titleToAlt
Në histori, ATA, të cilësuar si 'mashtrues financiarë', si 'mendje të ndritura' apo 'gjeni të mashtrimit' janë të shumtë. çdo kohë dhe çdo vend ka 'përfaqësuesit' e tij të shquar. Në format dhe mjetet që kanë përdorur për qëllimet e tyre shpesh janë vlerësuar si 'gjenialë'.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
Ky libër është një lloj psikanalize e qytetërimit perëndimor për të zbuluar dhe për të supozuar të fshehtat e tij, të cilat i paraqesim në këtë libër. Në to gjendet kushti për mbijetesën e tij.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Libri i profesor Civicit është një arritje e dallueshme në literaturën politiko-ekonomike të kombit tonë. Mendimi i qartë, shkrimi i rrjedhshëm, sinteza e thellë, si dhe informacioni dhe njohja e gjerë mbi filozofët dhe teoritë e tyre e bëjnë këtë libër një nevojë intelektuale për të kuptuar periudhat historike që kemi kaluar dhe po jetojmë. Ky libër është një manual për politikanët, diplomatët, intelektualët, studentët dhe të gjithë qytetarët që kërkojnë të njohin dhe sintetizojnë mendimin për periudhat e evoluimit të shtetit shqiptar 70 vitet e fundit. Civici ka shkruar shumë libra, por ky i fundit e ngre atë në rangun e mendimtarit të elites shqiptare. Dhe e meriton.
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Në gjithë jetën dhe aktivitetin tim në biznes, mësimi më i madh dhe konkluzioni kryesor që kam nxjerrë është se, garantimi i lirive ekonomike e politike, veçanërisht liria e tregut dhe sipërmarrjes, aplikimi i drejtë dhe i saktë i rregullave dhe institucioneve të kapitalizmit janë rruga më e mirë dhe më e sigurt që një vend të zhvillohet shpejt duke rritur në mënyrë të qëndrueshme mirëqenien dhe cilësinë e jetës. Kapitalizmi është sistemi i konsumatorit mbret, i suksesit në treg vetëm falë cilësisë dhe standardeve të produkteve.e shërbimeve, i shpërblimit më të mirë të iniciativave dhe përpjekjeve të çdo individi të lirë, i mundësive të gjithkujt për të qenë një sipërmarrës i suksesshëm, është sistemi që na, garanton prosperitetin dhe zhvillimin ekonomiko-social të shoqërisë sonë. Libri "Mentaliteti antikapitalist" Ludwig von Mises, bën pjesë në ata libra fondamentalë e të domosdoshëm për t'u lexuar gjerësisht,- të cilët kanë forcën dhe qartësinë e mendimit dhe analizës t'u japin një përgjigje të mrekullueshme shkaqeve dhe arsyes së "qëndrimeve antikapitaliste" në shoqërinë tonë, si. dhe të ndriçojnë mendjet dhe idetë e shumë njerëzve se "kapitalizmi, i kuptuar dhe zbatuar siç duhet, është rruga më e sigurt drejt suksesit, demokracisë dhe mirëqenies për çdo popull apo vend".
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Për “Politikat Ekonomike”, instrumentet dhe efektet në zhvillimin ekonomik e social të çdo vendi është diskutuar e diskutohet shumë. Politikat ekonomike të majta, të djathta, të qendrës, liberale, socialiste, socialdemokrate etj. Ideologjia dhe pozicioni politik duket se dominon frymën dhe zgjedhjen e politikave ekonomike të çdo vendi, të zhvilluar apo në zhvillim. Cilat politika ekonomike duhet të rekomandohen? Një pikëpyetje e madhe mbetet, një dilemë e vazhdueshme shoqëron përmbajtjen e tyre: cila është më e mira, më eficiente, më ndikuese në forcimin e ekonomisë dhe rritjen e mirëqenies së një vendi? Ludwig von Mises u jep një përgjigje brilante këtyre dilemave. Ludwig von Mises tregon se në shoqërinë e sotme globale gjithçka është rezultat i ideve. Merita e çdo klase politike, qeverie apo intelektualëve të çdo vendi është lufta ndaj ideve të këqija, ndaj ideve të gabuara në politikat publike. “Duhet të zëvendësojmë idetë e gabuara me ide të drejta e progresive "... duhet të mënjanojmë teoritë dhe idetë që mbështesin e justifikojnë dhunën... duhet të kundërshtojmë logjikën fiskale të konfiskimit të pasurisë, manipulimin autoritar të çmimeve, inflacionin dhe gjithë arsenalin e të këqijave nga të cilat po vuajmë". Rruga më e suksesshme drejt progresit nuk është socializmi apo autoritarizmi etatik, por ekonomia e lirë, tregu i lirë, liria e sipërmarrjes, demokracia funksionale etj. , me një fjalë, zbatimi korrekt i ligjeve, rregullave dhe institucioneve të kapitalizmit. Gjithkush duhet të bindet se kjo është rruga e vetme dhe më e sigurt e zhvillimit ekonomik e social të çdo vendi, kjo është ideja më progresive e kohës moderne.
Çmimi: 800 Lekë
titleToAlt
Adrian Civici nga viti 2011 mban titullin "Profesor në Shkencat Ekonomike" dhe dy tituj "Doktor":"Doktor në Shkencat Ekonomike", akorduar nga ENSA, Montpellier (Francë, 2002) dhe"Doktor në Ekonomi Agrare"akorduar nga Universiteti Bujqësor i Tiranës (Tiranë, 1993). Gjatë karrierës profesionale ka punuar në pozicione të rëndësishme, si: Dekan i Fakultetit të Ekonomisë Agrare në UBT (1996-2001); Këshilltar i Ministrit të Financave (2001 -2002); Drejtor i Drejtorisë së Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit Ekonomik e Social të Shqipërisë (2002-2006); Këshilltar për Planin Zhvillimor të Kosovës pranë Qeverisë së Kosovës (2006-2007); Profesor dhe Rektor i Universitetit Europian të Tiranës (2007-2010) si dhe Drejtor i Shkollës Doktorale në Universitetin Europian të Tiranës (2011-2012). Aktualisht është President i Universitetit Europian tëTiranës. Nga muaji prill 2005 e në vazhdim është anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë. Është anëtar i disa organizatave ndërkombëtare dhe universiteteve europiane. Më vitin 2009, z. Adrian Civicit i është akorduar nga Presidenca Franceze dhe Akademia e Shkencave të Francës titulli "Kalorës i Palmës së Artë Akademike".
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
“Autori paraqet në këtë studim analizën e sistemit socialist dhe krizën e tij si dhe ballafaqimin me rrugën për ndërtimin e një modeli të ri socio-politiko-ekonomik sipas shembujve të vendeve të demokracive perëndimore me kapitalizëm dhe me ekonomi tregu të zhvilluar. Jo te gjithë e kanë jetuar që nga fillimi periudhën e tranzicionit, ashtu siç janë të shumtë edhe ata që nuk e kanë jetuar komunizmin dhe diktaturën, mjerimin ekonomik, shoqëror e njerëzor që e shoqëronte e që për këtë arsye nuk arrijnë të pranojnë e të kuptojnë pashmangësinë e zgjidhjeve radikale, vështirësitë, mosarritjet dhe gabimet e tranzicionit në vendin tonë. Parashtrimi i rrjedhshëm e i qartë si dhe niveli i trajtesës tregojnë më së miri dhe bindshëm se kjo përmbysje ngjalli shpresa e debate, por dhe zhgënjim e pakënaqësi me tensione sociale, në vartësi të pritshmërisë dhe njohjes së rrugës që do shkelej dhe kurajës që nevojitej për ta përmbyllur me sukses atë.”- Aleksandër Meksi.
Çmimi: 1200 Lekë
titleToAlt
luzionet monetare nuk janë një dukuri e re dhe as e panjohur. Gjatë pesë apo gjashtë shekujve të fundit, ato janë shfaqur valë valë, njëra pas tjetrës duke krijuar përshtypjen se askush nuk ka dashur të mësojë e të nxjerrë konkluzionet e duhura si për shkaqet e lindjes së tyre ashtu dhe për pasojat, shpesh katastrofike për shtete, kontinente apo mbarë globin. Duket sikur krizat monetare e financiare kanë qenë e do të jenë bashkudhëtaret e përhershme të zhvillimit dhë kapitalizmit. Në të gjitha rastet, konkluzioni mbi shkaqet e tyre ishte pothuajse i njëjtë: neglizhimi i fenomenit të spekulimit financiar si pasojë e euforisë për mundësisë pa Iimit që e krijon paraja dhe tregu financiar. Aq e vërtetë është kjo, sa në shumicën e librave apo studimeve në këtë lushë, fjalia e fundit është pothuajse e njëjtë në formën e pyetjes lakonike: Cila pritet të jetë kriza e radhës?
Çmimi: 1500 Lekë
titleToAlt
Ky libër përmbledh: • Një sintezë leksionesh të strukturuara. • Pjesë nga libra të autorëve të mëdhenj klasikë. • Fenomenet më të rëndësishme ekonomike dhe sociale. • Shembuj që ilustrojnë dhe konkretizojnë analizën.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
"Hannibal ante portas"... shprehja e njohur dëshpëruese e romakëve mbas humbjes së betejës së Canne-s në zonën e Puljes, duke pritur që Hanibali, armiku i tmerrshëm të shfaqej përpara portave të Romës,'qytetit të përjetshëm". Më vonë, kjo shprehje filloi të përdorej në një kuptim e përmbajtje shumë më të gjerë duke nënkuptuar frikën për ardhjen e një rreziku të madh ose të një ngjarjeje apo fenomeni pozitiv që mund të ndryshonte qytetin, shtetin, kontinentin apo dhe vetë botën. GLOBALIZIMI është prezent e po ndikon sot gjithçka të jetës sonë të përditshme në të gjitha aspektet e nivelet... është në plot kuptimin e fjalës përballë çdo porte në gjithë botën.....Të bëjmë sikur nuk ekziston?...të kemi frikë prej tij?......apo të"miqësohemi"e te"bashkëjetojmë" me të duke përfituar maksimalisht? Në fund të fundit, a e njohim sa duhet dhe a jemi të qartë se si shfaqet?... se çfarë përfaqëson në vetvete Globalizimi?....se cili përfiton dhe cili humbet prej tij? Këtyre pyetjeve e pikëpyetjeve tenton t'i përgjigjet ky libër. "Globalizimi është i pashmangshëm dhe i pakthyeshëm. Ne jetojmë tashmë në një botë të ndërlidhur e ndërvarur në shkallë planetare. Gjithçka që ndodh në një vend të saj prek jetën dhe të ardhmen e të gjithë njerëzve kudo që ndodhen. Kur vlerësojmë apo gjykojmë masat e adoptuara në një mjedis të dhënë, ne duhet të marrim patjetër parasysh reagimet dhe pasojat në pjesën tjetër të botës. Asnjë shtet apo territor sovran, sado i gjerë, sado i populluar, sado i pasur që të jetë, nuk mund të mbrojë i vetëm kushtet e jetesës, sigurinë, prosperitetin afatgjatë, modelin social apo dhe vetë ekzistencën e qytetarëve të tij. Varësia jonë e përbashkët shtrihet tashmë në çdo skaj të planetit."- Zygmunt Bauman, Sociolog.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania