titleToAlt
Një sukses i vërtetë letrar, roman i mençur, i thellë, origjinal, shkruar hollë, i cili do ta rritë edhe më numrin e lexuesve e të dashamirësve të fitueses së çmimit Pulitzer. - The Washington Post I magjishëm, i harlisur, i arrirë është ky roman, ndërtimi mahnitës i të cilit ndërthur intrigën e sotme me jehona të së kaluarës. Fituesja e çmimit Pulitzer sjell që përtej Atlantikut një vepër kult, të cilin e përcjell përmes një enigme letrare që na kredh në zemër të periudhave më tragjike të historisë; ajo kumbon drithëruese në mbrojtje të tolerancës dhe të trashëgimisë. Viti 1996. Kur Hana, një australiane e re, mirëmbajtëse e pasionuar dorëshkrimesh të vjetra, mëson se kërkohet t’i besohet asaj Hagadaja me emër e Sarajevës, ndien se bëhet fjalë për shansin e jetës së saj. Gjer aty pat qenë ndier më mirë në shoqërinë e librave se të bashkëkohësve të saj. Merr udhën, pra, drejt dorëshkrimit të rrallë hebre, i shfaqur sërishmi në Ballkanin gërmadhë. Nga një shenjë e vockël në tjetrën, Hana do të ndriçojë pak nga pak të fshehtat e njerëzve që kanë mbajtur në duart e tyre dorëshkrimin e shenjtë. Nga ithtarja e re e Kabbalës, që e shpëton librin nga Inkuizicioni spanjoll, e gjer tek intelektuali mysliman që e merr në gji nën hundën e nazistëve, por duke kaluar më herët nëpër duart e censorit venedikas që nuk e dërgon në turrën e druve, kjo është odiseja e paepur e Hagadasë, e cila i prin Hanës nga zhgënjime në zbulime, nga rindërtime rrethanash në dashuri të rishtë, në gjurmët e vetë historisë së saj... Vendlindja e Geraldine Brooks është Australia; aktualisht jeton në Shtetet e Bashkuara, në ishullin Vineyard, shteti Massachusetts. Si korrespondente lufte e Wall Street Journal, ajo ka mbuluar për katërmbëdhjetë vjet luftimet në Bosnjë, në Somali dhe në Lindjen e Mesme. Pasi njohu qelitë e burgjeve nigeriane si “banore” e tyre, ajo braktis profesionin e gazetares për t’iu kushtuar atij të shkrimtares. Romani i saj i parë, 1666 del më 2003; më 2006, fiton çmimin Pulitzer me romanin March; Misteri i Hagadasë së Sarajevës është përkthyer në tridhjetë gjuhë.
Çmimi: 1250 Lekë
titleToAlt
Tek Kazanxhitë, turq Stambolli, gratë janë prush dhe me humor të trazuar, u pëlqen dashuria dhe flasin me xhindet, ndërsa burrat shkojnë shumë herët në botën e përtejme apo në Amerikë. Tek Çakmaçianët, armenas të emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitet 1920, pavarësisht ç'seksi i përkasin, janë të lidhur ngushtë pas identitetit dhe traditave të tyre. Divorci mes Barsamit dhe Rozës, dhe, mandej, martesa e dytë e kësaj me një turk me emrin Mustafa, ngrenë një stuhi zemërate të përgjithshme. Kur vajza e Barsamit dhe e Rozës, tashmë njëzetenjë vjeçe, ia beh fshehtas në Stamboll nga dëshira për të kuptuar popullin e saj, e strehon aty me ngrohtësi familja e njerkut të saj. Miqësia që lind midis Armanush Çakmaçianit dhe Asia Kazanxhiut, "bastardja", do të nxjerrë në dritë të fshehta të ndryra më së thelli. Personazhet e "Bastardes së Stambollit", janë aq të gjallë sa që dalin nga faqet e librit dhe ulen me ju në divan. Çfarë femrash!Kjo është një histori e rrallë familjare që kupton si vlerën e modernes ashtu dhe të traditës.
Çmimi: 1000 Lekë
titleToAlt
Një grua e re hedh veten në erë në mes të një restoranti të mbushur plot në Tel-Aviv. Doktori Amin Xhafari, kirurg izraelian me prejardhje arabe, operon pa pushuar të mbijetuarit e sulmit vetëvrasës. Goxha pas mesnate, si është kthyer në shtëpi, e thërrasin të paraqitet me ngut në spital për të këqyrur trupin e capërlyer të kamikazes. Doktorit i rrëshqet toka nën këmbë: gjendet para gruas së tij. Si të pranosh të pamundurën, të kuptosh të pamendeushmen, të zbulosh se për vite me radhë ke jetuar njësh me një njeri për të cilin s'paskëshe ditur më kryesoren? Për ta ditur, duhet të hysh në urrejtjen, gjakun dhe luftën e dëshpëruar të popullit palestinez. Yasmina Khadra, ky mjeshtër i romaneve me terrorizmin në sfond, shpalos tërë dhuntitë e tij si rrëfyes për të dhënë një tablo të ndjerë mbi një vend të gërryer nga terrori.
Çmimi: 800 Lekë

 

Të gjitha të drejtat e rezervuara. © 2015 Librari Albania