titleToAlt
Ilustrimet mahnitëse zbulojnë mrekullitë e gjithësisë, që nga shpërthimi i madh dhe vrimat e zeza deri tek udhëtimet kozmike. Bëni një udhëtim në thellësitë shpërthyese të një supergjiganti të kuq. Zbuloni planetët dhe hënat e pabesueshme që përbëjnë Sistemin Diellor. Hidhni një sy brenda anijes kozmike, kostumit kozmik dhe stacioneve hapsinore për të parë se si funksionojnë ato.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë bishtin dhe flokët e sirenës, perlat e pallatit të saj, mjekrën e butë të Mbretit të detit...Ai shërben për të mësuar dhe për të nxitur lojën imagjinare.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndjejnë sqepin me majucë të flamingos, pendët e buta, gjurmët prej rëre... Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Lexoni historinë dhe mësoni me Maria Montessorin!
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Mësoni për frutat dhe perimet me Maria Montessorin!
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Lexoni historinë dhe mësoni me Maria Montessorin!
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
Lexoni historinë dhe mësoni me Maria Montessorin!
Çmimi: 350 Lekë
titleToAlt
"Ç’prisni, fëmijë! Ejani të nisim udhëtimin për të parë e për të zbuluar se çfarë fshehin kafshët në botën e tyre plot mistere. A e dini se në këtë botë ka ndërtues mjeshtërorë, si: bletët, milingonat, dhelprat, kastorët, arinjtë, oktapodët e sa e sa arkitektë të tjerë që i ndërtojnë shtëpitë e tyre të mahnitshme me një zotësi të tillë që edhe ne, njerëzit, ua kemi zili."
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një botim edukativ për nxënësit e ciklit 9-vjeçar: Nga larmishmëria e pabesueshme, te lufta për mbijetesë, nga bakteret më të vogla e deri te pema gjigante e jetës: në këtë përshtatje kaq të bukur të librit të famshëm të Çarls Darvinit, ti do të zbulosh teorinë më revolucionare që ndryshoi botën njëherë e përgjithmonë, EVOLUCIONIN.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Logjikë, shpejtësi në përllogaritje, strategji dhe durim. Ju mund t’i zhvilloni këto aftësi duke u argëtuar me lojërat që kemi krijuar në këtë libër. Pasi të përgatisni figurëzat dhe gurët që do t’ju duhen për të luajtur, mund të filloni menjëherë që ta vini veten në provë, duke i sfiduar shokët në një garë në hapësirë ose në laborator. Shkenca nuk ka qenë ndonjëherë kaq argëtuese sa ç’është në këtë libër.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Po të hyni në botën e veçantë të këtij libri, do të takoni princeshë Heleborën dhe dragoin e saj të çuditshëm, princeshë Abin bashkë me macen që flet, mjellmën fisnike të princeshë Ondinës, si dhe shumë princesha të tjera dhe kafshë magjike. Në këto përralla do të zbuloni vendet e mrekullueshme ku jetojnë e argëtohen personazhet tona dhe do të kënaqeni me aventurat e tyre të pazakonta.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndiejnë fluturën e mëndafshtë, portokallen me kokrriza, këpucët e buta... Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër, bebet kanë mundësi të prekin e të ndiejnë që nga një qenush lozonjar deri te dhjetë flutura të bukura të kadifenjta. Ai i ndihmon të vegjlit të mësojnë gjërat e para.
Çmimi: 600 Lekë
titleToAlt
"“ Do të më tregosh një përrallë?“ Këto fjalë thonë fëmijët anembanë botës, kur vjen koha e gjumit. Nuk ka rëndësi se në cilin vend jetojnë, as nëse përrallat që dinë dhe zakonisht dëgjojnë, janë plot zana apo princesha, zebra apo gjirafa. Kjo ndodh sepse përfytyrimi i fëmijës mund të kapërcejë lehtësisht çdo kufi, çdo mur dhe çdo ndryshim mes kulturave dhe racave, pasi kërkon vetëm më të rëndësishmen, atë që është thelbësore te përralla: magjinë! Ky libër përmban përralla nga e gjithë bota, mes tyre edhe një shqiptare. Këto janë rrëfenja tipike për folklorin e traditave të largëta mes tyre, por që përmbajnë të njëjtën magji. Këto rrëfenja janë të shkurtra, të këndshme dhe plot aventura. Me to fëmijët do të udhëtojnë në të gjithë botën dhe do të njohin personazhe të paharrueshme. Këto janë kallëzime të përkryera për të nanuritur fëmijët në gjumë, duke u dhuruar ëndrrat e ëmbla që meritojnë, natë pas nate."
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
PREK SQEPIN E PAPAGALLIT DHE BALUKEN E LAMËS, NDIEJ SA I BUTË ËSHTË GËZOFI I KOALËS DHE… DËGJO VARGJET E TYRE!
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Me anë të këtij libri me ilustrime tërheqëse, fëmijët pasurojnë gjuhën dhe zhvillojnë mënyrën e të shprehurit. Në të janë përdorur shumë emra, folje e mbiemra, prandaj në çdo faqe ka shumë gjëra që duhen pikasur me kujdes. Ato u përkasin të gjitha fushave, me të cilat fëmijët argëtohen pa masë, si: Kafshët e egra, Çfarë bëjnë njerëzit, Ora e historisë, Ngjyrat, format dhe numrat etj. Në libër janë treguar edhe disa histori të thjeshta, në të cilat janë përdorur fjalë të botës së fëmijëve. Ato i ndihmojnë vogëlushët që të mësojnë të shkruajnë e të krijojnë histori të shkurtra.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Ky libër është menduar e shkruar për vogëlushët nga 3 deri në 5 vjeç. Këto rrëfenja janë shkruar me fjalë të thjeshta e të kuptueshme. Vogëlushët do të mësojnë sa e sa gjëra prej tyre. Ilustrimet e pasura e plot ngjyra do t'i zbavitin pa masë. Lexim të këndshëm të rriturve! Ëndrra të bukura të vegjëlve!
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Me historitë e treguara nga xhaxha Toni do të udhëtoni në një botë të mrekullueshme, plot aventura, mister dhe magji. Tomi dhe Peni janë dy brejtës të hijshëm që, papritur e pakujtuar, përfshihen në një aventurë të pabesueshme mes pallatesh dhe rrokaqiejsh të një qyteti të madh. Shkencëtari i pabesë, Julius, dhe miu i keq, Atila, duan të kontrollojnë kompjuterat e gjithë botës për t'u pasuruar. A do t'ia dalin Tomi e Peni që t'u kundërvihen dhe të çlirojnë Pyllin e Madh dhe pjesën tjetër të botës nga plani i tyre keqbërës? Bota fantastike e xhaxha Tonit në një seri të re të mahnitshme librash, me rrëfime plot aventura, me kthesa të befasishme dhe me kaq shumë miq të rinj për të njohur e për t'i dashur. Në këtë seri: Margaritari i madh Të fshehtat e anijes fluturuese Në kërkim të Dodosë së Madh Kthimi i Robinsonit Kështjella e viganit të keq Aldini, arushi magjik
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Me historitë e treguara nga xhaxha Toni do të udhëtoni në një botë të mrekullueshme, plot aventura, mister dhe magji. Tomi dhe Peni, dy miq të ngushtë e të pandarë, na u nisën një ditë për pushime në detet e Jugut, por një furtunë e beftë shkaktoi mbytjen e varkës së tyre pranë një ishulli misterioz. Përmes aventurash, peripecish dhe takimesh me miq të rinj të këndshëm, personazheve tona, Tomit e Penit, u duhet të ndeshen me Atilën, miun keqbërës, i cili vendos të vjedhë vezën e legjendarit Dodo... Bota fantastike e xhaxha Tonit në një seri të re të mahnitshme librash, me rrëfime plot aventura, me kthesa të befasishme dhe me kaq shumë miq të rinj për të njohur e për t'i dashur. Në këtë seri: Margaritari i madh Të fshehtat e anijes fluturuese Në kërkim të Dodosë së Madh Kthimi i Robinsonit Kështjella e viganit të keq Aldini, arushi magjik
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Me historitë e treguara nga xhaxha Toni do të udhëtoni në një botë të mrekullueshme, plot aventura, mister dhe magji. Në zemër të pyllit jetojnë Tomi dhe Peni, dy miq të pandarë, që një ditë do të përjetojnë një aventurë fantastike... Tomi dhe Peni janë miq për kokë dhe jetojnë pranë e pranë në zemër të një pylli të madh, duke e ndihmuar njëri-tjetrin me çka munden. Por një ditë, Atila i tmerrshëm, një mi i madh me një këmbë druri, ia behu papritur në fshatin e tyre dhe rrëmbeu Penin. Në këtë seri: Margaritari i madh Të fshehtat e anijes fluturuese Në kërkim të Dodosë së Madh Kthimi i Robinsonit Kështjella e viganit të keq Aldini, arushi magjik
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Me historitë e treguara nga xhaxha Toni do të udhëtoni në një botë të mrekullueshme, plot aventura, mister dhe magji. Të gjithë banorët e pyllit mblidhen përreth Robinsonit, aventurierit shëtitës, për të dëgjuar tregimet e tij të mrekullueshme... Robinsoni është një shëtitës i paparë i botës. Është gjithmonë gati për tu nisur në një udhëtim të ri, kështu që, kur kthehet në pyll, të gjithë miqtë janë kureshtarë për të mësuar rreth aventurave të tij të jashtëzakonshme. Në këtë seri: Margaritari i madh Të fshehtat e anijes fluturuese Në kërkim të Dodosë së Madh Kthimi i Robinsonit Kështjella e viganit të keq Aldini, arushi magjik
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Me historitë e treguara nga xhaxha Toni do të udhëtoni në një botë të mrekullueshme, plot aventura, mister dhe magji. Na ishte njëherë një fshat në zemër të Pyllit të Lisave. Të gjithë atje e donin shumë njëri-tjetrin, porse një ditë ndodhi diçka... Banorët e Pyllit të Lisave jetojnë pranë kështjellës misterioze të një vigani të keq e të çartur, përtej Rrafshinës Kënetore. Historia zë fill kur vigani rrëmben zotin Karotëz dhe e mbyll në burgun e kështjellës së tij. Në këtë seri: Margaritari i madh Të fshehtat e anijes fluturuese Në kërkim të Dodosë së Madh Kthimi i Robinsonit Kështjella e viganit të keq Aldini, arushi magjik
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Me historitë e treguara nga xhaxha Toni do të udhëtoni në një botë të mrekullueshme, plot aventura, mister dhe magji. Buzë përroit, në Pyllin e Magjepsur, na jetonte Aldini, një arush i këndshëm, që ëndërronte bëhej Magjistar i Madh. Kjo është historia e Aldinit magjik, një arushi të famshëm, po paksa të rrëmujshëm. Për fat, ai gëzon mbështetjen e miqve të tij simpatikë: Flapit, lakuriqit të natës, Linos, fantazmës së vogël, Spilos, gjarpërushit dhe Rudit, merimangës. Në këtë seri: Margaritari i madh Të fshehtat e anijes fluturuese Në kërkim të Dodosë së Madh Kthimi i Robinsonit Kështjella e viganit të keq Aldini, arushi magjik
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Zbuloni botën e gjallë në këtë libër interesant që flet për natyrën. Mësoni se si zhvillohen farat, përse disa insekte janë vija-vija, si jetojnë pinguinët, pse kameleonët ndryshojnë ngjyrë dhe shumë kuriozitete të tjera që do t’ju habitin.
Çmimi: 1000 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania