titleToAlt
Po sikur një transferim i bezdisshëm pune të fshihte në vetvete një dhuratë të papritur fort të këndshme? Kajla Devis është një grua “metropolitane". Dhe gjithçka të Nju Jorkut e do me gjithë shpirt: trafikun, kaosin, turmat. E shquar për sarkazmin e saj dhe marrëdhëniet shkel e shko, Kajla synon të bëhet një gazetare me emër. Edhe pse për momentin kënaqet duke shkruar recensione për vendet më në modë të qytetit. Rasti për të bërë hopin cilësor i paraqitet kur shefi i saj vendos ta dërgojë në një qytezë të humbur të Arkansasit, për të pergatitur një shkrim me peshë kombëtare për një temë krejt të veçantë... Kajla se lë propozimin të bjerë në tokë dhe, pasi braktis Nju Jorkun e saj të dashur, përpiqet të përfshihet në jetën e Heber Springsit. Përballja e parë lë për të dëshiruar: këpucet e saj me takë dymbëdhjetëshe, mundësisht blu elektrike, s’para i honepsin hapësirat e pluhurosura të jugut të Amerikës. Temperamenti i saj i rrëmbyer s'i shkon aspak për fije nije vendi ku të gjithë njihen me njëri-tjetrin. Por sidomos, Kajla nuk kishte llogaritur shfaqjen në skenë të Grejson Moirit. A do t'ia dale Kajla ta tregojë veten? Nje roman shumë zbavitës dhe shumë i ëmbël nga mbreteresha e komedise romantike italiane.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ja ku mbërrijnë gratë e vogla të shekullit të njëzet e njëtë! Si ta çosh deri në fund një mision sekret në shtëpinë Martini? E pamundur! Mama Irisi ishte gjithnjë e zënë me shkrimin e romaneve rozë apo duke u kuturisur në receta të pagjasa: baba Korneliusi i binte baterisë në kupë të qiellit ose bënte ndonjë proçkë. Pa folur për Tesën me tualetin (dhe admiruesit) e saj dhe për Livin që, përveçse e angazhuar në shpëtimin e botës, tani kishte edhe probleme... zemre! Po të shtosh edhe Kenin me makthet e saj, si t'ia bëjë Malea Martini për të ndjekur prirjen e saj prej agjenteje sekrete? Eh, ndoshta s'është dhe aq e vështirë...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Ç'fjalë e gabuar, dashnor! Ç'fjalë e gabuar, tradhti". A jemi të sigurt se t'i bësh ballë një tundimi do të thotë të jesh besnik? Po sikur ajo sprapsje të ishte në fakt tradhti ndaj natyrës sonë më të thellë? Besnikëria është një spirancë që nuk e lejon shtrëngatën të na marrë me vete, por edhe pasqyra ku çdo ditë kërkojmë veten me shpresë që ta njohim atë. Marco Missirioll e rrëfen duke shkuar në zemrën e personazheve të tij: ai, ajo tjetra, dhe tjetri. Vetja jonë. Përgatituni të lexoni historinë tuaj. “Keqkuptim", kështu e quajnë Karloja dhe Margarita dyshimin që ciflosi sipërfaqen e martesës së tyre. Karloja ishte pikasur në banjën e universitetit bashkë me një studente: "U ndie keq, thjesht shkova e ndihmova", i tregon rektorit, kolegëve, të shoqes, dhe Sofia pohon rrëfimin e tij. Margarita dhe Karloja nuk janë një çift në krizë, mirëkuptimi dhe afrimiteti i tyre s'ka të sharë, pavarësisht lojës së rrezikshme mes çarçafëve. Fjalët e thëna mes tyre përvëlojnë prush, po ashtu edhe veprimet. Mund të përkufizohen si të lumtur. Por ajo tradhti e hamendësuar, atij shndërrohet në obsesion, dhe kthehet në një alibi të fuqishme për fantazitë e së shoqes. Në një Milano shpuzë të gjallë, mes rrugëve të vjetra të treguara nga Buzzati dhe rrokaqiejve të rinj që çajnë horizontin, dhe një Rimini ku ende gjëllin ndjenja poetike e kohëve tona, tregimi bëhet aq intim sa të mban frymën pezull. Me një stil të shkruari te gjerë, karstik, përfshirës, Marco Missiroli çel dhomat dhe rrugët, mendimet dhe dëshirat e parrëfyeshme, bën të kumbojnë dialogë dhe heshtje me natyrshmërinë e tregimtarëve të mëdhenj.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
I ngatërruar, i akullt dhe i zjarrtë njëkohësisht, Gruaja midis nesh, shkruar nga Greer Hendricks dhe Sarah Pekkanen eksploron ndërlikimet e fshehta të një martese të lakmueshme dhe të vërtetat e rrezikshme, që ne i shpërfillim në emër të dashurisë. Kjo është historia e një ish-bashkëshorteje xheloze, e brejtur nga ankthi për gruan që i ka zënë vendin. Por është edhe ajo e vajzës që pret të martohet me burrin e ëndrrave të saj, e përkundur në shpresat e një nuseje të re. Pra, është historia e një trekëndëshi ku është e vështirë ta kuptosh cilit t'i zësh besë. Një histori dashurie dhe urrejtjeje, joshjeje dhe frike, tradhtie dhe lojërash pushteti, ku, njëlloj si në realitet, asgjë nuk është ashtu siç duket, sepse s'mund të ketë dashuri pa sekrete. Ka vetëm thërrime të vërtete pas gënjeshtrave. Apo gënjeshtra të vogla që, të mbledhura tok, bëjnë një të vërtetë. Një thriller me një mijë fytyra, që do t'ju mbajë të gozhduar me befasitë e tij.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Larg, shumë larg i rrethuar nga ujërat e thella të Oqeanit Miushor Jugor, nxjerr kokë një ishull i çuditshëm, i populluar vetëm nga brejtës: është Ishulli i Miushëve! Këtu jeton Jeronim Stiltoni, bashkë me familjen dhe miqtë e tij, që shpesh e përfshijnë në aventura që ta bëjnë gjakun ujë, por gjithnjë fort zbavitëse. si ajo që do të lexoni në këto faqe!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Puthjet mizore vulosin heshtje, sanksionojnë aleanca, shpallin pafajësi dhe japin dënime. Puthje të pashlyeshme në buzë, për të farkëtuar një shpirt me shpirt, fati yt është fati im dhe për të gjithë fati është ligji i detit, ku nga gjuetar kthehesh sakaq në pre, Banda e Fëmijëve ka shtënë në dorë pushtetin, kontrollon sheshet e shpërndarjes së drogës në Forcella, por e vetme nuk mund të komandojë dot. Për të çrrënjosur familjet e Kamorrës dhe për të pasur në zotërim qendrën historike, Nikolas Marazhai duhet të krijojë një konfederatë me O'Dajtin dhe Bandën e Flokëgjatëve. Për të mos u shndërruar nga grabitqarë në pre, Fëmijët duhet të jenë të bashkuar si një grusht i vetëm. Por kjo nuk është aspak e lehtë. Çdo anëtar bande, në të vërtetë, rend ethshëm pas misionit të tij: Nikolasi dëshiron të bëhet mbret i qytetit, por ka edhe hakun e të vëllait për të marrë: Dragoit i rëndon mbi supe një mbiemër i rëndësishëm, fort e mundimshme ta mbash lart me nder, Dhomçi, I ndërkryer nga dhembja, ka dalë nga grupi i zjarrit dhe tani kërkon të eliminojë Marazhanë: Biskotushit I duhet të ruajë një sekret për të shpëtuar jetën; Pot’thosha nuk ia ka mbathur shumë larg: Droni, Peshku i Flashkët, Tukani, Briatoja dhe Lollipopi i qëndrojnë besnikë Nikolasit, por ëndërrojnë një bandë krejt të vetën... Mes allishverisheve, tradhtive, hakmarrjeve dhe shantazheve, familjet e vjetra i mbështesin për të mbijetuar ose orvaten t'u vënë shkopinj në rrota, duke mbjelle përçarje bash në gjirin e bandës. Mos pritet të shpërthejë një luftë e re? Vazhdon cikli Banda e Fëmijëve dhe Roberto Saviano kthehet të na rrëfejë për djemtë e ditËve tona, mizorë, të lindur në një tokë vrasësish e të vrarësh, të zhgënjyer nga premtimet e njË bote që asgjë s'iu fal aq më pak atyre. Të zijosur nga uria dhe sypatrembur nga mllefi. Te gatshëm të japin dhe të marrin puthje që lënë një shije gjaku.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
NJË NOIR TRALLISËS QË I MBAN LEXUESIT TË MBËRTHYER PAS LIBRIT DERI NË FAQEN E FUNDIT, NUK KE NGA IA MBAN. Osloja është e shtrënguar në daren e një prej verave më përvëluese që mbahet mend në histori. Në një apartament të qendrës një grua e re dergjet e vdekur, në një pellg gjaku. Një gisht i është prerë nga dora e majtë dhe brenda qepallave i është fshehur një diamant i vockël pesëcepësh, ylli i djallit. Po atë çast, në një tjetër pikë të qytetit, Herri Holi dergjet në apartamentin e tij krejt i dehur. Gjithsesi, është pikërisht shefi i policisë, Bjarne Molleri, që e detyron të dalë nga izolimi ku e ka futur veten. Nuk ka shume personel në dispozicion, por, mbi të gjitha, dëshiron t'i japë Holit një mundësi të fundit. "Tani për tani, autori norvegjez i krimit. Madje, tani për tani, autori krimit dhe pikë." THE NEW YORK TIMES BOOKS REVIEW JO NESBØ ka shitur 30 milionë kopje të librave të tij në mbarë botën. Ndër këto përmendim: Lakuriqi i natës, Furrtaret, Gushëkuqi, Hakmarrja, YIli i djallit, Leopardi. Fantazma, Policia, Etje - të gjithë pjesë e serisë tejet fatlume me protagonist detektivin Herri Hol dhe thrillerat Gjuetari i kokave, Gjak dhe dëborë, Dielli i mesnatës.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Motra e hënës është vëllimi i pestë epik i sagës Shtatë motrat nga Lucinda Riley. Pas vdekjes së babait, Pa Saltit, një miliarder i pashoq që i birësoi gjashtë bijat nga e gjithë bota, Tigi D'Aplieze, duke i besuar instinktit, shkon në Hajlende, malësinë e egër skoceze. Atje fillon punë, duke iu përkushtuar pasionit të saj: kujdesit për kafshët, në pronën e madhe dhe të izoluar të Kinerdëve, e punësuar nga padroni enigmatik dhe joshës, Çarl Kinerdi. Aty Tigi takon Kalin, kujdestarin e pronës, me të cilin ndan shtëpinë dhe që shpejt do të bëhet një mik i dashur; Zarën, bijën adoleshente dhe paksa rebele të Çarlit; dhe Zed Eszunë, një tip playboy dhe ish-i dashuri i njërës prej motrave. Por, mbi të gjitha, takon Çilin, një cigan plak që duket se di shumë hollësi rreth së shkuarës së saj dhe të gjyshes: Lusia Amaja Albajsini, kërcimtarja e famshme e flamengos. Në hijen e Alhambrës së mrekullueshme, Tigi zbulon lidhjen e saj me komunitetin legjendar të ciganëve të Sacromontes, të cilët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës Civile, dhe me "La Candelan", kërcimtaren më të madhe të flamengos të asaj kohe. Nga Spanja, në Amerikën e Jugut dhe Nju Jork, Tigi do të bjerë në gjurmë të së shkuarës së saj të trazuar. Dhe, nën syrin vigjilent të një fallxhoreje të talentuar cigane, ajo do të zbulojë talentin e vet si shëronjëse. Por kur fati duket se i prin udhë, Tigi duhet të vendosë nëse do të qëndrojë me familjen e gjetur rishtas apo do të kthehet në Kinerd, te Çarli.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ejani me mua në Mbretërinë mitike të Fantazisë: veza e fundit e një dragoi është grabitur dhe raca e dragonjve rrezikon të zhduket! Do të përshkojmë kopshtin e magjepsur të Shtatë Motrave, do të sfidojmë rreziqet e Mbretërisë së Katallanëve, do të luftojmë kundër Sprijës dhe ushtrisë së saj të shtrigave! Do të jetë një udhëtim që do t'ju lërë pa frymë, për fjalën e nderit të brejtësit! Na presim shumë aventura emocionuese dhe shumë rreziqe për t'u kapërcyer e për të sjellë paqen në mbretërinë e fantazisë! KY ËSHTË NJË LIBËR SUPERMIUSHOR...
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Romani “Jeta dhe fati” është libri më i rëndësishëm i Vasily Grossman-it. Është shkruar në vitin 1960, por botimi dhe qarkullimi i tij u ndaluan nga organet e KGB-së. U botua për herë të parë në Zvicër në vitin 1980, ndërsa në Rusi u botua në vitin 1988. Subjekti i romanit është bazuar në dramën stalingradese. Përmes përgjithësimeve të goditura dhe trajtimit të problemeve universal, Grossman ka arritur të na përcjellë me realizëm një portret të saktë të senies njerëzore. Ai ka mundur të na shpalosë të plotë tragjedinë historike të popullit rus, që mundi të siguronte fitoren mbi armikun e egër e të fuqishëm, edhe pse së brendshmi sfilitej e dhunohej prej regjimit totalitar, fals e antinjerëzor.
Çmimi: 2000 Lekë
titleToAlt
Një kampus prestigjioz i kristalizuar nën dëborë. Tre miq të lidhur nga një sekret tragjik. Një vajzë e marrë me vete natën. Bregu i Kaltër, dimër 1992 Në një natë të akullt, ndërsa kampusi i liceut të saj është paralizuar nga një stuhi dëbore, Vinka Rokuell, nëntëmbëdhjetë vjeçe, një nga studentet më të shkëlqyera të vitit të fundit, arratiset bashkë me profesorin e saj të filozofisë, me të cilin ka një marrëdhënie të fshehtë. Për vajzën “dashuria është o gjithçka o asgjë”. Askush nuk do ta shohë më. Bregu i Kaltër, pranverë 2017 Deri në përfundim të liceut ishin të pandashëm, por që atëherë Fani, Tomasi dhe Maksimi – miqtë më të mirë të Vinkës – nuk i kishin folur më me gojë njëri – tjetrit. Takohen sërish tani në një mbledhje ish – nxënësish. Njëzet e pesë vjet më parë, në rrethana të tmerrshme, që të tre kanë kryer një vrasje, duke e murosur kufomën në palestrën e shkollës. Pikërisht ajo palestër që sot duhet të shembet për t’i bërë vend një ndërtese tjetër. Tani e tutje, asgjë s’mund ta pengojë daljen në shesh të së vërtetës për rastin e Vinkës. Tronditës, i dhimbshëm, demoniak. Nga mjeshtri i zhanrit noir, romani i tij i ri mbresëlënës që edhe njëherë u ngjit në majat e klasifikimeve franceze. Roman pas romani, Guillaume Musso ka krijuar një lidhje krejt të veçantë me lexuesit e tij. I lindur në Antibes më 1974, ka filluar të shkruajë pas studimeve dhe s’ka ndaluar më, edhe pasi u bë profesor i Ekonomisë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Përshëndetje, Jemi tea sisters! Studiojmë në kolegjin e miushfordit dhe na pëlqejnë aventurat e misteret! Jemi mikesha shumë të veçanta, madje më shumë se mikesha... Motra! Balloja e madhe me princin Çdo vajzë ëndërron të vallëzojë me një princ, në shoqërinë e notave të një melodie të ëmbël. Në miushford, kjo ëndërr do të bëhet realitet! Sapo ka mbërritur një student i ri, që më vonë doli se ishte... Një princ i vërtetë që nuk e zbulon identitetin!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
"Për tërë mocarelën e botës, në Kolose vërtitet një Gladiator i tmerrshëm fantazmë, ndaj asnjë turist nuk guxon ta vizitojë më! Duhet bërë diçka... Ky është një mision shumë i veçantë për mua. Aqjentin Sekret Zero zero J!"
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Qëkur Stari ka gjetur familjen e vërtetë dhe dashurinë e saj, Sisi ndihet e vetmuar dhe e pafat. Tashmë ka humbur gjithcka: marrëdhënien e vecantë që kishte me të motrën, e madje edhe frymëzimin për tablotë e saj. E arratisur nga një jetë, pjesë e së cilës nuk ndihët më, niset drejt Australisë, në gjurmët që i ati i ka lënë para se të vdiste: një fotografi bardhezi dhe emrin e një gruaje te panjohur. Por ai që duhet të ishte një qëndrim i shkurtër në" Bangkok, vetëm për një javë, shndërrohet ne etapen e parë të një udhëtimi emocionues dhe aventuror. Në plazhet e mrekullueshme të Krabit, Sisi takon Ejsin, një i ri joshës, vetmitar dhe misterioz. Mes një kredhjeje ne ujërat e kristalta dhe nje darke romantike, Ejsi e ndihmon të zbulojë historinë e paraardhëses së saj, Kiti MekBrajdit, një grua e fortë dhe e guximshme, që kishte emigruar ne Australi ne fillim te shekullit XX: në gjurmën fatale të një perle shumë të rrallë ngjyrë rozë, Kiti gjendet e ndarë mes dashurisë së dy vëllezërve rivale dhe ne qendër të intrigave të një familjeje që zotëron një perandori të tërë... Kur më në fund Sisi mbërrin në zhegun përvëlues të shkretëtirës australiane, frymë-zimi i zgjohet befas: ndoshta ky kontinent i pamat dhe i egër është vërtet shtëpia e saj.
Çmimi: 1400 Lekë
titleToAlt
Përralla shqiptare maqedonse dhe italjane
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Jemi grupi Tea Sisters.Studiojme në kolegjin e Miushofordit. Na pëlqejnë aventurat e misterit! Jemi shoqe shumë të veçanta, madje më shumë se shoqe… motra Në Miushford ka një ecejake të madhe studentësh, që japin e marrin me pëlhura shumëngjyrëshe, kapela, aksesorë dhe veshje të çdo lloji. Çfarë po ndodh? Fare e th jeshtë: po përgatitemi për paradën e madhe të modës së fundvitit!
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Të dashur miq brejtës, këtu në Miushëri, në Ishullin e Miushëve, librat e mi janë që të gjithë bestseller! Po si kështu, nuk i njihni? Janë histori gazmore, më të buta se mocarela, më të shijshme se gruvieri, më ndjellëse se gorgonxola... historipër t'u pirë në kupë... Fjalë nderie Jeronim Stiltonit! KATËR MIUSHË NË FAR UEST "Ç'kërkoj, vallë, në Far Uestin e humbur, me time motër Tean, tim kushëri Çarkun dhe nipçen tim, Beniaminin? Ç'kërkoj i veshur si kauboj rrugëve të Qytetit të Kaktusit? E, mbi të gjitha, ç'kërkoj në shpinën e një demi të xhindosur? Më duket sikur po jetoj në një Ëndërr.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Nga dritaret me xham të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila tanimë ndihet e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme, që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e t'i ushqejë urinë për të tjera elite, si dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes. Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që prej kohësh ndjekin jetën e tyre, ka nipër të rritur, tashmë të largët. Monotonia e ditëve të saj thyhet kur hyn në skenë një burrë, i cili, pa drojë, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndiejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe të përkrahjes. Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme apo edhe e mundur, tekefundit, të dashurohesh në moshën e saj? Çfarë mund t'u ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në zgrip të tyre? Pse pasioni i të moshuarve mbetet tabu, edhe në sytë e miqve dhe të familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një tekë? "Pas xhamit të dyfishtë" është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit, që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e panevojshme që krijohet mes brezave, si dhe thekson se ndjenjat nuk plaken kurrë. Është një histori e vjetër, një burrë takon një grua. Vetëm kaq dimë të bejmë? [...] Sigurisht, nuk kishte dëshirë t'i kthehej rinisë. E ka kuptuar çfarë duan të gjithë, pasi kapërcehet gjysma ejetës. Është e rëndësishme të hiqesh sikurje aty, i pranishëm, qoftë edhe me përpjekje mbinjerëzore. Të qeshurat duhet ta gënjejnë vdekjen... dhe vdekja me mefshtësinë e saj mendon: pritpak, këtu nuk ka vend për mua... këtu janë të gjithë shend e verë.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Kejti, 26 vjece, është një vajzë fshati që ëndërron të bëhet një londineze me L të madhe. Ajo e adhuron jetën e metropoleve të mëdha, gjithë shkëlqim, por çështja është se nuk ia mban xhepi. Si shumë njerëz të moshës së vet, ajo bën punë afatshkurtra, të keqpaguara, bashkëjeton në një hapësirë të vogël me shoqe të padurueshme, që i hanë shpirtin me gërmëre, vishet me gjëra të lira, ushqehet si zogth. Por pavarësisht nga të gjithë këto, ajo nuk dorëzohet. Dhe, për më tepër, Kejti i lë të tjerët të besojnë se jeta e saj është fantastike, duke postuar në Instagram foto rrëzë-llitëse, kur e vërteta është krejt ndryshe. Ajo do të donte të bëhej si Demetra, madje të ishte Demetra, menaxherja e saj në agjencinë e famshme të marketingut, ku ajo tani punon, një 40-vjeçare e realizuar në profesion dhe në jetë, plot magji, plot vetëbesim dhe shumë egocentrike: gruaja me jetë të përkryer. Por kur befas Kejti mbetet pa punë përsëri, fati hyn në mes dhe i trazon kartat në lojë... Jeta ime jo aq e përsosur është një komedi që luan me shumë zgjuarsi me temën e dukjes. Sa njerëz në botë përpiqen të japin një imazh të vetes që nuk përkon aspak me të vërtetën?
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Këtë herë, me romanin e saj të ri, Cristina Caboni hyn në fushën e modës, për të treguar me emocion historinë e Kamilës, Marianës dhe sidomos Katerina Fraut, të vetëquajtur Maribela, një stiliste që gjatë Luftës së Dytë Botërore njihej si "Endesja e ëndrrave". Rrobat e saj kishin gjithmonë vënde të fshehta, me kuletëza të përshtatshme për të ruajtur sekretet dhe ëndrrat e personit që i vishte. Kamila, që prej disa kohesh jeton dhe punon në një atelie në Belaxhio, befas është e detyruar të braktisë gjithçka, sepse Mariana, gruaja që e rriti si ta kishte bijë, ka nevojë për mbështetjen e saj. Në një baule të vjetër, Mariana ruan një fustan të qepur nga duart e Maribelës: aty Kamila gjen një qese të vogël, me një frazë urimi për një jetë të lumtur. Është e vetmja gjurmë që Mariana ka për të gjetur motrën, të cilën nuk e njohu kurrë. Kamila nuk e di çfare lidhjeje mund të ketë mes Maribelës dhe motrës së Marianës. Por është e gatshme të bëjë gjithçka për ta gjetur. Dhe intuita nuk e gënjen: Parisi është vendi prej nga nis kërkimin; stofrat, pëlhurat dhe skicat janë udha që duhet ndjekur. Një rrugë gjarpërore, po aq e nderlikuar sa çdo fill ngjarjesh nga e kaluara. Sepse misteret që presin të zbulohen janë në çdo cep. Sepse Maribela luftoi për të mbrojtur idetë e veta. Sepse, duke ndjekur gjurmët, Kamila rrëmon brenda vetes, ku rreh një zemër, që as gjilpëra më e mprehtë nuk mund ta gërvishte. Dhoma e endëses është libri i duhur për të gjithë ata që duan të ëndërrojnë, por janë të bindur se edhe ëndrrat mund të bëhen realitet, për ata që duan të zbulojnë dhe të mesojnë për fusha të reja, për ata që janë entuziaste për modën, por mbi të gjitha për ata që duan histori emocionuese dhe të shkruara me art.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Jemi në fillim të shekullit të shkuar. Nusja e ardhshme është e re, e ardhur nga larg, dhe Familja e pret, thuajse hutimthi, në banesën elegante jashtë qytetit. Biri nuk është, ndodhet larg, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e ndërmarrjes së begatë tekstile. Dërgon dhurata kaba. Dhe Nusja e pret brënda zakoneve të pacënuara dhe rituale të shtëpisëe, sidomos vaktet pa fund dhe aq të pasura të mëngjesit. Ka në keto orë të dites një eksitim, një gaz, një hare në përpjesëtim të drejtë me ankthin, angështinë e orëve të natës, gjatë të cilave, kështu thote legjenda, burra e gra tëë familjes kane vdekur në vijimësi. Mazhordomi Modesto sillet qark, i përpiktë, për të siguruar ritmet e bashkësisë. Ungji vepron dhe merr vendime pas vellos së nje gjumi që nuk i shqitet për kiamet as gjatë ndeshjeve të tenisit. Babai, i urtë e i patundur, zbret në qytet çdo të enjte. Bija lufton kundër makthit të natës. Nëna jeton në hijen e bukurisë së saj mitologjike. Duket se strumbullari i gjithçkaje është pritja e Birit. Dhe në atë pritje tërë personazhet rreken të shpëtojnë.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ne 14 tregimet e novelat e kesaj permbledhjeje interesante do te takoni nje emer: detektivin belg Herkul Puaro. Ate e kerkojne te gjithe, per te zgjidhur nje situate, per te zbuluar nje krim, nje vjedhje e keshtu me radhe. Duke lexuar keto histori interesante e intriguese, do te njihni personazhe te shoqerise se larte londineze, borgjeze e mikroborgjeze, ne kryeqytet apo ne province, doktore e kameriere, vajza te bukura e aventuriere te çfaredolloji. Dhe kurdohere eshte ai: i kudondodhuri dhe i shumekerkuari Puaro. Sepse, asnje "rival" nuk e konkurron dot inteligjencen dhe logjiken e tij, per te zgjidhur nje krim. Prandaj te gjithe lexuesit magjepsen nga misteret e hetuesit belg, per kompleksitetin e zgjidhjeve, humorin dhe shkathtesine e mendjes.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Aventurat me interesante te Herkul Puarose, detektivit shtatshkurter belg, me "qelizat gri" te pagabueshme; te mis Marpellit, plakes simpatike e beqare te pasionuar pas historive te krimit; te Parker Pajnit misterioz, njeriut qe eshte ne gjendje te zgjidhe te gjitha problemet, jane perfshire ne kete permbledhje me tregime te shkurtra te Agatha Christie. Edhe ne kete vellim autorja arrin ta beje per vete lexuesin duke e befasuar me origjinalitetin e gjetjeve te saj, dhe me zgjidhjet e situatave, por ne nje nivel te tille qe kurre nuk arrin ta ngaterroje ose ta corientoje ate. Plot dymbedhjete kryevepra te plota qe e ftojne lexuesin ne nje loje te rafinuar te inteligjences, plot te papriturave tejet interesante, te kendshme per lexuesin e te gjitha moshave.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Shumica e fëmijëve e kanë një vëlla apo një motër. Matilda ka një gjyshe, që jeton me të dhe nënën e saj. Gjyshja është paksa e çuditshme, me flokë ngjyrë portokalli, rroba që i farfurinë, di të bëjë vertikalen dhe është kampione në videolojëra. Nganjëherë në vend e pa vend, është e vërtetë, por Matilda e do dhe e ka aleate në familje. Dhe kur nëna e saj vendos ta çojë gjyshen në një shtëpi për të moshuar, Matilda nuk dorëzohet: ajo largohet nga shtëpia për të çliruar gjyshen e dashur, në një aventurë plot humor e të papritura! Por nuk do të jetë aq e lehtë sa e mendonte...
Çmimi: 600 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania