titleToAlt
"Një udhëtim I mahnitshëm me Aeroplanin e Madh" Cilat vende do të vizitojë avioni I madh gjatë udhëtimit të tij të mahnitshëm? Përjetoni një aventurë ngazëllyese duke fluturuar me këtë libër, të pajisur me një timon dhe me 11 tinguj fantastikë të avionit.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Makina e shpejtë e garave" Më në fund, ja ku mbërriti dita e garës së madhe. Po kush do të fitojë dhe do të marrë trofeun e artë? Shtrëngoni rripin e sigurimit dhe bëhuni gati të udhëtoni në një aventurë shpejtësie, me këtë libër të pajisur me një timon dhe me 11 tinguj fantastikë që dëgjohen gjatë garave.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Zini një qoshk të ngrohtë dhe lexoni këtë përmbledhje me rrëfenjat e dimrit! Argëtohuni bashkë me ketrin dhe me rakunin, njihuni me pinguinët patinatorë e me plot gjëra të tjera. Ky libër i përkryer do tju argëtojë pa masë.
Çmimi: 400 Lekë
titleToAlt
Kopshti që do të gjeni në këtë libër, është i magjepsur. Hyni në të dhe zbuloni të fshehtat e zanave të luleve. Me historitë magjike dhe vizatimet elegante, natyra do t’ju shpaloset në krejt bukurinë e saj, me aroma dhe ngjyra të shndritshme, gati për të ndryshuar teksa stinët ndjekin njëra-tjetrën. Po ta lexoni librin më ëndje, do të përjetoni e do të ndjeni si të gjallë gjithçka të bukur e gati hyjnore që përjetoni e ndjeni në natyrë në çdo stinë. Provojeni, vogëlushe!
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Ky libër do t’i çojë lojtarët në vende fantastike e përrallore ku jetojnë magjistarë, zana, fëmijë aventurierë dhe kafshë që flasin. Është në dorën tënde të zgjedhësh nëse dëshiron të jesh njëri prej tyre, apo t’i sfidosh ata. Një gjë është e sigurt: në këtë libër janë përzgjedhur tetë lojërat më të këndshme të të gjitha kohërave dhe... ti do të argëtohesh pa fund, duke i luajtur ato! Çfarëdo loje të zgjedhësh... lojën e patës në xhunglën e Moglit, lojën e gjarpërinjve dhe të shkallëve, lojën e mullirit të Pied Piperit apo lojën “Mos u nxeh” ku mund të sfidosh kapiten Hukun... mjafton të marrësh gurët magjikë të përgatitur enkas për ty dhe t’i vendosësh në fushën e lojës. TANI... HIDH ZARIN DHE... ARGËTOHU!
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
"Atlas I dinozaurëve” Planeti ynë nuk ka qenë përherë njësoj. Edhe fauna ka ndryshuar. A e dini se kishte dinozaurë më shumë se dyzet metra të gjatë? A mendoni se arinjtë e Evropës janë njësoj si të Azisë? Po elefantë, kishte në Evropë? A keni parë ndonjëherë rinocerontë krifëgjatë? Përgjigjet e këtyre pyetjeve interesante do t’i gjeni në këtë libër. Po ashtu, do të njiheni me kafshë të epokave të ndryshme. Do të mësoni emrat e dinozaurëve. Do të njiheni me speciet që jetonin në akull. Do të zbuloni se banorët e Tokës mund të zhduken përgjithmonë. Por mbi të gjitha do të kënaqeni me gjallërinë, larminë dhe bukurinë e mbretërisë së kafshëve.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Shpikësit më të mëdhenj dhe idetë e historitë e tyre, nga më të pazakonshmet, te më të dobishmet, nga më të çuditshmet, tek ato që ndryshuan përgjithmonë botën dhe zakonet njerëzore do t’ju shpalosen te ky libër, autorët e të cilit do t’ju rrëfejnë për gjenialitetin e mendjes njerëzore. Për çdo shkronjë të alfabetit do të njiheni me një shpikës dhe me shpikjen e tij më të spikatur. Kush e shpiku kinemanë? Kush e realizoi dhe si thirrjen e parë me një telefon celular? Kush e shpiku lojën me lego? Kush e shpiku telekomandën? Kush e krijoi kukullën Barbi dhe pse? Kush e shpiku radioteleskopin e parë? Po kompjuterin? Po play-stationin?... Dhe pyetjet vazhdojnë… Po përgjigjet do t’i gjeni vetëm po të shfletoni këtë libër. Ilustrimet janë mahnitëse.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Libër me dritare: Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje për Dinozaurët. A e dini sa lloje dinozaurësh ka pasur? Duke hapur dritaret, do të mësoni fakte të papritura e të pabesueshme për këto kafshë dhe botën e tyre të mrekullueshme.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Libër me dritare: Libri im i parë me pyetje dhe përgjigje për Botën. A e dini që bota jonë është plot me gjëra të çuditshme dhe të pazakonta? Duke hapur dritaret, do të mësoni fakte të papritura e të pabesueshme për botën që na rrethon.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Çfarë ngjyre donte të kishte kameleoni Leo? Ndërto mozaikët dhe dëfrehu duke mësuar ngjyrat. Me këtë libër ti do të mësosh duke u argëtuar. Ilushtrimet shumëngjyrëshe të krijuara nga Ronny Gazzola.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Shtëpia është një vend i vecantë! Zbulo se ku banon secila nga kafshët, ndërto mozaikët dhë dëfrehu duke mësuar fjalët e reja. Ilustrimet shumëngjyrëshe të krijuara nga Ronny Gazzola.
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Sa kafshë jetojnë në fermë? Ndërto mozaikët, kënaqu duke numëruar. Vizato Fermën tonë dhe do mësosh shumë gjëra duke u argëtuar. Ilustrimet shumëngjyrëshe të krijuara nga Ronny Gazzola
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Ku është mamaja e Dinos së vogël? Ndërto mozaikët dhe argëtohu duke udhëtuar me të. Me Dinon do mësosh shumë gjëra. 5 puzzel me 6 pjesëza dhe ilustrimet të bëra nga Ronny Gazzola
Çmimi: 500 Lekë
titleToAlt
Në këtë libër do të njiheni me rrëfenjat më të këndshme që janë përcjellë gojë mbas goje e që prindërit e gjyshërit ua kanë kallëzuar vogëlushëve strukur në një qoshk pranë ndonjë zjarri bubulak, kur gjumi zinte e u ulej mbi qepalla dhe kur realiteti fashitej e imagjinata merrte krahë. Është një dhuratë për lexuesit e sotëm pasi duam që edhe ata të shijojnë këto rrëfenja të mrekullueshme e të përjetojnë çaste të paharrueshme.
Çmimi: 900 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
E dini që do të mahniteni me krijesat e pabesueshme parahistorike që janë edhe personazhet e këtij libri? Në të do të zbuloni grabitqarët e mëdhenj mishngrënës, barngrënësit gjigantë dhe zvarranikët e famshëm parahistorikë të detit. Ky libër është i veçantë, sepse, nga hipotezat e paleontologëve të ndryshëm, mbërrijmë tek të vërtetat e zbuluara në ditët e sotme, që nuk i kemi ditur më parë.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Edhe më të vegjlit duan të kenë enciklopedinë e tyre, të shkruar me një gjuhë që u përshtatet më së miri, me informacione të gjithanshme, por të shkurtra e të kuptueshme. “Enciklopedia për fillestarë” është ajo që u duhet. Është e punuar me shumë dashuri, ndaj dhe ne nuk vonuam t’ua sillnim lexuesve tanë të vegjël. E veçanta e saj është formati. Në një kutizë janë vendosur 12 libërtha të mrekullueshëm: Si rriten bimët, Planeti Tokë, Bota e nënujit, Trupi ynë, Mbeturinat dhe riciklimi, Egjiptianët, Romakët, Grekët e lashtë, Moti, Kafshë të rrezikshme, Sistemi Diellor dhe Kafshët e fermës. Ilustrimet e këndshme e mjaft të gjetura, me anë të të cilave demonstrohet çdo lloj informacioni, e sundojnë tekstin, në mënyrë që fëmijët të kënaqen e të mos lodhen.
Çmimi: 1800 Lekë
titleToAlt
Doni të njihni mekanizmin më të përsosur? Atëherë nisni një udhëtim plot pasion nëpër trupin e njeriut. Njihuni me mënyrën e funksionimit të organeve më të rëndësisishme, vini re se si realizohen funksionet jetësore, që nga lëvizja deri tek tretja apo riprodhimi. A e dini sa fakte e hollësi të rëndësishme e interesante ka në këtë libër, të shoqëruara edhe me ilustrime? Zbulojini, ç'prisni!
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Preke botën e mahnitshme e të mistershme të kafshëve, duke njohur me imtësi e kërsheri faunën e cdo habitati, që nga savana afrikane deri në pole. Mëso për krijesat që banojnë anekënd planetit dhe për mënyrën e tyre të jetesës. Zbulo më të egrat, më të çuditshmet, madje edhe ato që shkojnë pa u vënë re... Këtu ka gjithçka që duhet të njohë çdo i apasionuar pas mbretërisë së kafshëve, shoqëruar me ilustrime e kuriozitete interesante.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Njiheni nga afër historinë e Egjiptit, qytetërimit të madh të lashtësisë që ka aq shumë mistere për t'u zbuluar ende. Pse u ndërtuan piramidat, kush ishin faraonet më të fuqishëm dhe si është e mundur që disa mumje kanë mbërritur deri në ditët tona në gjëndje shumë të mirë? Në këtë libër do të mësoni gjëra interesante e kuriozitete, shoqëruar me imazhe që na dëftojnë se si ishin dhe si jetonin egjiptianët.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
Hidhuni ne boten e mrekullueshme te" dinozaureve, te ketyre krijesave te jashtezakonshme qe populluan planetin tone miliona vjet me pare. Zbuloni se si ishin ata, me cfare ushqeheshin dhe si riprodhoheshin, me cilat kafshe e ndanin territorin dhe si evoluan derisa u zhduken ne menyre misterioze. Ketu do te gjeni kersheri pa fund e gjithcka qe ju duhet per te njohur keto kafshe mbreselenese, shoqeruar edhe me ilustrime te mrekullueshme.
Çmimi: 300 Lekë
titleToAlt
A ka vetëm një zot? Pse duhet të vuajnë njerëzit? Çfarë ndodh mbasi vdesim? Miliarda njerëz në mbarë botën e gjejnë kuptimin te feja, por cilat janë idetë që i mbështesin këto besime dhe si janë zhvilluar ato? I shkruar me një gjuhë të thjeshtë e të kuptueshme për të gjithë, Libri i besimeve fetare parashtron gjithë besimet e mëdha të botës me shpjegime të shkurtra e të sakta që na njohin me parimet themelore të doktrinave fetare. Është i pajisur me ilustrime të veçanta që u japin krahë perceptimeve që kemi për besimet fetare.
Çmimi: 2500 Lekë
titleToAlt
Çmimi: 900 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania