e thelluara në “Florën e Shqipërisë” dhe që do të kontribuojë në studimet e tjera në fushën e pyjeve, kullotave, bimëve aromatike e mjekësore, farmaceutikës, leksikografisë etj. Në këtë volum janë përfshirë rreth 1700 specie bimësh spontane dhe të kultivuara që njihen deri tani në Shqipëri, të përshkruara në veprën “Flora e Shqipërisë” (1988-2000) si edhe shumë bimë të reja të gjetura vitet e fundit nga botanistë shqiptarë dhe të huaj dhe të pasqyruara në vcprën “Excursion Flora of Albania”. Libri përbëhet nga rreth 948 faqe, ku pjesën kryesore dhe themelore e përbëjnë hartat e shpërndarjes së çdo specieje, të shoqëruara me listat e vendndodhjeve konkrete ku janë gjetur bimët që nga viti 1935 dhe deri në ditët e sotme. Të dhënat janë nxjerrë nga ekzemplarët bimorë të “Herbarit Kombëtar” dhe nga rreth 120 000 të dhëna në data base-in e programit Excel ku përfshihen gjithashtu të dhëna nga botimet e shumta mbi “Florën e Shqipërisë” të botanistëve shqiptarë dhe të huaj.
Çmimi: 3000 Lekë
titleToAlt
“Libri synon t’i vijë në ndihmë punonjësve dhe specialistëve të cilët kanë të bëjnë me hortikulturën, por edhe dashamirëve dhe studentëve të saj, profesionistëve të fushave të tjera; dijet në këtë veprimtari bëjnë pjesë në praktikat mbarënjerëzore. Hortikultura përfshin një fushë të gjerë, që përmbledh një mori lloje bimësh. Me qëllim përbashkësie më të plotë të lëndës së shtjelluar, i kushtuam më shumë vëmendje llojeve bimore, që kanë zënë vend pothuaj të përhershëm në jetën e qytetarit shqiptar. Në mes bimëve të përdorura për ushqim dhe atyre me natyrë zbukuruese, theksi është vënë në të parat, duke paraqitur edhe disa lloje bimësh jo aq të përhapura në Shqipëri...”- Autorët.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
“Pemëtaria dhe vreshtaria në Shqipëri dhe në Kosovë” (Kultivarët e vendit dhe prodhimi i fidanëve të pemëve frutore, hardhisë, ullirit dhe agrumeve), realizuar në kuadër të Protokollit të Bashkëpunimit Shkencor dhe Artistik midis Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës ka si qëllim e kryesor, prodhimin e fidanëve të specieve frutore të vendit me vlerë për shumë veçori, si: përshtatja dhe aklimatizimi në rajone të caktuara, prodhimtari të lartë dhe prodhim me vlera të larta ushqimore dhe teknologjike, për konsum të freskët apo për përpunim industrial, rezistencë relative natyrore ndaj disa sëmundjeve dhe dëmtuesve, për forma me afate pjekjeje të shtrirë në kohë, që sigurojnë vargëzimin e prodhimit etj. Por vlera e botimit lidhet edhe me arritjen e synimit kryesor të ngritjes së një sistemi të përbashkët të çertifikimit në prodhimin e materialit bimor të kategorisë “bazë”. Sistemi i përket mbrojtjes së specieve bimore me rëndësi ekonomike nëpërmjet detektimit të hershëm të sëmundjeve virusale me anë të përdorimit të metodave serologjike e molekulare; shëndetësimit të bimëve të infektuara, që nuk luftohen me asnjë metodë tjetër, përveç kulturës in vitro të meristemës, kombinuar me termoterapinë në prodhimin e fidanëve, dhe njohjes dhe zbatimit të legjislacionit për çertifikimin e materialit bimor fidanor të specieve frutore. Shtrohet detyrë imediate e strukturave shkencore grumbullimi, koleksionimi, ruajtja, studimi dhe shfrytëzimi i gjermoplazmës së pemëve vendëse, si pjesë e kulturës bujqësore tradicionale kombëtare, por edhe e zhvillimit perspektiv mbi bazën e kërkesës së konsumatorëve, industrisë përpunuese, por edhe të eksportit. Në botim propozohet hartimi i një programi kombëtar me orientime strategjike të politikave për ruajtjen e burimeve gjenetike si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë, që mund të realizohet nga institucionet shtetërore, prodhuesit privatë të fidanëve si dhe pemishtet prodhuese.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
Vështrim historik dhe burime dokumentare.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
“Studimet etimologjike në fushë të shqipes” është vepra e jetës së autorit. Vepra është fryt i njohjes së gjithanshme të gjuhës amtare, përgjithësim i dijeve të thella dhe i përvojës së pasur të autorit në fushën e historisë së shqipes, të ballkanologjisë dhe të indoevropianistikës. Në këtë vepër, studimi fonetik, gramatikor e semantik i fjalëve të gjuhës shihet i lidhur me elementet e kulturës materiale e shpirtërore të bartësve të saj. Objekt i analizës janë fjalët, të cilat studiohen për nga përhapja e tyre në të shkuarën dhe në të tashmen, vendi i formimit të tyre, zhvillimi i tyre i brendshëm, aftësitë fjalëformuese, zgjerimi a ngushtimi i kuptimit, ndryshimi formal, zhdukja, zëvendësimi me fjalë të tjera etj. Një vend të posaçëm në metodën e tij të studimit zë edhe qëndrimi i tij lidhur me grupimin e fjalëve në fond të trashëguar dhe fond të huazuar, duke iu dhënë përgjigje disa gjuhëtarëve (sidomos Majerit), që e shihnin shqipen si një gjuhë gati të romanizuar. Ai shtron tezën se si për fjalët me burim vendas, ashtu edhe për ato të huazuara, duhet të mbahet parasysh përhapja e tyre dhe denduria e përdorimit dhe se prania e elementit vendas dhe atij të huaj tregojnë "në një anë shkallën e ndikimit të huaj mbi shqipen, në anën tjetër shkallën e rezistencës së kësaj gjuhe". Nëpërmjet një analize statistikore, ai tregon se fondi me burim vendas është më i pasur se ai i huazuar.Një nga kërkesat bazë të metodës së tij në studimin e etimologjisë së fjalës ishte respektimi rigoroz i ligjësive fonetike, morfologjike, fjalëformuese e semantike, që historikisht kanë vepruar mbi gjuhën shqipe e në gjuhët në kontakt. Zbulimi i këtyre ligjësive mundësoi rindërtimin e mjaft trajtave të hershme. Nga ana tjetër, krahasimi i brendshëm u pa i lidhur ngushtë me faktorët jashtëgjuhësorë të përmendur më lart. Zbatimi i parimeve shkencore të fonetikës dhe gramatikës historike do të hidhte dritë për një varg çështjesh që ai studioi, si: evolucioni i sistemit zanor e bashkëtingëllor i shqipes posaçërisht në lidhje me theksin, gjatësinë, dukurinë e metafonisë, hundorësinë, diftongjet, zanoren ë të patheksuar, bashkëtingëlloret grykore, grupet e vjetra të bashkëtingëlloreve nt, ng, nd, si dhe mbi disa dukuri të tjera morfonologjike, si ai i nyjave, i shumësit të singularizuar, gjinia asnjanëse etj. Veçanërisht çështja e prejardhjes së fjalëve dhe afria gjuhësore në faza të ndryshme të evolucionit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me çështjen kombëtare dhe autoktonitetin e saj. Sipas këtij koncepti, shqipja e sotme ruan me konservatizëm ashtin e lashtë të substratit: gjuha dhe etnosi i këtij populli janë në vazhdimësi të atdheut të parëve të shqiptarëve dhe të territorit të tyre. Evolucioni organik i gjuhës është bërë në lidhje të ngushtë me evolucionin e kulturës materiale dhe shpirtërore të popullit shqiptar, duke e parë këtë mekanizëm në shtrirjen e tij kohore e hapësinore. Etimologjia e Çabejit është, në fakt, historia e gjuhës shqipe, e cila përkthehet në histori të popullit dhe historia e popullit të orienton drejt përcaktimit të gjenezës, të substratit dhe të autoktonitetit.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Ribotimi i librit që përcjell vlera të rralla për historikun e financave të vendit të shkruar dekada më parë nga një ish-Ministër Financash dhe inspektor i oborrit mbretëror vjen nga akademiku dhe Profesori Anastas Angjeli, si bashkëpunim i Akademisë së Shkencave dhe Universitetit Mesdhetar. Një domodshmëri në fushën e ekonomisë e ka vlerësuar informacionin që përcjell libri, Dekani i Fakultetit të Ekonomisë, Dhori Kule. Të ardhurat e përgjithshme të shtetit në kohën e Mbretërisë përbëheshin prej tetë taksave. Në 1922 mban datën e lindjes taksa progresive, në 1923 kanë filluar koncesionet e para për mineralet. Koncesionet e para ishin ai qymyrgurit në Drenovë e në Boboshticë të Korçës, Elbasan për 20 vjet, ai i serës në Selenicë të Vlorës një shoqëri franceze për 99 vjet, e më pas italiane për ujërat termale, vajit të gurit dhe çimentos. Libri vjen si një vlerë për studiuesit, por edhe studentët e ekonomisë.
Çmimi: 1700 Lekë
titleToAlt
“Në këtë vëllim përmbledhës që po i jepet publikut akademiku Kristaq Prifti ka përfshirë shkrimet e tij më përfaqësuese rreth disa ngjarjeve kulmore të Rilindjes Kombëtare, të tilla si Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-1881), Lidhja Shqiptare e Pejës (1899-1900) apo e Kongreset e Manastirit (1908-1910). Libri me titullin “Shkrime historike për Rilindjen Kombëtare” është i ndarë në tetë pjesë me gjithsej 49 artikuj. Veç ngjarjeve kulmore të përmendura më sipër, në këtë libër ka shkrime mbi unitetin kombëtar dhe pavarsinë, mbi konceptet e udhëheqësve e ideologëve rilindës rreth lirisë dhe pavarsisë së Shqipërisë si dhe mbi diversitetin fetar e unitetin kombëtar te shqiptarët.”-marrë nga parathënia.
Çmimi: 1700 Lekë
titleToAlt
Në këtë botim përfshihen kontributet shkencore që iu paraqitën konferencës ndërkombëtare Letrat shqipe dhe gjuhët e tjera të letërsisë shqiptare” që u zhvillua më 9 nëntor 2015; organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Seksioni i Shkencave Shoqërore e Albanologjike. Në konferencë merrnin pjesë studiues të njohur nga universitetet e vendit, personalitete shkencore nga Kosova, Maqedonia, Italia, Greqia e Rumania, njerëz të letrave. Duke qenë e para konferencë që pati në qendër si problem të historiografisë letrare një problem të parrahur, punimet e saj zgjuan interesin e një rrethi të gjerë studiuesish që me kumtesat dhe diskutimet e tyre hodhën dritë në aspekte të ndryshme të raportit të letrave shqipe me gjuhët e tjera. Në referatin e mbajtur nga akad. Floresha Dado dhe në 20 kumtesat e paraqitura nga studiues të njohur u ndriçuan disa pamje të qëndrueshme të pranisë dhe të rolit të gjuhëve të tjera në procesin historik të zhvillimit të letërsisë shqiptare, e cila lindi si literaturë autorësh shqiptarë në gjuhët e mëdha të liturgjisë dhe të komunikimit, në latinisht më së pari, duke përgatitur ardhjen e letërsisë në gjuhën amtare si dhe kalimin nga një fazë që është objekt historishkrimi të shqipes, në fazën e mëvetësimit të letërsisë si krijim subjektiv artistik, dallim që nuk mund të mos kihet parasysh nga historiografia letrare. Trajtimi i çështjeve të tilla, si ai i autorëve që patën shkruar dhe shkruajnë në gjuhën e tjetrit, u hap një perspektivë të re studimeve në këtë fushë të identifikimit të kontributeve të autorëve shqiptarë në kulturat e tjera, por dhe si problem teknik i ballafaqimit të kodeve gjuhësore dhe poetike dhe i nivelit të komunikimit e receptimit nga lexuesi i huaj dhe nga lexuesi shqiptar në rastin e përkthimit të tyre shqip, si dhe i vendit të tyre në sistemin e letërsisë shqiptare. Debati rreth përmbajtjes së termit letërsi shqipe dhe letërsi shqiptare dhe i dallimit midis tyre, shtroi një pyetje që kërkon një përgjigje e trajtim shkencor, si dhe çështje e teza të tjera që u shtruan në kumtesat e diskutimet e pjesëmarrësve. Problemi që pati objekt konferenca është një problem kompleks historiko-letrar, teorik por dhe praktik dhe kërkon një qasje ndërdisiplinore. Si i tillë ai meriton vëmendjen jo vetëm të institucioneve shkencore akademike, përfshirë edhe institucionin e kritikës, por dhe të vetë shtetit, të ndërtimit të një programi kombëtar të përkthimit në gjuhë të tjera të letërsisë shqipe, si pjesë e një politike kulturore për identifikimin e vetes në bashkësinë e madhe të popujve.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
“Etnogjeneza e ilirëve” nuk është thjesht një përmbledhje studimesh dhe botimesh të mënjëhershme të Profesor Muzafer Korkuti për këtë çështje. Ajo është një dëshmi historike e përpjekjeve të shkencës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit 20-të për të ndriçuar një proces historik me rrjedhoja tejet të rëndësishme për historinë e lashtë të Ballkanit Perëndimor: origjinën dhe shfaqjen e ilirëve. Së bashku me vazhdimësinë iliro-shqiptare, origjina dhe formimi i ilirëve përbënte një nga çështjet thelbësore të arkeologjisë së re shqiptare të pas Luftës së Dytë Botërore.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
KOSTALLARI Androkli (1922–1992). Gjuhëtar, profesor, akademik, Mësues i Popullit. Lindi në Leusë të Përmetit. Ndoqi gjimnazin në Shkodër e në Tiranë. Mori pjesë në Luftën ANÇ; në vitet e para pas luftës punoi në organet e shtypit, ku pati dhe funksione drejtuese. Studimet e larta filologjike i kreu në Universitetin “Lomonosov” në Moskë (1954). Filloi punën në Institutin e Shkencave dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT, ku ka qenë dhe dekan. Androkli Kostallari ka drejtuar Institutin e Historisë e të Gjuhësisë (prej v. 1958) dhe në vijim Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë deri në vitin 1990; kryeredaktor i revistës “Studime filologjike” (1964–1991) e “Studia albanica” (1964–1980). Është një ndër anëtarët themelues të ASHSH dhe anëtar i Presidiumit të saj. Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore dhe pedagogjike të Androkli Kostallari janë leksikologjia e leksikografia, formimi i fjalëve, onomastika, gjuhësia e përgjithshme dhe gjuha letrare shqipe (historia dhe gjendja e saj). Ka kryer një varg studimesh për leksikun e shqipes, për veçoritë e fjalëve të përbëra në gjuhën shqipe dhe për çështje të ndryshme teorike në fushën e leksikografisë shqipe. Ka qenë përgjegjës i sektorit të leksikologjisë e leksikografisë (1955–1990) dhe drejtues shkencor e kryeredaktor i dy fjalorëve shpjegues të shqipes: “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” (1980) dhe “Fjalor i shqipes së sotme” (1984). Një objekt i rëndësishëm i veprimtarisë shkencore të Androkli Kostallari ka qenë historia e formimit dhe e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe dhe veçoritë strukturore dhe funksionale të saj. Mori pjesë në komisionin hartues të “Ortografisë së gjuhës shqipe” (1956), kryesoi komisionin hartues të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipe” (Projekt, 1967), ishte kryetar i komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit (1972, shih), ku mbajti referatin “Gjuha letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj” (1973) dhe kryesoi komisionin për hartimin e “Drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1973) e të “Fjalorit drejtshkrimor” (1976) etj. Ka marrë pjesë në komisionet hartuese të një vargu fjalorësh terminologjikë etj. Prej v. 1957 ka dhënë ligjërata në UT e UP për lëndët formimi i fjalëve, gjuhësi e përgjithshme, histori e gjuhës letrare shqipe. Ka dhënë ndihmesë të veçantë edhe në organizimin e drejtimin e shumë veprimtarive shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si konferencat e studimeve albanologjike (1962, 1968), konferenca për gjuhën letrare (1984) dhe në botimin e materialeve të tyre. Ka përfaqësuar shkencën shqiptare në forume ndërkombëtare: më 1960 u zgjodh anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Shkencave Onomastike (ISO), më 1963 anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të AIESEE-së dhe më 1974 anëtar i Byrosë së këtij komiteti e nënkryetar i tij. Mbante titullin “Doctor honoris causa” i Universitetit të Goteborgut (Suedi). Ka marrë dy herë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.
Çmimi: 700 Lekë
titleToAlt
KOSTALLARI Androkli (1922–1992). Gjuhëtar, profesor, akademik, Mësues i Popullit. Lindi në Leusë të Përmetit. Ndoqi gjimnazin në Shkodër e në Tiranë. Mori pjesë në Luftën ANÇ; në vitet e para pas luftës punoi në organet e shtypit, ku pati dhe funksione drejtuese. Studimet e larta filologjike i kreu në Universitetin “Lomonosov” në Moskë (1954). Filloi punën në Institutin e Shkencave dhe më pas në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të UT, ku ka qenë dhe dekan. Androkli Kostallari ka drejtuar Institutin e Historisë e të Gjuhësisë (prej v. 1958) dhe në vijim Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë deri në vitin 1990; kryeredaktor i revistës “Studime filologjike” (1964–1991) e “Studia albanica” (1964–1980). Është një ndër anëtarët themelues të ASHSH dhe anëtar i Presidiumit të saj. Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore dhe pedagogjike të Androkli Kostallari janë leksikologjia e leksikografia, formimi i fjalëve, onomastika, gjuhësia e përgjithshme dhe gjuha letrare shqipe (historia dhe gjendja e saj). Ka kryer një varg studimesh për leksikun e shqipes, për veçoritë e fjalëve të përbëra në gjuhën shqipe dhe për çështje të ndryshme teorike në fushën e leksikografisë shqipe. Ka qenë përgjegjës i sektorit të leksikologjisë e leksikografisë (1955–1990) dhe drejtues shkencor e kryeredaktor i dy fjalorëve shpjegues të shqipes: “Fjalor i gjuhës së sotme shqipe” (1980) dhe “Fjalor i shqipes së sotme” (1984). Një objekt i rëndësishëm i veprimtarisë shkencore të Androkli Kostallari ka qenë historia e formimit dhe e zhvillimit të gjuhës letrare shqipe dhe veçoritë strukturore dhe funksionale të saj. Mori pjesë në komisionin hartues të “Ortografisë së gjuhës shqipe” (1956), kryesoi komisionin hartues të “Rregullave të drejtshkrimit të shqipe” (Projekt, 1967), ishte kryetar i komisionit organizues të Kongresit të Drejtshkrimit (1972, shih), ku mbajti referatin “Gjuha letrare shqipe dhe disa probleme themelore të drejtshkrimit të saj” (1973) dhe kryesoi komisionin për hartimin e “Drejtshkrimit të gjuhës shqipe” (1973) e të “Fjalorit drejtshkrimor” (1976) etj. Ka marrë pjesë në komisionet hartuese të një vargu fjalorësh terminologjikë etj. Prej v. 1957 ka dhënë ligjërata në UT e UP për lëndët formimi i fjalëve, gjuhësi e përgjithshme, histori e gjuhës letrare shqipe. Ka dhënë ndihmesë të veçantë edhe në organizimin e drejtimin e shumë veprimtarive shkencore kombëtare e ndërkombëtare, si konferencat e studimeve albanologjike (1962, 1968), konferenca për gjuhën letrare (1984) dhe në botimin e materialeve të tyre. Ka përfaqësuar shkencën shqiptare në forume ndërkombëtare: më 1960 u zgjodh anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të Shkencave Onomastike (ISO), më 1963 anëtar i Komitetit Ndërkombëtar të AIESEE-së dhe më 1974 anëtar i Byrosë së këtij komiteti e nënkryetar i tij. Mbante titullin “Doctor honoris causa” i Universitetit të Goteborgut (Suedi). Ka marrë dy herë Çmimin e Republikës të shkallës së parë.
Çmimi: 700 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania