titleToAlt
I kërcenuar nga mafia, polici Gianni Palagonia dërgohet në një Kuesturë në Italinë e Veriut, ku duhet të rifillojë një jetë të re së bashku me familjen. Kundër vullnetit të tij, fati e çon sërish të merret me Koza Nostrën dhe më pas në ballë të operacionit më të madh antiterrorist të viteve të fundit, ai, që pas vrasjes së profesorit Marko Biaxhi dhe inspektorit Emanuele Petri, do të çojë në asgjğsimin e Brigadave të Kuqe të Reja. E ndërsa jeta e policit bëhet gjithnjë e më e veshtirë, e furishme dhe e rrezikshme, jeta private shkalafitet dita-ditës, në tëhuajtje, në vetmi, në një rutinë të përditshme, në të cilën asgjë nuk duket se ka kuptim.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
"Ky nuk është ungjilli i një perëndie, po ditari i një burri dyzetvjeçar, që bën hesapet me të kaluarën e sheh drejt e në sy të ardhmen, sikur të ishte kundërshtari i radhës, me të cilin duhet të përballet."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Duke shembur mitet dhe bindjet e rreme, Barbara Famborini dhe Alberto Pellai kanë stiluar një libërth të vërtetë udhëzimesh mbi paraadoleshencën, për të kuptuar çfarë ndryshon në trupin dhe në trurin e djemve dhe vajzave e për t'u ofruar prindërve lnstrumentet për t'u perballur me sjelljen e duhur me këtë kapitull të vështirë të ekzistencës se bijve të tyre.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"KUSH PO FLET?" nuk është një libër i zakonshëm për fëmijë. Ai zgjuarsisht tërheq vëmendjen me mënyren sesi u bën pyetje fëmijeve. Zeina jeton me xhaxhanë e saj, kur prindërit largohen për një udhëtim pune. Ndërsa lexon historitë e shkruara prej tij, ajo nis të bëjë pyetje dhe të takojë personazhet e librave, shikon cilësi të ndryshme të tyre, në të kundërt të asaj që është shkruar në libër.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Në librin me figura "Rreth Kafsheve", nga autori dhe ilustratori Kestutis Kasparavicius, që është i famshëm jo vetëm në Lituani por edhe ne botë, kafshët flasin gjuhën e njerëzve. Ato të gjitha kthehen ne personazhe të veçanta, të çuditshme dhe paksa qesharake. A e dinit qe jo vetëm fëmijëve, por edhe sendeve që jetojnë në shtëpinëe artistit, u pëlqen të dëgjojnë tregimet e krijuara nga Kestutis Kasparavicius? "Rreth Kafshëve" është një përmbledhje me tregime të shkurtra, ku do te takoni jo vetëm mace, qen, por edhe pelikanë, pinguinë, rosakë e shumë shokë të tjerë të Kestutis Kasparavicius. Do ta shikoni se edhe kafsha më e vogël dhe e avashtë si kërmilli, mund të jetë jo me pak e rëndësishme se nje ari i madh polar.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Tabloja e një mafieje siciliane, që sot punun në hije, veshur me xhaketë e kravatë, nën tingullin e tenderëve të mëdhenj, punëve të pisëta dhe korrupsiunit. Nga zëri i një polici, që nuk i lë rehat, fytyra e vërtetë e një bote besnike ndaj vetvetes dhe rregullave të veta, po që të çurientun me aftësinë për t'u rinovuar duke ndjekur rrymën. Një histori këmbënguljeje dhe zemërimi, për të kuptuar se me mafien jetohet çdo ditë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Leksionet e Hegelit mbi Aristotelin, në natyrë të njëjtë me ato mbi Platonin, përbëjnë një monografi autentike, që konsiderohet absolutisht si një nga shtjellimet më të mira të filozofisë aristoteliane. Megjithëse nuk është aspak e volitshme të përcaktohet me siguri momenti kur Hegeli nisi të studionte Aristotelin në greqisht, as etapat, sipas të cilave u përshkallëzua rimendimi i filozofemave aristoteliane thelbësore, përsëri është e pamundur të nënvlerësohet rëndësia që Stagjiriti ka patur në formimin dhe konfigurirnin përfundimtar të mendimit hegelian. Në veçanti, mbi ndryshimin aristotelian mes potencës dhe aktit, Hegeli ka moduluar një prej dallimeve kapitale të dialektikës së vet, atë mes Në-vetvete dhe Për-vetveten [An-sich dhe Fur-sich]. Në hyrjen e "Leksione mbi Historinë e Filozofisë" ndodhet pjesa e rëndësishme në vazhdim: "Natyra e Idesë është thelbësisht ajo e zhvillimit dhe e kuptimit të vetvetes vetëm duke u zhvilluar, për t'u bërë ajo që është... Për të kuptuar se çfarë është zhvillimi duhen dalluar, për të thënë kështu, dy gjendje. E para njihet si "prirje", "potencë", si Të qenit-në-vetvete (siç e quaj unë), potentia, dynamis. Përcaktimi i dytë është Të qenit-për-vetveten, Realiteti (actus, energeia)". Duke u nisur prej këtej mund të kuptohet më mirë se përse i tërë trajtimi hegelian mbi Aristotelin është mbështetur te këto dy koncepte: bëhet fjalë, mes të tjerash, pikërisht për gërshetimet spekulative, për të cilat Hegeli i është veçanërisht borxhli Aristotelit.
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
Një luan i përzënë nga tufa e tij. Një elefant që mund ti lexojë kockat të vdekurve. Një babun që ngre krye ndaj fatit të vet. Për breza me radhë kafshët e rrafshinave të Afrikës janë sunduar nga një kod i pandryshueshëm: vrit vetëm për të mbijetuar. Por ekuilibri i brishtë midis grabitqarëve dhe preve tani qëndron në dorë të këtyre tre heronjve të pazakontë... “Personazhe të thellë, një fabul e larmishme, mitologji e pasur dhe një peizazh që të lë pa frymë. I egër dhe i mrekullueshëm.” - Kirkus Reviews
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Tes de Suza nuk është një jetime e zakonshme. Kur një pasanik i panjohur shfaqet në Strehën Ekërbi për të Humbur dhe të Braktisur. me pretendimin se ishte i afërmi saj, Tesi niset për një jetë të re me të. Nuk merr me vete asgjë më shumë se tarantulën e saj, Violetën dhe një pajisje të çuditshme, me të cilën e kishin lënë që foshnje. Po në vend që t'i japë përgjigje për të kaluarën e mistershme të Tesit, shpejt behet e qartë se interesi i kujdestarit të saj për të është pjesë e një plani të tmerrshëm. Këtu vihet në lojë fati i më shumë se një bote dhe i takon Tesit ta ndalë atë burrë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Hestia, perëndesha e ëmbël e vatrës, e dashuron gatimin, por është tepër e ndrojtur për të ndarë këtë pasion me nxënësit e tjerë. Sallata e saj e famshme jambrozia është nga më të preferuarat në AMO, por askush se ka indenë se e kujt është receta. Kur i duhet të zgjedhë një simbol, që përfaqësonë më së miri veten për konkursin Shërbimi ndaj Racës Njerëzore, shoqja e saj e klasës qesh me zgjedhjen e saj të parë të një ene gatimi të zakonshme. Pas sikletit fillestar, Hestia vendos të thyejë guaskën dhe të mos jetë kaq e padukshme për këdo rreth e rrotull në AMO. Me ndihmën e Famës dhe një djali me bisht hardhuce me emrin Aska. Ajo nis të kuptojë se ka shumë për t‘u ofruar të tjerëve.Por a do të mundet të tregojë më të mirën e vetvetes përpos gjithçkaje.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Amfitrita dymbëdhjetvjeçare është një vajzë sirenë që dëshiron vetëm të shohë botën , po ka një problem të vogël. Ndryshe nga motra e saj binjake ,Tetisi ,dhe praktikisht nga çdo njeri sirenë tjetër , Amfitrita nuk mund ta ndryshojë akoma formën e vet për të ecur në tokë- dhe ndihet e zënë në grackë nga bishti i saj . Po kur Tetisi ftohet nga Poseidoni për t’iu bashkuar ekipit të tij në Lojërat e Tempullit Amo-së, Amfitrita zë tinëz vendin e së motrës. Ajo që fillon si argëtim dhe lojëra kthehet në telash kur gjigantët prishin garën. A mundet Amfitrita ta ruaje sekretin dhe ta çojë ekipin e vet drejt fitores ?
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Vendosur në zemër të Ueseksit, të cilin Hardi e njihte dhe e donte aq shumë, “Kryebashkiaku i Kastërbrixhit” (Dorçesterit të sotëm) rrëfen historinë tragjike të një prej personazheve më madhorë të Ietërsisë: Majkëll Hençardit. Libri hapet me Hençardin e dehur, që shet gruan dhe të bijën në një fushë ankandi dhe menjëherë, pasi bëhet esëll, e ndjek pendimi ndaj këtij akti të turpshëm, por edhe ngritja deri në pozicionin e Kryebashkiakut të Kastërbrixhit. Gjithsesi, e kaluara e turbullt e përndjek si fantazmë, kur e shoqja dhe e bija shfaqen, ndërsa pasuria e tij financiare dhe emocionale vihen në rrezik nga ngritja këmbëngulëse e rivalit të vet, skocezit finok Donald Farfre.
Çmimi: 1300 Lekë
titleToAlt
Përrallat e vëllezërve Jakob dhe Wilhelm Grimm, janë të njohura nga një numër i madh i njerëzve në mbarë botën. Tregimet e Vëllezërve Grimm janë në dispozicion në më shumë se 100 gjuhë të botës dhe janë përshtatur për filmat e kompanisë së njohur të Disneyt
Çmimi: 620 Lekë
titleToAlt
ATHINA NUK ESHTE E VETMJA NXENESE E RE NE MALIN OLIMP! Kur një i vdekshëm me emrin Herakli shpërngulet në Akademi, Athina e kupton se me cfarë po përballet. Edhe ajo vetë erdhi atje disa muaj më parë. Herakliut i lypet ndihmë jo vetëm per t’u prshtatur, por edhe për të përmbushur dymbëdhjetë “bëmat”, përndryshe do t’a përjashtojnë nga shkolla! Kur babai i Athinës, drejtori Zeus, i kërkon asaj në fshehtësi që të kujdeset për djalin e ri, ajo detyrohet të gjuajë bisha mitike dhe të pastrojë jashqitje. Do t’i lypset e gjithë mencuria e saj e mbarënjohur që t’ia dalë mbanë.
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Aferdita ka shumë më tepër sesa thjesht një fytyrë të bukur! Pas një keqkuptimi të vockël (në fakt, nisja aksidentale e një lufte mund të mos jetë edhe aq e vockël), Afërdita po ngelet në Herologji. Për të ngritur notën, ajo sajon një plan të shkëlqyer, një projekt, që do t’i jape kredite shtesë për t’u bërë mblesi i të vdekshmëve, të cilin e quajti Klubi i Zemrave të Vetmuara. Kjo e shpie në Egjipt, madje ballë për ballë me një konkurrente tv egër: perëndeshën me emrin Isis. Tashmë gara ka nisur për të gjetur shoqen e përshtatshme për djalin e vdekshëm më të mërzitshëm në botë!
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Artemisa së shpejti Do të takojë djalin e përkryer ... Është koha për Lojërat Vjetore Olimpike në Akademinë e Malit Olimp dhe katër vajzat perëndesha nuk janë aspak të lumtura, sidomos Artemisa. Edhe pse ajo është shumë më e aftë në sport se një pjesë e mirë e djemve perëndi, nuk mund të konkurrojë, pasi Lojërat Olimpike janë vetëm për djem. Nuk është e drejtë! Sikur të mos mjaftonte kjo, disa prej konkurruesve janë gjigantë sherrxhinj, ajo është e mëdyshur në lidhje me një djalë të vdekshëm me emrin Aktaeon dhe nuk bie dakord me të vëllanë binjak, Apolonin. A do të mundet Artemisa ta rifitojë besimin e tij dhe, njëkohësisht, të gjejë një mënyrë për të fituar në fushë?
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Mbretëresha e Ligësisë apo e keqkuptuar? Meduza Gorgon pa dyshim që nuk është pjesë e grupit të personave të admiruar. Me gjarpërinj në kokë dhe një personalitet edhe më gjarpëror, askush në Akademinë e Malit Olimp nuk mburrej se ishte shok për kokë me të. Po thellë në zemër, Meduza dëshiron të përshtatet dhe mendon se zgjidhja e tërë problemeve të veta është pavdekësia, diçka që të gjithë shokët e klasës, bashkë me dy motrat e saj, e kanë. Varësja Pavdekësuese premton ta bëjë realitet këtë ëndërr. Po me çfarë çmimi?
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Pandora është gati të hapë një kuti të madhe me telashe! Pandora është një prej pak të vdekshmëve në Akademinë e Malit Olimp dhe natyra e saj më së shumti kureshtare e ka bërë të njohur mes shokëve të klasës. Por ajo nuk mendon se këtu ka ndonjë gjë të keqe, sigurisht! Kur një djalë perëndi me emrin Epimeteu sjell në shkollë një kuti të mistershme e të rrezikshme, Pandora nuk mund të rrijë pa i hedhur një sy brenda, pasi papritur i bie mu në prehër. Çfarë dëmi mund të shkaktonte ajo vallë? Por as që ia pret mendja se duke hapur atë kuti, ka hapur shumë më tepër telashe nga sa pandehte...
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Mund ta thyejë Fama heshtjen në kohë për të shpëtuar botën? Fama mburret me faktin se i di të gjitha thashethemet që qarkullojnë në AMO. Po ndodh që kapet me presh në duar aty ku nuk i takon, ndaj sfidohet të kalojë një ditë të tërë pa bërë thashetheme, duke iu nënshtruar një magjie të veçantë, për të qenë të sigurt! Po, kur një udhëtar pa biletë nënkupton se do të bëjë diçka që mund të kërcënojë jetën në Tokë, Famës i duhet të gjejë një mënyrë për të paralajmëruar drejtorin Zeus. Do të mundet kjo “vajzë e thashethemeve” ta thyejë betimin e vet për të ruajtur heshtjen përpara se të jetë tepër vonë?
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Një Akt i Guximshëm Pasi u etiketua si më e besueshmja në një pyetësor të AMO-së, Persefoni nuk ishte aspak e kënaqur. E besueshme do të thoshte e mërzitshme, sipas mendimit të saj dhe ajo nuk dëshironte të njihej si e tillë! Gjatë një loje mes shoqesh, Persefoni pranon një sfidë që do ta çojë në skenë me Orfeun, një rokstar të vdekshëm, që mund të magjepste pothuaj këdo me pamjen ëndërrimtare dhe zërin akoma më të magjishëm. Por ajo që u nis si një lojë zbavitëse, bën lëmsh mbarë AMO-në dhe Botën e Nëndheshme, duke vënë madje në rrezik edhe shanset e saj me djalin e parapëlqyer...
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Do të mundet Kasandra të provojë se nuk gënjen? Kasandra është e vendosur të ndihmojë njerëzit të ndjekin fatin e tyre, por askush nuk i beson profecitë e saj. Atë, madje, as nuk e lejojnë të shkruajë fatet që mbajnë brenda biskotat e shitura nga Furra e Orakullit e familjes. E vendosur të provojë të kundërtën – dhe t’u japë një mësim të mirë disa moshatarëve të saj – Kasandra dërgon disa parashikime të veçanta në Akademinë e Malit Olimp. Dhe këto bëhen realitet... në disa mënyra krejt të paparashikuara!
Çmimi: 550 Lekë
titleToAlt
Athina e mençur kurrë nuk është përshtatur në Shkollën Triton, po kujt do t’ia merrte mendja se kjo ka ndodhur ngaqë është perëndeshë? Vajza e Zeusit për të qënë më të saktë. Prandaj, kur e thërrasin në Akademinë e Malit Olimp, Athina mendon se për të parën here në jetë këtu është vendi i saj. Shkolla në Malin Olimp nuk ndryshon edhe aq nga ajo poshtë në Tokë. Do t’ia dalë Athina të përballojë Meduzën, vajzën më të keqe në histori?
Çmimi: 550 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania